|
| | Tregime / Ngjarje të ndryshme. | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:37 pm | |
| Tregim
Dikush ka thënë: “Kam kaluar malet e Shamit e në një prej tyre gjendej një njeri shumë adhurues. E kish mbuluar e qara dhe vaji e unë dëgjoja që thoshte: “A të duket se e qara ime më bën dobi tek Ti, o Zoti im? A mendon se më shpëton kokën prej dënimit dhe zemërimit Tënd? Apo dëshiron të më dënosh me zjarr për fajet që kam bërë? E do të më qortosh përpara gjithë njerëzimit për çka kam lënë mangët në hakun Tënd? Ah, mjerë për mua nëse më zbulohen gjynahet. Ah sa turp për fytyrën time. Ah i mjeri trupi im nëse hidhet në zjarr@” Pastaj e shtoi të qarën derisa më bëri që për çastin të harroj gjithçka ndodhi më parë. Ndërkohë një burrë e thirri: “Të lutem na e trego pak rrugën, Allahu të mëshiroftë.” Qau pastaj tha: “Si t’ia bëjmë që të jemi të qëndrueshëm në rrugën tonë? Si t’ia bëjmë të kemi stabilitet në këtë rrugë? U lut: “O Zoti im! Tregoju rrugën atyre dhe mua e mos më lejo të humbas unë dhe as ata.” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:37 pm | |
| Çdo pritja ka fund
Në fund erdhi momenti i lehtësimit. Sa na kishte gëzuar kthimi i tij, pas pritjes së gjatë! E dëgjuam zërin e borisë së xhaxhi Bajramit dhe menjëherë brofëm drejt atij zëri. Eh, sa e madhe që është “Arka e botës” – si një bjeshkë! E atë e mban një njeri i madh, në gojën e të cilit gjendet një bori e verdhë e bakrit, që i bie dhe lajmëron ardhjen e tij. Fëmijët duartrokisnin dhe bërtitnin nga gëzimi, duke rropatur me këmbë mbi tokë, duke e përshëndetur mbar-tësin dhe atë që mban. Mënyra se si ata e tregonin mikpritjen e tyre tregonte gëzimin e tyre të papërshkruar se e shihnin atë. Kjo përsëritet në çdo vendbanim ku kalonte ai. Ky është çasti i papërshkruar i gëzimit dhe i festimit. Gëzimi kishte kapluar sheshin “Minatori”. Lajmi përhapej nëpër të gjitha rrugët, hynte nëpër çdo shtëpi dhe çdo vesh. Të gjithë fëmijët, moshatarë të mi, ishin mbledhur në vendin e ngjarjes, pas vrapimit të furishëm se kush do të arrinte më shpejt nga shtëpia e tij. Çdo njëri duke i ngritur duart dëshironte të marrte një nga katër karriget e vetme të xhaxhi Bajramit. I falënderuar qoftë Allahu që xhaxhi Bajrami më mëshiroi mua dhe e kuptoi se, nga të gjithë, unë kisha më së shumti dëshirë për t’i njohur marifetet e “Arkës së botës”. Filloi t’i mblidhte të hollat duke thënë: “Fëmijë, paguani para shfaqjes!” E ne e ngutnim që sa më parë ta lëshonte arkën e vet për të na treguar magjitë e veta.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:37 pm | |
| Mos beso në qdo gjë që të thuhet
Në një mënyrë të bukur, xhaxhi Bajrami na shtiu në tregimin e parë të ilustruar: Shikoni fëmijë tregimin e parë! Ai e ka porosinë e vet. Është për një gjuetar mendjelehtë. Ai ishte nisur për të gjuajtur me rrjetën e tij dallën-dyshe të trasha dhe të bukura. Shkonte prej një fushe në tjetrën, prej një mali në tjetrin, duke i vëzhguar drunjtë një nga një, duke ndjekur një dallëndyshe që ishte ndalur pranë një përrocke. Gjuetari nuk e kishte lehtë të kalonte prej një vendi në tjetrin. Në fund, kur u lodh, u ul në një mal të vogël duke pritur gjahun e tij të pasur. U lodh nga pritja e gjatë, ndaj u mbështet në një lis, duke vendosur në të rrjetën ku ishte ushqimi tërheqës për zogj. Papritmas rrjeta u lëkund: kishte kapur një zog. U gëzua gjuetari dhe vrapoi te rrjeta duke menduar se si po e priste një darkë e shijshme. Gati fluturoi nga gëzimi! Sa i bukur dhe i madh ishte ky zog! Me kujdes e liroi atë nga rrjeta dhe e kapi me dorë, i mahnitur me pamjen e tij. Atëherë gjuetari iu drejtua dallëndyshes me një buzëqeshje fitimtari: - Mirësevjen dallëndyshja ime e bukur! Sa kohë të gjatë të kam pritur! Zogu nga frika filloi të qajë dhe i tha: “Më lëshoni, zotëri gjuetar. Nuk keni kurrfarë dobie nga unë, sepse nuk do t’ua heq dot urinë. Ju lutem, më lëshoni!” Në mënyrë ngacmuese gjuetari iu përgjigj: - I kam thirrur shokët e mi tek unë për një darkë të madhe! Si mund ta mendoj këtë pa mishin tënd të lezetshëm!? Zogu heshti pak e pastaj tha: - Më lëshoni, gjuetar, unë do t’u tregoj ku gjendet thesari më i madh në tokë!!! Kur gjuetari dëgjoi për thesarin, lakmia e madhe ia mori mendtë dhe e lëshoi zogun. Zogu buzëqeshi, fishkëlleu sa më bukur që mundej dhe kërceu prej gëzimi duke thënë: - A më besove, o mendjelehtë, se unë vërtet e di se ku gjendet thesari? Sidoqoftë, mos u mërzit. Unë do t’i lajmëroj të gjithë zogjtë që të largohen nga ky mal i vogël, e këshilla ime për ty është: “Mos beso në çdo gjë që të thuhet! Ky është ai thesar!” Dhe zogu fluturoi duke e lënë gjuetarin e mashtruar. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:38 pm | |
| Mesimi i fshatarit
Një fshatar duke udhëtuar me devenë e tij në shkretëtirë ndeshet me një burrë me buzë të thara nga etja e që mezi ecte nga lodhja.
Fshatari zbriti nga deveja dhe i dha ujë për të pirë. Burri pasi piu ujin i dha një të shtyrë fshatarit, i hipi devesë dhe filloi t'ia mbathte.
Fshatari i thërriti nga mbrapa
- Hej, mire, në rregull. Merre devenë dhe ik, por kam një lutje për ty. Të lutem mos ia trego askujt këtë ngjarje!"
Hajduti i çuditur nga kjo kërkesë ndali pak dhe e pyeti për arsyen. Fshtari i dha këtë përgjigje që duhet të jetë mësim për të gjithë:
- Po ta tregosh, kjo ngjarje do të përhapet kudo dhe njerëzit nga frika nuk do t'i ndihmojnë më nevojtarët që i shohin në rrugë.
Pse eshte haram alkooli
Një njeri i cili nuk kuptonte ose nuk dëshironte të kuptonte arsyen përse është haram alkooli shkoi tek një dijetar dhe e pyeti:
- A më bën dëm po të ha pak rrush? - Jo nuk të bën dëm. - Po sikur të ha pak bar pas rrushit? - Nuk të ndodh asgjë, mund të hash. - Po sikur të pi edhe pak ujë a më bën dëm? - Jo, nuk të bën dëm.
Burri mbeti shumë i kënaqur nga këto përgjigje dhe tha:
- Por, nëqoftëse përzien këto të trija bëhet një verë shumë e mirë... po t'i përziej këto në stomak nuk është haram, përse atëherë bëhet haram t'i përziej para se t'i fus në stomak?
Dijetari buzëqeshi, morri një grusht dhe, dhe e pyeti burrin:
- Po ta hedh këtë dheun a vritesh? - Jo! - Po të hedh edhe pak ujë a vritesh? - Jo! - Po të të lë të presësh pesë minuta në diell a ndien dhimbje? - Jo, nuk ndiej.
Atëherë dijetari vazhdoi:
- Po t'i bashkoj dheun, ujin dhe nxehtësinë e diellit dhe më pas të godas në kokë çfarë ndodhë?
Burri kur dëgjoi këto fjalë vuri të dy duart në kokë dhe filloi të bërtiste:
- Ah koka... ah koka! - Nuk po të gjuan askush me tullë në kokë tani, çfarë ke që bërtet? - Nuk po më gjuan me tullë, por fjalët që i the më ranë në kokë më të rënda se tulla, u përgjigj burri.
500 vjet ibadet
Shumë kohë më parë jetonte një njeri që bënte shumë ibadet. Ky jetonte në një ishull dhe i kishte bërë ibadet Allahut për 500 vjet me radhë. Allahu i Madhërishëm krijoi për te një burim uji dhe një pemë shege që bënte frutë çdo dite.
Çdo ditë merrte abdes nga uji i burimit dhe shuante etjen po me këtë ujë , ndërsa kur e merrte uria ngopej duke ngrënë frutin e shegës. Të gjithë pjesën tjetër të kohës e kalonte duke bërë iradet. Ky njeri kërkonte nga Allahu që të jepte shpirt kur ishte në sexhde dhe të qëndronte kështu deri në ditën e Ahiretit. Allahu i Madhërishëm ia plotësoi këtë dëshirë.
Pastaj në Ahiret Allahu i thotë engjëjve:
- Merreni robin Tim dhe futeni në Xhennet me mëshirën Time
Njeriu kundërshtoi dhe tha:
- Unë desha të futesha në Xhennet në këmbim të ibadeteve që kamë bërë.
Allahu u tha engjëjve që të bënin llogarinë e ibadeteve të tij. Kur u bë llogaria, pa se sevapet e ibadeteve që kishte bërë për 500 vjet, nuk mjaftonin as për falënderimin e syve që i kishte falë Allahu. Kur e mësoi këtë bëri teube dhe përsëri kërkoi mëshirën e Allahut.
Hajr inshallah
Cila është domethënia dhe vlera e kësaj thënie që muslimani shumë shpesh e zë në gojë?
Kishte qenë një mbret dhe për shërbëtor të afërt kishte zgjedhur një musliman. Besnikëria dhe morali i këtij muslimani e kishin bindur mbretin qe ta merrte afër vetes dhe ta bënte shërbëtor, mirëpo mbretin e neveriste një thënie e këtij muslimani "Hajr Inshallah" dhe shpesh tentonte që ta përqeshte për këtë thënie vazhdimisht.
Një ditë mbreti shkon deri te kuzhina dhe provon që të përgatis diçka për vete, merr thikën për të prerë diçka dhe duke u munduar që t'i shërbente vetes diçka nga kuzhina, i rrëshqet dora dhe prenë gishtin, madje e këputë krejt…
Muslimani kur e sheh që po i gjakos gishti i prerë, reagon dhe thotë:
- Hajr Inshallah !!!
Mbreti ia kthen me nervozizëm:
- Si more po thua hajr, po çfarë hajri ka këtu, ku e shkurtova gishtin, ti a po tallesh me mua a ??!! Prej sot, për këtë tallje që bëre ndaj meje, do futesh në burg.
Muslimani, kur u futën ne burg, tha:
Hajr Inshallah!!
Mbreti çuditët me këtë thënie të shpeshtë që e thoshte dhe disi e injoronte këtë dhe e la në burg dhe iku.
Pas një kohe, mbreti del për gjueti me zagarin (qenin) e tij, duke bërë gjueti, gabimisht kalojnë kufirin e territorit ku e kontrollonte dhe i takonte mbretërisë se tij, dhe kalon në territorin e një mbretërie tjetër kundërshtare, ku populli i këtij vendi dhe kësaj mbretërie ishin pagan dhe idhujtar të devotshëm, d.m.th besonin ne idhuj.
Me kalimin e kufirit, mbreti u zu dhe u kap rob. Ushtarët e kapen zhagazi dhe e dërguan tek mbreti idhujtar. Mbreti në atë kohe po festonte një feste për hirë të idhullit të tij dhe kërkoi që për idhullin e tij, në të cilin besonte për zot, ta therrte për kurban një njeri dhe ky njeri qëlloj të ishte ky mbret i cili u kap rob.
Ata e vendosen mbretin e zënë rob para publikut për ta flijuar. Para momentit të heqjes së kokës, mbreti idhujtar ndërhyn dhe ndalon kurbanin e mbretit te zënë rob sepse e vëren se ky mbret nuk e ka një gisht dhe thotë:
- zoti (idhulli) nuk pranon një kurban të gjymtuar apo sakat dhe urdhëron ta lirojnë këtë njeri dhe të kërkojnë një njeri tjetër për kurban.
Mbreti u lirua, i lumtur dhe i gëzuar hyn në mendime dhe i kujtohet fjala "Hajr inshallah" e musliamanit në momentin kur iu kishte prerë gishti dhe çuditet se si muslimani kishte të drejtë dhe se ai "Hajr Inshallah" ishte me vend dhe se ndikoi që unë të shpëtoj jetën, mirëpo ky mbreti fillon të mendoj, mendon e mendon dhe thotë ne vete: - Kur shkurtova gishtin dhe tha "Hajr inshallah", u vërejt rezultati i asaj thënie sepse shpëtova prej idhujtarëve, por tash çfarë do të thotë me rastin e hyrjes në burg kur tha "Hajr Inshallah" muslimani.
Mbreti shkon deri te burgu ku ishte i burgosur muslimani dhe me kureshtje e pyet muslimanin:
- Para ca kohësh dola për gjueti dhe kalova kufirin dhe më kapën armiqtë, me nxorën në shesh për të më ekzekutuar si kurban për një idhull te mbretit, por gishti që e kisha të shkurtuar më shpëtoi jetën dhe se atëherë kur pate thënë "Hajr Inshallah" kishe pasur të drejt, sepse shpëtova jetën time… Por, jam kurioz të të pyes për rastin e hyrjes në burg që ti patë thënë të njëjtën fjalë "Hajr Inshallah". Pse e pate thënë këtë dhe ku qëndron mirësia në këtë rast??
Muslimani i përgjigjet:
- Kur hyra ne burg thash "Hajr Inshallah" sepse hyrja ne burg ndikoi që unë të shpëtoj jetën time, sepse po të mos hyja në burg ti do të më merrje me veti në gjueti dhe kur do na kishin zënë rob idhujtarët, atëherë unë do të ekzekutohesha për kurban të mbretit idhujtar sepse unë nuk isha i gjymtuar apo i sakatosur apo nuk kisha ndonjë gisht të shkurtuar sikur ti dhe mbreti idhujtar do të më kishte zgjedhur mua për kurban dhe jo ty dhe kështu ti do kishe shpëtuar ndërsa unë jo…
Mbreti i ngazëllyer me këtë mrekulli dhe po aq i ndikuar nga rasti në fjalë bindet dhe pranon Islamin dhe behet musliman. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:38 pm | |
| Qesja e lagur
Një grua kishte një ves shumë të mirë, sa herë që fillonte të bënte ndonjë punë ose kur kapte digka me dorë, thonte patjetër Bismil-lah. Burri i saj i cili ishte shumë i pasur, nuk e pëlqente këtë ves të mirë të gruas së tij. Një ditë mendoi ti bënte gruas një lojë që ti tregonte asaj që Bismil-lahi nuk kishte gjithmonë vlerë. Me këtë qëllim i dha gruas një qese me florinj dhe e porositi që ta fshihte mirë.
Gruaja e mori qesen dhe e fshehu në sënduk. Si gjithmonë përpara se të hapte sëndukun dhe kur e mbylli atë tha Bismil-lah. Pas pak burri që e kishte ndjekur për ta parë se ku do ta fshihte qesen me florinj, shkon dhe e merr atë dhe e hedh në një pus me ujë.
Kur u kthye në dark në shtëpi i tha gruas: " Më duhen ca para, shko merri dhe m'i sill florinjtë që ti dhashë ti fshihje."
Gruaja që nuk dinte asgjë nga sa kishin ndodhur, shkon tek sënduku e hap atë duke thënë Bismil-lah dhe nxjerr që aty qesen me florinj, që për cudi pikonte ujë. E hutuar nga kjo i thotë burrit: - Shumë e cuuditshnne, si të jetë lagur vallë? Burri filloi të dridhej dhe menjëherë bën teube për atë që kishte bërë |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:38 pm | |
| Pendimi i vërtetë
I nderuari Fudajl bin Ijad në fillim ishte kusar pastaj bëri teube (u pendua) dhe u bë nga evlijatë e mëdhenj. Të gjithë mallin që kishte i'a ktheu njerëzve të cilëve i'a kishte vjedhur. Vetëm për një cifut nuk i mbeti asgjë që mund t'i jepte. Shkoi tek ai dhe i tha:
- Nuk më ka mbetur më asgjë që të ta jap. Ma bëj hallall hakun tënd! - Po nuk më dhe mall nuk ta bëj hallall. Sepse jam betuar për këtë gjë. - Po të kisha pasuri do të ta jepja. - Fute dorën poshtë asaj rrobës, aty ka flori, merri dhe mi jep mua që të shkoje në vend betimi që kam bërë.
I nderuari Fudajl bin Ijad futi dorën poshtë rrobës, nxorri që aty një grusht florinj dhe i'a dha cifutit. cifuti i guditur shumë tha:
-Ma mëso edhe mua Islamin. Unë kam lexuar Teuratin, aty thuhet: "Atyre njerëzve nga ymeti i Muhammedit të cilët bëjnë teube (pendim) të vërtetë dhe të sinqertë, dheu që kapin me dorë u bëhet flori." Unë doja ta provoja këtë gjë. Poshtë rrobës ku fute dorën ti nuk kishte flori por gurë. Besova se feja jote është feja e vërtetë dhe u bera edhe unë Musliman. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:38 pm | |
| Këpucët prej arit
Një ditë të ftohtë dimri një grua e varfër pa një djalë të vogël i cili punonte si shërbëtor tek shtëpia e një pasaniku.
Djali i vogël po mërdhinte shumë ngase bënte shumë ftohtë dhe nuk kishte këpucë të vishte.
Gruas, megjithëse ishte shumë e varfër, i erdhi shume keq për djaloshin e vogël, ia bleu një palë këpucë dhe ia dhuroi atij.
Djaloshi megjithëse ishte i varfër, i mundi të gjitha vështirësitë dhe arriti të studionte. Më kalimin e viteve, falë aftësive të tij, arriti të bëhej komandant i flotës detare.
Djaloshi në asnjë moment të jetës së tij nuk e harroi gruan që e kishte ndihmuar atë kur ishte i vogël, duke ia dhuruar një palë këpucë. Një ditë ia dërgoi asaj, si dhuratë, një palë këpucë prej arit. Në pakon e këpucëve ia shkroi këto rreshta:
- Ai djalë i vogël të cilit i veshe një palë këpucë në kohën kur i kishin ngrirë këmbët nga i ftohti, po mundohet të ta shlyej borxhin. Të lutem më bën hallall hakun tënd! Mos më harro në duatë tuaja! ''Dhe Fitneja (Provokimi), eshte me e rende se vrasja.'' (El-Bekare 191) |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:39 pm | |
| Në një vend jetonte një baba me të birin. Të dy ishin të dijshëm. Babai ishte punëtor e djali përtac.
Babai e nxiste të punojë duke i treguar për pasojat e papunës dhe përtacisë duke ia përkujtuar që Kur'ani udhëzon në punë me fjalët: "Ve en lejse lil-inseni il-la ma se'a" (Njeriut nuk i takon përveç ajo që ka punuar), dhe se nuk ka gjë më të mirë për njeriun se puna dhe përpjekja e tij.
Ndërsa djali i përgjigjej se Allahu i madhërishëm ia ka garantuar secilit nafakën me fjalët e Kur'anit: "Ve ma min dabbetin fil-erdi il-la alall-llahi rizkuha" (Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu nuk ia ka garantuar furnizimin). Babai i tha se e di këtë ajet kur'anor, por në pyetje është se çfarë nafake garantohet. Por djali edhe më tej qëndronte pranë mendimit të tij.
Një ditë, djali shprehi dëshirën që të shëtit nëpër botë dhe të provojë nafakën. Erdhi në një vend që i pëlqeu, por pasi i shpenzoi të hollat dhe askush nuk e pranoi, vendosi të kthehet në shtëpi. Rrugës për në shtëpi e zuri nata në një mal dhe djali u strehua në një gërmushë.
Në mëngjes u zgjua herët dhe vërejti një dhelpër të sëmurë e cila mezi arriti te gërmusha dhe aty u ndal, ngase nuk mundi më larg. Djali mendoi në vete: "Kjo dhelpër qenka e sëmurë dhe vetë nuk mund ta gjejë nafakën", dhe ngeci tri net për të parë si do të arrijë dhelpra te furnizimi.
Pas tri netësh pa një ujk i cili mbante në dhëmbë një gjah të cilin e hodhi afër dhelprës.
Pas e hëngri të tërin i la vetëm eshtrat dhe shkoi. Dhelpra me mund duke u zvarritur shkoi deri te kockat dhe filloi t'i lëpirë dhe ngrënë nafakën e saj.
Pas kësaj ndodhie, djali vazhdoi rrugën. Kur erdhi në shtëpi, babai e pyeti si kishte kaluar. Djali ia tregoi ndodhinë e dhelprës dhe ujkut duke potencuar që ai kishte të drejtë, që Allahu xh.sh. secilit ia ka garantuar nafakën, bile edhe dhelprës së sëmurë. Babai në këtë u përgjigj: "Ah djali im, është e vërtetë se Allahu secilit ia ka garantuar nafakën, por çfarë nafake? Ti e ke parë dhelprën e sëmurë e cila tek pas tre ditësh, diç shijoi nga kockat e mbetur prej dikujt tjetër e përse nuk e vërejte, marre të qoftë, ujkun i cili e ushqeu veten por edhe tjetrit i la diç." |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:39 pm | |
| Fëmija memec i cili u bë shkak për udhëzimin e babait të tij
Kjo është njëra ndër ngjarjet më të cuditshme, po të mos e kishte shkruar vetë personi i kësaj ngjarje nuk do të kisha besuar se do të ndodhte.
Personi i kësaj ngjarje i cili është nga Medina Nebevijeh tregon: Jam Shab tridhjetëeshtatë vjecar, i martuar kam fëmije, kam vepruar cdo gjë të cilën e ka ndaluar Allahu. Namazin nuk e falja me xhemat vetëm në raste për t’u dukur para të tjerëve, shkaku ishte se unë shoqërohesha me njerëz të këqinj, dhe të degjeneruar.
Kam një fëmije shtatë vjec i cili quhej Mervan, ishte i shurdhur dhe memec, por ai e kishte thithur imanin (besimin) nga gjoksi i nënës së tij besimtare. Një natë në shtëpi isha unë dhe djali im Mervani, isha duke planifikuar se cfare do të bëjmë unë dhe shokët e mi, si dhe ku do të shkojmë. Ishte koha pas namazit të akshamit, kur djali im Mervani po më fliste (me gjeste të kuptueshme mes nesh) me shenjë më thoshte: Pse nuk falesh o babai im? I ngriti duart lart drejt qiellit, më kërcënohej se Allahu të shikon. Djali im më ka parë disa herë duke vepruar disa prej haramave, u cudita nga thënia e tij, filloi duke qarë, e mora që ta afroj afër vetes, por ai iku nga unë, pas një kohe të shkurtër shkoi te kroi dhe mori abdes, nuk dinte mirë të merrte abdes, por kishte mësuar nga nëna e tij e cila më këshillonte shumë por pa dobi, nëna e tij ishte hafize (e dinte Kuranin përmendësh) e librit të Allahut. Më pas hyri te unë djali im i cili ishte memec dhe i shurdhur, më bëri me shenjë që të prisja pak, kur ai filloi të falet para meje, më pas e mori Kuranin e vendosi para meje e hapi direkt pa i shfletuar fletat e vendosi gishtin në këtë ajet të sures Merjem: “O babai im, unë kam frikë se do të godet ty ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jesh shok i djallit” (Merjem: 45) Më pas filloi duke qarë, bashkë me të qava edhe unë, ai filloi duke m’i fshirë lotët nga sytë e mi, më pas me puthi kokën dhe dorën time, më tha me gjeste të cilat përdoreshin mes nesh për domethënien e këtij ajeti: Falu o babai im para se të vendosesh në dhe, dhe të jesh rob i dënimit.
Pasha Allahun më kaploi trishtimi dhe frikë të cilën vetëm Allahu e din, u ngrita dhe menjëhere i ndeza të gjitha dritat e shtëpisë. Djali im Mervani më vinte pas nga dhoma në dhomë dhe më shikonte me habi, më tha: Leri dritat dhe eja të shkojmë në xhaminë e madhe (kishte për qëllim xhaminë e Pejgamberit alejhi selam) i thashë: Shkojmë në xhaminë që eshtë afër nesh, ai refuzoi dhe këmbënguli që të shkojmë vetëm në haremi sherifin, e dërgova atje e unë isha shumë i frikësuar, shikimet e tij nuk më largoheshin për asnjë moment…. Hymë te Rauda e cila ishte e mbushur plot me njerëz filloi të falet namazi i jacisë, e imami filloi të lexojë fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë: “O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara, e sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkatesh), por Allahu e pastron atë që do Ai. Allahu degjon e di.” (En Nur: 21) Nuk u përmbajta dot nga të qarët, Mervani ishte afër meje duke qarë, gjatë namazit Mervani nxori nga xhepi i tij një faculete dhe m’i fshiu me të lotët, edhe pasi që përfundoi namazi unë akoma qaja dhe ai më largonte lotët. Qëndrova në harem një orë të plotë deri sa djali im Mervani më tha: Mjaft o babai im, mos u frikëso… u frikësua nga e qara e ime! U kthyem në shtëpi, kjo natë ishte për mua nata më madhështore, në të cilën u linda për së dyti. U kthye gruaja dhe fëmijët e mi, filluan duke qarë të gjithë duke mos ditur se cfarë ka ndodhur. Mervani iu tha: Babai im është falur në harem (xhaminë e Pejgamberit, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të). Gruaja ime u gëzuar shumë me këtë lajm, sepse ai është fryt i edukimit të saj të mirë. I tregova asaj se cfare kishte ndodhur mes meje dhe Mervanit. I thashë asaj: Të betohem në Allahun, a ti e ke mësuar Mervanin që ta hapë Kuranin tek ai ajet? Ajo u betua tri herë në Allahun se nuk e ka bërë këtë, më pas më tha mua: Falenderoje Allahun për këtë udhëzim, kjo natë ishte ndër netët më të mira. Mua tani (e për këtë e falenderoj Allahun) nuk më humb namazi me xhemat në xhami, jam larguar nga e gjithë shoqëria e keqe, e kam shijuar ëmbëlsinë e imanit, sikur të më shikosh do ta kuptosh këtë nga fytyra ime. Gjithashtu tani jetoj në lumturi, dashuri dhe mirëkuptim me bashkëshorten dhe fëmijët e mi, vecanërisht me djalin tim Mervanin shurdh dhe memec të cilin e dua shumë, e si jo ai ishte shkak për ushëzimin tim. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:39 pm | |
| Falenderimet i takojnë vetëm Allahut një dhe i vetem, paqja dhe mëshira All-llahut qoftë mbi Muhammedin s.a.v.s mbi familjen e tij, shokët dhe gjithë atyre që ndjekin shembullin e tij deri ditën e gjykimit
Tre shokë të ngushtë që kishin qënë në të njejtin gjimnaz(shkollë e mesme), pasi njëri prej tyre ishte larguar nga ajo shkollë, lanë takim një natë për të ngrënë darkë në shtëpinë e njërit prej tyre. 1vit më para kur shkonin bashkë të tre në të njëtjën shkollë, ata i falnin rregullisht xhumanë edhe 5 kohët e namazit por imani ishte i dobët dhe ata jepeshin shumë pas harameve duke konsumuar cigare marjuhanë edhe alkol ne disa raste. Natën që do dilnin për darkë, takohen bashkë pas akshamit dhe shkojnë në pazar për të blerë disa pula të pjekura edhe gjëra te tjera. Dy shokët që studjonin në të njëjtën shkollë po bënin qyfyre për cka u kishte ndodhur sot në shkollë ndersa vëllai tjetër që kish nderruar shkollë, bënte dhikër me vete. Duke pritur në pazar që pulat të piqeshin, thirret ezani i Jacisë, vëllai i thote dy shokeve –“ hajde shkojmë në namaz”, ndërsa dy shokët duke shfaqur moskokëcarje i thanë -" hë se falim më mirë në shtëpi, se po presim edhe pulat tani, pastaj njësoj është" vëllai përgjigjet i zemëruar "vellëzer c’është kështu me ju, a nuk e dëgjoni ezanin, është obligim yni të prezentohemi në namaz përpara All-llaut dhe ta falim atë me xhemat",
ato i pergjigjen –“ po me xhemat na quhet edhe po e falem në shtëpi”
vëllai thote–“ mire bëni si doni unë po shkoj në xhami” dhe niset.
Rrugës për tek xhamia po mendonte per dy shokët e tij (ndoshta janë mërzitur me të!) Hyn në xhami aty zë vend në saf dhe bën tekbir. Pasi e fal namazin e falenderon All-llahun për mirësine që i kishte dhuru duke e udhëzuar në namaz dhe porsa mbaron dhikrin cohet dhe kthehet, kur ja aty, shikon dy shoket e tij duke falur namazin e tyre. Pasi të dy japin Selam i buzeqeshin vëllait dhe i thone “Vallai kishe te drejte.”
Më pas nisen për në shtepinë e njerit prej dyve ku kishin organizuar darkën, prindërit e djalit nuk ishin prezent ne shtëpi, kishin shkuar në fshat, kështu që ai duke qeshur po thoshte “sot nuk ka kush na kontrollon” por vëllai mendonte ndryshe, ai e dinte që All-llahu sheh gjithcka ne qiej e në tokë, cdo gje eshte nën mbikqyrjen e tij madje All-llahut nuk i shpeton cka punon milingona e zezë ne shpellën e zezë nën gurin e zi.
Pasi hanë darkë, njëri prej dy shokëve duke qeshur nxjerr nga xhepi një paketë me cigare të nbushura me marjuhanë, duke u bërë ftesë që te pinë sonte për hir të kohërave të vjetra. Vëllai sapo e pa u vërenjt në fytyrë, ndërsa ato e ndezën dhe filluan të pine, Por kur i erdhi rradha vëllait, ai refuzoi duke u thënë kto fjalë :-“ une kam frikë All-llaun, une nuk do pij edhe ju do bënit mirë mos të pini “ Duke parë përgjigjen e vëllait dy shokët ju kundër përgjigjën –“sa paske ndryshu mër… po a nuk ishe ti ai që gjithmon i pari e ndizje dhe pastaj ua kaloje shokëve.. a ke ardhë sonte me na bo moral, vërtet fort na merzite tani”, Vëllai u përgjigj :-“ unë kam frikë All-llahun, e kush zgjedh të kënaq All-llahun dhe me të hidhëron njerzit, All-llahu do kënaqet me të dhe do ti bëj edhe njerzit të kënaqen me të, ndërsa kush zgjedh te kënaqë njerzit dhe me të hidhëron All-llahun, All-llahu do hidhërohet me të edhe njerzit do hidhërohen me të” Dy shokët u prekën nga fjalët e vëllait të tyre, heshtën, e fiken cigaren dhe atë natë nuk pine më. Me kalimin e viteve All-llahu i forcoi imanin në zemrat e tyre, ata u udhezuan dhe u bënë te devotshëm ne fene e All-llahut sa u bënë sebeb qe edhe familjet e tyre te pranojnë islamin, elhamdulilah. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:40 pm | |
| Më i dobishëm një mikë i mirë, se sa një pasuri e përkohshme materiale!
Kishin qenë dy vëllezër dhe kishin vendosur që ta shesin një parcelë tokë që kishin, pasi ishin ndarë nga familja e madhe (bashkallëku), dhe secili tokën që e kishin hise nga babai vendosën ta shesin.
Njëri vëlla, ato para që fitoi nga shitja e pjesës së tokës së tij, vendosi t'i investoj të gjitha në ndërtimin e një shtëpie të madhe e të bukur për vete.
Ndërsa vëllai tjetër, mendoi ndryshe dhe u tregua modest dhe bamirës dhe të gjitha ato para, i shpenzojë në shoqërinë e tij, që pretendonte se e kishte të mirë, d.m.th dikujt i kishte dhënë hua, e dikujt dhurata, pastaj tjetrit i kishte ndihmuar në gjendjen e vështirë materiale e tjetrit pasi kishte qenë i sëmurë, i kishte ndihmuar të shërohet nga sëmundja, kështu që ato para që i kishte fituar nga shitja e tokës, të gjitha i shpenzojë në këtë mënyrë.
Dhe një ditë, ky vëllai që kishte ndërtuar atë shtëpinë e bukur, me paratë e tokës së shitur, mburrej me menaxhimin qe kishte bërë, para vëllait të tij qe shumën e parave të njëjta i kishte shpenzuar në shoqëri.
Vëllai që kishte ndërtuar shtëpinë, po fillon ta bezdis vëllanë e tij, duke i përkujtuar se ka bërë një menaxhim të keq, duke i shpenzuar ato para në "humbje" (në shoqëri), duke shkuar aq larg, sa i thotë që ke dështuar dhe shoqëria të kanë mashtruar dhe të kanë vjedhur. Edhe pse durimtar dhe besonte se kishte vepruar mirë me ato para që i kishte shpenzuar në shoqërinë e mirë të tij, poashtu e mundonte brenga dhe dyshimi se vallë mos ka të drejtë vëllai i tij, që e qorton!
Pas disa viteve ndodhë një katastrofë natyrore, fshati ku jetonin këta dy vëllezër, nga një termet i fuqishëm, shkatërrohet dhe bëhet rrafsh me tokë, duke përfshirë edhe shtëpinë e bukur të atij vëllait që e kishte ndërtuar me paratë e fituara nga shitja e tokës.
Tash pas këtij tërmeti ndodh një çudi e cila e vë në pah inteligjencën e menaxhimit të këtyre dy vëllezërve. Vëllai që krenohej me menaxhimin e mirë që kishte bërë kur e kishte ndërtuar shtëpinë, tash pas tërmetit ajo shtëpi rezultojë në një gërmadhë.
Ndërsa vëllai tjetër që konsiderohej se kishte dështuar, kur i kishte shpenzuar parat e tij, duke i ndihmuar miqve të tij, rezultojë të ishte shpenzim i qëlluar dhe doli të ishte një investim i qëlluar për të ardhmen, sepse shoqëria e mirë dhe besnike e tij, në shenjë mirënjohje dhe solidarizimi për vëllanë e tyre që dikur i kishte ndihmuar, u bashkuan dhe mblodhën parat e nevojshme dhe ia ndërtuan një shtëpi po aq të bukur sa të vëllait të tij që dikur e kishte ndërtuar.
- Muhamedi a.s: ”Nëse dy persona duhen për hatër të Zotit, më i dashuri tek Zoti, është ai që e do shokun më shumë.” - Umer ibnul Hattabi, i cili thotë: ”Nëse dikush prej jush konstaton njëfarë miqësie tek vëllai i tij, le të kapet fort pas tij. Sepse miqtë janë të rrallë.” - Muhamedi a.s: "Mos u shoqëroni me askënd tjetër pos me besimtar dhe mos e ushqeni askënd pos atij që ka takva (devotshmëri/frikë) ndaj Allahut". |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:40 pm | |
| Morali
Një dite ishte pyetur një profesor i matematikës për vlerën e gruas ?!Vlen edhe per djem. Dhe Ai u përgjigj: Nëse gruaja... është pronare e moralit atëherë ajo vlerësohet me = 1 Nëse ajo posedon bukuri atëherë i shtohet vlera e saj me një zero = 10 Nëse ajo është e pasur atëherë i shtohet vlerës së saj edhe një zero = 100 Nëse ajo posedon autoritet familjar atëherë vlerës së saj i shtohet edhe një zero = 1000 Dhe nëse ia largojmë numrin një [1] (moralin) atëherë vlera e saj do të mbetet [ 000 ] , dhe kështu ajo mbetet e pavlerë.
Morali dhe sjellja e mirë është vlera e femerës, stolia më e bukur e saj, nëse ajo atë nuk e posedon, stolitë tjera nuk i bëjnë dobi.
Ka thënë i dërguari i Allahut Muhamedi [paqja e Allahut qoftë mbi të] : " Nuk ka ndonjë gjë më të rënd [ që peshon ] në peshore [ ditën e gjykimit ] se sa morali i mirë " [ Transmeton Imam Ahmedi v.6 fq. 461 nr. 27557 ]
"Rrugët e jetës janë të gjata, por jeta vetë është e shkurtër, vitet kalojnë dhe të vie fundi, vallë çdo t'jetë ky fund për ty?" |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:40 pm | |
| Pse të lexojmë Kur'anin, kur na ndodh disa herë ta injorojm kuptimin e fjalive(ne Kur'an) ?
Ja pergjejgjen qe te gjith e kerkojm:
Një njeri musliman i moshuar, jetonte në një fermë në male me nipin tij te vogël.
Çdo mëngjes, gjyshi zgjohej herët për të lexuar Kur'anin . Djali i vogël donte të jetë si gjyshi i tij, dhe u përpiqte të imitojë atë në të gjitha veprimet e tij. Një ditë, djali i vogël e pyeti : "Gjysh! Unë jam përpjekur për të lexuar Kur'anin ashtu si ti, por nuk po arrij ta kuptoj kuptimin e fjalive të Tij(Kur'anit),dhe kur kuptoj ndonjëherë, harroj sapo e mbylli librin. Qfar të mira marrim kur lexojm Kur'anin?? "
Gjyshi u ndal të vënte hirin (e cigares që ishte duke pirë) në kanister(tavëll duhani) dhe pyeti nipin e tij: "Merre këtë (tavëll duhani) deri tek lumi dhe ma kthe të mbushur me ujë".
Djali bëri siq i tha gjyshi i tij, por ajo zbrazej para se të kthehej në shtëpi.
Gjyshi qeshi dhe tha : "Duhet të jesh më i shpejt herën e ardhëshme", dhe e dërgoi prap nipin e tij për të provuar herën e dyt.
Këtë herë djali i vogël vrapoi, por ajo zbrazej para se të kthehej në shtëpi.
Në dihatje, i tha gjyshit të tij që ishte e pamundur ta kthente tavllën e duhani me ujë, dhe që do ta merrte një kovë në vend të saj. Gjyshi i tha : " Unë nuk po dua ujë në një kovë, por në një tavëll duhani, vetëm të duhet të provosh prap" , dhe ai (djali i vogël) shkoi ta tentoj perseri shansen e tij.
Djali i vogël zhyti përsëri tavllën e duhanit në lum, vrapoi, por kur u kthye në shtëpi, ajo ishte e zbrazur.
Në dihatje ai tha gjyshit të tij : "a e patë gjysh, është e pa nevojshme!" Gjyshi shiqoi nipin e tij dhe tha : " Shiqo atë (tavllën duhani). Djali i vogël e shiqoi dhe për herën e par pa se ajo kishte ndryshuar. Ajo ishte ndryshuar nga një tavëll duhani të ndyrë në një të pastërt.
"Nipi im, është e njejta gjë kur ti lexon Kur'anin. Është e mundur që ti të mos kuptosh dhe të mos mbash në mend gjdo gjë(kuptimin e fjalive të Kur'anit), por kur ti lexon Kur'anin , Shpirti yt ësht ai që ndryshon."
Tregimin i perkthyer me kuptim shum te rendesishem nga gjuha frenge ne gjuhen shqipe mundeni ta gjeni te postuar se shpejti tek forumi ne gjuhe tjera.
Kerkoj ndjes nga disa fjal qe ndoshta jan te veshtira per kuptim(varet nga regjioni se ku perdoren) , per at kam dashur t'ua riperkthej disa fjal qe i gjeni me lart (ne text) :
*Tavëll duhani : gjë-send per te venur hirin e cigares
*Ne dihatje : Kur te jemi te mbushur me frym(nga ndalja e shpejt pas vrapimit)
InshaAllahu teala kemi marr dije nga ky tregim i thjesht, po mjaft domethenes ! Dhe Allahu swt ju shperbleft per tregimet tjera te mesiperme
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:41 pm | |
| Namazi im, shpëtimi im
Magjistarët mund t’i bëjnë dëm dikujt vetëm me lejen e Allahut të Lartësuar
Falënderimi i takon Allahut që dërgoi Pejgamberët dhe ia mësoi njerëzimit rrugën e shpëtimit, rrugën e xhenetit, e po ashtu ua tërhoqi atyre vërejtjen nga rruga e devijuar që shpie në humnerë e në ferr. Po ritregoj më poshtë një ngjarje shumë interesante, që e transmeton thirrësi i njohur islam Abul Muhsin Ahmed. Ja si na e tregon ai këtë ngjarje.
”Isha në një vizitë në Dubai, një vend arab gjatë muajt të Ramazanit. Aty pata rastin që të takohem me njërin nga sahirët (magjistarët) më të mëdhenj të atij vendi. Gjatë bisedës sime i thashë: “Unë di vetëm një gjë, që ju jeni të dobët dhe nuk keni mundësi që të bëni tërë atë që doni, por vetëm atë që e bëni me lejen e Allahut të Lartësuar. Se për këtë Allahu thotë në Kuran: “Por pa lejen e Allahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm.” (El Bekare: 102) “Po, më tha- unë kam rast konkret që vërteton këtë që thua. Kur isha një ditë në një shfaqje të madhe mashtruese para qindra njerëzve, në bashkëpunim me shejtanët shtiresha se po fusja thikat në trupin tim. Në ato çaste hyri një djalosh dhe u ul pranë meje. E aji djaloshi i ngjante Muhamedit salallahu alejhi ue selem në veshjen e tij, në moralin e tij e në pasimin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem në tërësi, derisa edhe me misvak (si lloj brushe, të cilën Muhamedi salallahu alejhi ue selam e ka përdorur për pastrimin e dhëmbëve), duke i pastruar dhëmbët dhe e tërhoqi misvakun nga goja e tij dhe filloi të këndonte ajetul Kursinë (Allahu la ilahe ila huve el Hajul Kajum... deri në fund), i cili gjendet në suren Bekare: 255. Nisi të këndonte ajetin më të madh në Kuran e më verbuesin për shejtanët. E unë në ato çaste isha në kulmin e lumturisë se si pata mundësi që t’i mashtroja atë masë aq të madhe njerëzish. Kur papritur shejtanët ikën e më lanë të vetmuar e unë fillova që t’i fusja thikat, por kësaj here realisht në trupin tim si pasojë e mungesës së shejtanëve. Si pasojë e atyre plagëve të rënda mbeta i shtrirë në spital tre muaj e kisha shumë dhembje dhe bëra shumë operacione që të shpëtoja. Të nesërmen, posa u zgjova nga narkoza e operacionit, menjëherë më erdhën shejtanët dhe fillova t’i qortoja e t’u them se si mund të ndodhë kjo e si më lini të vetmuar, a nuk shihni si jam goditur? Më thanë: “Vallahi, sikur të kishe parë ti atë se çfarë kemi parë ne kur ai djaloshi këndoi Ajetul Kursinë, do të kishe ikur jo vetëm nga skena, po edhe nga qyteti në tërësi.” Siç thotë Allahu në Kuran: “E kur e përmend ti në Kuran Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.” (El Isra: 46) Por mjerisht kush është ai që këndon Kuranin ashtu me bindje e me iman si ai djalosh? E filluam që të planifikojmë se si të marrim hak ndaj atij djaloshi e unë u thashë se nuk dua më asnjë shërbim nga ju, as që t’i bëni magji atij apo këtij, por vetëm që të merrni hak ndaj djaloshit. Filluan të më premtojnë shejtanët se do të marrin hak ndaj tij. Disa më thoshin se kemi për t’ia mbyllur venat në zemër e të tjerët më thoshin se do t’ia shpërthejnë trutë në kokë, kurse të tjerët më thoshin se do t’ia nxjerrim sytë para prindërve të tij. Por të gjitha përpjekjet e tyre shkuan bosh. Çdo ditë ktheheshin duke më thënë se s’kemi mundësi që t’i bëjmë asnjë të keqe. Më pas nisa t’i afrohem çdo ditë shtëpisë së atij djaloshi dhe arrita t’i marr një petk, që ta kem më të lehtë për t’i bërë ndonjë të ligë atij (se kjo është tradita e atyre që bëjnë magji kur të marrin ndonjë rrobë të personit të caktuar, e kanë shumë më lehtë që t’i bëjnë magji), por megjithatë prapë ata vinin pa asnjë sukses duke thënë se nuk kemi mundësi t’i bëjmë asgjë për tre vite me radhë. Siç thotë Allahu në Kuran: “Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore).” (El Hixher: 42)
E pastaj thotë se dola nga spitali e tri vite me radhë i dërgoja shejtanët, por pa kurrfarë suksesi. Kur i pyetja se pse s’keni mundësi t’i bëni atij keq, m’u përgjigjën: “Atij nuk i kalon asnjë namaz në xhami me xhemat.” Magjistari tregonte ngjarjen dhe sytë nisën t’i rridhnin lot me vrull nga vuajtjet që kishte përjetuar. Më në fund vallahi vetë magjistari me gjuhë të tij më tha: “Namazi është shpëtim”. E mua m’u kujtua menjëherë hadithi i Muhamedit salallahu alejhi ue selem. I thashë se këtë e ka thënë i dashuri ynë, Muhamedi salallahu alejhi ue selem qindra vite para teje, kur ka thënë në hadithin e tij të shenjtë: “Kush fal namazin e sabahut me xhemat në xhami, do të jetë nën mbrojtjen e Allahut e kujdes, ndokush mos të afrohet me ndonjë të keqe atij që është nën mbrojtjen e Allahut.” E unë e mora me plot bindjen fjalën e tij: “Namazi është shpëtim.”
Më la mbresa të thella në zemrën time e si shkak i emërtimit të kësaj ligjërate me këtë emërtim “Namazi im, shpëtimi im” ishte biseda e këtij dijetari me këtë magjistar. E më pastaj thotë ky dijetar se në një ligjëratë që mbajti pas disa ditësh i kishte ardhur dhe e kishte takuar ai djaloshi që ishte përmendur nga magjistari më herët. E më tha se para ca kohe, në një aksident komunikacioni, e kishte goditur një rrjedhje gjaku në tru dhe kishte mbetur në spital një kohë të gjatë. Pasi të gjithë mjekët i humbën shpresat te shërimi im, i thanë nënës sime se vetëm lutu Allahut që të ta dhurojë një djalosh tjetër, se për këtë nuk ka shpresë se do të shërohet. E pasi të gjithë i humbën shpresat te shërimi im, unë fillova që me përkushtim të fal namaz e t’i lutem Allahut Fuqiplotë me këtë lutje të mrekullueshme nga Kurani Famëlartë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen.” (Neml: 62) Dhe Allahu më shëroi dhe të gjithë mjekët u mahnitën. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë prej atyre që namazin e tyre e falin me përkushtim e me frikërespekt e që namazet tona të na i pranojë e të i na i bëjë dritë për ne në urë të Siratit në Ditën e Kiametit. Amin! |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:41 pm | |
| O lënës i namazit!!!!? Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Krijuesit të gjithësisë, Ndihmësit të atyre që kanë nevojë për ndihmë, përshendetjet tona më të sinqerta qofshin për profetin tonë, Muhammedin a.s., familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ju besimtarë të ndershëm. Vëlla i nderuar dhe motër e respektuar Po të lus për Allahun që t'i ndash 5 minuta kohë për leximin e këtyre fjalëve që janë të drejtuara për ty në veqanti, dhe për të gjithë të tjerët në përgjithësi. Po të flas ty sot që e ke harruar një urdhër të Allahut xh.sh. Po të drejtohem ty që po luan me një urdhër të Allahut xh.sh. A e di ti se namazi është obligim nga vetë Zoti dhe është emanet që duhet ta kryesh emanetin dhe obligimin e Zotit. Si do të ndihesh nëse një mik i yti të obligon ty me një emanet apo obligim që duhet t'a kryesh patjeter? Në qoftë se nuk ia kryen atë emanet, si do të ndihesh kur të takohesh me të kur nuk ia ke kryer emanetin? Natyrisht se do të ndihesh shumë i dobët, i poshtëruar, i skuqur në fytyrë, me gojë të mbyllur, me shiqim poshtë duke mos patur guxim ta shikosh për arsye se nuk i ke dalur në fjalë. Vëlla i nderuar dhe motër e dashur: Por si do të ndihesh kur do të takohesh me Zotin dhe kur Ai të pyet: A e ke kryer emanetin tim?? Si do t'i përgjigjesh?? Më trego! Si do t'i përgjigjesh kur nuk ia ke kryer emanetin dhe obligimin që është dashur t'a kryesh? Si do ta shikosh Zotin kur ti ke dalë tradhtar ndaj Tij? Si do të dalësh para Tij kur ti je tallur me urdhërat e Tij? Si do të bisedosh me Zotin ku të gjitha urdhërat e Tij ia ke refuzuar? Vëlla dhe motër në Islam: Ndalu pak dhe mendo, sa do të qëndrosh në këtë dunja kalimtare? 60, 80, 100 vite? Pastaj çka? Ku do të shkosh? Do të shkosh tek Ai që sot po ik nga Ai! Do të shkosh tek Ai që sot po tallesh me Të! Do të shkosh tek Ai që sot po i merr nëpër këmbë urdhërat e Tij! Para kujt do të qëndrosh??? Do të qëndrosh para Atij që tërë jetën tënde e ke në kundërshtim me Atë! Do të qëndrosh para Atij që sot nuk të bjen në mend fare për Atë! Do të qëndrosh para Atij që kurrë një herë në sexhde nuk i ke ra! Vëlla i nderuar dhe motër e dashur: Mos u bë prej atyre që një ditë do të qajnë dhe nga sytë e tyre rrjedh gjaku, për shkak se i kanë harruar obligimet e Allahut, mos u bë prej tyre, por ktheju vetes tënde dhe pendohu, kthehu në rrugën e Zotit se kjo të shpëton në këtë botë dhe në botën tjetër! Falu e mos e le për nesër namazin se vdekja vjen befasishëm. Ti që po e len namazin për pleqëri, a të ka siguruar ty dikush se do ta pret ti pleqërinë? Nëse jo, atëherë mos e prit pleqërinë por fillo që nga tani të falesh se vdekja mund të vjen në çdo moment, e nëse të vjen tani si do t'i përgjigjesh Zotit kur Ai të thotë: A e ke kryer namazin? Atje tek Ai nuk ka arsye, me çfarë gjuhe do t'i përgjigjesh? Mos thuaj se zemren e kam të mirë dhe skam nevojë për t'u falur! A e din pse? Sepse prej të gjitha gjallesave zemren më të mirë e ka derri, e din kush është derri dhe ska nevojë për sqarim, gjallesa më e urrejtur! Pejgamberi a.s. na ka njoftuar se ai që nuk falet zemra e tij i bëhet me pika të zeza. Le që nuk e paske zemren e mirë por e paska mbuluar edhe korruzioni nga veprat e tua të këqija. Vëlla dhe motër në Islam: Mos u arsyeto se nuk ke arsye, ktheju Allahut dhe zbatoj urdhërat e Tij. A nuk e meriton? Natyrisht se shumë e meriton. Mos e ler më vonë, mos thuaj tani spo mundem, fillo se Zoti do të ndihmon, mos thuaj se nuk shkoj në xhami pasi që vjen filan filani, sepse ti shkon për veten tënde e nuk shkon për atë person dhe në xhami çdonjëri shkon për ta kryer obligimin e vet që e ka ndaj Zotit. Ti motër e nderuar pse je larguar nga namazi? A mos mendon se namazi është prapambeturi? Jo vallahi! Mos mendo ashtu se je shumë gabim, gjëja që të lidhë drejtpërdrejtë me Zotin nuk mund të quhet "prapambeturi", të lidhesh me të fortin je i siguruar dhe i rehatuar, namazi është lidhja direkte në mes teje dhe Zotit, dhe sa të jeshë në namaz je i siguruar nga Zoti. Apo mos po mendon se në këtë kohë moderne nuk kemi nevojë për namaz? Mos mendo kështu, çfarë do kohe të vjen, ti nuk duhet t'a harrosh Zotin, me gjithë përparimin dhe zhvillimin modern, namazi nuk lehet se kjo dmth. Ti po i shkëput lidhjet e tua me Zotin. O ti që po e mashtron vetveten tënde me arsyetimin se nuk kam kohë! Dije se asnjë njeri në këtë botë nuk është krejtësisht i lirë dhe të gjithë kanë nevoja dhe punë të ndryshme, por kjo nuk duhet të largoj ty nga përmendja e Allahut. Ti po ndan kohë për çdo gjë! Për seriale dhe filma po ndan kohë me orë të tëra! Për shaka dhe humor po ndan kohë! Për përgojimin e njerëzve dhe bartjen e fjalëve gjithashtu ti po ndan kohë? Ti po ndan kohë edhe lojëra të ndryshme sa që je në gjendje të mbetesh pa gjumë deri në mëngjes vetëm që t'a përcillesh një serial apo një lojë. Për çdo send po ndan kohë e vetëm për Allahun nuk po ke kohë! Për çdo send po i rrin gati e vetëm për Allahun nuk të bjen në mend! Mirëpo mos u mashtro. Ty sot që nuk po të bjen në mend për Allahun, dije se nesër Allahut nuk ka me i ra në mend për ty! Ti sot që e ke harruar Allahun, dije se nesër Allahu do të harron ty! Kur ti nuk ke interesim për Allahun, as Allahu nuk do të ketë nesër interesim për ty! Dikënd që ti nuk e don, as ai ty nuk të don! Dikënd që ti e urren, edhe ai ty të urren! Dikënd që ti po e tall, edhe ai ty do të tall! Vëlla i respektuar dhe motër e nderuar: Mos e mashtro vetveten, por deklaroje haptas pendimin tënd, dera e pendimit është gjithmonë e hapur, arsyeja e sotit është e pranuar, përpiqu ta shpëtosh veten tënde e mos e fundos veten tënde në një vend që nuk do të mund askush të shpëton nga fundosja. Dhe së fundi vëlla dhe motër të përkujtoj se këto fjalë kanë dalur nga zemra e një personit që ty ta don të miren, dhe që i vie keq për gjendjen tënde, për mëkatet e tua, për të metat e tua, nga zemra e një personit që dëshiron për ty atë që e dëshiron për vete, dëshiron që ti të jesh nesër me të shpëtuarit inshaAllah. Kjo dërgesë do të jetë argument për ty në ditën e Gjykimit, prandaj mos e refuzo, por pranoje nëse don me qenë nga banorët e Parajsës (Xhenetit). |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:41 pm | |
| Zjarri ... dhe Shejhu
Shejhu u ul këmbëkryq, shtrëngoi sarëkun dhe u drejtua nxënësve të cilët ishin ulur përreth tij sikur të kishin zogjtë mbi kokat e tyre, dhe pastaj tha:
“Ku mbërritëm me dersin dje, birë? “Kemi mbërritur deri në thënien e autorit: “Dhe xhemati është ai që është në të vërtetën, madje edhe nëse je i vetëm” “Po, po,… dhe u thash se e vërteta është ajo mbi të cilën është xhemati jonë i bekuar, andaj kushdo që dallon me ne, atëherë ka braktisur xhematin, ka bërë risi në fe, dhe ka shkuar kundër rrugës së besimtarëve, dhe… “ Papritmas, Dëgjuan një trokitje të fortë në derë… Shejhu e ndali të folurit, dhe u kthye nga njëri prej nxënësve të tij i cili u ngrit dhe e hapi derën… Dhe aty, ishte një njeri flokëshprishur e fytyrë të nxirë, që thërriste me zë të lartë: “O shejh…. O Shejh… Shtëpia e Adilit është në zjarr…”
Shejhu u kthye kah drejtimi që vinte zëri, dhe derisa ishte ulur tha:
“Çfarë ka të bëjë kjo me mua?” “Duam që bashkë me nxënësit e tu të na ndihmoni…” “A dëshiron nga unë të ta them se ajo ka ngjarë për shkak të pakujdesisë së Adilit? “O Shejh, shtëpia është e mbushur me gra dhe fëmijë! “ “Ai është arsyeja, kjo është rezultat i pakujdesisë së tij”...
I bëri me shenjë nxënësit që kishte hapur derën, dhe ai e përplasi derën para fytyrës së njeriut, nxënësi u ul, dhe Shejhu vazhdoi më tutje me dersin e tij:
“Dhe tani bijtë e mi, çdokush që flet për xhematin tonë është njeri i devijuar, bidatçi, fëlliqësirë ”
Njëri nga nxënësit e pyeti:
“Madje edhe nëse është nga Ehlu Sunneti?” “Si mund të jetë kjo kështu? A nuk e kuptuar gjer më tani? Si mundet dikush që flet për xhematin tonë të jetë nga Ehlu Sunneti? Ai është bidatçi, në fakt ai është edhe më i keq se njerëzit e risive sepse njerëzve ua ngatërron gjërat dhe....” Fjala e tij u ndërpre përsëri për shkak të trokitjes në derë, që ishte edhe me e fuqishme se e para.. Njëri prej tyre e hapi derën, u shfaq njeriu i njëjtë duke thënë: “O Shejh... zjarri ka arritur tek shtëpia e Salihut” “Salihu! E ke fjalën për atë bidatçiun? “O Shejh shpejto t’i shpëtojmë ata që janë brenda shtëpisë së tij, e pastaj këshilloje” Shejhu tundi kokën dhe tha: “Ky është dënimi i shpejtë nga Allahu ndaj këtij bidatçiu” I bëri me shenjë atij që kishte hapur derën, dhe ai e mbylli ate. Shejhu vazhdoi duke thënë: “Shihni dënimin e shpejtë që Allahu ia dha këtij bidatçiu të fëlliqur, ngase ai është prej atyre që fshihen prapa mantelit të Ehlu Sunnetit, por Allahu i ka shpalosur perdet e tij kur filloi të flet kundër xhematit tonë të bekuar, Allahu ia shtoi dënimin kështu që iu dogj edhe shtëpia!”
Njëri nga nxënësit e tij tha:
“O shejh, ... por unë e njoh Salihun dhe nuk kam parë ndonjë bidat nga ana e tij! “ “Kjo është sepse ti nuk ke mësuar mirë Xher’h dhe Ta’diil (shkenca të hadithit) akoma, për këtë shkak me duhet të them: Ai që fshihet prapa Sunnetit është më i rrezikshëm se bidatçiu i cili haptazi e shfaq bidatin e tij; ky njeri, të cilin shumë herë e kam parë në xhami, nuk më përshëndet dhe shmanget nga unë” “A është kjo bidat?” “Po, po, .... sikur të ishte nga xhemati jonë i bekuar ai do të na përshëndeste neve!”
E ndërpreu fjalimin e tij për të tretën herë, kur përsëri u hap dera, ishte njeriu i njëjtë i cili bërtiti: “O Shejh... zjarri ka arritur në xhami” Shejhu u kthye nga ai dhe tha: “Supozoja se kështu do të ndodhte, sepse xhamia nuk e mbrojti veten nga bidatçinjët që faleshin këtu, dhe ti njeri je duke na penguar shumë, andaj mos eja këtu edhe njëherë” "O Shejh.. xhamia!” “Qoftë edhe xhamia..... arsyeja për gjithë këtë është Adili, dhe ai është përgjegjës për këtë gjë” I bërë me shenjë atij që kishte hapur derën, dhe ai e mbylli ate. Shejhu vazhdoi: “Shini në të keqen e njerëzve të risive, la haula ve la kuvete bilah... edhe xhamia nuk u mbrojt nga kjo e keqe..”
“O Shejh, pse të mos ju ndihmojmë atyre që ta ndalin zjarrin e mos ta kaplojë xhaminë?”
Shejhu e pastroi fytin e tij dhe tha:
“Biri im... ata që besojnë në ndalimin e zjarrit janë përzierje e njerëzve, disa prej tyre janë bidatçinj, disa janë fasikë, ndërsa xhemati jonë është i pastër nga e gjithë kjo, sikur t’ju ndihmonin atyre, kam frikë se ndonjë e keqe do të na kaplojë neve”
U kthye kah njëri prej nxënësve dhe tha:
“Lexo, barakallahu fiik”
Fill para se të fillojë me leximin... një zhurmë e tmerrshme i frikësoi ..
Që të gjithë shpejtuan – përfshi edhe Shejhun e tyre - drejt derës..
Nuk e hapën derën por me të shpejtë ia mbathën në dalje..
Gjersa shihnin muret e xhamisë që shembeshin para syve të tyre
Zjarri përhapej nga të gjitha drejtimet...
Shejh Nasir bin Hamed el-Fahd, Allahu e liroftë nga burgjet e Arabisë Saudite
(Shkruar më, 2 Dhul-Kadeh, 1422) |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:42 pm | |
| Tregim mbi vleresimin
Ky është një mesazh i fuqishëm për shoqërinë e sotshme moderne.
Një djalosh, akademik i shkëlqyer aplikoi per pozitën e menagjerit në një kompani të madhe. Ai e kaloi intervistën e parë, drejtori e bëri intervistën e fundit, dhe mori vendimin final. Drejtori zbuloi nga CV-ja se rezultatet dhe arritjet e ketij djaloshi ishin të shkëlqyera në të gjitha drejtimet, që nga shkolla e mesme deri tek kërkimet postdiplomike, nuk kishte vit e që ai të mos kishte treguar sukses. Drejtori e pyeti, “A e keni fituar ndonjë bursë në shkollë?” djaloshi u përgjigj “asnjë”. Drejtori pyeti, “ A i pagoi babai juaj shpenzimet e studimeve?” Djaloshi u përgjigj, “Babai im kishte ndëruar jetë kur unë isha një vjeç, nëna ime ishte ajo e cila i pagoi shpenzimet e mia të studimeve. Drejtori pyeti, “Ku kishte punuar nëna juaj?” Djaloshi u përgjigj, “Nëna ime lante robat për pagesë. Drejtori i kërkoi djaloshit që t’i tregojë duart e tij. Djaloshi Ii tregoi duart e tij të cilat ishin të buta dhe të përsosura. Drejtori pyeti, “A e ke ndihmuar nënën ndonjëherë me parë në larjen e robave?” Djaloshi u përgjigj, “Kurrë, nëna ime gjithnjë kërkoi nga unë që të studijoja dhe të lexoja më shumë libra. Tutje, nëna ime mund ti lajë robat më shpejt se unë. Drejtori tha, “E kam një kërkesë. Kur të kthehesh sot, shko dhe pastroi duart e nënës tënde, dhe pastaj eja e takohu me mua nesër në mëngjes.” Djaloshi mendoi se shansi i tij për të fituar punën ishte i lartë. Kur u kthye në shtëpi, ai me kënaqësi kërkoi nga nëna e tij që ta lejojë ti pastrojë duart e saj. Nëna e tij u ndje e quditur, e lumtur por me ndjenja të përziera, ajo i tregoi duart e saj të birit. Djaloshi i pastroi duart e nënës së tij ngadalë. Duke i pastruar ato, filluan ti ridhnin lotët. Ishte hera e parë kur ai vërejti se duart e nënës së tij ishin aq të rrudhosura, dhe kishte shumë plagë në to. Disa plagë ishin aq të dhimbshme sa që nëna e tij drithte kur ato u pastruan me ujë të pastër. Ishte kjo hera e parë që djaloshi kuptoi se ishin mu këto duar të cilat lanin çdo ditë për t’ia mundësuar atij pagimin e shpenzimeve për shkollim. Rrudhat në duart e nënës ishin çmimi të cilin ajo u desh të paguaj për diplomimin e tij, përsosmërinë akademike dhe të ardhmen e tij. Pasi kishte përfunduar pastrimin e duarve të nënës, djaloshi në heshtje pastroi të gjitha roba tjera të mbetura për nënën e tij. Atë natë, nëna dhe djali biseduan për një kohë shumë të gjatë. Mëngjesin tjetër, djaloshi shkoi në zyrën e drejtorit. Drejtori vërejti lotët në sytë e djaloshit, dhe e pyeti: “A mund të më thuash se çfarë ke bërë dhe mësuar dje në shtëpinë tënde?” Djaloshi u përgjigj, “I pastrova duart e nënës sime, dhe gjithashtu i mbarova së lari roba tjera të mbetura pa larë.” Drejtori pyeti, “Të lutem më trego për ndjenja tuaja.” Djaloshi tha, Numër 1, tani e di se çka është vlerësimi. Pa nënën time, nuk do të isha treguar i suksesshëm ashtu si jam sot. Numër2, duke punuar së bashku dhe duke ndihmuar nënën time, vetëm tani unë kuptova se sa vështirë dhe mund është ta bësh që një punë të kryhet. Numër3, kam mësuar të vlerësoj rëndësinë dhe vlerën e marëdhënieve familjare. Drejtori tha, “Kjo është ajo çfarë unë dëshiroj që menagjeri im të jetë. Dua të rekrutoj përsonin i cili mund të vlerësojë ndihmën e të tjerëve, personi i cili di vuajtjet e të tjerëve gjatë kryerjes së punëve, dhe personin i cili nuk do ti vëjë paratë si synim parësor në jetën e tij. Ju jeni të punësuar. Më vonë, ky djalosh punoi shumë, dhe fitoi respekt nga vartësit e tij. Secili punëtor punoi me zell dhe si ekip. Performanca e kompanisë ishte përmirësuar jashtëzakonisht. Fëmiu, i cili është mbrojtur dhe vazhdimisht iu janë plotësuar gjërat cfarëdo që ai dëshironte, do të zhvillohej me “Mentalitet të së drejtës” dhe çdoherë do të vendoste së pari për veten e tij. Ai do të ishte injorant ndaj përpjekjeve që prindërit e tij bëjnë për të. Kur ai të fillojë të punojë, ai do të pretendojë se çdonjëri duhet ta dëgjojë atë, dhe kur ai bëhet menaxher, ai kurr nuk do të dijë për vuajtjet e punëtorëve të tij dhe çdoherë do të fajësojë të tjerët. Për këtë llojë të njerëzve, të cilët ndoshta mund të jenë të aftë akademisht, mund të jenë të suksesshëm për kohë të shkurtë, por përfundimisht nuk do të ndjejnë kuptimin e arritjeve. Ai do të shfryhej dhe plotë urrejtje dhe do të fjalosej më shumë. Nëse ne jemi ky lloj i prindërve mbrojtës, a jemi vërtetë duke e treguar dashurinë tonë apo në vend të saj jemi duke e shkatëruar jetën e fëmijëve tanë? Mund të lejoni që femiu juaj të jetojë në një shtëpi të madhe, të mësojë për piano, të shikojë në ekran të madh të TV-së. Por kur ta preni barrin, ju lutem lejoni që edhe femiu juaj ta përjetojë atë. Pas ushqimit, lejoni që ti lajnë pjatat e tyre dhe të luajnë me birila bashkë me vëllezër dhe motrat e tyre. Nuk është pse nuk keni para për të punësuar një kujdestare, por sepse ju dëshironi ti doni ata në mënyrë të duhur. Dëshironi që ata të kuptojnë, pavarësisht se sa të pasur janë prindërit e tyre, një ditë flokët e tyre do të zbardhen, njejtë sikurse nëna e atij djaloshi. Gjëja më e rëndësishme është që fëmiu juaj të mësojë të vlerësojë përpjektjet dhe të përjetojë vështirësitë dhe të mësojë për mundëesinë e të punuar me të tjerët.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:42 pm | |
| MBAROI !
Që nga fëmijëria ju frikësoja hapësirave të ngushta. Sikur të ma mbyllnin gojën, nuk mundja të merrja frymë.Këtë ma vërtetoi edhe mjeku, kjo gjendje ishte një sëmundje që duhej të trajtohej, nuk dija si t’i ndihmoja vetës. E tash...
Tash duhet të mbyllem në hapësirë edhe më të ngushtë?
Më mbështollën me një çarçaf të xhenazes dhe me kujdes më vunë në një tabut. Zërin e atyre që ishin afër meje e dëgjoja tamam. Edhe pse i kisha sytë e mbyllur, i shihja të gjithë.
Ata ankoheshin: “Kaq i ri ka vdekur?”
Po, kaq i ri kam vdekur!
Kam pasur shumë punë për të bërë!
Këstet mujore për televizionin dhe për automobilin nuk i kam paguar ende.
Djali ime nuk e ka përfunduar ende shkollimin.
Kam dashur ta themelojë një ndërmarrje, e të gjithë ata që i kam dashur, t’i vendosi atje.
Edhe vajguri nuk kam porositur, e dimri po afrohet.
Kur rashë në këto mendime, dëgjova një zë të ashpër në sfond, që më frikësoi pa masë. Më thoshte: “Mbaroi!”
Ah sikur mos të kishte mbaruar...
Si ka mundur të më ndodhë kjo, si ka mundur të vijë deri te ky aksident. Unë isha një vozitës i mirë.
Përderisa merresha ende me këtë aksident, vëra re se të afërmit dhe familja ime tuboheshin rreth tabutit tim, për të më parë për të fundmen herë. I pashë vetëm katër duar, që e mbyllën tabutin. U mundova të bërtas. “Mos! Mos!... Nuk munda ta qes as edhe një zë përjashta. U bë terr! Vetëm dy rreze të dritës i vërejta krahas. Më duket ishin vetëm vrima, kapaku i tabutit më duket nuk u përshtatke siç duhet. “O Allah!... Çka do të bëhet tash me mua? Çka do të ndodh?”
Nuk isha më në gjendje të mendoja. Më vonë më ngritën lartë. E ndjeva ashtu, sikur të isha në kraharorët e shokëve të mi. Dukej se binte shi. Isha në udhëtim për në xhami, për faljen (namazin) e xhenazes…. Kurrë më parë se kisha vizituar xhaminë...
Po kam dashur të ndryshohem, po, këtë kam dashur ta bëj me gjithë mendje. Të gjitha zakonet e shëmtuara kam dashur t’i largoja. Kam dashur të fillojë t’i fali të gjitha kohët e namazit, të bëhem një musliman i devotshëm. Si ndodhi ky aksident?
Prapë mu paraqit ky Zëri i ashpër: “Mbaroi!”
Pastaj përfundoi edhe falja e xhenazes. Kur i pyeste hoxha si më njihnin mua, disa nuk përgjigjeshin fare. Po, i kisha lënduar disa nga ata…
Mos të kishte ndodhur ky aksident, atëherë do ju kisha kërkuar falje. Do i kisha rregulluar sigurisht këto gabime.
Sërish më ngritën lart, dhe e lëshuam oborrin e xhamisë. Përmes tabutit që ishte në anën e shtrembër, vërejta që ishim duke ecur drejt varrezave. Shiu u bë edhe me i egër. Pikat e tij dëgjoheshin edhe me fort. Bisedat e jashtme më me vështirësi dëgjoheshin. Dy biznesmenë bisedonin për momentin e vështirë të pazarit që e kishin, dy kushërinj ishin duke zgjedhur një film për fundjavë. Një njeri që e mbante tabutin në kraharorin e majtë i pëshpëriste njeriut matanë: Po, ku e qëlloi të vdiste bash në këtë ditë, jam bërë qullë deri në këmishën e brendshme.
Si është e mundur?... Dëgjoj mirë? A nuk janë këta të afërmit, shokët e mi, për të cilët e kam sakrifikuar kohën, gjumin dhe kurrë s’ua kam refuzuar ndihmën time.
Më denigruan, ndoshta kemi arritur tash tek varri. Kapaku i tabutit u hap. Unë pashë varrin tim, dhe me duket që po gëzohet të më përpijë. Tash më ra ndërmend : Mbaroi!
Jo! Jo! Me çehren e tyre të mërzitshme më indinjuan shokët e mi në thellësi. Më duket ishin në ngutje, shpejt ma mbuluan trupin tim me dërrasa të holla. O Allah, a nuk ka as ikje?
Një mundësi të dytë, për tu bërë një rob siç e urdhëron Ti ? Sërish mu paraqit ky Zëri i ashpër: “Mbaroi!” Mbi dërrasa hidhnin dhe, çdo hedhje që binte në trupin tim kërciste. Tërë forcën që e kisha, mblodha që të drejtohem…
Befas, isha shtrirë në shtratin tim, fqinji, i cili ishte mjek, pëshpëriste ngadalë: ,,Mbaroi!” “Mbaroi!” Isha lagur me djersë, krejt kjo ishte vetëm një makth. Familja ime më shikonte me një shikim të zhvendosur. O Allah, të falënderoj! Të falënderoj me çdo qelizë timen!. Çka kishte ndodhë nëse nuk do ma kishe dhënë edhe një mundësi...!
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: “Atyre që nuk besuan, u është bërë e hijshme jeta e kësaj bote dhe bëjnë tallje me ata që besuan. Po ata që u rujtën (besimtarët) do të jenë më të lartë mbi ata (pabesimtarët) në ditën e kijametin. All-llahu i jep (shpërblim) pa masë atij që e do”. (el-Bekare: 112) |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:42 pm | |
| 101 Tregime - për të arritor kulminacianin e mirësisë dhe përsasmërinë e deuatshmërisë
Autor:
Muhamed Eminë Xhundi
Titulli:
101 TREGIME PËR TË ARRITUR KULMINACIONIN E MIRËSISË DHE PËRSOSMËRINË E DEVOTSHMËRISË
Përktheu:
Dr. Musli VËRBANI
Korrektura:
Daut Shehu
Radhitja kompjuterike, kopertina dhe dizajni grafik:
Mumin Shehu
Shkup, 2008
Të drejtën e ribotimit e rezervon autori
Muhamed Emin Xhundi
101 TREGIME
PËR TË ARRITUR KULMINACIONIN E
MIRËSISË DHE PËRSOSMËRINË E
DEVOTSHMËRISË
Bismilahir-Rahmanir-Rahim!
Falënderojmë Allahun, i Cili i ka bërë tregimet shembull për shembullorët, kuptim për kuptuesit dhe ushqim për ushqyesit. Përshëndetjet dhe selamet qofshin për treguesin më të vërtetë të tregimeve dhe zotërinë e të parëve e të fundit për familjen e tij, shokët e tij të mirë e të pastër dhe për ata, të cilët i pasojnë ata deri në Ditën e Kiametit. (amin).
Dhe ...
Shpirtrat ushqehen siç ushqehen trupat, ashtu mbushen siç mbushen trupat, forcohen ashtu siç forcohet hekuri. Për këtë arsye patjetër duhet mësuar kuriozitete dhe ngjarje interesante me urtësi, por, kuptohet, ato tregime të jenë tregime të vërteta.
Ibn Mes’udi r.a. ka thënë: “Zemrat mbushen siç mbushen trupat, kërkoni ushqim në urtësi.”
Tregon Zehra: “Një njeri ulej me shokët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., mësonte me ta dhe pasi lodhej thoshte: “Veshi është lodhur, ejani pra na tregoni ndonjë ngjarje ose recitoni ndonjë poezi.”
Kam dëshiruar që të shëroj një pjesë prej pjesëve të dobëta duke ofruar bar (ilaç) të mirë. Po ashtu kam dëshiruar që të sjell disa tregime të dëshirueshme. Për këtë arsye kam tubuar njëqind tregime, prej tyre disa, të cilat i ka treguar Pejgamberi s.a.v.s., disa tregime, të cilat i kanë treguar të mirët, por edhe të këqijtë, mbretërit dhe kam tubuar edhe tregime të lashta.
Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë 7
Nga këto tregime përfiton shumë besimtari, i cili dëshiron të jetë shëmbëlltyrë, i udhëzuar dhe njëherit të jenë këshillë për të devotshmit. Kam harxhuar kohë dhe kam shpenzuar mund që t’i tuboj, t’i rendis e t’i përgatis, duke sqaruar fjalët e panjohura dhe i kam zgjedhur ato tregime që janë të vërteta dhe të besueshme, të cilat dijetarët i kanë pranuar apo përgënjeshtruar.
Kam treguar burimin dhe bazën e tregimit, ashtu që lexuesi i nderuar të jetë i sigurt. Nëse në këto tregime ka të mira dhe dobi kjo është begati e Allahut dhe pajtueshmëri e Tij, ndërsa nëse nuk është ashtu, atëherë këto janë prej vetes sime dhe shejtanit. E Allahu dhe i Dërguar i Tij janë të pastër nga kjo.
Librin e kam shkruar pa renditje të posaçme që hulumtuesi të angazhohet, mendja të jetë më kurioze, shpirti të tërhiqet më shumë në to dhe kam titulluar “Njëqind e një tregime për shoqërinë e të mirëve dhe shkëlqimin e të devotshmëve”.
Lus Allahun që ta bëjë vepër të pastër për Allahun, të dobishme për krijesat e Tij. Vërtet Ai i dëgjon lutjet. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:42 pm | |
| TREGIMI I TË ZGJEBOSURIT, TË VERBËTIT DHE QELIT
Atë, i cili duron në vështirësi dhe në probleme, të cilat i paraqiten, Zoti e shpërblen me të mira. Kush e falënderon për të mirat që ia jep Zoti, ia shumëfishon ato të mira.
Kur dëshiron Allahu që të dënojë ndokënd, i cili punon punë të këqija, dërgon melaqe për t’i dënuar. Ose nëse një popull vepron me padrejtësi, Zoti dërgon melaqet për ta shkatërruar atë popull. Kështu ka ndodhur me popullin e Lutit a.s. Ai i këshillonte, i udhëzonte në punë të mira, mirëpo populli i tij nuk e dëgjoi. Për këtë arsye Zoti i Madhëruar dërgoi melaqet, të cilat shkatërruan këtë popull. Po me të njëjtën mënyrë, nëse dikush punon punë të mira, Zoti dërgon melaqe për t’i dhënë atij të mira të shumta.
Të shohim çfarë ka ndodhur me tre persona të një vendi, ku njëri e kishte zgjebën, i dyti ishte pa flokë (qel) dhe i treti i verbër. Që të tre kishin të meta, që të tre ishin të vetmuar, nuk u ndihmonte askush, por vetëm largoheshin prej tyre për shkak të sëmundjeve neveritëse të tyre dhe për shkak të papastërtisë së tyre.
Allahu dërgoi një melaqe te ata për t’i sprovuar, duke u dhënë atyre pasuri dhe duke ua larguar sëmundjet.
Melaqja shkoi te njeriu i parë me sëmundjen e zgjebes:
- Çka dëshiron, i tha?“Nuk dua asgjë, pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhetë kem pasuri sa për ekzistencë.”
Melaqja e preki dhe ai u shërua nga zgjebja, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet. Pastaj melaqja shkoi te njeriu i dytë dhe i tha:
- Çka dëshiron?
Njeriu pa flokë, qeli, i tha: “Nuk dua asgjë tjetër, pos të më shërojë Zoti nga kjo sëmundje dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.”
Melaqja e preki dhe ai u shërua nga sëmundja, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet. Në fund melaqja shkoi te njeriu i tretë dhe i tha: - Çka dëshiron?
I verbëri tha: “Nuk dua asgjë tjetër, pos të më kthejë shikimin Zoti dhe të kem pasuri sa për ekzistencë.” Melaqja e preki dhe atij i erdhi shikimi, pastaj i tha se Allahu ia ka dhënë këto dy dele dhe prej tyre do të pasurohet.
Kaluan shumë vite e ata u forcuan dhe u pasuruan, pasi që Allahu i Madhëruar i kishte frymëzuar delet të shumohen. Pas atyre viteve të shumta, Allahu e dërgoi melaqen dhe e urdhëroi që të shndërrohet në formën e një njeriu të varfër, me rroba të vjetra që t’i sprovojë ata se a janë bamirës, a e falënderojnë Zotin dhe a u ndihmojnë nevojtarëve.
Në atë formë, si i varfër, melaqja kërkoi ndihmë prej njeriut të parë, i cili kishte pasur zgjebën, e i tha: “Jam udhëtarë, kam nevojë për ndihmë, më jep diç prej asaj që të ka dhënë Allahu!!”
Ai e refuzoi dhe filloi t’i bërtas, duke e qortuar. Në atë moment, befasisht, prej formës së njeriut të varfër u shndërruar në formën e melaqes së vërtetë dhe i tha: “Pasi ti nuk i njeh të mirat e Allahut dhe njerëzit nuk kanë dobi prej teje, kthehu zgjebkan siç ishe më parë.” Dhe menjëherë iu kthye sëmundja e mëparshme.
Melaqja vazhdoi dhe shkoi te njeriu i dytë, si i varfër dhe kërkoi ndihmë prej tij. Ai u tregua më koprrac. Filloi t’i bërtas, ta ofendojë dhe ta largojë me forcë. Melaqja me shpejtësi u shndërrua në formën e vërtetë dhe i tha: “Kthehu në sëmundjen e më parme, pa flokë (qel)” dhe me urdhrin e Allahut u sëmur. Ai filloi të qajë dhe u pendua, por pendimi i tij nuk pati efekt.
Vazhdoi melaqja për ta provuar njeriun e tretë. Kur shkoi te ai, kërkoi ndihmë dhe u paraqit si i varfër, i gjorë dhe me rroba të vjetra, dhe i tha: “A keni diçka të më ushqeni se jam i uritur?”
Ai me zemërgjerësi i tha: “O vëlla, ti je i varfër dhe nevojtar. Por tërë kjo pasuri është begati prej Allahut, merr sa të duash dhe sa të kesh nevojë, vetëm se për këtë falënderoje Allahun, e jo mua”. Melaqja prej të varfërit u shndërrua në formën e vërtetë e tha:
“Ti je bamirës, falënderues dhe i dobishëm për shoqërinë, për këtë arsye Allahu do ta shtojë pasurinë dhe do të të japë shëndet të fortë përgjithmonë.” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:43 pm | |
| TREGIMI I ROBIT XHUREJXH
Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Xhurejxhi ka qenë rob i devotshëm. Ai është vetmuar në një faltore vetëm për adhurim. Deri sa ishte duke u falur, i shkon nëna dhe e thërret: “O xhurejxh!” E ai në namaz thotë: “O Zoti im, nëna ime dhe namazi im, në të njëjtën kohë.” Kështu ai vendos ta falë namazin, e nëna kthehet (pa përgjigje). Të nesërmen, prapë, deri sa ai ishte duke u falur, i vjen nëna dhe e thërret: O Xhurejxh! E ai i thotë: “O Zoti im, nëna ime dhe namazi im, në të njëjtën kohë (cilës t’i përgjigjem dhe çka është më së miri?)” dhe vazhdon namazin, e nëna prapë kthehet pa përgjigje. Po ashtu prapë të nesërmen, deri sa ishte duke u falur, i shkon nëna dhe e thërret: “O Xhurejxh!” E ai prapë thotë: “O Zoti im! Nëna ime dhe namazi im, dhe e vazhdon namazin. Nëna tha: “Mos vdeksh, derisa të shohësh fytyrat e lavireve!” Bëni israilët e përmendin shumë me nam Xhurejxhin dhe ibadetin e tij. Në mesin e tyre ka qenë një grua lavire, e cila shquhej me bukurinë e saj. Ajo u thotë atyre: “Nëse doni, unë do ta lajkatoj dhe ta mashtroj.” Pastaj ajo shkon dhe i paraqitet atij,
Për ta arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë 11
por ai as që ia vuri veshin. Atëherë atypari kalon një bari me një tufë delesh, i cili vendstrehohet në faltoren e tij, e ajo bën marrëdhënie intime me bariun dhe mbetet shtatzënë. Kur e lind fëmijën ajo tha: “Këtë fëmijë e kam me Xhurejxhin”. Pastaj shkojnë njerëzit, e largojnë prej faltores së tij, ia prishin faltoren dhe e rrahin. Ai pyet: “Çka është puna me ju?” Ata i thonë: “Ti ke bërë prostitucion me këtë lavire dhe ajo ka lind fëmijë prej kontaktimit tënd.” Ai pyet: “Ku është foshnja?” Kur ja sjellin foshnjën përpara tha: “Më lejoni vetëm deri sa të falem” dhe falet. Pasi e përfundon namazin shkon te fëmija, e prek në stomak dhe i thotë: “Oj foshnje e porsalindur, cili është babai i yt?” Foshnja përgjigjet: “Filani, i cili është bari”. (Kur e dëgjuan njerëzit) shkuan dhe filluan ta puthin dhe ta përqafojnë Xhurejxhin dhe i thanë: “Do ta ndërtojmë faltoren tënde prej arit.” Ndërsa ai u tha: “Jo, ndërtojeni me aso materiali siç ka qenë më parë, prej balte.” Dhe ashtu edhe ia ndërtuan.” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:43 pm | |
| EMANETU FERIDETUN
Muhamed s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri e bleu nga një njeri tjetër një pronë të tokës, dhe në atë pronë, më vonë, gjen një qese me ari. Shkon e i thotë pronarit të mëhershëm: “Merre arin, se unë nga ti kam blerë tokën, e jo arin.” Pronari i tokës i thotë: “Unë ta kam shitur token tërë atë që është në të”. Shkuan te një njeri, gjykatës, për të gjykuar mes tyre. Gjykatësi i tyre u thotë: “A keni fëmijë?” Njëri thotë: “Kam një djalë”, e tjetri thotë: “Kam një vajzë.” Pastaj ai u thotë: “Martoni fëmijët tuaj mes veti, pra djalin me vajzën, kështu që arin e trashëguan ata të dy.” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:43 pm | |
| SADAKAJA E PRANUAR
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri tha: “Do të jap sadaka.” Doli dhe e dha sadakanë në dorë të një hajni. Të nesërmen të tjerët thoshin: “Dje ky njeri i ka dhënë sadaka hajnit.” Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi! Unë prapë do të jap sadaka.” Del nga shtëpia dhe i jep sadaka një prostitute. Të nesërmen njerëzit thoshin se ky njeri i ka dhënë sadaka prostitutës!” Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi! Unë prapë do të jap sadaka.” Kështu që del nga shtëpia dhe i jep sadaka një të pasuri. Të nesërmen njerëzit thoshin se ai i ka dhënë sadaka një të pasuri. Ai tha në vetvete: “O Zoti im! Vetëm Ty të takon falënderimi, për atë që i kam dhënë sadaka: hajnit, prostitutës dhe të pasurit!” Atij pastaj i paraqitet (në ëndërr) një zë duke i thënë: “Sadakaja e jote e dhënë hajnit ndikoi që ai të largohet nga vjedhja; sadakaja e jote e dhënë prostitutës ndikoi që ajo të largohet nga prostitucioni; sadakaja e jote e dhënë të pasurit ndikoi që ai të ketë në konsideratë, dhe të shpenzojë (t’u japë të tjerëve) prej asaj çka i ka dhënë Allahu.” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:44 pm | |
| KUSH ËSHTË I VARFËR E KUSH I PASUR
Tregohet se një ditë, një njeri me bashkëshorten e tij ulen duke ngrënë një pulë të pjekur. Një lypës shkon te dera e tyre dhe kërkon lëmoshë. Ai njeri del te dera dhe me tërbim dhe britmë e dëbon. Kalojnë ditë të shumta dhe ky njeri varfërohet, dhe nga varfëria detyrohet që ta lëshojë gruan e tij. Pastaj kjo grua martohet me një njeri tjetër. Kjo grua ulet me bashkëshortin e saj dhe hante pulë të pjekur. Në atë moment një lypës troket në derë. Burri i thotë bashkëshortes: “Merre këtë pulë dhe jepja lypësit.” Kure e hap derën e sheh se lypësi ishte burri i saj i parë. Ia jep pulën dhe kthehet brenda në shtëpi duke qarë. Burri e pyet se përse po qante, e ajo i tregon se lypësi ishte burri i saj i parë. Pastaj ia tregon rastin se si e njëjta gjë i kishte ndodhur me burrin e saj të parë dhe derisa kishte qenë duke ngrënë pulë, kishte ardhur një lypës, por ai e kishte dëbuar me britmë. Burri i thotë asaj: “Po pse po habitesh? Për Zotin unë jam ai lypësi i parë (i cili më ka dëbuar)!” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:44 pm | |
| GJYKIMI I DREJTË
I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Dy gra (kunata) me fëmijët e tyre dalin në një ambient. Aty një ujk e han njërin fëmijë. Pastaj këta dy gra ngatërrohen në mes vete për fëmijën e mbetur (secila nga ato thoshte se fëmija i mbetur është fëmija i saj). Shkojnë për t’u gjykuar te Davudi a.s. Davudi a.s. gjykon që fëmija t’i takojë kunatës së madhe. Ata prapë nuk pajtohen mes vete, kështu që shkojnë për t’u gjykuar te Sulejmani a.s. Sulejmani a.s. u thotë: “Më sillni një thikë që ta pres fëmijën për gjysmë dhe secilës prej jush t’jua jap nga një pjesë.” Kunata e vogël thotë: “Po dëshiron ta presësh, o i Dërguar i Allahut?!” Thotë: “Po.” Atëherë i thotë (kunata e vogël): “Mos e bën këtë, sepse pjesën time do t’ia jap kunatës së madhe.” Atëherë Sulejmani a.s. i thotë: “Merre se ky fëmijë është i yti”, kështu gjykoi në dobi të saj.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:44 pm | |
| TREGIMI I DHULKIFLIT
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. tregon se: “Ka qenë Dhul Kifli, njeri prej beni israilëve, i cili bënte mëkate. I vjen një grua, së cilës ia jep gjashtëdhjetë dinarë vetëm për të fjetur njëherë me të. Kur të hipë mbi të, sikurse kur hip burri mbi gruan, fillon ajo të dridhet dhe të qajë. E pyet: “Përse po qanë, a nuk je në gjendje të mire?” Ajo thotë: “Jo, por këtë vepër nuk e kam bërë asnjëherë gjer më tani, dhe për ta bërë këtë më ka detyruar nevoja e jetës”. Ai i thotë: “Këtë po e bënë, ndërsa deri më tani asnjëherë nuk e keni bërë!? Merri të hollat dhe shko.” Dhe thotë: “Për Zotin, më kurrë nuk do të kthehem në mëkate”, dhe po në atë natë vdes. Të nesërmen, në derën e shtëpisë së tij ishte shkruar: “Nuk ka dyshim se Allahu ia ka falë Kiflit”, ndërsa njerëzit u habiten kur e panë të shkruar ashtu.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:45 pm | |
| PËRFUNDIMI I KEQ
Në Egjipt ishte një muezin, ishte njeri i mirë. Një ditë hip në minare për ta thirrur ezanin. Nga aty sheh një krishtere, e cila i pëlqeu dhe u mashtrua në të. Shkon te ajo, mirëpo ajo e refuzon. Muezini i thotë: “Apo martohesh me mua?” Ajo i thotë: “Ti je musliman, e unë krishtere, e për këtë arsye prindërit nuk më lejojnë të bëj një gjë të tillë.” Ai i thotë: “Po nëse unë bëhem i krishterë?” Ajo i thotë: “Atëherë prindi do të jetë i kënaqur dhe do të pranojë.”
Zoti na ruajt! Ai u bë i krishterë, atëherë ajo pranoi dhe të nesërmen duhej të bëhej kurorëzimi. Gjatë asaj ditë, ai hipi në një kulm, aty i rrëshqet këmba, rrezohet dhe mbytet. Kështu as ajo, as ai nuk realizuan dëshirën e tyre për fenë e tyre. Zoti na ruajt nga përfundimi i keq!
***
Tregohet se kanë qenë dy vëllezër, njëri i devotshëm e tjetri i zhytur në mëkate. Pasi që një kohë të gjatë kishte bërë ibadet, një ditë i devotshmi ia lejon vetes të pasojë epshet, e pastaj të përcaktohej përsëri në ibadet, sepse e dinte se Allahu është Falës e i Mëshirshëm. I devotshmi mendoi në vete: “Do të zbres poshtë te shtëpia e vëllait tim dhe t’i bashkëngjitem në dëfrim e aheng dhe në pasim të epshit përkohësisht. E pastaj të pendohem dhe ta adhuroj Allahun në pjesën tjetër të jetës sime.” Kështu që shkon te shtëpia e vëllait të tij me këtë qëllim. Ndërsa e kundërta, vëllai i tij mëkatar, i cili tërë jetën e kishte kaluar me mëkate, mendon se vëllait i tij do të shkojë në xhenet, e vetë në xhehenem dhe thotë: “Për Zotin, do të pendohem dhe do të shkoj në shtëpinë e vëllait, që së bashku me të, të bëj ibadet, në pjesën tjetër të jetës sime, e ndoshta Allahu do të më falë.”
Dhe me këtë qëllim shkon te vëllai, ndërsa vëllai i tij kishte shkuar me nijet mëkatimi. Dhe kur hyn në shtëpi, i rrëshqet këmba dhe bie mbi vëllanë, kështu që aksidentalisht mbyten që të dy. Në ditën e Kijamett i devotshmi ringjallet me nijet të mëkatimit, e mëkatari me nijet të pendimit.
***
Tregohet se një musliman është zënë rob. Në robëri ai u shërbente dy priftërinjve. Ai ishte hafidh i Kur’anit, e kur e lexonte Kur’anin, me zërin e tij të bukur, ua zbuste zemrat priftërinjve dhe ata qanin. Kështu një ditë prej ditëve, priftërinjtë e pranuan islamin, ndërsa ai u bë i krishterë. Ata i thanë: “Kthehu ne fenë tënde të mëparshme, se është më mirë për ty!”
Ai nuk u kthye dhe vdiq si i krishterë. Lusim Allahun për përfundimin e mirë të jetës!
***
Sufjan ETH-THERVRIU rrëfen: “E kam parë një njeri, i cili ishte i varur për mbështjellësen e Qabesë, duke thënë: “O Zoti im, me shpëto, me shpëto!” Shkova dhe e pyeta: “Çka është puna me ty që po thua kështu?” Ai me tha: “Kemi qenë katër vëllezër musliman, tre prej tyre kane vdekur dhe kanë qenë të sprovuar me sprovë të madhe, e kam mbetur vetëm unë. E unë nuk e di si do ta kem përfundimin (çastin e vdekjes)!”
***
Një mëkatar ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes. Dhe çdo here kur i thuhej: “Thuaj: “La i lahe il-lallah”, ai recitonte vargjet: “U lodha duke pritur ditën, kur ajo do të vijë për të më pyetur: “Ku është rruga për te Hamami Munxhab?”
Shkak i kësaj ka qenë se një grua e ndershme dhe e bukur ka dashur të shkonte te hamami i njohur, hamami i Munxhabit. Mirëpo, ajo nuk e ka ditur rrugën dhe duke shkuar andej e këndej lodhet. E sheh një njeri pranë derës së shtëpisë së tij dhe e pyet për hamamin. E ai i thotë: “Ky është hamami”, duke sinjalizuar me gisht kah dera e shtëpisë së tij. Dera e shtëpisë së tij i ngjasonte derës së Hamamit.
Kur hyn brenda, ai ia mbyll derën. Kur ajo e kupton se është brenda shtëpisë se tij, e jo në hamam, dhe se ai e ka tradhtuar, paraqitet e lumtur dhe e gëzuar për takimin me të, duke u shtirë se e do një gjë të tillë. Duke e lajkatuar për të shpëtuar prej kurthit të tij dhe prej frikës se mos po e torturon, i thotë: “Është mirë, para se të bëjmë dashuri, të kemi ambient të bukur, prandaj shko e bli parfum dhe ushqim, e kthehu sa më shpejtë”. Ai i thotë: “Do të shkojë dhe do të sjell çka të dëshirosh, dhe del. Atë e lë në shtëpi dhe nuk e mbyll derën, sepse ai kishte besim te plotë tek ajo për dëshirën e saj për të çuar dashuri me të. Shkoi dhe bleu çka ishte e nevojshme dhe kthehet në shtëpi, mirëpo e sheh se ajo veç më kishte shkuar. Ky njeri aq ishte pasionuar në të saqë vazhdimisht e kujtonte dhe shkonte si i çmendur nëpër rrugë duke recituar vargjet: “U lodha duke pritur ditën, kur ajo ndoshta vjen prapë, e më pyet: “Ku është rruga për te Hamami Munxhab.”
Kur ai i thoshte këto vargje, ajo gruaja në heshtje i thoshte vargjet e saj: “A mos hezitove dhe atë e përvetësove, që në shtëpi nuk e ruajte, e as derën nuk ia mbylle”.
Pasionet shtoheshin dhe kjo shtëpi veç e kishte marrë emrin “Ku është rruga e Hamamit Munxhab”.
E kjo ka qenë fjala e fundit e jetës së tij. Dhe çdo herë kur i thuhej: “Thuaj: ‘La ilahe il-lallah”, ai recitonte këto vargje!
Shikoni se si ky mëkat e ka penguar dhe e ka bllokuar të mos e deklarojë shahadetin para vdekjes, edhe pse nuk ka qenë asgjë tjetër, pos atë që e ka shti në shtëpinë e tij. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:45 pm | |
| PENDIMI I RREJSHËM
Më ka treguar Mensur bin Amari, i cili ka thënë: E kam pasur një shok me edukatë të keqe, i cili pastaj u pendua dhe e shihja duke bërë ibadet e duke u falur.
Pas një kohe nuk e kam parë, e më thanë se është i sëmurë. Shkova te shtëpia e tij dhe në derë doli vajza e tij, e cila më tha: “Kë po e kërkon?” I thashë: “Filanin ...”. Më dha leje dhe hyra.
Në mes të shtëpisë ishte i shtrirë në shtrat, fytyra iu kishte nxirë, sytë iu kishin zverdhur, e buzët iu kishin trashur. Unë, duke u frikësuar për të, i thashë:
- O vëllai im, thuaj “La ilahe il-lall-llah”. I hapi sytë dheshikoi jorganin, me të cilin ishte mbuluar. I thashë për së dyti:
- O vëlla, thuaje shpesh fjalën “La ilahe il-lall-llah”.Pastaj i thashë për të tretën herë. I hapi sytë dhe më tha: - Ovëlla Mensur, kjo fjalë është larguar prej meje. I thashë “Lahavle ve la kuvete il-la bil-lahil alijil adhimë”.
Pastaj i thashë: “O vëllai im! Po ku është ai namazi, agjërimi dhe namazi yt i natës?!” E ai më tha: “Të gjitha ato nuk kanë qenë për Allahun, pendimi im ka qenë i rrejshëm. Ato i kam vepruar vetëm para njerëzve, që ata të thonë se unë po agjëroj dhe po falem; ndërsa kur kam qenë larg tyre e i vetmuar, kur e kam mbyllur derën dhe kam qenë pas perdeve, kam pirë alkool dhe kam bërë mëkate para Allahut. Kam vazhduar ashtu deri sa më ka kapluar sëmundja, e cila gati më shkatërroi. E i kam thënë kësaj bijës sime: - Më jep mus-hafin. E kam marrë mus-hafin dhe jam lutur:
“O Zoti im, për nder të Kur’anit fisnik, nëse më shëron unë nuk do të vazhdoj me mëkate asnjëherë!”. E Zoti ma tejkaloi sëmundjen. E kur u shërova përsëri kam vazhduar me avazin e vjetër, në lojëra e dëfrime, e shejtani më bëri të harroj premtimin mes meje dhe Zotit tim. Kështu kam vazhduar një kohë. E pastaj prapë jam sëmurë rëndë me sëmundje të vdekjes. Pastaj i kam thënë familjes sime të më vendosin në mes të oborrit të shtëpisë, pastaj kam kërkuar mus-hafin, e kam lexuar, e kam ngritur lart dhe jam lutur:
“O Zot, për nder të shenjtërisë së këtij mus-hafi fisnik, për nder të fjalës Tënde, më tejkalo këtë vështirësi dhe më shëro!”.
Zoti ma pranoi dhe më shëroi, mirëpo pastaj prapë vazhdova siç kam qenë më parë me lojë, zbavitje, dëfrim e mëkate, deri sa prapë më kaploi kjo sëmundje.
I kam thënë familjes të më vendosin në mes të oborrit të shtëpisë, siç po më sheh, pastaj kërkova mus-hafin për ta lexuar, mirëpo nuk munda t’i shoh shkronjat fare, atëherë kuptova se Allahu i Lartmadhëruar është i hidhëruar në mua dhe e kam ngritur kokën lart në qiell dhe jam lutur: “O Zoti im, për nder të këtij mus-hafi më tejkalo këtë sëmundje dhe më shëro, o Sundues i qiellit dhe i tokës!”. Pastaj kam dëgjuar sikur dikush më pëshpëriti në vesh:
“Pendohesh për mëkate atëherë kur sëmuresh. E kthehesh prapë në mëkate kur të shërohesh. Prej sa e sa fatkeqësive ke shpëtuar.
A nuk kishe frikë se të vjen fundi i shpresave e ti duke qenë në mëkatet e tua të vazhdueshme?!”.
Thotë Mensur bin Amari: Për Zotin, porsa dola nga shtëpia e tij duke i kujtuar vargjet që m’i tha, dhe kam arritur te dera, kur thanë: “Ai vdiq!” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:45 pm | |
| KARAKTERI I JEHUDËVE
Tregon Vehbi bin Munbeli:
Isa a.s. del të shëtisë nëpër tokë, atë e shoqëron një jehudi. Ai i kishte dy bukë me vete, ndërsa Isa a.s. vetëm një. Isa a.s. i thotë jehudisë: “T’i bashkojmë ushqimet tona?” Po, - tha jehudija. Mirëpo, më vonë, kur e kuptoi se Isa a.s. e kishte vetëm një bukë, u pendua.
Isa a.s. u ngrit dhe filloi të falej.
Jehudia, i cili ishte bashkudhëtar, e ha njërën bukë.
Pasi që e përfundon Isa a.s. të falurit, fillojnë ta shtrojnë ushqimin në tryezë. Isa a.s. i thotë: “Ku është buka tjetër?”
- Jo, ka qenë (e kam pasur) vetëm një bukë. Isa a.s. e ha njërën bukë, shoku i tij bukën tjetër dhe e vazhdojnë rrugën.
Gjatë rrugës ndalen nën hijen e një lisi. Isa a.s. i thotë: “Ta kalojmë natën dhe të flemë sonte nën këtë lis”. Jehudia pranoi. Dhe ranë në gjumë. Në mëngjes jehudia, kur u zgjua, ishte verbëruar. Isa a.s. i tha: “Çka mendon sikur të ta kthejë shikimin, a do të më falënderoje?” Po, - i tha jehudia. Atëherë Isa a.s. ia lëmoi sytë e tij dhe i erdhi shikimi. Atëherë Isa a.s. i tha: “Pashë Atë që ta ktheu shikimin! A e ke pasur edhe një bukë? Jahudia i përgjigjet: - Betohem në Zotin se e kam pasur vetëm një bukë. Isa a.s. hesht. Duke udhëtuar e sheh një Dhabij (kaproll) duke kullotur. Isa a.s. e thërret, e ai vjen. E prenë, e përgatisin dhe e hanë. Pastaj Isa a.s. i thotë kaprollit: “Me emrin e Allahut ngjallu!”. Dhe kaprolli ngjallet. Atëherë ai thotë: “Subëhanallah!”. Isa a.s. i thotë: “Pashë këtë argument që po e sheh! Kush e hëngri bukën e tretë. Ai u përgjigj se nuk ka qenë, pos një bukë! Vazhdojnë rrugën dhe gjatë rrugës nevojitej të kalohet një lumë i madh, i cili nuk e kishte urën. Isa a.s. e merr për dore jehudinë dhe e kalon lumin pa u lagur. Atëherë ai thotë: “Subhanallah!” Isa a.s. i thotë: “Pash këtë argument që po e sheh, kush e hëngri bukën e tretë?” Ai thotë: “Për Zotin nuk ka qenë, pos një bukë”. Vazhdojnë rrugën, derisa arrijnë në një fshat të madh, ku në periferi të atij fshati i gjejnë tre topa të mëdhenj të mbushur me ar. Isa a.s. tha: “Një top ari më takon mua, një ty dhe një i takon atij, i cili e ka ngrënë bukën e tretë. Atëherë jehudia thotë: “Po unë e kam ngrënë bukën e tretë derisa ti flije”. Isa a.s. i thotë: “Po t’i jap që të tre topat e arit”, dhe largohet e ndahet prej tij. Pasi që topat e arit ishin të rëndë, ai nuk mundi t’i barte. Aty pranë kalojnë tre njerëz dhe e mbytin atë, dhe ia marrin topat e arit. Dy prej tyre i thonë të tretit: “Shko në qytet dhe na sill ushqim”. Ai u nis për në qytet. Ata dy që mbetën merren vesh, që kur ai të kthehet, ta mbysin dhe t’ia marrin arin. Ai, i cili kishte shkuar të merrte ushqim në qytet thotë në vetvete: “Ushqimin do ta helmoj dhe do t’i mbys që të dy, kështu do t’i marr që të tre topat e arit”. Dhe ashtu veproi, siç e kishte mësuar shejtani.
Kur u kthye me ushqim të helmuar, ata e hanë pasi që e mbysin, ndërsa, pastaj, edhe vetë vdesin pranë topave të arit. Isa a.s. shkon aty dhe kur i sheh që të katërt të mbytur pranë arit. Sinjalizoi me gisht dhe iu tha havarijunëve, të cilët ishin me të: “Kështu lakmia e kësaj bote ju bën juve, andaj kini kujdes dhe ruajuni!”. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:46 pm | |
| DITA E PENDIMTARËVE
Xhamia, edhe pse ishte e madhe, u ngushtua për së tepërmi prej muslimanëve, të cilët i kishin drejtuar sytë te dijetari i tyre me famë - Malik bin Dinari. Ai u ul në vendin e tij, për një moment heshti, e pastaj e ngriti kokën, kur pa turmën e madhe të njerëzve, sa që më herët as që kishte parë një turmë të tillë, duke dëgjuar fikihun e Irakut dhe ligjëruesin e xhamisë së Kufes. Sytë iu kishin përlotur. Lotët i kishin arritur deri në mjekër, kur e pa atë turmë, e cila kishte ardhur sot për ta dëgjuar, pasi që një ditë më pare iu kishte lajmëruar për një çështje, të cilën kurrë nuk e kishin dëgjuar më parë, dhe ishte mirë që ta dëgjonin. Imam Maliku fillon ligjëratën, ndërsa zëri i tij depërtonte thellë në zemrat e dëgjuesve dhe të dashurve të tij, sa që mendonin se zëri është duke iu ardhur nga një largësi e madhe. Ai e falënderoi Allahun, dërgoi salavate për Pejgamberin s.a.v.s., pastaj i ftoi dëgjuesit dhe xhematin për mirësi dhe falje gabimesh, sepse ata kanë mendim të mirë, dhe tha: “Dje ju kam thënë se sot do t’ju tregoj, me lejen e Allahut, për robin e varfër te Allahu i Lartmadhëruar, të cilin e dëgjoni, pra për veten time -Malikun. Unë di për veten time atë që ju nuk e dini, ndërsa ju keni mendim të mirë ndaj meje. Zoti jua shpërbleftë me të mira.
Unë si i ri kam qen polic kriminel, detyra ime ka qenë mbajtës i rendit në treg, dhe askush nuk ka mundur t’i ikë padrejtësisë sime, askush nuk ka shpëtuar pa e rrahur; sa e sa njerëz i kam keqpërdor, i kam maltretuar. Zoti më faltë! Dhe sa herë që i kujtoj, zemra më këputet, shpirti më dobësohet dhe po të mos kisha besim te mëshira e Allahut, do të isha tjetër njeri.
O vëllezër të mi, nuk ka të keqe që nuk e kam pas bërë. Kam pirë alkool, i kam maltretuar njerëzit, kam hyrë në punët e brendshme të tyre, edhe në shit-blerje; i kam ndihmuar edhe të padrejtit, vetëm pse kam dashur të tregoj se unë mund të bëj çka të dua.
Një dit prej ditësh isha në treg, kur i pash dy njerëz që nuk pajtoheshin për një çështje: njëri ishte shitësi, e tjetri ishte blerësi. Shitësi e donte çmimin e caktuar, blerësi dëshironte ta blinte me çmim më të ulët. I bërtita blerësit, dëshirova t’i bija me shkop, deri sa diçka më pengoi. E çka ishte nuk e di, dhe u shmanga anash, kur pashë një njeri plak e të thinjur. Në fytyrën e tij shiheshin shenja të një njeriu të mirë, i cili ma tërhoqi vërejtjen me dorë, se para se të gjykoj, të mendoj mirë, dhe ma tregoi mënyrën e zgjedhjes së problemit. Kjo ishte hera e parë në jetën time që të hesht kur dikush tjetër flet. Ai e përfundoi bisedën me një hadithë të të Dërguarit të Allahut s.a.v.s., i cili ka thënë:
“Kur ndokush nga ju shkon në treg dhe blen gjëra për t’i gëzuar bijat e tij, Zoti e shikon me mirësi atë njeri”. Prandaj unë jam duke u kthyer nga një udhëtim dhe dëshirova që para se të shkoj në shtëpinë time të blej diçka e t’i gëzoj tri bijat e mija, e që Allahu të më shikojë me mirësi. - Tregon Maliku: Biseda e tij më impresionoi dhe ia bleva gjërat që dëshironte ai dhe ia dhashë, njëherazi e porosita që vajzat e tij të luten për mua.
Kaluan ditë e ditë dhe biseda e tij zhurmonte në veshin tim, deri sa e pashë një robëreshë të bukur, e cila shitej në treg. Ajo më hyri në zemër, u dashurova në të, për këtë arsye e bleva dhe u martova me të. Pastaj me të kalova jetë të lumtur, pasi që ajo ishte bashkëshorte ideale, fillova të jem i devotshëm. Allahu më fali një vajzë të bukur, ndërsa, disa ditë pas lindjes së vajzës, gruaja ime (nëna e saj) vdiq, dhe vajza mbeti jetime. Disa vite jetova me të e nuk u martova, dhe nuk interesohesha për asgjë tjetër, pos që të përkujdesesha për bijën time, e cila ishte gjithçka në jetën time.
Një ditë, deri sa po kthehesha nga puna, pash se bija ime ndiente dhimbje e vuajtje, dhe fillova të kërkoja shërim te mjekët. Mirëpo, ishte caktim i Zotit që ajo të vdesë në gjoksin tim. E kam marrë dhe e kam shtrënguar në gjoksin tim, me shpresë se do të mbijetoj; e laga me lotët e mi dhe u luta për të, me frikë e me pikëllim dhe çështjen time përfundimisht ia lashë Allahut. E varrosa me duart e mia. Fillova të ikën nga vetvetja ime, jeta ime, realiteti im dhe fillova prapë me alkool të dehem, e ta mbizotëroj pikëllimin tim. E ndieja veten se nuk më ka mbetur asgjë dhe se çdo kush më ka fyer, andaj fillova t’i urreja njerëzit, sillesha ashpër me ta si hakmarrje ndaj tyre, thua se ata ma kanë grabitur gruan, vajzën time dhe ma kanë marrë lumturinë e jetës sime.
Deri sa një ditë kontrolloja tregun, e pashë një grua me ushqim në dorë, e dhunova aty për aty dhe as që mërzitesha se pse qante e bërtiste, e as pse kishte fëmijë të vegjël. Atë natë shkova herët në mbrëmje dhe ishte mesi i muajit Shaban. Kam rënë në një gjumë të thellë, dhe deri sa isha në gjumë pashë një ëndërr, sikurse ndodhi Kijamet. Iu fry surit, u tubuan të gjitha krijesat dhe unë gjendesha në mesin e tyre. Pastaj dëgjova një zë trishtues, u ktheva në drejtim të atij zëri, kur pashë një gjarpër të madh e të zi, me gojë të hapur, i cili frynte flakë, me sy trishtues dhe më sulmoi me ashpërsi. Ika prej tij me të katërtat nga frika, sa që arrita te një plak i dobët dhe i thashë: “Më mbroj nga ky gjarpër, Zoti të mbrojt edhe ty! Ai qajti dhe më tha: “Vrapo, ik, ndoshta Allahu të gjen zgjidhje e të shpëton.” Vrapova me të shpejtë deri sa arrita në maje të kodrës, ishte fundi i Ditës e Kijamett dhe gati sa nuk më zuri, dhe thirri me një zë duke thënë: “Kthehu se nuk e ke vendin këtu.” U ktheva nga aty prej frikës se mos më zë gjarpri dhe përsëri shkova te ai plaku dhe kërkova mëshirë dhe mbrojtje prej tij. E ai u arsyetua se është i dobët dhe nuk mund të më ndihmojë. Pastaj më tha: “Shko te ajo kodër, sepse aty janë fëmijët e muslimanëve. Nëse ke aty ndonjë fëmijë do të të ndihmojë”. Shikova në kodër, e cila shkëlqente prej argjendit, ndërsa perdet ishin të varura në çdo anë, të cilat ishin prej arit. Çdo perde ishte prej mëndafshi, e cila t’i merrte sytë dhe vrapova në atë drejtim. Ndërsa gjarpri më vinte pas, kur u afrova në atë vend, një melaqe tha: “Ngritni perdet dhe hapni dyert”. Pastaj pashë fëmijët si yje, ndërsa gjarpri mu afrua dhe më kërkonte mua. Disa fëmijë thanë, ngrituni që të gjithë së bashku se është afruar armiku, dhe filluan të vijnë fëmijët grupe-grupe, e në mesin e tyre ishte vajza ime, e cila më kishte vdekur e vogël. E shikova atë, e ajo qajti dhe tha: “Për Zotin, babai im! Pastaj mu mbështet në krah si shigjetë dhe e zgjati dorën e saj të majtë në krahun tim të djathtë dhe u mbështet në mua, ndërsa me dorën e saj të djathtë e largoi gjarprin nga unë. Pastaj më uli, deri sa unë isha i lodhur e i rraskapitur, më përqafoi përzemërsisht, ndërsa mua lotët më shkonin për toke nga frika se mos do ta humbi edhe një herë. E zgjati dorën te mjekra ime dhe lozte me mua dhe më shikoi me dy sytë e saj të bukur dhe me ledhatim e dashuri, si dhe me mirësi e me sinqeritet më tha (ajetin kur’anor):
“A nuk ka ardhur koha për besimtarët, që t’i zbutin zemrat e tyre me përkujtim ndaj Allahut, dhe me atë që e ka zbritur me të vërtetë”.
Kur dëgjova këtë ajet fillova të qaja pandërprerë, dhe thuaja se për të parën herë e dëgjoja. E pyeta atë: Ju e dini Kuranin? Ajo mu përgjigj: “Më mirë se ju”. E pyeta: “Më trego çka ishte ai gjarpër, i cili donte të më gëlltiste?” Ajo mu përgjigj: “Ai është vepra jote e keqe, të cilën e ke zmadhuar dhe është ngritur kundër teje dhe dëshiron të të shpie në xhehenem”. Pastaj e pyeta: “Po ai plaku, kush ishte?” Mu përgjigj: “Ai është puna jote e mirë, të cilën aq shumë e ke dobësuar dhe nuk mundi të të ndihmonte. Unë i thashë: “Oj bija ime, po çka bëni në këtë kodër?” Më tha: “Këtu janë të vendosur fëmijët e muslimanëve, që të qëndrojnë deri në Ditën e Kijametit, ju presim që kur të vini, të ndërmjetësojmë për ju”.
U tmerrova nga trishtimi dhe u zgjova nga gjumi. Isha bërë ujë nga djersitja, thuaj se kishte rënë shi mbi mua. E mora një thupër, i theva gotat e alkoolit dhe u pendova sinqerisht dhe me zemër te Allahu. Dhe disa ditë mbeta në shtrat. Nuk mund të lëvizja, dhe kësaj radhe kërkova falje prej Allahut. U pendova dhe kërkova mëshirë nga ai. Dhe që nga ajo ditë vendosa sinqerisht ta trasoj rrugën e Allahut, dhe në ditët e para e adhuroja Allahun dhe pendohesha vazhdimisht. Më dukej se në çdo moment do të më dalë gjarpri dhe do të më gëlltisë. Në atë gjendje përplot frikë e trishtim jam izoluar nga njerëzit, dhe isha në një fazë kritike. Mirëpo atë vit ishte një thatësi e madhe, nuk binte shi. Edhe pse falnim namaz për shi, shiu nuk binte. Bimët u thanë, ishte uri e madhe. Një ditë mbeta i vetëm në xhami, dhe pasi të gjithë shkuan, iu luta Allahut. Kur papritmas hyri në xhami një njeri me këmbë të holla, bark të madh dhe e ngrit kokën lartë në qiell, dhe iu lut Allahut: “O Zoti im, deri kur robërve të tu nuk ua pranon lutjen, për deri sa Ti je Ai që nëse jep, nuk pakësohet asgjë te ti?!” Të përbetohem Ty, me dashurinë Tënde ndaj meje, na zbrit shi tani, dhe posa e përfundoi lutjen filloi të binte shi me të madhe. Ai njeri deshi të dalë nga xhamia, e unë shkova e i thashë: “A nuk po ke turp të thuash: ‘Për dashurin Tënde ndaj meje, po ku e di ti se Allahu të do?!”.
Ai mu përgjigj: “O ti, shiko punën tënde, po ku ke qenë ti kur Allahu më ka zgjedhur për ta adhuruar vetëm Atë, a nuk po e sheh që për dashurin e Tij për mua tani po bie ky shi. A nuk e di ti se Allahu është Falës i Madh dhe i do robërit e tij. A nuk e ke dëgjuar fjalën e Zotit të Lartmadhëruar: “Ai (Allahu) është, i Cili ju jep të mira juve dhe melaqet e tija, për t’iu nxjerrë juve nga errësira në dritë. Ai është i mëshirshëm ndaj robërve të Tij”. Ai shkoi e unë mbeta i habitur, dhe prej atij momenti unë i lutem Allahut pa e ndier frikën e atij gjarpri.
Për një çast Malik bin Dinari heshti, pastaj me forcë dhe përkushtim tha: “O ju njerëz, vërtet Allahu është i mëshirshëm, përgëzohuni me mëshirën e tij, dhe përgëzoni të tjerët se Allahu ju do juve. Ah sikur ta dini, ah sikur ta dinit nuk do të bënit mëkate. O ju njerëz, a e doni Allahun? Atëherë ta dini se prej shenjave të dashurisë së Allahut është përkujtimi ndaj tij, sepse ai, i cili e do dikë, e kujton shpesh. Dhe kush nuk bisedon me Allahun dhe nuk i lidh raportet Allah-krijesë ai nuk ka dituri, dhe jeta e tij është e pavlefshme.
Pendohuni te Allahu o ju njerëz! U ngrit Maliku në këmbë, atëherë edhe tjerët u ngritën në këmbë, duke u penduar te Allahu me pendim të sinqertë. Kështu ajo ditë u quajt Dita e Pendimit. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:46 pm | |
| XHIBRILI DHE MEKAILI
Semrete bin Xhendeb transmeton: i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur e falte namazin, kthehej në drejtim tonin dhe na thoshte: “Kush prej jush sonte ka parë ndonjë ëndërr?” Pastaj, nëse ndonjëri prej nesh kishte parë e tregonte, e Muhamedi s.a.v.s. thoshte: “Mashallah”. Një ditë na pyeti: “A ka parë ndonjëri prej jush ëndërr?”.
(Pasi që askush nuk tregoi, Pejgamberi a.s. rrëfen) Mbrëmë në ëndërr erdhën tek unë dy njerëz. Më morën për dore dhe më dërguan te vendi (toka) e shenjtë. Aty pashë një njeri ulur dhe një njëri tjetër në këmbë, i cili kishte shufër hekuri, ia fuste shufrat prej faqes e i arrinte deri në kafkë, kështu vepronte pa ndërprerë. Pasi që koka i qahej, i formohej përsëri dhe përsëri i veprohej ashtu. Pyeta: “Çka është kjo?” Më thanë: “Vazhdo”.
Pastaj vazhduam deri sa arritëm te një njeri i shtrirë me kokë për toke, dhe një njeri tjetër në këmbë, i cili ia troshiste kokën me gur. Pra, sa herë që i binte, koka i troshitej. (Guri rrokullisej) Ai shkonte për ta marrë, deri sa ai shkonte për ta marrë gurin, koka e tij riformohej, e ai kthehej dhe përsëri i binte. Pyeta: “Çka është kjo?” Më thanë: “Vazhdo”.
Vazhduam derisa kemi arritur në një vend ku ishte një gropë e thellë, e cila në krye ishte e ngushte, në thellësi e gjerë, ndërsa nën të një zjarr i ndezur. Ndërsa në atë gropë, si kazan, përvëloheshin burra dhe gra të zhveshura. Kur ata ziheshin e shkrumboheshin, prapë riktheheshin në format e tyre. Pyeta: “Ç’është kjo?” Më thanë: “Vazhdo tutje”. Vazhduam deri sa arritëm në një lumë gjaku, ku qëndronte një njeri, ndërsa në mes një njeri tjetër, i cili para vete kishte gurë. Dhe ai njeriu tjetër, sa herë që dëshironte të dilte nga lumi, njeriu në mes e gjuante me gurë në buzët e tij, dhe e kthente ku ka qenë dhe çdo here që tentonte të dilte, ai i binte me gurë në buzë dhe e kthente në pozitën e tij të mëparshëm. Pyeta: “Ç’është kjo?” Më thanë: “Vazhdo tutje”. Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të gjelbër, në mesin e të cilit ishte një lis i madh, në rrënjë të lisit një plak dhe fëmijë përreth. Afër atij lisi ishte njëri, i cili kishte në dorë mjet e zjarr dhe e ndizte zjarrin. Më hipën lart në lis më futën në një qytet të bukur, aq i bukur, sa kurrë më parë nuk kisha parë, në të cilën shtëpi kishte pleq e të rinj. Pastaj më hipën edhe më lart dhe më futën në një shtëpi, e cila ishte edhe më e mirë. U thashë atyre: “Sonte më shëtitët, a më lajmëroni çka kam parë?” Ata më thanë: “Po”.
Atij që i qahej koka, ai është njeriu gënjeshtar, i cili ka folur gënjeshtra, dhe iu është qarë koka, dhe vazhdimisht do t’i qahet deri në Ditën e Kijametit.
Atij, të cilit i troshitej koka, është njeriu, të cilit Allahu ia ka mësuar Kuranin, e ai natën ka fjetur, e nuk ka punuar me të, ashtu do të veprohet me të deri në ditën e Kijametit.
Ato, të cilët i ke parë në gropë janë prostitutat, ndërsa ai, i cili ka qenë në lumin me gjak është shfrytëzuesi i kamatës. Plaku në rrënjë të lisit është Ibrahimi, ndërsa fëmijët për rreth janë pasardhësit e tij të njerëzimit. Ai, i cili e ndizte zjarrin është roja e xhehenemit; shtëpia e parë është shtëpia e besimtarëve, ndërsa kjo shtëpi është shtëpia e dëshmorëve; ndërsa unë jam Xhibrili e ky Mikjaili. Ngrite kokën. Kur e ngrita kokën, kur pash një kështjellë të lartë sa retë. Kjo tha është shtëpia jote. I thash: “Më lejo të hyjë në të”. Më tha: “Ke ende jetë për të jetuar, pasi të të përfundojë jeta në botën tënde do të hysh në shtëpinë tënde”. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:46 pm | |
| TREGIMI I PENDIMTARIT, I CILI I KA MBYTUR 100 NJERËZ
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Para jush ka qenë një njeri, i cili i ka mbytur nëntëdhjetë e nëntë njerëz. Ai pyet më të diturin e atij vendi për mëkatin e tij, e ai e shpie te një mistik. Shkon te mistiku, e i thotë: “Kam vrarë nëntëdhjetë e nëntë njerëz, a ka shpresë që të më pranohet pendimi?” Ai i përgjigjet: “Jo”. Nga mllefi e mbyt edhe këtë dhe i bën njëqind. Pastaj pyet: “Cili është dijetari më i njohur në botë?” Ia tregojnë dijetarin më të njohur. Shkon te ai dhe i thotë: “Kam vrarë njëqind njerëz. A kam shpresë që të pendohem e të më pranohet pendimi?” Ai i përgjigjet: “Po”. Pastaj i thotë: “Ajo çka është pengesë mes teje dhe pendimit është se ti duhet të shkosh në një vend, sepse në atë vend ka njerëz, të cilët e adhurojnë Allahun. Edhe ti adhuroje së bashku me ta dhe mos u kthe më në vendin tënd, sepse është vend i keq”. Kështu që niset për të shkuar në atë vend. Kur arrin në mes të rrugës e takon vdekja. Atëherë bisedojnë Meleku i mëshirës me Melekun e dënimit. Meleku i mëshirës thotë: “Ka ardhur i penduar, me zemër të orientuar te Allahu i Lartmadhëruar”. Meleku i dënimit thotë: “Ai kurrë nuk ka bërë ndonjëherë ndonjë punë të mirë”. Një melek në formë njeriu u afrohet atyre. Atëherë vendosin që ai të gjykojë me drejtësi. Ai u thotë: “Mateni gjatësinë në mes dy vendeve dhe shikoni se nga cili vend vendvdekja e tij është më afër”. Kur e masin gjatësinë shohin se ai është më afër vendit, për të cilin ishte nisur. Për këtë arsye e merr me vete meleku i mëshirës”.
(Muttefekun alejhi)
Në një rivajet tjetër, i cili po ashtu është sahihë thuhet:
“Ka qenë më afër se vendi i mirë për një pëllëmbë, kështu që e regjistroi në mesin e banoreëve të tyre.
Në një rivajet tjetër sahihë thuhet se Allahu i Lartmadhëruar e ka frymëzuar që të afrohet te vendbanimi i të mirëve dhe të largohet nga vendbanimi i keq dhe ka thënë: Mateni gjatësinë në mes dy vendeve dhe kur e matën, e panë se ishte për një pëllëmbë më afër vendbanimit të të mirëve dhe e fali.
Nga hadithi përfitohet:
Adhuruesi pa dituri e dëmton veten dhe të tjerët;
Pranimi i pendimit të vrasësit me qëllim. Ky është medhhebi i shumicës absolute të dijetarëve. Dhe kjo është e ligjësuar, sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe ata, të cilët nuk i bëjnë shok Allahut dhe nuk i luten të tjerëve përpos Allahut dhe nuk vrasin”, deri te pjesa e ajteit “përpos atyre, të cilët pendohen”. Ndërsa sa i përket ajteti “Dhe ai, i cili e vret besimtarin me qëllim, dënimi i tij është xhehenemi ku gjithmonë do të jetë në të”, ka kuptimin se dënimi i tij është xhehenemi, ndërsa prej xhehenemit mund të shpëtojë, e shpëtimi i tij mund të bëhet me formë tjetër kur Allahu e fal.
Ndërprerja e raporteve shoqërore me shokët e këqij, përderisa vazhdojnë të jenë të këqij dhe shoqërimi me të mirët, sepse përfitohet prej tyre.
Gjykimi ndaj të ngatërruarve dhe sqarimi i çështjeve për të mos u thelluar armiqësia në mes tyre.
Mëkatet, sa do të mëdha të jenë, mëshira dhe falja e Zotit është edhe më e madhe, nëse njeriu pendohet sinqerisht. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:47 pm | |
| DUAJA NË BAZË TË PUNËVE TË MIRA
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Prej gjeneratave para jush, tre persona janë nisur për një udhëtim, deri sa i zë nata para një shpelle, në të cilën vendosen për ta kaluar natën. Nga kodra rrokulliset një shkëmb dhe e bllokon tërësisht hyrjen dhe daljen e shpellës. (Ata duke biseduar mes vete) thonë: Ne nuk mund të shpëtojmë gjallë nga kjo shpellë ndryshe, vetëm se duke i bërë lutje Allahut të Lartmadhëruar, në bazë të punëve tona të mira.
Personi i parë prej tyre lutet: “O Zoti im! I kam pasur prindërit shume pleq dhe asnjëherë ujë nuk kam pirë para tyre, as nuk i kam dhënë familjes sime, po edhe punëtorëve të mi. Një ditë u vonova për shkak të kërkimit të kullosës sa më të mirë, e kur u ktheva ata veç kishin fjetur. Pasi e mola bagëtinë, qumështin ua dërgova para tyre, por ata ishin fjetur. Unë nuk desha t’ua prish gjumin atyre, por edhe nuk e kam pirë qumështin para tyre, e as nuk i dhashë të pinë familjes dhe punëtorëve të mi. Qëndrova në këmbë zgjuar me qumështin në dorë, duke i pritur deri sa të zgjoheshin. (Kështu prita) përderisa agoi dita, e fëmijët e mi qanin për qumësht para këmbëve të mia, e unë u dhashë të pinë qumësht, tek atëherë, pasi u zgjuan prindërit e mi dhe pinë para tyre. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na tejkalo këtë fatkeqësi, dhe lëvize këtë shkëmb ( e të dalim në dritë)!” Shkëmbi lëvizi, por jo edhe aq sa mund të dilnin jashtë.
I dyti u lut: “O Zoti im, kam pasur një kushërirë të afërm, të cilën e kam dashur më shumë se tërë botën (në një transmetim tjetër: Kam qenë aq fortë i dashuruar në të, ashtu siç i donë së tepërmi burrat gratë), andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë meshkujt prej femrave), por ajo më refuzoi. Një vit prej viteve mbretëronte uri e madhe, e ajo u paraqit tek unë. E unë ia dhashë asaj 120 dinarë ari, me qëllim që të pranojë të vetmohej me mua. Pasi i mori të hollat dhe e kisha në disponim (që të veproj me të çka të dua), ajo më tha: “Frikësoju Allahut, e mos ma prish virgjërinë padrejtësisht!”. Atëherë u largova prej saj dhe nuk kontaktova me të, edhe pse e doja më shume se çdokënd tjetër, kurse të hollat, të cilat ia pata dhënë, nuk ia mora. O Zoti im, nëse këtë e kam bërë vetëm për ta fituar Kënaqësinë tënde, na shpëto nga kjo vështirësi, në të cilën gjendemi.” Shkëmbi prapë lëvizi (nga hyrja e shpellës), por jo në tërësi për të dalë nga aty.
Personi i tretë u lut: “O Zoti im, unë kam pasur punëtorë dhe të gjithëve ua kam dhënë pagën e fitimit menjëherë, përpos një punëtori, i cili ka shkuar pa e marrë pagën (e fundit). Pastaj pagën e tij e kam vendosur në qarkullim dhe pasuria e tij u shtua. Pas një kohë me erdhi e më tha : “O rob i Allahut, më jep pagën!” I thashë: “Krejt çka sheh prej kësaj pasurie, si: këto dele, këto lopë, këto deve dhe ky rob, të gjithë janë shtuar prej pagës tënde.” Ai më tha: “O rob i Allahut, mos u tall me mua!” Unë i thashë: “Nuk jam duke u tallur me ty.” Pastaj e mori tërë pasurinë e tij dhe nuk la asgjë prej tyre. “O Zot im, këtë e kam bërë vetëm e vetëm për ta fituar kënaqësinë Tënde; na shpëto nga kjo fatkeqësi!” Atëherë shkëmbi lëvizi i tëri, dhe që të tre dolën nga aty e shpëtuan. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:47 pm | |
| AS-HABUL UHDUD
Transmeton Suhejbi se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Para jush ka qenë një mbret, i cili e kishte një magjistar. Kur magjistari e arrin pleqërinë, i thotë mbretit: ‘Vërtet unë jam tepër në moshë, jam plakur shumë, andaj më dërgo një djalosh (të ushtrisë tënde) që t’ia mësoj magjinë’. Ai ia dërgon një djalosh për t’ia mësuar magjinë.
Djaloshi kur shkonte te magjistari, në mes të rrugës, e takon një mistik. Ulet pranë tij, bisedon për pak kohë dhe i pëlqejnë fjalët e tij. Kështu që ai e bën rregull, që çdo herë kur të shkojë te magjistari, të ndalet te mistiku. Kështu që ai vazhdimisht vonohej. Kur shkonte i vonuar te magjistari, magjistari e rrihte. Ai ankohet te mistiku. Mistiku i thotë, pasi që frikësohesh se do të të rrahë magjistari, thuaji atij se më ka vonuar familja ime, e nëse frikësohesh prej familjes tënde, thuaji se më ka vonuar magjistari.
Derisa ai vazhdonte mësimin, një shtazë e madhe i kishte bllokuar njerëzit. Ai thotë: ‘Sot do ta kuptoj se a më i vlefshëm është mistiku apo magjistari!’ E merr një gur dhe thotë: ‘O Zoti im, nëse veprimet dhe qëllimet e mistikut janë më të mira dhe më të dashura tek Ti se të magjistarit, mbyte këtë shtazë prej duarve të mia dhe le të lirohen njerëzit’. E gjuan gurin dhe shtaza mbytet dhe njerëzit lirohen.
Pas kësaj ngjarjeje shkon te mistiku dhe ia tregon ngjarjen. Mistiku i thotë: ‘O djalosh, prej tani e tutje ti je më i vlefshëm dhe më i ditur se unë’. Por, unë kam një ndjenjë për ty se ti do të sprovohesh me një sprovë të madhe. E nëse sprovohesh mos më trego’. Djaloshi i shëronte njerëzit me lloje të barnave të ndryshme prej sëmundjeve, siç ishin: lepra, verbëria dhe prej çdo sëmundjeje tjetër. Një shok i mbretit ishte verbëruar.
I verbëti kishte marrë shumë e shumë shpërblime dhe i thotë djaloshit: ‘Të gjitha këto shpërblime janë për ty, vetëm e vetëm nëse më shëron dhe të më kthehet shikimi’. Djaloshi i thotë: ‘Unë nuk e shëroj askënd, por Zoti është Ai, i Cili shëron. Nëse ti beson në Zotin dhe i lutesh Atij, Allahu do të të shërojë’. Ai besoi në Zotin dhe Allahu e shëroi.
Ai shkon te mbreti ulet pranë tij, e mbreti e pyet: ‘Kush të shëroi dhe t’u rikthye shikimi?!’ - Ai i përgjigjet: ‘Zoti im!!’ -Mbreti i thotë: ‘A ka zot tjetër pos meje?!’ – Ai i përgjigjet: ‘Zoti im dhe i yti është Allahu’. Mbreti e urdhëron parinë e tij për ta dënuar dhe maltretuar, derisa detyrohet të tregojë për djaloshin. Shkojnë dhe e marrin djaloshin, e sjellin para mbretit, dhe mbreti i thotë:
”O djalosh, ti ke arritur në shkallë të lartë të aftësisë si magjistar, sa që po i shëron të verbrit dhe të zgjebosurit, dhe shëron e shëron ...” .
- Djaloshi i thotë: “Unë nuk e shëroj askënd, por Allahu shëron”. Pastaj mbreti e prangosë dhe e dënon, e maltreton, derisa i tregon për mistikun. Shkojnë dhe e sjellin mistikun para mbretit dhe mbreti i thotë: “Largohu nga feja jote dhe kthehu në fenë tënde të mëparshme, idhujtar”. Ai refuzon. Mbreti urdhëron të marrin një sharrë dhe ia aktivizojnë sharrën në qafë, dhe e ndajnë në dysh. Pastaj e marrin ish shokun e mbretit dhe i thonë: “Largohu nga feja jote dhe kthehu në fenë tonë”. Ai refuzon. Ia vendosin sharrën në qafë, kështu që edhe atë e ndajnë në dysh. Pastaj e marrin djaloshin dhe i thonë: “Largoju nga feja jote”. Ai refuzon. Mbreti u thotë disa shokëve: “Merreni dhe dërgojeni në një kodrinë të lartë, dhe nëse largohet nga feja e tij kthejeni të shpëtuar, e nëse jo, hidheni”. Kur arrin në lartësinë më të madhe, ai thotë: “O Zoti im! Vepro si të duash!”. E hodhën prej lartësisë më të madhe të kepit, ndërsa ai pa kurrfarë lëndimi, në këmbët e tij shkon te mbreti. Mbreti i thotë: “Si kanë vepruar shokët?” - Ai i thotë: “Më ka mjaftuar Allahu, i Cili më ka shpëtuar”. Pastaj u thotë disa të tjerëve: “Merreni, hipeni me një anije dhe kur të arrini në mes të detit pyeteni, - nëse largohet prej fesë së tij kthejeni, e nëse jo, hidheni në det”. Ata shkuan. Ai prapë (para se të hidhej në det) thotë: “O Zoti im, vepro si të duash!”. E hedhin prej anijes për ta fundosur. Ai në këmbët e tij, pa kurrfarë lëndimi shkon te mbreti, ndërsa mbreti i thotë: “Si kanë vepruar shokët e tu me ty?” - Ai i përgjigjet: “Më ka mjaftuar Allahu”. - Djaloshi i thotë mbretit: “Ti nuk mund të më mbytësh, derisa të veprosh çka të urdhëroj unë”. – Mbreti i thotë: “Po çka është ajo?” – Djaloshi i thotë: “T’i tubosh njerëzit në një vend, të më kryqëzosh, të më lidhësh për një lis, pastaj ta marrësh një shtizë, ta vendosësh në hark, e pastaj ta tërheqësh shtizën duke thënë: “Në emër të Allahut, i Cili është Zot i djaloshit”, pastaj të gjuash. Nëse vepron kështu, ke për të më mbytur”.
Mbreti i tuboi njerëzit në një vend dhe e lidhi djaloshin për një trup të një lisi, e mori shtizën, e vendosi në hark dhe tha: “Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit”, dhe e hodhi shtizën. Shtiza i bie në kraharor, e ai e vendosi dorën në shtizë dhe vdiq.
Për këtë arsye njerëzit thanë: “Besojmë në Zotin e djaloshit! Besojmë në Zotin e djaloshit! Besojmë në Zotin e djaloshit!”
Shkojnë dhe i thonë mbretit: “A po e sheh çka po thonë? – “Prej Zotit po të tërhiqet vërejtja”. Njerëzit, populli veç ka besuar”. Mbreti urdhëroi të hapej një hendek dhe në mes të hendekut të ndizej një zjarr i madh, dhe thotë: “Kush nuk kthehet prej fesë së tij hidheni”, dhe ashtu ndodhi. Derisa i vjen radha një gruaje, e cila e kishte fëmijën e saj në gji. Asaj i vjen shumë vështirë për shkak të foshnjës së saj. Foshnja: I thotë nënës: “Oj nëna ime, duro se, nuk ka dyshim, ti je në rrugë të drejtë”.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:47 pm | |
| DËNIMI I TË PADREJTIT
Në një mëngjes, një peshkatar del të kërkojë furnizimin e tij hallall. E hedh shportën (rrjetën) dhe nuk zë asgjë. Ai filloi t’i lutet Allahut, se fëmijët e tij klithnin të uritur në shtëpinë e tij. Pak para se të perëndon dielli, Zoti ia mundëson atij që të zë një peshk të madh. E falënderon Allahun dhe i gëzuar e merr ta dërgojë në shtëpi. Rastësisht atë pasdite mbreti kishte dalë në shëtitje dhe e sheh atë se çka kishte zënë. I pëlqeu peshku i zënë dhe me të fortë ia merr, e pastaj shkon në kështjellën e tij. Ai dëshironte që ta gëzonte mbretëreshën, dhe ia tregon peshkun duke sjellë në të djathtë dhe në të majtë në dorën e tij, me ç’rast i hyn një therë dhe ia lëndon gishtin e tij. Nuk mundi të flinte i qetë atë natë, prandaj i ftoi mjekët. Ata i thanë se duhet të bëhet amputimi i gishtit. Edhe pas amputimit të gishtit, ai nuk mund të flinte i qetë, sepse helmi i kishte kaluar në dorën e tij. I ftoi mjekët dhe ata ia amputojnë edhe dorën. Mirëpo edhe pas kësaj nuk mund të flinte i qetë, por ndiente dhimbje edhe më të madhe, e klithte pandërprerë. Dhe prapë kërkon mjekim. I thonë së duhet të amputohet dora deri në bërryl. Pasi që u shërua nga dhembja trupore nuk ishte i qetë shpirtërisht dhe i dhembte zemra. Atëherë filloi ta kuptojë seriozitetin dhe shkakun e sëmundjes. E drejtuan të shkojë te mjeku i zemrës. Shkon dhe ia tregon atij rastin me peshkun. Mjeku i zemrës i thotë: “Nuk do të jesh i qetë, përderisa nuk ta falë peshkatari”. Mbreti filloi të pyes se ku është peshkatari, deri sa e takon atë. Filloi t’i ankohej dhe kërkon falje prej tij dhe peshkatari ia fali, e ai u shërua. Mbreti tha: “A ke mundësi të më tregosh çfarë lutje (ankese) ke bërë kundër meje?” Peshkatari i thotë: “Nuk kam thënë asgjë, pos një fjalie, e ajo ka qenë: ‘O Zoti im! Ai e tregoi forcën e tij ndaj meje. Të lutem tregoja edhe Ti forcën Tënde, e le ta shohë". |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:48 pm | |
| TREGIMI i UVEJS KARENIJUT
Muhamed s.a.v.s. ka treguar për Uvejs Karenijun pa e parë fare. Ka thënë: “(Ai është) prej Jemenit, nga qyteti Karen, nga fisi Murad. Babai i ka vdekur, jeton vetëm me nënën dhe sillet shumë mirë me të. Ka qenë i sëmurë nga lepra, por e ka lut Allahun për shërim dhe e ka shëruar. Nën kraharor i kanë mbetur shenjat sikur të ishin monedha dërhemi. Ai është i pari më i miri i tabiinëve”. Pastaj i ka thënë Omer bin Hatabit r.a: “Nëse të vjen rasti dhe ke mundësi ta shohësh, lute që ai të lutet për faljen e mëkateve tua”. Kur Omeri r.a. është emëruar Emir i besimtarëve, haxhilerët nga Jemeni, në sezonin e haxhit, i pyeste: “A ka në mesin e tyre ndonjë me emrin Uvejs Karenij? I përgjigjeshin: “Jo”. Ai u thoshte: “Po pse nuk e merrni me vete?” Ata i përgjigjeshin se nuk dinin për vendbanimin e tij. “E ne kemi pak ushqim dhe vetëm një palë rroba.” Omeri u thoshte atyre: “Mjerë për ju, po për ta ka folur i Dërguari i Allahut i s.a.v.s., dhe ka thënë: “Nëse ju jepet rasti të takoheni me të, luteni që të bëjë dua për ju (se lutja e tij pranohet). Kështu Omeri për çdo vit e priste Uvejsin.
Dhe ndodh që një vit ai vjen me haxhilerët e Jemenit. Omeri e takon dhe dëshiroi për ta vërtetuar atë dhe e pyet:
Si quheni?
Uvejs.
Nga cili vend i Jemenit?
Nga Karni
Nga cili fis jeni?
Nga fisi Mural.
Si e ke babanë?
Babai më ka vdekur, dhe jetoj vetëm me nënën.
Si i ka marrëdhëniet me ty?
Mundohem të sillem shumë mirë me të?
A ke qenë i sëmurë?
Po. Kam qenë i sëmurë prej leprës, po e kam lutur Allahun të më shërojë dhe më ka shëruar.
A mos të ka mbetur ndonjë gjurmë e asaj sëmundje?
Po, nën kraharorin tim kam një shenjë sa monedha e dërhemit, pastaj ia zbuloi nënkraharorin. Omeri pasi ia sheh atë vend, ia puth. Dhe i thotë: “Ti je ai, për cilin ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. të lutesh për mua”.
Po, unë të lutem për ty o Emir i besimtarëve?!
Po gjithsesi.
Omeri vazhdimisht kërkonte prej tij, deri sa u lut për të. Pastaj Omeri e pyet, se ku do të shkojë dhe çka do të punojë pas sezonit të haxhit.
Unë do të shkoj te fisi Murad i Jemenit dhe në Irak.
Unë do t’i shkruaj mëkëmbësit të Irakut për ty?
Të përbetohem o Emir i besimtarëve, mos vepro ashtu. Më lerë të eci në mesin e njerëzve i panjohur dhe pa ngarkesë prej tyre. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:48 pm | |
| MOSRESPEKTIMI I NËNËS
Tregohet se Avam bin Havsheb r.a. ka thënë: “Njëherë zbrita në një vendbanim, ku përreth atij vendbanimi ishin varrezat. Ishte koha e pasdites, kur pashë se një varr u hap. Një njeri i vdekur doli nga varri me kokë të gomarit, ndërsa me trup të njeriut dhe palli tri herë. Pastaj hyri në varr dhe u mbyll varri.
Në anën tjetër pashë një grua plakë, e cila thurte rroba. Një grua tjetër më tha: “A po e sheh atë grua plakë?” - I thashë:
“Po çka ka lidhje kjo me atë plakë?!”. - Më tha: “Ajo është nëna e këtij të vdekuri”. “Po si kanë qenë raportet mes tyre?” - Tha: “Pinte alkool dhe dehej. Kur i kalonte dehja, nëna i thoshte: “O biri im! Ruaju Zotit e mos pi alkool!” - Ndërsa ai i thoshte: “Ti nënë po pallë siç pallë gomari”. Pastaj ai ka vdekur pas dite dhe është varrosur pasdite. Për këtë arsye çdo pasdite ngritet nga varri, pall tri herë dhe prapë kthehet në varr”. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:49 pm | |
| TREGIMI I DËMTUESIT DHE TË DËMTUARIT NË DITËN E KIJAMETIT
Nga Enesi r.a transmetohet: “Deri sa ishim ulur me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., e pamë duke qeshur, sa që ia pamë edhe dhëmbët. E Omeri i tha: “Për çka po qesh, o i Dërguari i Allahut?” - Ai tha: “Dy pjesëtarë të umetit tim, deri sa qëndrojnë së bashku para Zotit të Gjithëfuqishëm, njëri thotë: “O Zoti im, ky vëllai im, le të ma kthejë padrejtësinë që më ka bërë. Allahu i thotë: “Po çka të bëj me vëllanë tënd kur ai nuk ka asnjë të mirë?”. Pastaj tregon se i Dërguari ka vazhduar: “Atë ditë njerëzit kanë nevojë që t’u lirohet barra e mëkateve”, ndërsa Allahu i thotë akuzuesit: “Ngrite kokën dhe trego çka po sheh”. Ai e ngrit kokën dhe thotë: “O Zoti im, po shoh vendbanime prej ari, kështjella prej ari dhe diamante; por, për cilët pejgamberë janë ato, për cilin njeri të mirë janë ato, apo për cilin dëshmor janë ato?! Allahu i Thotë: “Të atij, i cili i paguan”. Ai e pyet: “Po kush e posedon atë pasuri që t’i paguajë gjithë ato?!” Allahu i thotë: “Ti i posedon”. Ai i thotë: “Po me çka?” Allahu i tregon se duke ia falur vëllait tënd. Ai thotë: “O Zoti im! Unë ia kam falur atij”. Allahu pastaj i thotë: “Merre vëllanë për dore dhe shkoni së bashku në xhenet”. Në lidhje me këtë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Frikësojuni Allahut dhe pajtohuni mes vete, vërtet Allahu bën që muslimanët të pajtohen”.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:49 pm | |
| TREGIMI I ADHURUESIT PESËQIND VJEÇAR
Transmetohet nga Xhabiri r.a. të ketë thënë: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., (e ai më tha): “Ishte më parë dashamiri im – Xhibrili dhe më tha: “O Muhamed! Për atë i Cili të ka zgjedhur që ti të jesh Pejgamber! - Një njeri e ka adhuruar Allahun 500 vjet pandërprerë, në maje të kodrës, ku gjerësia dhe gjatësia ka qenë tridhjetë nyje, dhe në lartësi tridhjetë nyje, në mes të oqeanit, ku largësia prej toke ishte 4000 fersah nga çdo anë. Pranë tij ishte një burim i ujit me madhësi të gishtit, i cili kishte ujë të ëmbël. Ai burim ishte në rrënjë të vendit ku qëndronte, e pranë tij ishte një shegë, e cila jepte fruta të pjekura për çdo natë. Gjatë ditës e adhuronte Allahun, e kur bëhej natë, shkonte aty, merrte abdest dhe hante shega. E pastaj vazhdonte namazin dhe lutjet e tij.
Allahu ka dhënë urdhër që atij t’i merrej shpirti përderisa të jetë në sexhde, dhe që as toka e asgjë tjetër të mos ia prishin rrugën e tij, me qëllim që edhe në Ditën e Kijamet të ngritet prej sexhdeje. Dhe ashtu ka ndodhur. Dhe derisa ne shkonim lart e poshtë më tregoi:
“Ai do të ringjallet në Ditën e Kijametit, do të qëndrojë para Allahut. Allahu do të thotë: “Qojeni robin tim në xhenet me mëshirën Time. Ai thotë: “O Zoti im, me veprën time”. Allahu thotë: “Qojeni robin tim në xhenet me mëshirën Time”. Ai thotë:
“O Zoti im, me veprën time”. Atëherë Zoti thotë: “Peshojani robin tim të mirat e Mia ndaj tij me veprat e tij. Dhe vendoset (në peshojë) begatia e shikimit, e cila peshon me rëndë se 500 vjet, ndërsa të gjitha të mirat e tjera trupore tepruan. Pastaj thotë: Kthejeni dhe ai qëndron para Zotit. Zoti thotë: “Kush të krijoi kur ishe asgjë?” Thotë: “Ti o Zoti im”. - Kush të ka forcuar në adhurim 500 vjet? Thotë: “Ti o Zoti im”. I thotë: “Kush të vendosi në kodrën, ku në mes të saj buroi uji i ëmbël, e jo i njelmët, dhe për çdo natë piqeshin shegat, përderisa ata piqen një here në vit, dhe kam urdhëruar që shpirtin të ta marrin kur ti të jesh në sexhde dhe ashtu ndodhi?” Ai Thotë: “Ti o Zoti im”. Pra të gjitha kanë qenë me mëshirën Time. Prandaj edhe po të qoj në xhenet me mëshirën Time”. - Qojeni robin tim në xhenet, sepse ka qenë robi Im i mirë, dhe vendoset në xhenet”. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:49 pm | |
| E KEQJA E PËRGOJUESIT (SHTISIT)
Tregohet se një njeri e ka parë se si një rob shitej dhe tek ai rob nuk vërejti asnjë të metë, përpos që ishte përgojues. Ai nuk e konsideroi si ndonjë të metë të madhe, dhe e bleu. Pas shumë e shumë ditësh, sa qëndroi robi përgojues, i thotë bashkëshortes së zotërisë të tij: “Zotëria im, pra burri yt, dëshiron të të martojë me një burrë tjetër, sepse ai nuk të dashuron. Nëse dëshiron që të të dashurojë, të ketë simpati ndaj teje dhe të mos e bëjë një gjë të tillë, atëherë kur të jetë fjetur, hiqja disa qime nën mjekër dhe mbaji ato qime me vete. Ajo thotë: “Unë do ta bëjë atë që po më thua, kështu që vendos për t’ia hequr qimet kur ai të bjenë të flejë. Pastaj ai - përgojuesi shkon te burri i saj dhe i thotë: “Zotëria im, bashkëshortja jote ka një dashnor, dhe ka vendosur për të të hequr qafesh. Nëse nuk më beson, sonte bëhu sikurse je duke fjetur dhe vërtetoje. Ajo vjen sonte me zhilet për të të prerë në qafë”. Zotëria i besoi fjalëve të tij. Kur u bë natë, ai bëhet sikur po fle, kurse gruaja e tij e merr zhiletin dhe shkon për t’ia heqë qimet nën mjekër, pra në qafë. Ai e vëren dhe thotë me vetvete se robi paska pasur të drejtë. Kur ajo ia vendos zhiletin në qafë për t’ia heqë qimet, ai ngritet, ia merr zhiletin dhe e pret në fyt bashkëshorten e vet. Kur familja e saj shkon dhe e shohin të mbytur, e mbysin bashkëshortin dhe për këtë shkak filloi lufta mes dy familjeve. Kështu ka ndodhur prej robit përgojues! |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:50 pm | |
| TREGIMI I NJERIUT TË DEVOTSHËM, GABIMIT TË TIJ DHE SADAKASË
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Një rob i devotshëm prej beni israilëve e ka adhuruar Allahun 60 vjet në një faltore të tij, pa dalë fare. Pas atyre viteve, prej faltores sheh një ditë të bukur, kur pas shiut ishte gjelbëruar dhe kishte lulëzuar gjithçka. Mistiku mendoi: “Të dal jashtë dhe ta kujtoj Allahun, dhe t’i përjetoj të mirat e Tij”. Doli jashtë dhe mori me vete një bukë apo dy. Deri sa qëndronte në natyrë e takon një grua dhe duke komunikuar me të (erdhi në atë gjendje) deri sa edhe kontaktoi me të dhe bëri mëkat. Pastaj zbriti në një liqe të vogël për tu larë. Deri sa lahej, i vjen një lypës dhe kërkon prej tij diçka. Ai i tregoi me shenjë që t’i merrte dy bukët, e pastaj vdiq. Atij iu vendosën në peshojë 60 vjet të adhurimit me mëkatin e prostitucionit, e u rëndua ana e mëkatit të prostitucionit. E pastaj në peshore u vendos e mira e bukës apo e dy bukëve, atëherë u rendua ana e peshores së punëve të mira, dhe iu falen gabimet”. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:50 pm | |
| SHEMBULLI I ATIJ, I CILI I PËRMBAHET LIGJIT TË ALLAHUT DHE TË ATIJ, I CILI NUK I PËRMBAHET
Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: “Shembulli i atyre, të cilët i përmbahen ligjit të Allahut, dhe i atyre, të cilët nuk i përmbahen ligjit të Allahut i ngjason shembullit të një populli, i cili është në një anije, e ajo anija është dy kate. Disa banojnë lart, të tjerët poshtë. Ata, të cilët ishin poshtë ngjiteshin lart dhe mbushnin ujë pasi kalonin në katin e epërm. Një ditë thanë: “Sikur të bironim anijen, do të mbushnim ujë nga këtu, dhe nuk do ti pengonim ata lart fare”. Nëse lejohen ata të veprojnë ashtu siç dëshirojnë, do të përmbysen të gjithë, por nëse nuk i lejojnë, shpëtojnë që të gjithë”. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:51 pm | |
| SHËRIMI I SHPIRTIT
Një njeri shkon te Ibrahim ibn Ed-hemi, i cili ishte mjek i zemrave dhe i thotë: “Unë po e teproj me veten time, më trego si të shërohem. Ibrahimi i thotë: Nëse i përvetëson katër cilësi, nuk do të jesh mëkatar i madh. Njeriu, i cili kishte nevojë për këshilla tha: “Më këshillo cilat janë, o Ibrahim. I Thotë: “Nëse dëshiron për të mos e dëgjuar (respektuar) Allahun, atëherë mos ha prej furnizimeve të Tij”. Ai njeriu u habit dhe tha me hamendje: “Po çka po thua kështu o Ibrahim, po të gjitha furnizimet janë prej Allahut!? – “Pasi që është ashtu e ti po e di, atëherë nuk është e drejtë ta shijosh furnizimin e Tij e të mos e dëgjosh, pra të mëkatosh?!” - (Ai përgjigjet) Jo.
- O Ibrahim a më jep këshillën e dytë?
Ibrahimi i thotë: “Nëse nuk dëshiron ta dëgjosh Allahun, mos jeto në vendbanimin e Tij”. Ai njeriu u habit më shumë se herën e parë, e tha: Çka po thua kështu o Ibrahim?! Të gjitha vendbanimet janë të Allahut. Ai i thotë: “Pasi që është ashtu, e ti po e di, - a është e drejtë edhe të jetosh në vendbanimit e Tij edhe të mos e dëgjosh, pra mos të mos mëkatosh?!”. - Jo.
- O Ibrahim më jep këshillën e tretë:
Ibrahimi i thotë: Nëse dëshiron të bësh mëkat, shko në ndonjë vend ku nuk të sheh askush.
- Po si po thua kështu o Ibrahim?! Po Allahu i di të gjitha të fshehtat (e sheh të fshehtën e të hapurën), e dëgjon të ecurit e buburrecit në mes të shkretëtirës, në errësirën më të thellë të natës!
Ibrahimi i thotë: “Pasi që është ashtu, atëherë pse bën mëkat?”
Ai thotë: “Nuk do të bëj”.
- O Ibrahim më jep këshillën e katërt:
Ibrahimi i thotë: “Kur të vijë meleku i vdekjes për të ta marrë shpirtin thuaj: “Më jep edhe më afat”.
Njeriu i thotë: “Po çka po thua kështu o Ibrahim, kurse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe kur ti vjen (njeriut) çasti i vdekjes, nuk mund ta shtyjë fare, e as nuk mund ta shpejtojë farë”. Atëherë i thotë: “Pasi puna është ashtu, atëherë si shpreson për të shpëtuar?!”. Thotë: “Po”.
- Më jep këshillën e pestë, o Ibrahim .
Ibrahimi i thotë: “Kur të vijnë melekët e xhehenemit të quajtur Zebanije, për të të marrë dhe për të të dërguar në xhehenem, ti mos shko”. Deri sa njeriu dëgjoi këtë të fundit filloi të qajë dhe t’i thotë: “Mjaftë më o Ibrahim, unë kërkoj falje prej Allahut dhe pendohem te Ai, dhe do ta adhuroj deri ne vdekje”. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Mon Feb 07, 2011 4:54 am | |
| REGIMI I KOPSHTARIT
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Përderisa një njeri kalonte në periferi të një vendbanimi, dëgjon një zë mbi re: “Ujite bahçen (arën) e filanit”. Kur nga ai moment retë e ndryshuan drejtimin dhe shkuan mbi atë arë dhe zbrazën shi, e cila ishte një kodër me rrasa. Kur e sheh se, në atë vend ku binte shiu mblidhej uji dhe formohej përroskë, ai e përcolli ujin. Kur e sheh se një njeri qëndronte në atë arë, e cila kishte ujë të mjaftueshëm nga çdo anë. E pyet: “O rob i Allahut! Po si e keni emrin?” I përgjigjet – “Filan ... . (E tha) emrin, të cilën e kishte dëgjuar nga zëri mbi re. Pastaj ky e pyet: “Po, pse po më pyet për emrin tim?” Ai i thotë: “Kam dëgjuar një zë mbi re, i cili thoshte: Ujite bahçen (arën) e filanit, - emrin, të cilin e paskeni ju”. – “Pasi është puna kështu po të tregoj: Unë 1/3 e produkteve e jap sadaka, me 1/3 e ushqej veten dhe familjen, ndërsa 1/3 e kthej prapë për punimin (mbjelljen) e arës”.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Mon Feb 07, 2011 4:54 am | |
| TRIMËRIA E DJALOSHIT
Haxhaxh bin Jusuf eth-thekafiju ka qenë i njohur për padrejtësi, egërsi dhe kryeneçësi. Deri sa ishte ulur në njërën nga kështjellat e bukura të tij, në atë kështjellë shkonin banorët e Irakut, ku pranë tij shkon edhe një fëmijë i Havarixhëve, që i kishte mbushur dhjetë vjet e më tepër. Dhe kur hyn në pallat (kështjellë) as që i bën përshtypje pallati, e as Haxhaxh bin Jusufi. Por e shikon rreth e rrotull, në të majtë e në të djathtë pallatin dhe e lexon ajetin:
“A në çdo bregore ngreni ndonjë shtëpi (ndërtesë) sa për lojë? Dhe a i ndërtoni pallatet e fortifikuara që të jeni përgjithmonë?” (Esh-Shuaraë, 128-129)
Haxhaxhi ishte i mbështetur, ngritet e i thotë: “O djalosh, po e shoh se qenke i zgjuar dhe i mençur! A mos e ke mësuar Kur’anin përmendësh dhe e ke të ruajtur në mendje?” Djaloshi thotë: “Pse, a mos je frikësuar, e po frikësohesh se do të humb e që unë ta ruaj? Por, jo, atë Allahu e ka ruajtur dhe e ruan. Haxhaxhi: Apo, e ke tubuar në mendje? Djaloshi: Pse, a mos ka qenë i shpërndarë e që unë ta tuboj? Haxhaxhi: A mos e ke përsosur? Djaloshi: Pse, Allahu, a nuk e ka zbritur të përsosur? Haxhaxhi: A mos e ke (Kur’anin) shpinë (mbështetës)? Djaloshi : Zoti më ruajt, që unë ta lë Kur’anin pas shpine! Haxhaxhi : (Me hidhërim), mjerë për ty, Allahu të mallkoftë për atë që thua!
Djaloshi: Mjerë për ty dhe për popullin tënd! Mos pyet ashtu si më parë, por thuaj: “A mos e ke Kuranin në zemër?” Haxhaxhi: Na lexo pra diçka nga Kurani.
Djaloshi: Filloi ta lexojë suretu Nasr (“Fitorja”). Në emër të Allahut Bamirësit të përgjithshëm, Mëshiruesit. Kur të vjen ndihma e Allahut dhe fitorja, do t’i shohësh njerëzit (duke dalë) nga feja e Allahut turma-turma”.
Haxhaxhi : Mjerë për ty thuaj: “duke hyrë në fenë e Allahut”. Djaloshi: Më parë kanë hyrë, mirëpo tani po dalin. Haxhaxhi: Po pse?
Djaloshi: Sepse ti po sillesh shumë keq me ta. Haxhaxhi: Mjerë për ty! O djalosh, a po e di me kë po flet?! Djaloshi: Po me shejtanin e quajtur Haxhaxh Thekafiu. Haxhaxhi: Mjerë për ty! Po cili është kujdestari yt? Djaloshi: Ai, i cili më ka mbjell, më ka dhënë shpirtin. Haxhaxhi: Po nëna jote? Djaloshi: Ajo, e cila më ka lindur. Haxhaxhi: Ku keni lindur? Djaloshi: Në tokën e humbur (që do të zhduket).
Haxhaxhi: Mos jeni i çmendur, të të shëroj?!
Djaloshi: Po të kisha qenë i çmendur, nuk do të kisha ardhur të qëndroj pranë teje.
Haxhaxhi: Çka mendon për emirin e besimtarëve.
Djaloshi: Zoti e mëshiroftë babën e Hasanit r.a. dhe e dërgoftë në xhenetin e përgjithmonshëm.
Haxhaxhi: Nuk mendova për atë (të mëparshmin), por për Abdul Melik bin Mervanin.
Djaloshi: Për mëkatin e mbrapshtë, Zoti e mallkoftë!
Haxhaxhi: Mjerë për ty, por pse po thua ashtu.
Djaloshi: Ka bërë një mëkat të madh, të cilin nuk e mbulon as toka e qielli.
Haxhaxhi: Cili është ai mëkat!
Djaloshi: Pse të ka emëruar ty në post, e ti ua han pasurinë e ua thith gjakun njerëzve.
Haxhaxhi: I shikoi këshilltarët për rreth dhe i pyeti? Çka më këshilloni, si të veproj me këtë djalosh?
Këshilltarët: Ekzekutoje (dënoje) me vdekje, sepse kundërshton kryetarin dhe është ndarë nga shoqëria (xhemati).
Djaloshi: O Haxhaxh, këshilltarët e vëllait tënd firaun kanë qenë më të mirë se këshilltarët e tu, sepse firaunin e kanë këshilluar që Musa a.s. dhe vëllai i tij të ktheheshin nga kishin ardhur:
“Ktheje prapë atë dhe vëllanë e tij”, ndërsa këta të urdhërojnë të më mbysësh! Pra, po e sheh, Allahu të ka sjellë argument pranë vetes. Allahu është Zot mbi kriminelët dhe i përulë kryelartët.
Haxhaxhi i tha: Mbylle gojën dhe ndale gjuhën, dhe dua të të shpejtoj, dhe nuk do të marrë atë vendim, por, përkundrazi, e kam paraparë të të shpërblej me 4000 dërhem.
Djaloshi: Nuk kam nevojë për ato të holla, Zoti ta zbardhtë fytyrën, i ngrittë këmbët tua.
Haxhaxhi shikoi këshilltarët dhe u tha: A kuptuat se çfarë pati për qëllim? Zoti ta zbardhtë fytyrën dhe i ngrittë këmbët tua?!
Këshilltarët: Emiri e di më së miri.
Haxhaxhi: Me fjalët “Zoti ta zbardhtë fytyrën” ka pasur për qëllim verbërimin tim dhe lëngimin tim me sëmundjen e leprës, ndërsa me fjalën “i ngrittë këmbët tua” ai ka për qëllim “gozhdëzim dhe varje për mua”. Pastaj u kthye në drejtim të djaloshit dhe e pyeti: Çka pate për qëllim me atë që e the? Djaloshi: Zoti të mallkoftë, po sa mirë e keni kuptuar!
I Shpërtheu hidhërimi Haxhaxhit dhe dha urdhër për ta dënuar me vdekje. Në prezencë ishte Ruhashiu, i cili tha: “O emir, ma dhuro këtë mua si rob, Zoti ti dhuroftë të mirat! Haxhaxhi: I yti është, Zoti të bekoftë ty me gjithë të. Djaloshi: Për Zotin, nuk po e kuptoj se cili nga ju është më i çmendur: ai i cili ishte prezent më herët e i cili po më dhuron mua si rob, apo ai, i cili erdhi më vonë e po e merr dhuratën -robërimin tim?!
Ruhashiu: Unë të shpëtova nga dënimi me vdekje, ndërsa ti me këto fjalë po më shpërblen.
Djaloshi: Përgëzimi për mua është arritja e dëshmorisë (shehidllëkut), kënaqësinë e Allahut. Të vritem në rrugën e Allahut është më e dashur për mua se sa të kthehem në shtëpinë time duarthatë.
Haxhaxhi (Urdhëroi ti jepej një shpërblim dhe i tha djaloshit): O djalosh, do t’i japim 100.000 dërhem dhe po të të falim se je shumë i vogël, e qenke i zgjuar, dhe paske mbështetje të forte në Allahu, por ke kujdes në të ardhmen se mos po takohesh me dikë tjetër, e i cili nuk ta falë.
Djaloshi tha: Falja është në dorën e Allahut, e jo në dorën tënde, e falënderimi i takon Allahut, e jo ty. E kurrë mos na takoftë Allahu mua dhe ty, dhe u nis kah dera. Dy roje i dolën përpara për ta ndaluar, por Haxhaxhi u tha: “Lëreni të dalë, se për Zotin asnjëherë nuk kam parë më të guximshëm se ky, dhe më orator. Dhe pasha jetën time, asnjëherë nuk kam takuar njeri si ky, e ndoshta nuk do të takojë njeri si unë; e nëse ky djalosh jeton, do të jetë mrekulli e këtij shekulli”.
Thuhet se (Haxhaxhi) i ka urdhëruar disa njerëz të tij, për ta helmuar, të cilët i kanë vendosur helm dhe ka vdekur. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Mon Feb 07, 2011 4:55 am | |
| GRAMATIKANËT
Një leksikolog i thotë birit të tij: “Kur dëshiron të flasësh diçka, në rend të parë analizoji fjalët dhe mendoji mirë, deri sa t’i perceptosh në vetvete, pastaj fol bindshëm”.
Dhe përderisa njëherë ishin ulur, në kohë të dimrit, e zjarri ngrohte, i bie në gacë në xhybe, mirëpo ai (leksikologu) nuk e pa, ndërsa i biri e pa. Por, për një moment heshti, e pastaj i tha: “O baba im! Dëshiroj të të them diç, nëse më lejon?” Babai i thotë: “Nëse është fjalë e drejtë fole”. – “Unë mendoj se është e mirë dhe drejtë”. I Tha: “Thuaje”. Djali i tha: “Unë po shoh diçka të kuqe në xhyben tënde”. - I tha: “Po çka është ajo e kuqe?” – Djali i tha: “Një gacë, e cila ka rënë në xhyben tënde.” Baba e shikon xhyben e tij, e cila veç ishte djegur një cope e madhe. E i tha të birit: “Përse nuk më tregove menjëherë?!” Djali i tha: “Veprova ashtu siç më the; fillova t’i mendoj fjalët e t’i analizoj, e pastaj të flas bindshëm dhe sigurt. Atëherë babai i tha: “Asnjëherë mos fol me gramatikë!”
***
Edul Esved Deuli i thotë të birit: “O biri im! Vërtetë djali axhës tënd dëshiron të martohet, por ka një dëshirë që ti ta fejosh, e ta mbash një ligjëratë. Djali dy ditë rresht e mësoi një hutbe (ligjëratë). E kur erdhi dita e tretë, i tha babai: “A e mësove?” – “Po, e kam mësuar përmendësh”. – (Babai) i tha: “Më trego”. I tha: Dëgjo! “Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Atë e falënderojmë, në Atë mbështetemi, prej Tij ndihmë kërkojmë.
Dëshmojmë se nuk ka Zot pos Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Ejani në namaz, Ejani në shpëtim”. Babai i tha: “Ndal! Mos e thuaj ikametin se jam pa abdest”.
***
Një i varfër ndalet pranë derës së një gjuhëtari dhe troket nëderë.
Gjuhëtari pyeti: Kush është në derë? I tha: lypësi.
I tha: A lakohet (emri yt)? I tha: Emrin e kam Ahmed (I pa lakuar). Gjuhëtari i tha djaloshit: Jepja vokalin e kesres.
***
Një gjuhëtar bie në nevojtore, pastruesit shkojnë për ta nxjerrë,dhe e pyesin se a është gjallë apo ndoshta mos ka vdekur.Gjuhëtari tha: “Më sillni një litar të hollë, lidheni fortë dhe mëtërhiqni me shkathtësi dhe lehtësi”.
Pastruesi i tha: “Pasha nënën time, po kurrë nuk do të mund të të nxjerrë nga aty”.
***
Ebu Alkame i njohur si gjuhëtar shkon te mjeku e i thotë: “Kamngrënë mish XHEVAZIJE dhe TAISTU TAESETUN dhe mëështë bërë një plagë në mes VABILETIT deri në qafë dhe endevazhdon të rritet, deri sa përzihet me SHARASIFË. A ka ndonjëilaç për mua?” - Mjeku i thotë: “Po. Merr HUNIKAN DHESERBEKAN DHE VERKERKAN pastrohu me ta dhe pije atëujë”. Ebu Alkamete i thotë: “Nuk po të kuptoj fare se çka pothua!” - Mjeku i thotë: “Po edhe unë nuk të kam kuptuar çkathe!”
***
Një njeri i thotë Hasanit: “Çka thua për njeriun, të cilit i vdes babai dhe vëllai (EBIJHI dhe EHIHI)?” Hasani i Thotë: Thuaj: e halën – “babai dhe vëllai”. Njeriu i thotë: “E çka i takon babait dhe vëllait?” Ebu Hasani i thotë: “Thuaj: Çka i takon babait dhe vëllait”. Atëherë njeriu i thotë Ebu Hasanit: “Po shoh se çdo herë kur po flas, ti po më kundërshton!”
***
Ibn Alkame - gjuhëtari shkon te djali i vëllait dhe i thotë: “Si është babai?! - I Thotë: “Vdiq”. E pyet: “Prej çfarë sëmundjeje?” - I përgjigjet: “Prej veremit këmbët”. I thotë: “Thuaj: Të këmbëve”. - I thotë: “Veremi u përhap deri te nyja”. - I thotë: “Thuaj: Nyjave”. Në fund i thotë: “O axhë më lerë të qetë, se më e vështirë po më vjen gramatika se sa vdekja e xhaxhait!”
***
Një njeri e takon një letrar dhe dëshironte ta pyeste për vëllanë e tij, mirëpo frikësohej se mos po gabonte gjuhësisht, e i thotë: “Vëllai yt, vëllait tënd, vëllait a është këtu?” Ai i thotë: “Jo, unë ndoshta, është prezent”.
* * *
Një njeri i thotë një njeriu tjetër: “E di gramatikën, por nuk e di një çështje, kur thonë: EBU i FILANIT, EBA FILANI DHE EBI FULANE (babai i filanit, babës së filanit dhe babës së filanit). Ai i thotë: Kjo është çështja më e lehta, sepse EBU FULANE për të mesmit dhe EBI FILANE për të poshtrit.
***
Një gjuhëtar shkon te një pronar i shalqirit dhe e pyet: “Sa është kjo e ajo ...”. Ai shikon djathtas e majtas, e i thotë: “Më falni por unë nuk kam çka të rregulloj!
***
Një gjuhëtarë shkon në treg dhe i thotë një shitësi: “Kërkoj një gomar, as shumë të ulët, as shumë të madh; nëse i jap pak ushqim, duron e nuk shqelmon; e nëse i jap shumë falënderon; nuk hyn në baltë e në vende me gjemba të vështira; nëse është rruga e lirë ec drejtë, e nëse është turmë nuk ngatërrohet”. Shitësi pasi e shikoi dhe e dëgjoi një çast, i thotë: “Më jep pak kohë, se ndoshta Allahu e shndërron gjykatësin në gomarë, e të ta shes!”
***
Një njeri viziton një gjuhëtar të sëmurë, e i thotë: “Prej çka ankohesh?” E ai i thotë: “Trupin e kam të shtrënguar dhe më digjet flake; pjesët më vlojnë dhe eshtrat më përcëllojnë”. Ai i thotë: “Zoti mos të shëroftë. Ah, mjerë për mua po të kishe vdekur!”
***
Njëri e kishte një djalë gjuhëtar, e i cili me fjalë i shëronte të sëmurët. Baba i tij sëmuret rëndë dhe ishte në shtrat të vdekjes. Vëllezërit kuvendojnë, e i thonë babait: “Ta thërrasim vëllanë tonë – filanin, i cili është gjuhëtar. Baba i thotë: “Jo, se më mbyt me fjalë”. - I thonë: “Do ti themi që të mos flasë”. Kur erdhi ai dhe hyri në shtëpi i thotë babait: “O baba im! Ajo çka më ka larguar nga ti është, , i cili më thirri dje dhe EHRESE, VE ADESE, VESTEBREXHE, VE SEBKEXHE, VE TAHEXHE, VE EFREXHE,VE DEXHEXHE, VE EBSALE, VE EMDARE, VE LUDHIXHE VE EFLUZIXHE”. Baba thirri: “Më mbuloni, sepse më i vështirë se Meleku i marrjes së shpirtrave është ky!”
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Mon Feb 07, 2011 4:57 am | |
| KURIOZITETE
1. Një ditë Umran bin Hatani shkon te bashkëshortja e tij.Umrani kishte pamje të keqe, të trishtueshme, ishte i shkurtër,ndërsa bashkëshortja e tij ishte shumë e bukur. Kur ai e shikoi,në sytë e tij bukuria e saj iu shtua edhe më shumë, kështu që ainuk mund t’ia hiqte shikimin. Ajo i tha: “Çka ke?” - Ai iupërgjigj: “E falënderoj Allahun, për Zotin je shumë e bukur”. -Ajo ia ktheu: “Përgëzim, se edhe unë edhe ti, së bashku, do tëjemi në xhenet”. - Ai tha: “Po ku e mësove këtë, nga e di tikëtë?” Ajo i tha: “Sepse jam fati yt e po e falënderon (Zotin),ndërsa unë jam e sprovuar me ty. E durimtari dhe falënderuesi,që të dy, janë xhenetlinj”.
***
2. I është thënë Shaebit: “Je plakur shumë dhe ke arriturkëtë moshë, por a ke mësuar ndonjë hadithë?” - Ai tha: “PërZotin, askush nuk ka mësuar nga Ikreme atë çka e kam dëgjuarunë prej tij”. - I thanë: “Po na trego pra”.
- “Kam dëgjuar Ikremen, e ai e kishte dëgjuar nga Ibn Abasi, e ai nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se ka thënë: “Dy çështje nuk bashkohen në personalitetin e muslimanit”. Njërën e kishte harruar Ikreme, ndërsa të dytën e kam harruar unë”.
***
3. E kanë pyetur një grua për mjetet e zbukurimit të saj, eajo është përgjigjur: “Mjetin e vërtetësisë e përdori për buzët emira, Kur’anin për zërin tim, mëshirën dhe butësinë për sytë emi, mirësinë për duart e mia, përqendrueshmërinë për këmbët emia dhe sinqeritetin e çiltërsinë për zemrën time.
***
4. Harun Rashidi i thotë Kadiut: “Ebi Jusuf! Çka mendon,cila pemë është me e shijshme dhe më e ëmbël: Faluxhi apo Luzunuxhi? Kadiu i përgjigjet: “O emir i besimtarëve, unë nukmund të gjykoj në mosprezencën e tyre”. Reshidi urdhëroi përsjelljen e atyre pemëve: Jusufi filloi të hajë herë në njërën, herënë tjetrën, derisa arriti në gjysmat e tyre, e pastaj tha: “O emir ibesimtarëve, nuk kam parë kundërshtarë më të rreptë mes vetese këta dy. Çdo herë kur isha i gatshëm për të vendosur përnjërën, tjetra më sillte argumente edhe më të fuqishme”.
***
5. Një njeri banonte në një shtëpi me qira. Dërrasat e kulmitishin shumë të vjetra, të cilat kërcisnin shumë. Kur qiradhënësishkon për t’ia kërkuar qiranë i thotë: “Meremetoje këtë kulm sepo kërcet”. Ai i thotë: “Mos u friko se kulmi edhe shtëpia janëduke i bërë TESBIH Allahut. Qiramarrësi i thotë: “Po kam frikëse duke i bërë tesbih aq shumë, një ditë do të bie në sexhde”.
***
6. Një beduin takohet me një turmë njerëzish dhe i pyet përemrat e tyre. Njëri tha e kam emrin Besnik, tjetri Pengim,tjetri Stabil, e tjetri i Rreptë. Atëherë Beduini tha: “Besojse edhe në bazë të emrave tuaj janë edhe veprat tuaja”.
***
7. Esmeiju thotë: “Hyra në qytet, kur pashë një grua shumëtë bukur, e cila kishte burrin jo të pashëm, e i thashë: “Si po endien veten të lumtur të jesh nën kurorë të këtij burri jo tëpashëm?!” E ajo më tha: “Dëgjo ti! Ndoshta çështja më e miraështë në mes tij dhe Allahut: të sillem mirë e të fitoj shpërblim,ose të sillem keq e të dënohem”.
***
8. Ibn Semak Zahid i ka thënë Harun Rashidit, derisa ai ishte duke pirë një gotë ujë: “O emir i besimtarëve, nëse do të ishe etur dhe nuk do të të lejohej për ta pirë këtë gotë ujë, - sa do të kishe paguar për të?” - Rashidi i thotë: “Me tërë pasurinë time”. Ibn Semaki ia parashtron pyetjen tjetër: “Po nëse do të ishte zënë në kanalin e urinës (dhe nuk do të dilte), - sa do të kishe paguar për t’u liruar nga ai ujë (pasi të jetë shndërruar në urinë)?” – “Me tërë pasurinë time!” – u përgjigj.
Atëherë Ibn Semaki i thotë: “O emir i besimtarëve! Nuk ka dobi prej pasurisë, e cila nuk vlen më shumë se një gotë ujë dhe një lirim urinimi”.
***
9. Një beduin shkon në një lagje të qytetit ku fëmijët loznin dhe e gjuanin njëri-tjetrin me gurë. Fatkeqësisht atij i bie një gurë në kokë dhe lëndohet shumë. Ai shkon te prijësi i qyteti dhe ankohet. Prijësi e pyet: “Në çfarë dite ke ardhur?”
- “Në ditën e vështirë dhe të rrezikshme” – u përgjigj.“Në cilin vend?”
- “Në vendin e shkretë, të thatë, pa bimë”.Prijësi qeshi dhe ia kompensoi me të holla.
***
10. Një njeri, i cili kishte përvetësuar me përpikëri një lojë zbavitëse, kërkon nga Emiri i besimtarëve – Ebi Xhafer El-Mensuri ta lejojë për ta demonstruar para mase. E ai ia lejoi. Ai mori disa letra, pastaj i hidhte në ajër në mënyrë të çuditshme, pa ra asnjë prej tyre në tokë.
Pastaj Xhaferi tha: “Vazhdo.” Ai i nxori disa shkopinj të gdhendur si shigjetë në maje. E gjuajti të parën ngulitet për muri, pastaj të dytën afër mbi të. Kështu ai i hodhi 100 shkopinj të gjitha u ngulitën në mur dhe asnjë nuk ra për tokë. Kur e përfundoi demonstrimin, shpresoi se emiri do t’i jepte ndonjë shpërblim, mirëpo Mensuri i thirri xhelatët dhe u tha: “Merreni këtë njeri dhe mëshojani me njëqind shkopinj. Ai bërtiti: “Po pse o emir i besimtarëve?! Ai u përgjigj: “Sepse e humbe kohën e muslimanëve me gjëra të padobishme.”
***
11. E kanë pyetur një të urtë:
Cila është gjëja më e mirë për njeriun?
(Ai i përgjigj) Mendja me të cilin jeton.
Po nëse atë nuk e ka?
Vëllezërit, të cilët përkujdesen për të.
Po nëse ata nuk i ka?
Pasurinë për shkak të së cilës e duan njerëzit.
Po nëse nuk e ka?
Edukatën prej të cilës ruhet prej çdo të keqe.
Po nëse nuk e ka?
Heshtjen, e cila e shpëton.
Po nëse nuk e ka?
Vdekjen, e cila i shpëton njerëzit prej tij.
***
12. Haxhaxh bin Jusuf Thekafiu, i cili ishte i njohur për barbarizëm, derisa lahej në një liqe, ai desh u fundos, por njëri prej muslimanëve e shpëton. Kur e nxjerr në tokë, Haxhaxhi i thotë: “Kërko çka të duash se do të plotësohet”. - Ai i tha: “Po kush jeni ju që të më jepni çka të kërkoj”. - Ai i thotë: Unë jam Haxhaxh Eth-thekafiju”. - Ai njeriu i thotë: “Kam vetëm një kërkesë. Pash Allahun, mos i thuaj askujt se të kam shpëtuar”.
***
13. Tregohet se Basra-janët i ka pyetur një njeri: “Kush ështëzotëria juaj (zotëria e Basrajanëve)?” Ata i thonë: “Husejni”. –“Po me çfarë është bërë zotëria i juaj (me çfarë veprash)?” - Atai përgjigjen: “Sepse njerëzit (e Basrës) kanë pasur nevojë përditurinë e tij, e ai nuk ka pasur nevojë për ta ”.
***
14. Është pyetur një njeri i mirë: “Unë vuaj nga sëmundja elargimit prej Allahut. Si të shërohem?”
Ai i thotë pyetësit: “O pyetës! Merri rrënjët e sinqeritetit, gjethet e durimit dhe lëngun e modestisë. Të gjitha këto vendosi në enën e devotshmërisë. Pastaj hedh mbi të ujin e frikës ndaj Allahut. Dhe vloji këto me zjarrin e pikëllimit dhe vendosi në tryezën e inspektimit, e pastaj përdori me dorën e drejtësisë, e pije me gotën e istigfarit, e përtypi me gojën e përkushtimit, dhe largoje veten nga lakmia dhe pangopësia. Atëherë me lejen e Allahut do të shërohesh.
***
15. Ibrahim bin Ethemi r.a. pasi që e sheh një njeri tëpikëlluar e pyet: “O njeri, po t’i bëj tri pyetje, e ti përgjigju”. Ai ithotë: “Urdhëro”.
A mund të qarkullojë diçka në këtë botë e që nuk dëshiron Allahu?
Jo, - u përgjigj.
A mund ta zvogëlojë rizkun diçka prej asaj çka e ka caktuar Allahu?
Jo.
A mund të zvogëlohet një sekond çasti nga momenti që Allahu e ka caktuar që të vdesësh, e të mos jetosh më shumë?
Jo.
Atëherë, për çka brengosesh, e je i pikëlluar?!
***
16. Muaviju i thotë një njeriu prej Jemenit: “Sa injorant është populli yt që e ka emëruar femrën sundimtare?” Ai ia kthen Muavijës: “Më injorant se populli im është populli yt, sepse kur I Dërguari i Allahut i ka ftuar për ta adhuruar të Gjithëmëshirshmin, ata kanë thënë: “O Zot, nëse është kjo e vërtetë prej Teje, zbritna gurë në kokat tona në vend të shiut ose na dëno me dënim të dhimbshëm”. E nuk kanë thënë: “O Zot nëse kjo është e vërtetë prej Teje, na udhëzo në rrugë të drejtë”.
***
17. Një dijetar, derisa ishte në minber, i bëhet një pyetje. E ai përgjigjet: “Jo nuk e di”. Atëherë i thonë: “Po minberi nuk është vend i të paditurve”. E ai u thotë: “Unë këtu jam ngritur në bazë të diturisë sime, sepse po të ngritesha në bazë të paditurisë sime do të arrija në qiell”.
***
18. Një njeri shkon te Hasan El-Basriju r.a. dhe i thotë: “Cili është çelësi (sekreti) i devotshmërisë tënde. E ai u përgjigj: “Katër gjëra”:
1. E kam ditur se rizkun nuk e ka përsipër askush, pos unë vetë, dhe jam angazhuar vetë.
2. E kam ditur se punën time nuk e kryen askush, për atë jam angazhuar vetë.
3. E kam ditur se Allahu më sheh dhe do t’i paraqesë veprat e mia, e jam turpëruar të më shohë në mëkate.
4. E kam ditur se vdekja më pret, andaj kam përgatitur material për t’u takuar me Zotin tim.
***
19. Një As’hab hyn në një vend ku një grup njerëzish hanin ushqim, mirëpo ai nuk i njihte. E u tha: “Es-selamu alejkum, o ju grup njerëzish jofisnik”. Ata e ngrenë kokën lart e i thonë atij: “Jo, për Zotin jemi fisnik”. Ai eci përpara dhe u ul në mesin e tyre dhe u lut: “O Zot, le të jenë ata të drejtët, ndërsa unë le të jem rrenacak”. Dhe e zgjati dorën në pjatën e tyre duke thënë: “Po çka jeni duke ngrënë?” Ata i thanë: “Ishim duke ngrënë helm”. Ata i thanë: “Po a e njohe ndonjërin prej nesh?” As’habi sinjalizoi te ushqimi dhe tha: “E njoh këtë”.
***
20. Një i varfër e lut një arab që t’i japë diçka. Ai i thotë:“Unë nuk kam asgjë për t’i dhënë dikujt tjetër. Krejt atë çka ekam është ajo, për të cilën jam më i nevojshëm unë për të se tëtjerët”. Lypësi i tha: “Po ku janë ata që veten e lënë keq, edhepse kanë nevojë (e u japin të tjerëve)? Arabi ia ktheu: “Kanëshkuar (kanë vdekur) ma ata, të cilët nuk lypin prej tjerëve”.
***
21. Kur është pyetur një njeri i çmendur, i cili nuk flisteshumë dhe nuk i përgojonte të tjerët: “Çka mendon për Iblisin(shejtanin)? Ai është përgjigjur: “Për të kam dëgjuar fjalëshumë, e të fshehtën e tij e di Allahu më së miri”.
***
22. Një njeri shkon në luftë në rrugën e Allahut dhe e lë në shtëpi bashkëshorten me fëmijë. Disa prej grave, të cilat e kishin imanin e dobët, i thonë: “Oj nënë e gjorë, po kush do të përkujdeset për familjen e të t’i ushqejë fëmijët nëse e ka caktuar Allahu të bie dëshmor? Mirëpo, kjo grua besimtare nuk kishte tjetër të thoshte, pos me bindje dhe iman të fortë u thotë: “Unë burrin tim e di se ka qenë i përkujdesur, i ushqyer; ndërsa nuk e di se ka qenë ushqyes apo përkujdesës. E nëse vdes i ushqyeri mbetet ushqyesi – FURNIZUESI (Allahu i Lartmadhëruar).
***
23. Një ditë Ebu Dardai qëndroi pranë Qabesë dhe u tha shokëve të tij: “A është e vërtetë se çdonjëri prej jush, i cili merr një udhëtim, përgatitet me mjete dhe material për rrugë: - I thonë: “Po”. Atëherë u thotë Ebu Dardai: Rruga e ahiretit është më e gjata”. Ata i thonë: “Na trego mjetet dhe materialin (përgatitjen) për atë rrugë”. Ai u thotë: “Kryejeni haxhin për çështjet madhështore, falni dy rekate në errësirë të natës, për ta tejkaluar errësirën e natës së varrit dhe agjëroni ditë të vështira për t’u liruar Ditën e gjatë të Ringjalljes”.
***
24. Xhahidhi ka qenë shkrimtar dhe poet arab i njohur, me fytyrë të shëmtuar, mirëpo ka qenë komik, dhe ka përdorur komedi, bile edhe me vetë pamjen e tij. Xhahidhi tregon një rast për veten e tij, duke thënë: “Isha ulur pranë shtëpisë sime, m’u afrua një grua dhe më tha: “Kam nevojë për ty, që të vish me mua në një vend! Xhahidhi thotë: “Shkova me të derisa shkuam te një dyqan ku pronari merrej me pikturim. E ajo i tha: ‘Sikurse ky, bëri me shenjë nga unë dhe shkoi’. Pastaj e pyeta piktorin: ‘Çka po thotë ajo?’ E piktori m’u përgjigj: ‘Ma ka sjellë një unazë dhe kërkoi nga unë që ta pikturoj në të fytyrën e shejtanit. E i kam thënë asaj: Oj zonjushë! Po unë asnjëherë nuk kam parë fytyrën e shejtanit. Për këtë arsye të solli ty tek unë dhe tha atë që e dëgjove”.
***
25. Asam bin Jusufi kalon pranë Hatem El-Esmit dhe e pyet: “A falesh?” I thotë: “Po”. Më trego si e fal namazin. Ai përgjigjet: “Ngritem me urdhrin e Allahut, eci me frikë të Allahut. Hyj në namaz me nijet të pastër, marr “tekbir” me madhërinë e Tij. Lexoj Kur’an me përpikëri dhe vëmendje të plotë. Bie në ruku i përulur, bie në sexhde i nënshtruar, ulem plotësisht në ulësen e fundit, jap selam me nijet, dhe e përfundoj namazin me sinqeritet të pastër ndaj Allahut. Pastaj i kthehem vetvetes me frikë se a thua Allahu - a më ka pranuar namazin tim. Dhe i ruaj kohët e namazit deri në vdekje”. Pastaj ai i thotë: “Vazhdo se ti namazin e fal të plotë”.
***
26. Një hatibit, derisa mbante ligjëratë para njerëzve, i shpëton një erë. E u thotë: “O ju njerëz! Allahu ka krijuar trupat tanë dhe në ta ka vendosur shpirtrat. E kur ka mundësi njeriu që t’i ndalë që të mos dalin prej tyre? Njëri, i cili ishte prezent, tha: “Dhe . . . dalja e shpirtrave në nevojtore është sunet, ndërsa në minbere bid’at. Zoti na faltë neve dhe juve!”
***
29. Nasrudini del në treg për të blerë një gomar dhe aty takon një shok të tij, i cili e pyet: “Po ku po shkon? – “Po shkoj të blejë një gomar”. Shoku i thotë: “Thuaj: (Insha Allah) Nëse do Allahu”. Nasrudini ia kthen: “Jo nuk është ashtu si thua, se dërhemët i kam në xhep, ndërsa gomari në treg”. Derisa ishte në treg duke kërkuar (gomar) ia vjedhin dërhemët, e ai kthehet i dëshpëruar. E shoku i tij i thotë: “Ku është gomari o Nasrudin? I thotë: Dërhemët u vodhën “ (Insha Allah) nëse do Allahu”.
***
30. Një mendjelehtë shikon në pusin e bunarit dhe sheh aty veten si në pasqyrë, e pastaj shkon te nëna e tij dhe i thotë: “Oj nënën, në bunar është një hajdut.” Nëna shkon deri te bunari, shikon në pus dhe thotë: “Po, për Zotin, me të qenka edhe një hajdute.”
***
31. Një njeri e pyet Hashim Kutbin:
Sa i ke numëruar?
Prej një deri njëmijë apo një mijë e më tepër.
Nuk kisha atë qëllim.
Po çfarë qëllimi kishe?
Sa i numëron prej sinëve (dhëmbëve)?
26 dhëmbë: Dhjetë lart, e gjashtëmbëdhjetë poshtë.
Nuk e kisha për qëllim atë.
Po çka kishe për qëllim?
Sa vjet i ke?
Nuk kam të miat asnjë, të gjitha janë të Allahut.
Sa vite?
Shumë!
Ti djalë i sa (viteve) je?
Djalë i dyve: i nënës dhe i babait.
Sa të kanë ardhur ty?
Po të më kishte ardhur diçka do të isha i vdekur.
Po si të them pra?
Thuaj: “Sa vite të jetës të kanë kaluar?”.
***
32. Tregohet se një njeri shkon në xhami për t’u falur mexhemat, një njeri hyn në shtëpinë e tij për të bërë imoralitet, porqeni i heton dhe i mbytë që të dy. Kur kthehet në shtëpi i sheh qëtë dy të mbytur: Ende shtëpia dhe prona ime është e mbrojtur. Eruan pasurinë, e shoku dëshiron të më tradhtojë?! Habi! Shoku e thyen besën e moralit tim. Por, më habitshme është se si atë e ruan qeni!
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Mon Feb 07, 2011 4:58 am | |
| 33. Omer Ibnul Hatabi e pyet një djalosh:
Si e ke emrin?
Gacë.
Biri i kujt je?
I flakës.
Prej nga je?
Nga zjarri.
Ku e ke shtëpinë?
Në një lagje të zjarrit.
Po në cilën anë?
Nga ajo e cila digjet më së tepërmi.
Shko sa më shpejtë te shtëpia jote (familja jote) se ata janë djegur.
Djaloshi shkon me shpejtësi te shtëpia e tij kur sheh se i ka ndodhur ashtu siç i ka thënë Omeri r.a.
* * *
34. Tregon Esmeiju: E kam pyetur një djalë arab: “A kishedashur që t’i kesh njëqind dërhem, por të ishe i çmendur? E aimë është përgjigjur: “Jo”. Kur e kam pyetur: “Por, pse?” -Frikohem se çmenduria bën aso gabime, me të cilat i humbi tëgjitha të hollat e mbetet vetëm çmenduria”.
***
35. I urti ka thënë:“Largohu nga shtatë cilësi, do ta kesh trupin, mendjen dhe zemrën e shëndosh, ndërsa pasurinë e fenë tënde të siguruar:
1. Mos u pikëllo për të kaluarën;
2. Mos u brengos për të ardhmen;
3. Mos i ofendo njerëzit siç të ofendojnë ty;
4. Mos kërko shpërblim për atë që nuk e ke punuar;
5. Mos e shiko atë që nuk e posedon;
6. Mos u hidhëro ndaj atij, të cilit hidhërimi yt nuk i bën dëm;
7. Mos u krekos – lavdëro për atë që nuk e ke punuar dhe që nuk është prej teje.
***
36. Omeri r.a. ka thënë: “Prej çdo fatkeqësie që më kandodhur i kam parë tri dobi prej saj, prej të cilave më kabegatuar Allahu:
E para: Se ajo fatkeqësi nuk ka cenuar fenë time, se po të kishte qenë ajo fatkeqësi në fenë time, do të kishte qenë fatkeqësi e madhe, prej së cilës njeriu e humb edhe këtë botë edhe botën tjetër.
E Dyta: Se ajo fatkeqësi ka mund të jetë më e madhe, sepse çdo fatkeqësi mund të ketë diçka më fatkeqe se ajo fatkeqësi.
E Treta: Zoti më ka dhënë durimin, e durimi dhe llogaria në atë fatkeqësi janë baza të sigurisë, me të cilat Allahu lehtëson fatkeqësinë pasi që të ndodhë.
***
37. Tregon Ibn Halkani: Kam qenë me disa shokë tëbesueshëm nga një fshat i quajtur Ebi Selamet. Në atë fshat kaqenë një njeri injorant dhe mendjelehtë. Një ditë bisedohej përvlerën e pastrimit të dhëmbëve me misvak. E ai tha: “Për Zotin,nuk i laj dhëmbët me misvak, por me të kam për ta larë anusin”.E ka marrë misvakin dhe me të e ka larë anusin. Pastaj atë natëka ndier dhimbje, e pas nëntë muajsh është ankuar nga dhimbja ebarkut dhe anusit, njëherit ka ndier dhimbje si gruaja shtatzënëkur të lindë. Kështu që ka lindur një gjallesë në formë të“Xherdhunit”, e kokën sikur koka e peshkut, me katër dhëmbë(si të vampirit) të dukshëm nga të tjerët, me bisht të gjatë dhe 4gishta, e anusi i tij si anusi i lepurit. E kur ka lindur ajo gjallesëka klithur tri herë, bija e tij i ka mëshuar në kokë asaj gjallese dhe e ka mbytur. Ai njeri pastaj ka jetuar vetëm edhe dy ditë dhe vazhdimisht duke thënë: Më mbyti ajo gjallesë dhe ma shkatërroi lukthin. Atë gjallesë e kanë parë një grup njerëzish nga ai vend si dhe hatibi i atij vendi, në vitin 665 hixhrij.
Një njeri me emrin Tufejl, i sheh disa njerëz duke shkuar në një vend, ai mendoi se ata janë duke shkuar në ndonjë gazmend dasme dhe iu bashkëngjit. Mirëpo ata kishin qenë poet, të cilët i kishin përgatitur sulltanit vargje lavdëruese. Kur secili e recitoi poezinë e tij dhe secili merr shpërblim, i vjen radha Tufejlit, i cili heshtte. I thonë: “Thuaje poezinë tënde”. Ai thotë: “Po unë nuk jam poet”. Po kush jeni ju atëherë? Ai u përgjigj: “Unë jam ai, për të cilin Allahu ka thënë: ‘Dhe poetët, të cilët enden aty e këtu, e në çdo vend”. Sulltani qeshi dhe urdhëroi që edhe atij t’i jep dhuratë.
Ekrea bin Habisi hyn te emiri i besimtarëve, Omer bin Hatabi, dhe sheh se si fëmijët loznin mbi supet dhe mbi shpinën e tij. E thotë: “Çka është kjo, o Emir i besimtarëve? A kështu i lejoni fëmijët tuaj të lozin me ju?”
Omeri pastaj e pyet: “O Ekrea, po ti si sillesh me fëmijët e tu në shtëpinë tënde?”
Ai i thotë: “Kur të hyjë në shtëpi, secili qëndron në vendin e vet, askush nuk flet dhe kush nuk bën zë. Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur”. - Omeri i thotë: “Atëherë ti nuk e meriton të jesh në ndonjë pozitë të lartë për të qeverisur muslimanët”. Dhe jep urdhër për t’u shkarkuar nga detyra. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Mon Feb 07, 2011 5:00 am | |
| SHAFIIJU ME ZILIQARËT
Tregohet se disa dijetarë të njohur nga Iraku ia kanë pasur zili Shafiijut r.a.. Kështu që dëshironin ta lajkatojnë, sepse ai ia tejkalonte atyre me dituri dhe urtësi. Një pjesë e madhe e studentëve kishin dro prej tij dhe prej diturisë së tij, të cilët prezantonin vetëm në vendkuvendimet e tij; pajtoheshin vetëm me mendimet e tij, me mësimet e tij. Për këtë arsye, këta dijetarë ziliqarë u morën vesh mes vete, që t’i tubojnë disa pyetje enigmatike, për ta sprovuar diturinë dhe mendjemprehtësinë e Shafiijut, kapacitetin e memories së tij, aftësinë e tij dhe atë mu në prezencën e Halifes Reshidë, i cili e donte dhe kishte respekt të veçantë për të. Pasi që i kishin përmbledhur pyetjet i lajmëruan Halifes për të prezantuar në debat që të përgjigjet pyetjeve, të cilat iu parashtrohen Shafiijut r.a., e për ta shikuar se sa me të vërtetë është i ditur dhe i mençur.
Debati filloi kështu: Pyetja e parë: Çka mendon për njeriun, i cili ka prerë një dele në shtëpi, për nevojat e shtëpisë, e pastaj ka dalë në treg, e kur është kthyer i ka thënë familjes së tij: “Hajeni ju mishin e deles, se për mua është e ndaluar”. E familja i është përgjigjur: “Po, edhe për ne është e ndaluar!”
Përgjigjja: Ky njeri ka qenë idhujtar, e ka pre delen në emër të idhujve, e ka dalë në treg për disa detyra dhe nevoja të veta. Aty Allahu e ka ndriçuar dhe e ka udhëzuar në islam. E kur e ka pranuar islamin, automatikisht mishi i asaj deleje është bërë e ndaluar për të. Kur familja kanë dëgjuar se e ka pranuar islamin edhe ata janë bërë muslimanë, e edhe atyre mishi i deles i është bërë e ndaluar për shkak të pranimit të fesë islame.
Pyetja e dytë: Dy muslimanë të mençur kanë pirë birrë (alkool), njëri dënohet e tjetri jo?
Përgjigjja: Njëri ka qenë i mençur, por i moshës madhore, ndërsa tjetri i mençur fëmijë.
Pyetja e tretë: Pesë persona kanë bërë prostitucion me një grua, kështu që i pari dënohet me vdekje, i dyti me gurëzim, i treti me 100 të rëna, i katërti sa gjysma e 100 të rënave, ndërsa i pesti nuk dënohet fare?
Përgjigjja: I pari e ka lejuar prostitucionin, me fjalë tjera ka thënë se “nuk është haram”, e me këtë ka dalë nga feja, për këtë duhet të ekzekutohet. Pra, e ka mohuar dhe ka vepruar.
- i dyti nuk e ka mohuar prostitucionin, por ka bërë prostitucion duke qenë i martuar, e ai gurëzohet.
- i treti dënohet me 100 të rëna ngase ka qenë i pamartuar.
- i katërti dënohet me gjysmën e 100 të rënave, sepse ka qenë rob.
- i pesti nuk dënohet fare, sepse ka qenë i çmendur.
Pyetja e katërt: Një njeri përderisa falet, duke dhënë selam në të djathtë gruaja e tij automatikisht shkurorëzohet; duke dhënë selam në të majtë i prishet namazi, e kur të shikojë lart në qiell e sheh se i është bërë obligim të paguaj 100 dërhem?
Përgjigjja: - Ky njeri kur ka dhënë selam në të djathtë e sheh personin i cili ka qenë i zhdukur, me gruan e të cilit pastaj është martuar, e kur të shihet i zhdukuri, kurorëzimi me gruan e tij (me gruan e personit të zhdukur) zhvleftësohet.
- Kur sheh në të majtë vëren se rroba e tij është përlyer mepapastërti të madhe, për këtë i prishet namazi.
- Kur shikon në qiell e sheh se është paraqitur hëna e plotë, e kjo ia ka bërë të ditur se ka hyrë koha për t’i paguar 100 dërhem, të cilat i ka pasur obligim, me fillimin e muajit tjetër, për ta paguar borxhin.
Pyetja e pestë: Imami falej me 4 persona (xhematë), atij i bashkëngjitet i pesti në anën e djathtë të tij. Kur ka dhënë imami selam në anën e djathtë, e ka parë se është e patjetërsueshme që imami të ekzekutohet, 4 falësit e tjerë duhet të dënohen me të rëna (xhild), dhe xhamia të prishet me themel?
Përgjigjja: Njeriu i cili u është bashkëngjitur në namaz ka qenë në udhëtim, ndërsa në shtëpi të vëllait ka lënë bashkëshorten. Imami ia ka mbytur vëllanë, e ka martuar bashkëshorten e këtij (udhëtarit), duke dëshmuar se ajo grua ka qenë grua e të vdekurit (të mbyturit), për këtë kanë dëshmuar 4 falësit, ndërsa xhamia ka qenë shtëpia e të mbyturit, të cilën shtëpi imami ia ka shndërruar në xhami.
Pyetja e gjashtë: Çka mendon për njeriun, të cilit i ka ikur robi, e ai ka thënë: Nëse ha bukë, ai është i lirë, deri sa ta gjejë. Si të dalë ai nga kjo enigmë?
Përgjigjja: Robi u dhurohet fëmijëve të tij, e ai pastaj han, dhurata e dhënë djemve i kthehet babait të tyre.
Pyetja e shtatë: Dy gra i kanë takuar dy djem dhe i kanë përshëndetur: “Mirë se keni ardhur o burra tanë, o fëmijë tanë, o bijtë e burrave tanë”.
Përgjigjja: Dy djemtë kanë qenë djemtë e atyre dy grave, dhe janë martuar me djemtë e njëra-tjetrës. Kështu djemtë e tyre janë bërë burra të tyre (të njëra-tjetrës), djemtë e tyre dhe djemtë e burrave të tyre (të mëparshëm).
Pyetja e tetë: Një njeri e ka marrë një gotë me ujë për ta pirë; e pi gjysmën, e cila ka qenë hallall, ndërsa gjysma tjetër e sasisë e ka haram për ta pirë?
Përgjigjja: Njeriu e ka pirë gjysmën e gotës dhe ka vjellë gjak në pjesën e mbetur të ujit. Kështu është përzier sasia tjetër e ujit me gjak, prandaj i është bërë haram për ta pirë.
Pyetja e nëntë: Një njeri ia jep gruas së tij një najlon të mbyllur tërësisht, dhe kërkon nga ajo për ta zbrazur, por pa e hapur, pa e thyer dhe pa e shqyer; e nëse e bën një gjë të tillë (e thyen, e shqyen apo e hapë) do të jetë e shkurorëzuar. Përgjigjja: Najloni ka qenë i mbushur me krip ose me sheqer, ndërsa gruaja nuk bën asgjë tjetër, pos që do ta vendosë najlonin në ujë dhe sasia shkrihet në brendësi.
Pyetja e dhjetë: Një njeri në rrugë takon një grua, një burrë dhe dy djem, dhe pyet: “Kush janë ata djem?” - Burri përgjigjet: “Babagjyshi është axha i tyre, bashkëshortja ime është gruaja e babës së tyre”. Gruaja thotë: “Nëna ime është gjyshja e tyre, ndërsa motra ime tezja e tyre”.
Përgjigjja: Burri ka qenë baba i atyre dy djemve, ndërsa gruaja nëna e tyre.
Pyetja e njëmbëdhjetë: Dy njerëz janë mbi kulmin e shtëpisë, njëri bie dhe mbytet, e tjetri e ka të ndaluar martesën me gruan e tij?
Përgjigjja: Njeriu i cili ka qenë mbi kulm, i cili është rrëzuar dhe ka vdekur është ai i cili ka qenë i martuar me vajzën e robit, i cili ka qenë mbi kulm së bashku me të. E kur ka vdekur prej rrëzimit, vajza është bërë pronësuese e robit, të cilën e ka pasur burri i saj me të cilin e ka të ndaluar të martohet.
Nga ai moment, Rashidi i cili prezantonte në atë debat nuk ka pasur mundësi ta fshehë interesimin e tij për mendjemprehtësinë e Shafijut dhe inteligjencën e tij në të kuptuar dhe në përgjigje dhe tha: Allahu e ka nderuar fisin e Abdul Menafit. Ti sqarove, shpjegove, ia qëllove. Shafiju r.a. tha: “Allahu ia zgjattë jetën emirit të besimtarëve, por për këta dijetarë kam vetëm një pyetje, nëse përgjigjen elhamdulil-lah, e nëse jo, atëherë lus emirin e besimtarëve që të ndikojë te ata e të mos më bëjnë keq. Emiri tha: Ashtu edhe do të jetë. Pra, o Shafiij, parashtroje pyetjen tënde.
Ai filloi pyetjen: Një njeri ka vdekur, pas vetes ka lënë 600 dërhem, nga pasuria e lënë motrës nuk i ka takuar më shumë se një dërhem. Në çfarë kushtesh bëhet shpërndarja, e cila i takon kështu trashëgimia një dërhem?
Kaloi një kohë e gjatë, dijetarët e shikuan njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk mundi t’i përgjigjej; djersët u shkonin nëpër faqet e tyre. Pas një heshtje të gjatë, Halifja tha: “Jepua përgjigjen”. Pasi që ata kishin dashur që Shafiijut t’ia humbnin respektin te Halifja, të cilën me meritë e kishte fituar dhe pasi që ata dështuan në planin e tyre, Shafiiju tha: Ky njeri ka vdekur dhe pas vetes ka lënë: dy vajza, nënën, gruan, dymbëdhjetë vëllezër dhe një motër.
Dy vajzave u takon 2/3, që do të thotë 400 dërhem; nënës 1/6, që do të thotë 100 dërhem; gruas 1/8, që do të thotë 75 dërhem; 12 vëllezërve u takon 24 dërhem dhe 1 dërhem për motrën.
Rashidi qeshi dhe tha: “Ti i ke dhuratë prej meje 2000 dërhem, prej meje dhe familjes sime”. Shafiiju pranoi dhe ua shpërndau shërbëtorëve dhe rojtarëve të kështjellës. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Mon Feb 07, 2011 5:01 am | |
| ALLAHU TË TEJKALON RREZIKUN
Tregohet se Hatem El-Esami u ka thënë djemve të tij: “Dëshiroj të shkoj në haxh”. Ata filluan të pikëllohen e të qajnë, duke i thënë: “Ti po shkon në haxh, mirëpo në dorë të kujt po na lë, kush do të na ushqejë?”. Ai e kishte vetëm një vajzë, e cila tha: “Lëreni të shkojë, sepse ai nuk është furnizues. Ai shkoi në haxh, ndërsa familjen e tij e kaploi uria, e ata filluan ta akuzojnë vajzën e tij (motrën e tyre). Ajo bëri lutje: “O Zoti im, mos më turpëro para tyre”. Emiri i qytetit kaloi pranë shtëpisë së tyre, duke shëtitur nëpër qytet dhe u thotë shokëve të tij: “Shkoni kërkoni ujë nga ndonjë shtëpi nga këtu. Ata shkuan kërkuan, kur familja e Hatemit e mbushi një ibrik të ri me ujë të ftohtë, prej ku ai piu ujë. Ai pastaj pyeti: Shtëpia e kujt është kjo: “Shtëpia e Hatem El-Esamit. Ai e gjuajti një qese me ari në oborr të tyre dhe tha: Kush më do mua, do ta dua, dhe ai pajtohet me udhëheqjen time. Ushtarët, të cilët kishin pasuri i hodhën të hollat e tyre në enën e cila kishte qenë me ujë dhe e dërguan nga kishte ardhur. Vajza filloi të qajë. Nëna e pyet: “Pse po qanë, kur Zoti na lehtësoi gjendjen dhe na solli pasuri. Ajo iu përgjigj: “Sepse krijesa në shikoi kujdes për ne dhe na u lehtësua gjendja, po si do të kishte qenë po të na shikonte Krijuesi?!”. |
|  | | | | Tregime / Ngjarje të ndryshme. | |
|
Similar topics |  |
|
Similar topics |  |
| |
| Faqja 2 e 3 | Shko tek faqja : 1, 2, 3  |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |