|
| | Tregime / Ngjarje të ndryshme. | |
| |
| Autori | Mesazh |
|---|
TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:12 pm | |
| Ibn Asakiri [rahimehull-llah] tregon në historinë e tij se:
Një njeri i varfur kishte mushkë me të cilin punonte me qira nga Damasku e në Zebdani. Ky njeri tregon: një herë me mua erdhi një burrë, e kur kaluam në disa rrugë të panjohura tha: zgjidhe këtë rrugë, se kjo është më e afër…i thashë: skam nevojë për këtë rrugë se nuk e njoh…më tha: mirëpo është më afër…morëm këtë rrugë dhe erdhëm në një vend të trishtueshëm dhe afër një lugine të thellë, ku kishte shumë njerëz të vrarë, më tha: kape mushkën për koke derisa të zbres. Zbriti, i përvjeli krahët dhe më sulmoi me një thikë… ika prej tij, kurse ai erdhi pas meje. E luta në emër të All-llahut e i thashë: meri mushkat me gjith mallin. Kurse ai mu përgjigj: dëshiroj të të vras…e frikësova me All-llahun dhe denimin, mirëpo nuk pranoi…iu dorëzova dhe i thashë: më le ti fali dy rekate? Tha: shpejto…u ngrita të falem, dëshirova të filloj të lexoj Kur'an, nuk mu kujtua asnjë shkronjë…qëndrova një kohë i hutuar, kurse ai thoshte: më shpejtë, më shpejtë, atëherë All-llahu më solli në gjuhë ajetin: "أمن يجيب المضطر إذا دعاه ويكشف السوء"
“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen …”. (En-Neml: 62). E përsërita këtë ajet disa herë.
Për moment na erdhi një kalorës nga brendësia e luginës, në dorë kishte një shtizë, me të cilën e gjuajti këtë njeri dhe e qëlloi në zemër, e vdiq… u kapa për këtë kalorës e i thashë: Pash Zotin, kush je ti? Tha: unë jam i dërguari i atij që i përgjijget lutjes së nevojtarit dhe i largon të këqijat. Unë jam melek nga qielli i katërt. Më ka dërguar All-llahu që ti përgjigjem lutjes tënde dhe ta largojë të keqen. Tha: i mora mushkat dhe mallin e u ktheva shëndosh. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:12 pm | |
| Fjalët e këndshme
Mus’ab ibn Umejr ishte ambasadori i parë i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ve selem) në Medine. Para ardhjes së Resul Allahut në Medine, Mus’abi ua mësonte njerëzve të Medines Islamin dhe ata filluan ta përqafonin Islamin.
Kjo e tërboi Sa’d ibn ‘Ubadin, njërin prej prijësve të Medines. Ai e futi shpatën ne këllëf dhe u nis për t’ia hequr kokën Mus’ab ibn Umejrit. Kur e takoi Mus’abin ai e kërcënoi me fjalët : " Pusho me këtë predikim të pakuptimtë se ndryshe do ta gjesh veten të vdekur !" Ky vazhdoi me ashpërsinë dhe injorancën e vet, duke dashur që t’ia priste kokën Mus’abit.
Mus’abi tha :”A nuk ulesh një moment që të dëgjosh çka predikoj unë ? Nëse pajtohesh me atë që them unë-pranoje, nëse jo, do ta ndalim këtë bisedë". Sa’di u ul.
Mus’abi foli për Allahun dhe të dërguarin e Tij derisa fytyra e Sa’d ibn Ubaadit shndërriti si hëna e plotë dhe tha : ” Ç’duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafojë këtë fe ? ” Pasi Mus’abi i tregoi, ai tha : ” Ka një njeri që nëse ai e pranon islamin, asnjë shtëpi e Medines nuk do të mbetet pa u bërë musliman. Ai është Sa’d ibn Mua’aadhi.”
Kur Sa’d Ibn Mu’aadhi dëgjoi se ç’po ndodhte, edhe ai u tërbua. E la shtëpinë e tij dhe u nis që ta vriste këtë njeri të quajtur Mus’ab ibn Umejr, për hutinë që kishte mbjellë në Medine. Kur e takoi Mus’abin i tha : " Do të pushosh ta përhapësh këtë fe, ose do ta shohësh veten të vdekur."
Mus’abi u përgjigj : ” A s’ulesh një çast të dëgjosh se çka predikoj unë. Nëse pajtohesh me atë çka them unë pranoje, nëse jo, do ta ndalim këtë bisedë." Sa’di u ul.
Mus’abi foli për Allahun dhe të Zgjedhurin e Tij – Muhammedin (s.a.v.s), ndërsa fytyra e Sa’d Ibn Mu’aadhit shndërriti si hëna e plotë dhe ai tha : » Ç’duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafojë këtë fe ?
Shikoni se çfarë arriti ky njeri me fjalët e tij të këndshme. Atë natë, Sa’d ibn Mu’aadhi shkoi në shtëpi, te fisi i tij dhe u tha : » Gjithë çka keni ju për mua është haram përderisa ju të gjithë nuk pranoni Islamin. »
Atë natë çdo shtëpi në Medine ra të flinte me fjalën La ilahe il-la Llah.
Marrur nga libri : » Magjia e urtësisë islame » Antologji tregimesh Autor:Ali F.Aliu |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:13 pm | |
| Elhamdulilah që All-llahu më ka nderuar
Tregon Ebu Ibrahimi dhe thotë: "Isha një ditë duke udhëtuar nëpër shkretëtirë dhe papritmas humba rrugën për ku isha nisur. U ndala tek një tendë e vjetër, shikova mbrenda saj dhe pashë aty një njeri, ishte i ulur në tokë.
Sapo iu afrova me qetësi pashë se ky njeri ishte i paralizuar, i kishte të dy duart e këputura.
Ç'është më e çuditëshmja se ai ishte edhe i verbër dhe ishte i vetmuar, nuk kishte askënd që të kujdesej për të.
Dëgjova prej tij disa fjalë, që shpesh i përseriste: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madhe mbi shumë krijesa të Tija.
Duke e përseritur këtë disa herë, ma tërhoqi vëmendjen dhe më shtyri të interesohem për te. Dy duart e këputura dhe dy sytë e tij të verbër dhe nuk posedonte kurrfarë fuqie për kujdesjen e vetës. Shikova përreth tij dhe kerkoja se mos po shoh dikë prej të afërmëve të tij që kujdeset për te, mirëpo, për fat të keq, nuk pashë askend. Vazhdova t'i afrohem deri sa ndjeu levizjet i mija dhe filloi të pyeste:
- Kush është? Kush është?
- I thashë: Esselamu alejkum! Jam një njeri që kam humbur rrugën dhe u ndala tek tenda jote. Po ti kush je? Pse jeton i vetmuar në këtë vend? – Fillova unë me pytje: Ku e ke familjën apo të afërmit?
- M'u përgjigj: Unë jam një plak i sëmuar, që me kanë lënë njerëzit dhe me kanë vdekur shumica prej të afërmëve.
- I thashë: Dëgjova nga ju disa fjalë, që me çuditën: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa tjera të Tija, me trego se çka të ka nderuar All-llahu ty kurse unë të shohe të verbër me dy duart e këputura, i varfer dhe askend perreth teje që interesohet për ty?!
- Më tha: Të tregoj, por me një kusht! Kam një nevojë të ma kryesh.
- I thashë: Me gjithë dëshirë inshallah, vetëm me trego!
- Më tha: Po e sheh se jam sprovuar me sprova dhe fatkeqësi të ndryshme, mirëpo, prap Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar me një nderë të madh mbi shumë krijesa të tjera. A nuk me ka dhënë All-llahu mendjen, që të logjikoj me te?!
I thashë: Po, si jo!
- Ma ktheu: Sa e sa njerëzve u mungon kjo begati, janë budalla, të çmendur, që nuk posedojnë mendje?!
- Shumë ka. - ja ktheva.
- Pastaj tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të tjera dhe me ka nderuar.
- Vazhdoi përseri: A nuk me ka dhënë All-llahu të dëgjuarit, me të cilin dëgjoj ezanin për namaz, dëgjoj me te fjalët dhe atë që kam përreth?!
- I thashë: Po, si jo!
- Ma ktheu: Sa prej njerëzëve janë të shurdhët dhe nuk mund të dëgjojnë?! Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar mbi shumë krijesa.
A nuk më ka dhënë All-llahu gjuhën, me të cilën e përmendi Atë dhe mirrem vesh me njerëzit?! Sa e sa njerëz memece ka sot që nuk flasin?!
I thashë: Po, vërtetë shumë ka.
- Tha: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që me ka nderuar dhe me ka zgjedhur mbi shumë krijesa të Tija.
A nuk me ka udhëzuar All-llahu në Islam dhe adhuroj vetëm All-llahun Një, të Vetmin, që nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij?! Unë tek Ai llogaris shpërblimin duke bërë durim në sprovat e Tija.
Sa ka prej njerzëve, që janë adhurues të idhujve dhe kryqëve dhe janë të kënaqur me mosbesimin e tyre?! Ata kanë humbur në këtë botë dhe në botën tjetër. Falënderimi i takon vetëm All-llahut, që më ka nderuar mbi shumë krijesa të Tija. Kështu vazhdoi plaku duke i numëruar begatitë e All-llahut, kurse mua me shtohej çudia prej imanit të tij të fort dhe bindjes së tij të madhe, që plaku edhe në gjendjen e tij të mjerueshme ishte i kënaqur me ato begati që ia kishte dhënë All-llahu.
Thashë me vete: Sa prej të sëmurëve janë, që ndoshta nuk janë goditur as sa një e katërta e kësaj që është goditur ky plak, apo ndoshta janë sprovuar vetëm me humbje të shikimit apo të dëgjimit, apo kanë ndonjë sëmundje të lehte e që mund të llogariten të shendoshë në krahasim më atë që e ka goditur këtë plak. Saqë i dëgjon duke u ankuar dhe duke qajtur me zë të lartë, duke renkuar nga semundja. E atyre vetëm iu shtohet dobësia dhe iu pakësohet bindja në shpërblimin e All-llahut.
U thellova në mendime të thella derisa m'i ndërpreu mendimet fjala e plakut duke më thënë:
- A ta them kërkesen time që pata? A ma kryen atë?
- I thashë: Po, inshallah! Cila është kërkesa yte?
E uli kokën dhe lotët i rrodhën nga sytë e tij të verbër. Pastaj ngriti koken e tha:
- Nuk me ka mbetur askush prej familjes perveç një djalit katërmbedhjetëvjeçar. Ai është që me ushqen, me veshën, me shtrinë për të fjetur dhe me ngrite për çdo nëvojë. Mirëpo, ka dalë që dje të me kërkojë ushqim dhe nuk është kthyer më dhe nuk e di a është gjallë dhe kthehet apo është i vdekur dhe është harruar. Unë, sikurse po e sheh, jam plak i lodhur, i verbër, ku ta kërkoj unë i shkreti?!
E pyeta për pamjen e tij dhe cilësitë e tija në mënyrë që ta njoh nëse e takoj.
Dola që ta kërkoj djalin, po ku ta kërkoj kurse rruga për mua ishte e panjohur dhe nuk dija nga ta kërkoja, unë vetë kisha humbur rrugën.
Vazhdova rrugën duke ecur nëpër shkretëtirë, kërkoja andej këtej ndonjë njeri të pyes për djalin, por s'ka gjë. Rastësisht e ktheva kokën dhe pashë andej tëndes së plakut një kodër të vogël, ku ishin mbledhur disa sorra, ishin mbledhur rreth diçkaje. Thashë me vete: Këto nuk mblidhen përveç se rreth ndonjë ngrodhësire ose ushqimi. U ngrita në koder dhe u afrova tek këto shpezë. Kur arrita afër tyre filluan të shpërndahen dhe në vendin ku ishin mbledhur sorrat çka të shoh?! Një djale i ri i vdekur, trupi i tij i këputur sikur ta kishte sulmuar ndonjë ujk dhe ka ngrenë një pjesë të tij dhe ka lënë pjesën tjetër për shpezë.
Nuk me brengosi djali aq shumë sa me erdhi keq dhe u pikëllova për plakun. Zbrita nga kodra duke ecur ne drejtim të tendës duke qenë në mes pikëllimit dhe hutise. Duke menduar se a të shkoj dhe ta lë plakun në vetmi apo të kthehem tek ai dhe ta lajmëroj për djalin. U drejtova kah tënda dhe po dëgjoj plakun duke bërë tesbihë dhe duke përmendur All-llahun. Isha i hutuar çka t'i them, si t'ia filloj...? Me erdhi në mendje ngjarja e të dërguarit të All-llahut, Ejubit alejhi selam.
Hyra tek plaku dhe e gjeta ashtu si e kisha lënë. I dhashë selam. I mjeri, ishte mërzitur shumë për djalin. Sa më ndjeu më pyeti: ku është djali?
I thashë: Përgjigju ti njëhere! Cili prej ju të dyve është me i dashur tek All-llahu, ti apo Ejubi, alejhi selam?
Tha: Ejubi, alejhi selam është me i dashur tek All-llahu.
I thashë: Cili është sprovuar më shumë, ti apo Ejubi, alejhi selam?
Tha: Padyshim, Ejubi, alejhi selam.
Atëherë i tashë: Llogarite djalin tënd tek All-llahu se të ka vdekur...!
E gjeta atë të vdekur tek kodra, iu kishin versulur ujqërit mbi trupin e tij. Rënkoi plaku i mjerë, pastaj rënkoj përseri duke marrë frymë thellë dhe duke përseritur fjalën: LA ILAHE IL-LALL-LLAH...
Mora ta qetësojë duke ia kujtuar durimin, mirëpo atij iu shtuan vuajtjet dhe rënkimet derisa dhe nisa t'ia përkujtoj shehadetin (LA ILAHE IL-LALL-LLAH) dhe vdiq në duart e mia.
E mbulova me jorganin që e kishte përfundi dhe dola të kerkoje ndonjë njeri që të më ndihmojë t'ia pregadis xhenazën. Pas pak pashë tre vetë të hipur mbi kafshet e tyre. Dukeshin të ishin udhetarë.
I thirra dhe m'u përgjigjen. Kur u afruan u thashë:
- Këtu është një njëri musliman i vdekur dhe nuk ka askë që interesohet dhe mirret me të, a keni mundësi që të më ndihmoni për ta larë, ta mbështjellim në qefin dhe ta varrosim? Ata pranuan.
Hyrën në tendë që ta shohin plakun e vdekur dhe ta bartnin për ta varrosur. Sapo zbuluan fytyrën e tij bertitën: Ebu kulabe... Ebu kulabe...! Pastaj e mora veshë se Ebu kulabe kishte qenë një prej dijetarëve të njohur, qe e kishte humbë pleqëria dhe sëmundjet e shumta pozitën e tij dhe e kishin lenë njerëzit pas dore. Iu kishin mbledhur shumë sprova dhe fatëkeqësi deri sa ishte vetmuar prej njerzëve në një tendë të vjetër në hapësiren e shkretëtirës.
Ia pregatitëm xhenazën dhe e varrosëm.
Udhëtova bashkë me këta tre veta dhe më ndihmuan që ta gjejë rrugën për në qytet.
Në këtë natë e pashë ne ëndërr Ebu Kulaben me pamjen me të bukur, kishte të veshur rroba të bardha dhe ishte plotësuar pamja e tij, pa të meta trupore. E pashë duke ecur në një vend të gjelbëruar.
E pyeta: O Ebu Kulabe, çka të ka bërë ty të jesh në këtë vend kaq të bukur dhe i shëndoshë fizikisht?
U përgjigjë: Posa më ka futur All-llahu në xhenet dëgjova një zë duke me thënë fjalën e All-llahut:
سَلاَمٌ عَلَيْكُم بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ
"(u thonë) selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin, sa përfundim i lavdishëm është ky vend." [Err-rrad, 24] |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:13 pm | |
| Një ngjarje me Abdullah Ibën Mubarek
Në kohën e Abdullah Ibën Mubarekut në Meke për një kohë të gjatë nuk po binte shi. Kudo zotëronte një thatësirë e tmershme. Bagëtia po rrezikohej të ngordhte , ndërsa bimësia po thuaj ishte zhdukur. Të gjithë , duke filluar nga imami i Mekes ( që në atë kohë ishte Fudejl Ibën Ijadi i njohur për devotshmërinë e tij ) ,dijetarët në mesin e tyre edhe Abdullah Ibën Mubarek (të cilit Allahu shpeshherë ia pranonte duan , një herë ai luti Allahun që t'ia kthente sytë një të verbëri dhe Allahu ia pranoi duan dhe ia ktheu sytë të verbërit) dhe besimtarët , i bënin dua Allahut që t'u lëshonte shi . Por prapë se prapë shi nuk po binte , ose thënë në mënyrë tjetër Allahu nuk po ua pranonte duatë!
Abdullah ibën Mubarek ishte shumë i shqetësuar , për gjëndjen që ishte krijuar dhe nuk po dinte se çfarë të bënte . Duke ecur i shqetësuar atij ia tërheq vëmendjen një zë fëmije që po qante në heshtje! Abdullah ibën Mubareku u afrua për të parë se kush ishte ai që po qante . Dhe pa aty një djalë të vogël , me fytyrë shumë të zezë dhe të shëmtuar. Kur e shihje për shkak të shëmtisë që kishte të shkaktonte neveri. Ky djalë i veçuar nga njerëzit e tjerë , po i bënte dua Allahut duke qarë . Abdullahu pa u hetuar nga djaloshi , u afrua më afër me qëllim që të dëgjonte duan që po bënte ky djalë. Abdullah ibën Mubareku arriti të dëgjonte fajlët që ky djalë po ia drejtonte Allahut Zotit të botrave ! Ato fjalë nuk ishin fjalë të veçanta , por ishin fjalë të thjeshta dhe nga fjalët më të përdorshme ato ditë . Teksti i atyre fjalëve ishte:
"O Allah ! Të lutem dërgoje shiun tani , tani, tani!"
Thotë Abdullah ibën Mubarek:
"Sa mbaroi duan djaloshi , çova sytë nga qielli dhe pasha Allahun aty s'pashë kurrëfarë reje. Djali sikur të kishte marrë përgjigjen se duaja iu pranua , u ngrit dhe filloi të ikte qetë qetë. Kur pashë këtë veprim të djaloshit çova edhe njëherë sytë nga qielli kur çtë shoh: Kishin filluar të dilnin retë e para. Nuk po u besoja syve . Ngela i mahnitur nga kjo gjë ."
Pas kësaj Abdullah ibën Mubareku filloi të ndiqte nga mbrapa djalin dhe të shihte se ku do të shkonte. Pasi e pa se ku u fut , u nis për tek imami i Qabes , që siç thamë më sipër ishte Fudejl ibën Ijadi, me qëllim që t'i tregonte ngjarjen që e kishte parë me sytë e tij .
Rrugës duke shkuar për tek Fudejli e zuri shiu . Sapo arriti tek Fudejli , ky i fundit i gëzuar i tha :
"O Abdullah ! Allahu na e pranoi duan!"
Kurse Abdullahu ia ktheu :
"O Fudejl ! Allahu e pranoi duan , por jo duatë tona !"
Dhe i tregoi ngjarjen që kishte parë. Pasi u konsultuan me Fudejlin , Abdullahu u nis për tek shtëpia ku u fut djali , të cilit iu pranua duaja. Trokiti në derë dhe po rrinte duke pritur .
Derën e hapi një burrë që për habi të Abdullahut kishte një fytyrë të bardhë. E kuptoi Abdullahu se djali që iu pranua duaja ishte rrob i këtij burri që Abdullahu e kishte para syve. Nga ana tjetër burri kur pa Abdullah ibën Mubarekun tek dera e shtëpisë së vet u gëzua shumë dhe e ftoi brenda. Ai mundohej që të bënte çdo gjë me qëllim që ta kënaqte mysafirin e nderuar. Në fund Abdullahu i tha :
"Kam ardhur që të blejë njërin prej rrobërve të tu!"
Tha burri me gjithë qef dhe ia nxorri , para të gjithë rrobërit me përjashtim të djaloshit që iu pranua duaja . Tha Abdullahu :
"Nuk është në mesin e këtyre ai rob që kërkoj unë !" Prandaj të lutem m'i nxirr të gjithë rrobërit e tu !
Tha burri:
"Kam edhe një djalë të vogël , të shëmtuar , dhe që s'është i aftë për punë . Atë doja ta mbaja për vete , sepse që kur ka ardhë në shtëpinë time Allahu më ka dhuruar shumë të mira . Unë mendoj se ai është sebepi që Allahu m'i ka dhuruar të gjithë ato të mira !"
Por për shkak të respektit që kishte ndaj Abdullah Ibën Mubarekut , pronari i djalit pranoi që t'ia jepte djalin Abdullah Ibën Mubarekut .
Abdullah Ibën Mubareku u gëzua shumë që ia arriti qëllimit dhe së bashku me djaloshin dolën dhe filluan të iknin për tek Fudejl Ibën Ijadi .
Ecën një copë rrugë , bukur të gjatë dhe asnji nuk po i fliste njëri-tjetrit. Abdullah Ibën Mubareku kishte turp t'i fliste këtij djali , sepse atij Allahu ia kishte pranuar duan , kurse Abdullahit Jo! Nga ana tjetër edhe djali kishte turp që t'i fliste Abdullah Ibën Mubarekut , për shkak të famës së tij të madhe si dijetar dhe muxhahid. Kështu pra të dy ecnin pa i folur njëri-tjetrit , derisa djali mori guximin i pari që të flasë duke i thënë :
"Përse më bleve mua , kur ti kishe mundësi të merje nga rrobërit e tjerë , që janë më të fuqishëm se unë dhe që janë më të dobishëm se unë ?" .
Tha Abdullah Ibën Mubarek :
"O djalosh mua nuk më duhet shërbëtor që të më bëjë punët , por unë ty të mora për shkak të lidhjes tënde me Allahun dhe i tregoi gjithëçka që kishte parë !
-Cfarë the? Ti ke zbuluar lidhjen time me Allahun ?! - tha djaloshi- dhe filloi të qante me zë!
Abdullah Ibën Mubareku për ta qetësuar i tha :
-O djalosh mos qaj , se vetëm unë dhe Fudejl Ibën Ijadi e dimë këtë gjë! .
-E dika edhe Fudejl Ibën Ijadi ?! -tha djaloshi dhe filloi të qante akoma më shumë! Abdullah Ibën Mubareku nuk dinte se çfarë të bënte që ta pushonte djalin së qari! Ndërkaq djali fshiu lotët dhe i tha Abdullah Ibën Mubarekut :
"Mirë , më jep leje sa të fali dy rekate namaz ! Abdullah Ibën Mubareku kur pa se djali pushoi , sikur u çlirua nga një barë e rëndë dhe i dha leje me gjithë qejf.
Djaloshi mori abdes dhe filloi të falej , pasi fali dy rekate namaz , hapi duart dhe filloi të bënte dua . Kur e pa në atë gjendje Abdullah Ibën Mubareku , përsëri u afrua , pa u hetuar nga djaloshi , me qëllim që të dëgjonte se çfarë duaje do të bënte tani djali. Ndërsa djali , pasi lavdëroi Allahun dhe dërgoi salavatë mbi profetin filloi t'i bënte dua Allahut me fjalët:
"O Zoti im ma merr shpirtin tani , tani , tani!" .
Kur dëgjoi këto fjalë Abdullah Ibën Mubareku u shtang! Nuk dinte çfarë të bënte! Nuk vonoi shumë dhe djaloshi ra përtokë i vdekur. Abdullah Ibën Mubareku filloi të qante . Pastaj tha ajetin:
"Kjo është dhuratë e Allahut ia jep Ai kujt të dojë." |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:13 pm | |
| Një ngjarje e cuditshme
Para disa vitesh,gjatë muajit të Ramazanit,në Aleksandrit të Egjeptit ndodhi një histori e cuditshme.Ajo qe tregon historin është një grua e martuar.''Komshinjtë pranë neshe,tregon ajo,-kishin një vajze që ndiqet veshjet e modes.Gjithmonë e shihje me të shkurtra dhe te tejdukshme.Por kur bisedoje me të,tregonte se ishte njeri zemermirë dhe e dashur.Vinte tek ne dhe filluam të krijonim shoqëri me të.Një ditë më kërkoi që të dilinim në treg që të blinte një fustan,pasi nuk kishte kush ta shoqëronte .Pranoj,-i thash,por me një kusht,të vish dhe ti me mua të dëgjojmë një bised fetar.Ajo pranoi dhe pasi blemë fustani e saj ,shkuam të degjonim bisedën,e cila ishte mbi pendimin.Vajza ,duke dëgjuar biisedën,u prek aq shumë saqë në fund të saj filloi të qajë me dënesë dhe thoshte: ''O Zot,jamë penduar!O Zot më fal!..Ju lutem më vishni hixhabin...! Une ,duke u munduar ta qetësoj,i thoja që,më parë të shkojmë në shtëpi,pastaj shohim dicka të përshtashme që ta veshësh.Por ajo këmëguli deri s i gjetëm një fustan dhe një shami,me të cilat u mbulua dhe nuk doli jashtë deri sa veshi hixhabin.Por,sa dolëm jashtë,një makinë me shpejtësi e përplasi dhe si rezultat vdiq në vend.
Pendohu tani, o Moter para se të vije Dita e Kijametit ku do të dëshiron të pendohesh,por nuk do të mundësh. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:14 pm | |
| Ai piu per ilac...
Fudail bin Ijjadi (r.a.) transmeton: ' erdha para shtratit te vdekjes te njerit nga nxenesit e mi dhe i thashe qe ta shqiptonte Shehadetin,por ai nuk e shqiptonte dot.pastaj i thash se e kam plotesuar obligimin ndaj tij dhe e lash duke qare.pas njefare kohe pashe ne enderr se ate po e terhiqnin zvare drejt Zjarrit.i thash: I mjeri ti,pse te la dituria jote? mu pergjegj: o mesuesi im,une vuajta nga nje semundje kronike,per te cilen u keshillova me nje mjek.ai me keshilloi te pija nga nje gote vere ne vit;perndryshe gjendja ime nuk do te permiresohej.prandaj kam praktikuar pirjen e nje gote vere ne vit,si ilac. Atehere pra,nese kjo eshte gjendja e nje personi qe ka pire vere per ilac,cfare do te jete gjendja e personit qe pi per arsye tjera? e lusim All-llahun qe te na fale dhe te na ruaje nga sprovat!
mare nga libri: The Major Sins: Dhunub al-Kaba'ir, nga Muhammad bin 'Uthman adh-Dhahabi |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:14 pm | |
| Unë kisha qenë i verbër NJe ngjarje e vertet
Nuk i kisha kaluar të tridhjetat kur gruaja ime lindi fëmiun tonë të parë. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atë natë me shokët e mi, në një prej vendeve të pushimit ku kalonim natën, të mbushura me fjalë dhe biseda të kota, madje edhe me pergojime dhe harame të tjera.
-Isha unë ai që e mbaja fjalën më së shumti në mesin e shokëve duke përgojuar dhe u tallur me njerëz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me këtë. - Këtë natë kam qeshur shumë. Posedoja talent të çuditshem në imitimin e njerëzve, saqë edhe zërin e ndryshoja sikur zëri i personit që e imitoja. Tallesha me secilin, saqë edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.
-Kujtoj këtë natë, ku u talla me një të verbër që lypte në treg. Ia vura këmbën përpara, zuri në kembën time dhe u rrezua. Më tha diçka por nuk e mora vesh se ç'foli. Shokët dhe të gjithë njerëzit që ishin në treg qeshnin.
-U ktheva ate natë shumë vonë në shtëpi si gjithherë dhe gjeta gruan time duke më pritur. I vinte keq për gjendjen time, me pyeti me zë të ulet dhe të dobësuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Në Mars, tek shoket si zakonisht.
- Ishte tepër e lodhur. Mori të flasë por lotët e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumë, dhe me duket qartë se më është afruar koha e lindjes.
-Ndjeva në vetën time se kam qenë i pakujdesur për të. Ka qenë e duhur të jam me i kujdesur për të dhe me afër saj, dhe te rrij më pak natën jashte shtepisë, veçanerisht në muajin e saj të lindjes.
-E dergova në spital me shpejtësi, hyri në dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejë dhimbjet e lindjes. Me orë të tëra prita lindjen, derisa më humbi durimi duke pritur dhe thash të shkojë në shtëpi, dhe lashë numrin e telefonit tek përgjegjësit, që të më thërrasin kur të lindë .U ktheva në shtëpi të pushojë.
-Pas një ore më lejmëruan për të më përgezuar për lindjen e djalit, Selimit. Shkova në spital mënjëherë. I pari që më takoi me pyeti për numrin e dhomës dhe informatet tjera për shoqën time. Kërkuan prej meje të paraqitësha së pari te doktoresha, që ishte kujdesur për shoqën time. Bërtita me vrazhdësi: Çfarë doktoreshe! Me rëndesi është ta shohë djalin tim. Por më detyruan që të shkoj tek doktoresha.
-Hyra tek ajo dhe më lajmëroi se lindja e djalit tuaj është me të meta. Më këshilloi që të pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj më tha se djali juaj ka deformim të madh në te dy sytë e tij dhe kjo konkludon se djali juaj është i verbër. E ula kokën dhe u mundova t'i ndali lotët dhe mënjëherë kujtova lypsin e verbër, të cilin e kisha rrëzuar në treg dhe qeshën njerezit me të. Thashë: Subhanallah ç'ka të mbjellësh korrë. Qëndrova kështu për një çast dhe nuk dija se çka të thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falënderova doktoreshën për butësinë dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.
-Gruaja nuk ishte e deshpëruar për atë që na kishte goditur, ishte besimtare e fortë në caktimin e All-llahut dhe e kënaqur me të. Shpesh me këshillonte që të mos tallem me njerëz, dhe e përsëriste shpesh mos i përqesh njerëzit!
-Dolëm prej spitalit, doli edhe Selimi i vogël me ne. Në të vërtetë, nuk u kujdesesha shumë për Selimin. E konsideroja sikur të mos ishte prezent në shtëpi, saqë kur qante shumë ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja në sallon dhe flija. Ndërsa gruaja ime kujdesej shumë për të dhe e donte shumë. Kurse unë, jo që e urreja, mirëpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!
-Rritej salimi dhe filloi të zvarritej. Kur mbushi afër gjashtë vjetë filloi të mundohej të ecte. Vërejtem tek ai se ishte edhe i gjymtë në kembë.
-Pas Selimit, që ishte fëmiu ynë i parë, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Selimi dhe rritëshin edhe vëllezërit e tij.
-Nuk e pelqeja të rrija në shtëpi, si gjithmonë isha me shokët e mi. Në të vërtet, isha bërë si lodër në duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unë mund të përmisohesha. Por ajo gjithmonë lutej që të më udhëzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve të mija të pamatura. Hidherohej vetëm kur shihte moskujdesjen time ndaj Selimit dhe interesimin tim të madh për vëllezërit e tij.
-Rritej Selimi, por rritej edhe brengosja ime për të, nuk e rrefuzova kërkesën e gruas sime që ta regjistroj Selimin në një shkollë për të nxënësit me të meta. -Isha i pakujdesshem ndaj kohës dhe vitet shkonin, ditët më ishin bërë të njëjta, punë-gjumë, ushqim dhe qendrimi im në orët e vona të natës, kjo ishte dita dhe jeta ime.
-Ishte ditë e xhuma, u zgjova në ora njëmbëdhjetë të drekës, për mua ishte akoma herët. Kisha një takim, në një gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa të dal.
-Duke kaluar nëpër koridorin e shtëpisë, papritmas ma tërhoqi vërejtjen Selimi duke qarë shumë me një zë të madh. Ishte hera e parë që vërejta Salimin duke qarë, që prej kur ishte i vogël. Dhjete vite kishin kaluar e unë nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dëgjoj, mirëpo nuk u mbajta, dëgjova zërin e tij duke thirrur nënën e tij kurse unë isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashë: Selim, pse qanë? Çfarë ke?
-Sapo dëgjoi zërin tim u ndal nga të qajturit dhe kur ndjeu se jam afër tij filloi të prekë përreth tij me dy duart e tija të vogla. E kuptova se po mundohet të largohet nga unë, sikur donte të më thonte: , 'Tash gjete kohë të interesohesh për mua, ku ishe që dhjetë vite?!' Hyri në dhomën e tij e unë i shkova nga pas. Në fillim refuzoi të më tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butë me të deri sa filloi të më tregon problemin.
-Ishte vonuar Umeri, i cili e dërgonte atë në xhami për namaz të xhumasë, ishte frikësuar se nuk do të gjente vend në saffin e parë, thirri Umerin dhe thirri nënën e tij, por nuk i përgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotët e tija, që i rridhnin nga sytë e verbër. Subhanallah thashë, une isha i verber e jo ai!
-Nuk e mbajta dot vetën deri në fund të fjalës së tij, vendosa dorën time mbi gojën e tij dhe i thash: Për këtë ke qarë, o Selim? Ma ktheu: Po.
-I harrova shokët e mi, e harrova gostinë, që kisha për të shkuar, dhe i thash: O Selim, mos u hidhero! A e din se kush do të dërgojë ty sot në xhami? Tha: Sigurisht Umeri por ai vonohet gjithmonë. Ia ktheva: Jo Umeri, por unë do të dërgoj sot në xhami.
-U habit Selimi, nuk e besonte këtë, mendoi se po bëja shaka me të dhe filloi të qajë. Ia fshiva lotët e tija me dorë dhe e kapa për dore. Desha ta dërgojë me veturë, por refuzoi duke me thënë: Xhamia është afër dhe kam dëshirë të eci deri në xhami.
-Nuk e kujtoja herën e fundit që kam hyrë në xhami, por ishte hera e parë që ndjeva frikë dhe pendim për ato vite të gjata, që më kishin shkuar pa falur namaz.
-Kishte qenë xhamia e mbushur me besimtarë, por, për Selimin gjeta një vend në rreshtin e parë. Dëgjuam hutben e xhumasë së bashku dhe u fal Selimi afër meje. Në fakt unë u fala afër tij.
-Pasi mbaroi namazi, kërkoi prej meje që t'ia afroj Kur'anin. U habita! Si do të lexon kur ai është i verbër?! Në fillim e injorova kërkesën e tij, mirëpo u frikova mos po i shkaktoj plagë në vetën e tij dhe ia dhashë Mus'hafin. Kërkoi prej meje që t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojë Mus'hafin deria sa e gjeta në përmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi përpara vetës dhe filloi ta recitojë surën me sy të mbyllur.
-O All-llah! - thash i çuditur. Ai e ka mësuar tërë suren Kehf.
-U turpërova prej vetës, e kapa një Mus'haf që të lexoj, ndjeva një dridhje në vehte nga frika. Lexova e lexova dhe e luta All-llahun të më falë dhe të më udhëzojë. Fillova të qajë i penduar me një zë sikur fëmijë. Disa njerëz akoma ishin të pranishëm në xhami duke falur nafile, u turpërova prej tyre dhe u mundova të mos e marrin vesh që po qajë.
-Paspak ndjeva dorën e vogël të Selimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirë lotët, që më kishin mbuluar. E afrova dhe e shtërngova për gjoksi duke e përqafuar, e shikova njëherë dhe tash në vehte: Ti nuk je i verbër, por unë jam i verbër.
-U kthyem në shtëpi. Gruaja ime ishte brengosur shumë për Selimin. Mirëpo, kur mori vesh se unë kam qenë me të në xhami dhe kam falur namazin me te, brenga e saj u kthye në gëzim. Nga kjo ditë nuk kam lënë namaz pa falur në xhami.
-Braktisa shoqërinë e shfrenuar të natës dhe bëra shoqëri më të mirë, shokë të xhamisë, të cilët i njoftova në xhami dhe shijova ëmbelsinë e imanit me ta. -Mësova shumë gjëra prej tyre, që dunjaja m'i kishte harruar. Nuk leja ligjëratë, që mbahej në xhami e që nuk prezentoja në to, e bëra hatme edhe Kur'anin disa herë në muaj, u lidh gjuha ime me permendjen e All-llahut në çdo kohë, me shpresë që të më falë All-llahu për përgojimet dhe gjynahet tjera që i kisha bërë.
-U afrova më afer familjes si kurrë më parë.
-Një ditë, vendosën shokët e mi të mirë të shkojnë në një vend largë nga shtëpia ime, për të bërë thirrje në Islam. Në fillim, nuk isha i vendosur të shkoj me ta, por pasi fala namaz istihare dhe lajmërova bashkëshortën time, që mendova se do të refuzonte, por përkundrazi u pajtua me vendimin tim dhe më nxiti në këtë qëllim. Ishte hera e parë që e lajmëroja gruan time për shkuarje në një vend jo të shfrenuar dhe të urrejtur e të mbushur me harame.
-U drejtova kah Selimi, i tregova për udhëtimin tim, më kapi me dy krahet e tij të vegjël dhe më përqafoj duke u lutur për mua.
-Mungova në familje afër tre muaj e gjysëm. Gjatë kësaj kohe thirrja në telefon sa herë që më jepej mundësia, bisedoja me bashkeshorten dhe femijet.
-Filloi të më kapë një mallë i madh. Ah... sa më mori malli për Selimin.
-Kisha dëshirë ta ndëgjoja zërin e Selimit, ai ishte i vetmi që nuk kisha biseduar me të prej që kisha udhëtuar. Nuk e dija shkakun, ose është në shkollë mendoja ose në xhami në kohen kur thirrja.
-Sa herë që bisedoja me bashkëshortën, i tregoja për mallin që më kishte marrur për Selimin, kurse ajo qeshte e gëzuar dhe duke më përgëzuar për të. Vetëm se në herën e fundit kur bisedova, nuk e dëgjova të qeshurën e saj, si zakonisht, për habi kishte ndërruar zërin e saj. I thash t'i dërgonte selam Selimit nga unë. Ma ktheu: Inshallah, dhe pushoi.
-Pasi që erdhi koha e kthimit në shtëpi u gëzova shumë. Kur iu afrova derës së shtëpisë trokita dhe shpresoja që ta hapë derën Selimi. Papritmas, e hapi derën Halidi, i cili akoma nuk i kishte mbushur katër vite. E përqafova dhe e barta me krahët e mi, kurse ai bërtiste: Babi... babi...! Nuk e di, sa hyra në shtëpi ndjeva një ngushtim në vehtën time, kërkova ndihmë nga All-llahu prej shejtanit të mallkuar.
-Ndejta me gruan time, pashë se ishte e vërenjtur në fytyrë, nuk ishte sikur herave të tjera. U mundua të paraqitej si e gëzuar për ardhjën time. E pyeta se çka ndodhur? M'u përgjigj: Asgjë!
-Në çast m'u kujtua Selimi. I thashë: Ku është Selimi? Uli kokën e saj dhe nuk m'u përgjigj, ndërsa në fytyrën e saj filluan t'i rrjedhin lotët. Bërtita prap: Ku është Selimi? Nuk foli askush. Më pas m'u afrua Halidi i vogël duke belbezuar dhe tha: Baba, Selimi ka shkuar në Xhennet tek All-llahu. Gruaja filloi të qajë me të madhe gati sa nuk u perplas për tokë dhe dola nga dhoma e pikëlluar për ndarjen e Selimit.
-Pas kësaj, mora vesh se dy javë para se të mbërrija Selimin e kishte goditur një temperaturë e madhe dhe ethe dhe bashkëshortja e kishte dërguar në spital. Mirëpo, sëmundja i ishte rënduar u nda nga kjo botë.
-Selimi nuk ishte i verbër por unë isha i verbër.
-O All-llah, sa kënaqësi është ta shijosh ëmbëlsinë e imanit!
-All-llahu e mëshiroftë Selimin! E njohu All-llahun edhe pse ishte i verbër. Sa e sa njerëz sot posedojnë shqisa të shëndosha por nuk shohin dhe nuk e njohin All-llahun [subhanehu ve teala].
Shpresoj të ju këtë pëlqyer dhe kjo të na jep një mësim, se edhe ne duhet të ndjekim rrugën e këtij vogëlushi të 'vërber', e kështu të fitojmë kënaqësinë e All-llahut subhanehu ue te`ala duke iu përmbajtur udhëzimeve të Tij, e me këtë ta fitojmë edhe Xhennetin Firdeus.
'O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika'
'O Zoti yne! Freskoii shpirtrat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit'
'O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi'
'O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte'
'O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim'
'O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:14 pm | |
| Nëna e ngratë
Tregimin në fjalë e rrëfen një nënë e moshuar, të cilën djali e kishte larguar nga shtëpia, duke e lënë në fatin e rrugës dhe duke mos menduar fare për të ardhmen dhe fatin e saj. Nëna nuk kishte gjetur vend se ku të strehohej nga acari i madh i atij dimri, përveç strehimit tek Allahu Fuqiplotë, që i kishte mundësuar asaj të njihet me disa bamirës. Nuk kishte njeri, përveç këtyre bamirësve, që do të përkujdesej për të ardhurat e saj, ushqimin dhe veshmbathje, të cilën e ndanin nga pasuria e tyre. Kjo nënë e ngratë rrëfen: “E mbajta në barkun tim nëntë muaj, e linda vetëm disa muaj para se të vdiste babai i tij. Unë tashmë isha bërë jo vetëm nënë për të, por edhe baba, ndaj dhe tërë kohën time ia kushtoja edukimit të djalit dhe të vajzës, e cila ishte 3 vite më e madhe. Nga dashuria dhe simpatia që kisha për djalin, nuk ma bënte zemra t’ia prisja gjirin në moshën e foshnjërisë. Kur arriti moshën dyvjeçare, përsëri vazhdoja t’i jepja gji, derisa ai vetë e braktisi pas dy vitesh e gjashtë muajsh. Dashuria dhe dhembshuria ime ndaj tij kishin arritur pikën kulmore.
Pasi im bir mbushi të njëzetedytat, arrita ta martoja me një vajzë të cilën e doja shumë, njihej për moralin dhe sjelljet e saj të mira dhe vinte nga një familje e ndershme. Pas kryerjes së ceremonisë martesore, ata jetuan pesë vjet së bashku. Gjatë kësaj periudhe, Allahu i gëzoi me një djalë dhe një vajzë.
Mirëpo djali im tregohej mendjemadh ndaj bashkëshortes së vet për faktin se ajo nuk ishte e shkolluar, ndaj dhe e shkurorëzoi dhe u martuar me një grua tjetër, e cila ishte e shkolluar dhe gjithashtu punonte si mësuese. Dy fëmijët, djali dhe vajza qëndruan me ne, ndaj dhe kujdesesha për edukimin dhe i doja shumë. Përveç kësaj, gjeja kohë që të ndihmoja edhe gruan e tij të re në punët e shtëpisë për faktin se punonte si mësuese në shkollë; kur vinte nga puna, ajo dhe im bir e gjenin ushqimin të gatshëm.
Pas një periudhe kohore, vërejta se gruaja e djalit nuk i pëlqente gjellët që përgatitja për ta, me pretekstin se në meny nuk kishte gjellë të reja. Asaj gjithashtu nuk i pëlqente mënyra se si e pastroja unë shtëpinë dhe kërkoi nga bashkëshorti i saj që të sillte në shtëpi një shërbëtore, të cilës do t’ia jepte ajo pagën. Në fakt, djali im ashtu veproi, solli shërbëtoren. Kur erdhi ajo, unë nuk kisha se çfarë të shërbeja më, ndaj dhe ndihesha një mysafire e rëndë në zemrën e resë sime. Më pas ajo filloi të ngacmonte tim bir me pretendimin se kinse po përzihesha në çështje që nuk duhet të më interesonin dhe nganjëherë tjetër se kinse unë po ndërhyja në punët e shërbëtores. Akuzat e saj morën përmasa të mëdha, duke gënjyer se kinse unë po flisja për të fjalë që nuk i meritonte. Deri këtu erdhi puna, saqë djalit tim iu mbush zemra me inat dhe xhelozi ndaj meje; nuk më fliste dhe as nuk më përshëndeste. Ç’është më e keqja, më transferuan nga dhoma ime, që ishte brenda vilës, në një dhomë jashtë saj; ky ishte vendi ku flinte shërbëtorja. Tashmë atë e kishin futur në dhomën time.
U ula dhe u përpoqa ta përmbaja veten dhe zemërimin tim. Ishte djali im! Çfarë të bëja? Për hir të djalit dhe vajzës së tij nga gruaja e parë, u mundova ta qetësoja veten. Një ditë prej ditësh, ndërsa po kthehesha nga vizita e vajzës sime, e cila jetonte në një qytet tjetër, u afrova te dhoma ime. Aty pashë se gjërat e mia, shtratin dhe gjërat e tjera personale, i kishin nxjerr jashtë dhe atë dhomë e kishin shndërruar në depo. Pasi atypari nuk gjendej askush, trokita në derë që të pyesja se çfarë po ndodhte. Derën e hapi gruaja e djalit, kurse pas saj qëndronte im bir. Ajo tha: “Kemi pasur nevojë për këtë dhomë dhe ja tani na u desh që ta shndërrojmë në depo për mallin dhe orenditë e tjera që nuk na hyjnë në punë. Do t’i fusim aty, kurse ti gjej një vend tjetër për të fjetur!” Iu përgjigja asaj me këto fjalë: “E, ku të fle në këtë dimër të ftoftë?!” Ajo u përgjigj: “Toka e Allahut është e gjerë, fli ku të duash, por kurrsesi në shtëpinë time!” A mund ta besoni këtë?! Ndërsa ajo fliste këto fjalë, im bir qëndronte pas saj i qetë, nuk thoshte asnjë fjalë!
Dola nga shtëpia dhe nuk dija se kujt t’i drejtohesha. Ishte ora dhjetë e natës dhe ditët më të ftohta të dimrit. Nuk ma lejonte ndërgjegjja që t’i bezdisja njerëzit në këto orë të vona të natës, mirëpo për raste të tilla emergjente ekzistojnë edhe dispozitat. Vajta te shtëpia e njërit prej fqinjëve, trokita në derë. Pronari i shtëpisë hapi derën,u habit kur më pa në atë kohë të errët e të ftohtë. Më pas mes nesh pasoi biseda në vijim:
-Shpresojmë që të jeni mirë oj nënë. Lus Allahun të mos ketë ndodhur asgjë. -Allahu të ruajttë, o fqinji im, mirëpo… -Inshallah asgjë e keqe nuk ka ndodhur. Shpresoj që djali yt të mos jetë sëmurë apo ndokush tjetër nga fëmijët... -Jo, assesi, asgjë nuk ka ndodhur, ata janë shëndoshë e mirë, falënderoj Allahun. Mirëpo, a më lejon që së pari të hyj te nëna juaj? -Urdhëro, ejani, mirë se na keni ardhur.Është një nder për ne dhe orë e bereqetit, oj fqinja jonë.
Hyra në shtëpinë e fqinjës sime. U ula së bashku me të dhe kërkova nga ajo që të më lejonte të flija në konakun e saj deri në mëngjes, mirëpo kërkesa ime e çuditi fqinjën time. Ajo e dinte shumë mirë se djali im ishte në shtëpi dhe unë banoja me të, mirëpo çfarë t’i thosha? Me çfarë ta arsyetoja kërkesën time?… Më në fund u ndjeva e obliguar që t’i rrëfeja atë që ndodhi në shtëpinë time, në mes meje, im biri dhe gruas së tij. Nuk tha tjetër, vetëm se më uroi mirëseardhjen, përgatiti njërën prej dhomave dhe shtoi:- Kjo është dhoma juaj, shtëpia ime është shtëpia juaj. Unë do të jem në shërbimin tënd si motra jote, kurse burri im do t’ju shërbejë si vëllai juaj. Ndieje veten si në shtëpinë tënde dhe sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Çdo gjë që ju nevojitet, kërkojeni dhe ne do të jemi në shërbimin tuaj!
E falënderova fqinjën time për mirëpritjen dhe ngrohtësinë e saj ndaj meje dhe i thashë: “Çdo gjë do të jetë për një kohë të shkurtër, derisa të pendohet biri im dhe të kthehet në drejtësinë e tij apo derisa të vijë bija ime për të më marrë në shtëpinë e saj.”
Në mëngjes telefonova time bijë në qytetin në të cilin ajo banon me bashkëshortin e saj. I tregova për rastin që kishte ndodhur, ndaj dhe kërkova që të vinte të më merrte dhe të më ofronte strehim në shtëpinë e saj, mirëpo kërkesa ime nuk u realizua, pasi ajo më tha se kur kisha qëndruar tek ajo vetëm dy ditë, burri i saj ishte nevrikosur shumë. Ç’do të ndodhte sikur të jetoja me ta për një periudhë më të gjatë? Ajo më pas e uli receptorin e telefonit dhe me të mbylli edhe derën e shpresës sime. Ajo që shpresoja më parë ishte që unë të banoja me të për faktin se ajo ishte vajza ime dhe do kishte mundësi që të më ndihmonte tashmë kur jam lodhur dhe jam plakur. Më pas fillova të qaja aq shumë, saqë m’u shterën sytë së lotuari. Këtë e pa edhe fqinja ime, e cila së bashku me mua ndante dhimbjen dhe lotët. Ajo më tha: -Mos ki merak oj motra ima, kjo është shtëpia juaj dhe ne jemi familja për ju!
Në të njëjtën lagje në të cilën jetonim, gjendej një burrë i pasur dhe bujar. Duart e të cilit ishin të shtrira për bamirësi dhe kur dëgjoi për hallin tim, kërkoi nga pronari i shtëpisë, në të cilën po jetoja, që të më dërgoj tek ai. Kur shkuam tek ai, më pyeti: A ke mundësi që të banosh vetë dhe t’i kryesh punët e shtëpisë? Ia ktheva; Po, kam mundësi. Përgatiti njërën prej shtëpive të tij të shumta, me dhuroi çelësin e saj dhe tha: “Kjo është shtëpia juaj, çdo gjë që të nevojitet, mos hezito e as mos te vjen marre për ta kërkuar, Ne jemi të gatshëm –prej të madhit e deri te më i vogli- që t’ju shërbejmë juve.
Jetoja në këtë shtëpi të re, të gjithë ishin familja ime, përveç djalit tim. Të gjithë më vizitonin dhe i vizitoja; më sillnin çdo ushqim, pije dhe veshmbathje, përveç tim biri, Allahu e faltë dhe e drejtoftë në rrugën e drejtë! Njëri prej fqinjëve sa herë që blinte bukë apo qumësht për shtëpinë e tij, nuk harronte që edhe mua të më sillte të njëjtat gjëra, i thosha atij: “Kjo mund të mbetet tek unë me ditë të tera derisa ta mbaroj, ndaj dhe kam frikë se mos po prishet.” Kërkoja prej tij që të më sillte bukë dhe qumësht çdo të pestën ditë.
Një ditë prej ditësh, u sëmura aq shumë, askush nuk dinte për gjendjen time shëndetësore, mbeta e mbyllur në shtëpi tri ditë, nuk shijoja ushqim dhe pije, përveç një ene, e cila ishte afër meje, nuk ushqehesha shumë nga frika se mos mbetesha pa ushqim dhe pije ditën e katërt. Kaluan tashmë katër ditë, njerëzit nuk me kishin parë të dilja nga shtëpia, kishin ardhur që të më vizitonin dhe të njiheshin rreth shkakut të mosdaljes sime nga shtëpia. Me të marrë lajmin e sëmundjes sime, më transferuan në spital. Secili nga banorët e lagjes erdhën për vizitë, përveç djalit tim, i cili edhe në këto çaste të jetës sime nuk më vizitoi dhe as që pyeti për mua. Lus Allahun e Lartmadhërishëm që ta falë atë!
I nderuar vëlla, e nderuar motër, shikoni se sa e madhe ishte mëshira e nënës dhe ashpërsia e zemrës së të birit. Shikoni se si lutej për të birin e saj, i lutej Krijuesit me gjithë zemër që ta udhëzoj dhe ta falë atë. Ishte kjo zemra e nënës, e cila dridhej nga dashuria dhe simpatia e madhe që kishte ndaj të birit. O Allah, na ndihmo që t’i respektojmë prindërit tanë dhe të sillemi me ta sa më mirë që është e mundur! Amin! |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:15 pm | |
| Misionar edhe pas vdekjes
Në republikën afrikane Ruanda, deshi Allahu që të lind një musliman i ri. Ai ishte gjallë edhe më pare por vetëm fizikisht ngase ishte i krishterë, ndërsa shpirtin e tij kishte filluar ta njoh pas hyrjes dhe kthimit në Islam, kur filloi ta shijonte ëmbëlsinë e besimit.
E lajmëroi familjen për këtë por në vend se ta përkrahin, ata iu kundërvunë, shkaktuan rrëmujë e kaos, gjë qe nuk bën te na çudit fare. Vërtet, nuk kemi nevoje te çuditemi kur dimë se zemrat e tyre janë mbushur me inatin dhe mërinë kishtare, te cilën e dëgjojnë çdo dite ne shkollat dhe kishat e tyre se "arabet – muslimanët janë sinonim i djallit", edhe pse ata shume rralle e shohin ndonjë musliman.
Gjersa janë te vegjël, ne shkolle i mëson kisha belge se kinse muslimanët janë njerëz te egër, qe dine te djegin vende, mbysin te pafajshëm, grabisin gra, shndërrojnë token në gërmadhë…
Lajmi për kthimin në Islam i arriti edhe vëllait te tij, i cili kur e pa vëllain duke vënë ballin ne toke për Allahun gati sa nuk pëlciti nga inati, dhe bazuar ne atë qe ia ka mësuar kisha, ai mbyti vëllain e tij musliman derisa ishte ne sexhde.
Tregimi ende nuk ka përfunduar. Jo, ende nuk ka përfunduar, madje pjesa më me rëndësi e tij është tani…
Policia u vë në arrest te tij dhe për tri ditë me radhe, ne një vapë qe mbretëron ne vendet afrikane, kufoma mbeti ne po atë gjendje ne sexhde duke mos ndryshuar (prishur, qelbur). Ky ishte një fakt, qe ne mënyrë te heshtur, dëshmoi për madhërinë, pastërtinë dhe shenjtërinë e kësaj feje. Kur dëgjuan për këtë, erdhën dhjetëra njerëz qe ta shohin kufomën e këtij njeriu musliman qe tri dite me radhe prêt nga mjeku policor te varroset, dhe këtu këta dhjetëra njerëz, pasi qe shohin këtë skene madhështore, bashkërisht hynë në Islam, andaj, vëllai ynë që u mbyt meriton të quhet: MISIONAR EDHE PAS VDEKJES! |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:16 pm | |
| Prej kishes ne xhami dhe prej xhamise ne varr
Paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi ju! U takuam me Shejhun ne nje hotel te Mekes se nderuar.Patem shkuar t'a benim Umren.Filluam te bisedonim per shume te krishtere qe koheve te fundit jane duke e pranuar Islamin.Cdo jeri prej nesh fliste atë qe e dinte apo kishte lexuar prej ngjarjeve te tilla.
Ajo qe vlen per t'u permendur ne këtë kontest është se ky shejh na tregoi nje tregim shume interesant.Ishte takuar me nje imam te Tarablus-it ne Libi dhe e kishte njoftuar per tregimin ne vijim:
Isha duke u pregaditur per t'a falur namazin e sabahut kur jam mu afrua nje njeri dhe me tha: Dua te behem musliman! I thashe :Ti..Po kush je ti,nga je ti,si,cfare,kur… Dua t'a pranoj Islamin,a mund te me ndihmosh-ia ktheu njeriu. I thashe: Ne rregull.Thuaji dy shehadetet Eshhedu En La Ilahe Il-La Allah Ve Eshhedu Enne Muhammedun Resulullah ( Deshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjeter perveq Allahut dhe deshmoj dhe deklaroj se Muhammedi është rob dhe i derguari i Allahut),pastaj ia mesova formen e pastrimit dhe i thashe : Shko pastrohu! Pasi qe te pastrohesh dhe te marresh abdes,eja qe te falesh me ne.I thashe: Une do te pres!
U fal namazi. U kthye imami por nuk e pa njeriun dot.Pasi u ben gati per te shkuar imami shikonte ta gjente njeriun kur ja ne te dalur nje djalosh e lajmeroi se nje njeri i zi kishte rene i vdekur ne vendin e marrjes se abdesit.Kur shkoi imami pa se vertet ai ishte dhe kishte mbetur ne vend i vdekur.
O Zoti yne! Sa vdekje e mire… O Zoti yne! Sa vdekje e mire… Ky njeri i zi ishte i krishtere dhe punonte afer xhamise.Ky tregim është i vertete dhe ka ndodhur ne vitin 1974.Xhenazen e tij e kishin percjellur shume vellezer muslimane. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:16 pm | |
| Margaritarë të urtësisë
Njëherë erdhi një njeri në vizitë te miku i tij. Ndejti një kohë dhe kaloi bukur. Kur erdhi koha e ndarjes miku ia dhuroi një kalë. Ky u mahnit nga bujaria e mikut. I lumtur kalëroi dhe u largua.
Pas dhjetë ditësh njeriu u kthye me kalë. Përsëri miku e priti ngrohtë. Në fund e pyeti: "Çfarë ndodhi?" Njeriu tha: "Nuk e di. Dëshiroja të shkoj në qytet tjetër por kali më ktheu këtu përsëri." I zoti i shtëpisë i tha: "Në rregull. Ky kalë ka lindur në këtë fshat, me gjërat e mia dhe me shtallën e tij. E kuptoj këtë, por mos harro se unë ta kam dhuruar ty, dhe të takon ty." Pas dy dite, kalorësi me kalë u largua nga fshati. Kaluan dhjetë ditë tjera dhe kalorësi papritur u paraqit përsëri në shtëpinë e mikut të tij. Përsëri u prit me ngrohtësi. Dhe në fund miku e pyeti me butësi: "Çfarë ndodhi këtë herë?" Kalorësi tha: "E njëjta gjë. Kali përsëri më ktheu te ti." Miku i tha: "Unë do të ndihmoj si duhet të sillesh me kalin." Një muaj njeriu e kaloi te miku duke e mësuar kalin dhe më në fund e përcelli. Pas kësaj here, kalorësi nuk u kthye kurrë më. Derisa e përcollën, bashkëshortja e pyeti burrin: "Çfarë roli patëm ne në këtë? Mendoj ia dhurove kalin e ai u kthye dy herë." Burri u përgjigj: "Mund t'i japësh dikujt dhuratë por kjo nuk do të thotë që personi mund ta shfrytëzojë. Përgjegjësia ynë ishte ta mësonim se si ta shfrytëzojë dhuratën." Në të njëjtën mënyrë Allahu i dashur u dhuron njerëzve mend, zemër, por ata nuk dinë gjithmonë t'i shfrytëzojnë si duhet. Kështu Allahu i madhërishëm ka marrë edhe përgjegjësi përveç dhuntisë, që t'i mësojë njerëzit duke u treguar si të udhëheqin si duhet me "kalin - nefsin", në mënyrë që ai mos t'i kthejë pas në shkatërrim. Pra kur ne i dhurojmë diç dikujt duhet të kemi durim, vendosmëri, dashuri dhe butësi që personit t'ia tregojmë të gjitha bukuritë e dhuratës. Për këtë mësuesit e sinqertë janë të shquar me butësi dha dashuri ndaj njerëzve. Pra, mësuesi duhet mësuar nxënësin për hirë të Allahut e jo për ndonjë dobi tjetër. Ndërsa nxënësit i nevojitet mësuesi për t'u afruar tek Allahu xh.sh. Tregimi për dhuratën në mënyrë të bukur tregon për dashurinë e mësuesit ndaj nxënësit gjegjësisht për butësinë që personi në pozitë më të lartë duhet të ketë ndaj personit me pozitë më të ulët. Pejgamberi s.a.v.s. tërë misionin e tij pejgamberik e ka vërë në një detyrë: "Vërtetë jam dërguar për ta përsosur moralin e bukur." (Bejhekiu, Hakimi nga Ebu Hurejre)
* * *
AJJAZI THYEN GURIN E ÇMUAR
Sulltan Mahmudi kishte një shërbëtor i cili quhej Ajjaz. Ishte i njohur për sjelljen e tij të bukur dhe urtësi. Me një rast, sulltan Mahmudi mbante në dorë një gur të çmuar. Urdhëroi njërin nga vezirët (ministrat) që ta thyejë gurin. Meqë guri i çmuar i sulltanit ishte tejet me vlerë, veziri nuk e theu. Pastaj sulltani ia dha vezirit tjetër që ta thyejë. Edhe ky refuzoi. Kështu vepruan të gjithë vezirët e oborrit mbretëror. Atëherë sultan Mahmudi ia dha gurin e çmuar Ajjazit duke i thënë që ta thyejë. Ajjazi menjëherë e hudhi për tokë dhe guri i çmuar u bë copë-copë. Sulltani e pyeti: "Përse e theve gurin e çmuar kur këtë nuk e bënë vezirët?" Ajjazi u përgjigj: "Guri i çmuar është shumë me vlerë, por urdhëri yt është më i vlefshëm." Secili prej nesh përveç cilësive të përbashkëta me njerëzit kemi edhe disa karakteristika që janë specifike për ne. Kështu dikush më tepër e do sportin, disa artin, dikush shoqërinë, e dikush vetminë. Shumë hulumtojnë tërë jetën duke u përpjekur pa rreshtur për të zbuluar specifikën e dhuruar të tij. Sa kemi sukses në këtë, është vështirë të thuhet. Sepse secili zbulim kërkon angazhim të sinqertë , përpjekje, mbedhje të informatave, përcaktimin e cakut, etj. Dhe pengesa më e madhe në këtë punë rrugë padyshim është uni i njeriut. Këtë duhet thyer për të arritur qëllimin.
* * *
MIRËSIA E MADHE
Zejnul Abidini r.a. deshi ta testojë një femër (para se me të martohet me te), u afrua dhe i tha: "Unë kam ves të keq, kërkoj shumë, shpejtë më mbet hatri, shpejt zemërohem (gufoj), e ngadalë më kalon hidhërimi. Andaj nëse mendon se mund të më durosh më thuaj, e nëse jo, më nuk do të bëj presion." Gruaja duke e shikuar tha: "Me ves më të keq se ti është ai i cili nuk i pranon veset e tij të këqija dhe nuk ka dëshirë të përmirësohet." Kur dëgjoi këto fjalë, Zejnul Abidini r.a. tha: "Pasha Zotin e Qabes, ti je gruaja e vërtetë për mua." Pas dhjetë viteve, shumë pak u konfrontuan dhe ai me zemërim i tha: "Fati yt është në dorën tënde, nëse do (nuk je e kënaqur) kërko divorc", por shpejtë u pendua për këto fjalë. Por gruaja u përgjigj: "Pasha Allahun, fati im ka qenë në dorën tënde dhjetë vite dhe ti e ke ruajtur shkëlqyeshëm dhe je kujdesur për mrekulli. Nuk do ta kqepërdor këtë për një orë, dhe ta refuzojë mirësinë tënde." Zejnul Abidini r.a. i lumtur dhe i kënaqur tha: "Vërtetë ti padyshim je begatia më e madhe e Allahut për mua."
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:16 pm | |
| Dashuria
All-llahu i Madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë:"Betohem në kohën!" (Asr,1)
Njëherë në një ishull jetonin të gjitha llojet e ndjenjave:lumturia,mërzia,dituria dhe dashuria. Një ditë të gjithëve ju njoftuan se ishulli do të fundoset dhe të gjithë ndërtuan aniet e shpëtimit përveç dashurisë.Dëshiroj të mbetet deri në momentin e fundit.
Kur ishulli gati u fundos dashuria vendosi të kërkoj ndihmë:Pasuria kaloi pranë saj në një anije të madhe.
Dashuria e pyeti:
"Pasuri,a më merr me vete?"
"Jo,nuk mundem" u përgjigj pasuria."Kam aq shumë ar dhe argjend në anije,sa që nuk ka vend për ty".
Dashuria e luti mërzinë që ta marrë:
"Mërzi më merr me vete në anijen tënde!"
"Oh dashuri,aq jam e mërzitur,dhe më duhet të jem vetëm.''
Lumturia kaloi pranë dashurisë por meqë ishte aq e gëzuar nuk e dëgjoi fare thirrjen e dashurisë.
Papritmas,dikush pëshpëriti:
"Eja dashuri,unë do të marrë.'' Ishte ky një plak i moshuar.
Aq e lumtur dhe e gëzuar dashuria harroi ta pyes plakun se ku po shkojnë. Kur arritën në vendin e caktuar plaku shkoi rrugës së tij.E vetëdijshme sa i kishte borxh plakut dashuria e pyet një dijetar:
"Kush më ndihmoi dhe shpëtoi?"
"Ishte koha" u përgjigj dijetari.
"Koha?" u habit dashuria."përse më ndihmoi ajo?"
Dijetari qeshi dhe me urtësi iu përgjigj:
"Sepse vetëm koha është e aftë të kuptoj vlerën e vërtetë të dashurisë.'' |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:16 pm | |
| Falënderimi i takon Allahut
"Nënë kush do të thoshte se do të udhëzoheshim gati të gjithë? Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut,pranuesit të lutjeve. Ende më vjen te qaj nga gëzimi... Derisa në fillim faleshim vetëm unë dhe ti.Të kujtohet nënë? Mbas një kohe na u bashkëngjitën edhe vëllezërit më te vegjël. Me kënaqej shpirti tek i shikoja që zgjoheshin dhe falnin namazin e sabahut ne xhami. Ndryshimet vinin dita ditës tek ne.Më lajmëruan që edhe motra ka filluar të falej.Falënderimi i takon Allahut për të gjitha mrekullitë që na ndodhin.
Por të gjithë kishim një brengë,ishte vëllai qe kthehej në mesnatë. Nëna shpeshherë lotonte.Nuk flinte e qetë,e linte derën hapur. Njëmijë e një pyetje silleshin në kokën e saj.” Ku ndodhesh tani biri im ?!!Me kë shoqërohesh? Mos vallë ?Athua mos...?!!... “Nënë të lexonim edhe atëherë kur i fshije lotët. Vazhdimisht na rikujtoje dhe përsërisje "lutuni për udhëzimin e vëllait!". Të vërenim edhe atëherë kur sytë te flisnin diçka tjetër.Brenga vazhdonte për të gjithë. Filluam të shtonim lutjet.Luteshim edhe në namaze të natës.Por ende nuk kishte ardhur momenti,nuk ndryshonte asgjë.Vëllai kthehej në mesnate...
E xhuma,nuk mund ta shpjegoj atë emocion që më përcillte gjatë gjithë ditës. E kërkoja arsyen po ende nuk e merrja përgjigjen. Pasdite bisedova me vëllanë.Pasi bëmë bisedë të zakonshme ndër të tjera e pyeta edhe për namazin e xhuma-së. "Po e kam falur" u përgjigj."Përveç kësaj mbrëmë skam fjetur fare"-vazhdoi të tregonte."sot,sot kam filluar të fali edhe namazin e sabahut"...Elhamdulilah!!Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm Allahut!!!fillova të lotojë nga gëzimi... Allahu bën mrekulli!!!.... Mezi prisja ti takoja të gjithë.Të jetoja ato çaste. Atmosferë gëzimi mbizotëronte në shtëpi. Ndjenjë shumë e mirë.Të gjithë të zgjuar për të falë namazin e sabahut. Më ngjasonte në ditë Bajrami.Më kënaqej shpirti,kur e shihja të rregullohej. Tani jo për të dalë në jetën e natës,tani rregullohej- përgatitej të shkonte ne xhami. Ishte thellë i penduar për kohën e humbur.Më duket se e dëgjoja-e lexoja në sytë e tij:"Allah më fal jam rikthyer përsëri tek ty Allah!... Nënë ma bëj hallall!Ke shumë netë pa gjumë,të kam lënduar shumë. Nënë mos qaj më jam kthyer përsëri. Mos shiko më nga rruga,mos e le derën hapur,në shtëpi me ke Mësohu me faktin që jam kthyer.Jam penduar! Nënë,më fal për dhimbjen qe të kam shkaktuar,mallin që të dogji shpirtin,humbjen për se gjalli. Kam rilindur edhe njëherë. Prapë po jetoj,po jetoj momentet e humbura. Jetoj edhe ti këto çaste,lutja ju është pranuar." Falënderimi i takon Allahut dhe vetëm Allahut!" |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:17 pm | |
| Historia e milionerit
Shoku im ishte një burrë i mirë. Ndoshta ka lexuar ndonjëherë rukje të ligjëruar tek disa të sëmurë. Një herë më tregoi:
Një ditë më ra zilja e telefonit. Ishte djali i një prej tregtarëve më të mëdhenj. Më thotë: "O shejh, babai im është sëmurë. Kërkojmë që të vish për vizitë tek ai dhe t'i lexosh rukje atij."
Shkova atje dhe ja, kur pashë një kështjellë të lartë ku derdhej mirësia nga muret e saj. Më mikpritën djemtë e tij ashtu si i takonte pritja e një miku. Luksi dukej i qartë në fytyrat e tyre. I pyeta ata për sëmundjen e babait. Njëri prej tyre më tha: "Babai ynë ka qenë i goditur me hemorragji cerebrale në mëlçi. Zbuluam përpara disa ditësh se i ka filluar kanceri në gjak. Doktori na tha se rezultatet mjekësore tregojnë se nuk i ka ngelur atij për të jetuar vetëm se disa ditë të numëruara, por Allahu e di se si është realiteti. Vazhdova të shkoj me ta për tek babai i tyre. Kur sapo arritëm tek ai më tërhoqi njëri prej tyre dhe më tha: "O shejh, më fal, harruam të të themi se babai ynë nuk e di të vërtetën e sëmundjes së tij. Kur morëm përgjigjen e analizave u frikësuam se mos i shtohet mërzitja dhe sëmundja. I kemi thënë atij se ka infeksion në bark." U mbështeta tek Allahu dhe hymë në dhomën e babait të tyre. Një dhomë e gjallëruar, në të një krevat mbi të cilin ishte një burrë që i kishte kaluar pak të pesëdhjetat. Dalloheshin tek ai shenjat e mirësisë. I sëmurë, por trupi i tij vazhdonte të ishte i mbajtur. E takova me butësi dhe u ula tek koka e tij edhe djemtë u ulën përreth tij. U kthye nga ata dhe i urdhëroi që të dilnin. Dolën dhe e mbyllën derën e dhomës e mbeta unë dhe ai. Ktheu kokën e tij dhe qëndroi pak i heshtur, më pas u përlot dhe filloi të qante. U kthye nga unë dhe lotët rridhnin në faqet e tij dhe tha: "Ah mor shejh! Çfarë ke? - e pyeta. Tha: "Mallkuar qoftë kjo dynja e cila kam tridhjetë vjet që e mbledh, aq sa më angazhoi nga namazi, leximi Kuranit dhe mësim i dijes. Sa herë që më këshillonte ndokush: 'O filan, kujdesu pak për ahiretin tënd, namazin e xhumasë, agjërimin vullnetar, edukimin e fëmijëve dhe leximin e Kuranit'. I thosha se unë do të mbledh pasuri derisa të arrij mosha ime gjashtëdhjetë dhe kur të arrij gjashtëdhjetë vjeç do të jap dorëheqje nga pasuria dhe do t'ia ngarkoj atë ndonjë tjetri dhe do ta angazhoj veten në shpenzimin e asaj që mblodha dhe në adhurim. Sikurse e shikon tani më ka sulmuar mua sëmundja e cila po shkon çdo ditë keq e më keq. Më pas u shtua qara e tij. I thashë: "Mos bëj kështu more burrë, do të shërohesh me lejen e Allahut dhe do ta përkujtosh Atë. Në qoftëse Allahu bënë rrizk për ty vdekjen dije se të gjithë ne do të vdesim. Pasuria jote do të bëjë dobi ty pas saj, djemtë e tu nuk do të harrojnë, do të ndërtojnë për ty xhamia, do ndihmojnë jetimët, do japin lëmoshë e do luten për ty." Më bërtiti dhe tha: "Boll! Mjaft!" Dhe vazhdoi të qante si fëmijë i vogël. Më pas po përsëriste: "Fëmijët e tu do japin lëmoshë për ty. Do ndërtojnë xhamia!! Ti nuk i njeh ata ndyrësira." E pyeta i habitur: "Pse?" Tha: "Djemtë e mi, ata të cilët shfaqin dashurinë dhe keqardhjen për mua, ishin mbledhur mbrëmë këtu tek unë, u zgjat ulja e tyre dhe doja t'i nxirrja. Bëra që ata të kuptonin se unë isha në gjumë dhe fillova të gërhisja. Menduan se unë isha me të vërtetë në gjumë. Nuk kaluan disa minuta dhe filluan të flisnin për pasurinë time sa do tu ngeli atyre nga trashëgimia. Ata të gjithë janë injorantë nga ana e trashëgimisë. Po debatonin me njëri-tjetrin, u shtua debati i tyre derisa u grindën për një ndërtesë timen e cila është në një vend shumë të veçantë. Çdo njëri e donte atë në pjesën e tij." Më pas vazhdoi burri të qante aq sa më erdhi keq për të. Dola prej tij dhe unë përsërisja me vete: "Pasuria s’më bëri aspak dobi mua. Fuqia ime dhe pushteti më kanë ikur!” El Haka, 28-29.
Me të vërtetë, njerëzit më të dashur për njeriun pas vdekjes së tij do të mblidhen për të ndarë pasurinë e tij dhe jo për të ndarë punët e tij. Vdes njeriu dhe e ndjekin atë pas tri gjëra: pjesëtarët e familjes, pasuria dhe puna e tij. Kthehet familja me pasurinë të cilën e grumbulloi ai e me të cilën kënaqen të tjerët dhe mbetet puna e tij. Po, po, mbetet puna e tij. Por, kush është ajo punë që do të ngelet dhe do të hyj në varr me të? Namazi i natës! Dhënia e lëmoshës! Ndërtimi i xhamive! Apo lënia pas dore e fesë, ndjekja e kanaleve televizive dhe shoqërimi me të pamoralshmit? Dije se Allahu nuk i bënë padrejtësi askujt. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:17 pm | |
| Davidi dhe i moshuari i verbër
Davidi kishte kuptuar se ishte në telashe.Kishte vrapuar aq shpejt vetëm për të arritur në shtëpi. Me t’u kthyer, u ngjit shkallëve dhe e gjeti veten te dera e apartamentit të tij, pushoi pak dhe nxori çelësin nga thellësia e xhepit të djathtë dhe hapi derën. Davidi dëgjoi zërin e mbytur të nënës së tij nga prapa, duke thënë: “Ai gjendet këtu pari." Me një shpejtësi te jashtëzakonshme ai ktheu dorezën e derës dhe hyri brenda në një dhomë të vogël të apartamentit. Nëna e tij duke bërtitur pyeti: “Ku ishit gjatë tërë kësaj kohe?” “Isha në xhami,” u përgjigj Davidi. “Sa herë të kam thënë që mos ta humbni kohën në xhami?” Duke i bërtitur birit të saj, fatmirësisht foshnja filloi të qajë dhe nëna e tij u kthye, menjëherë mori foshnjën që ta qetësonte nga vaji. Davidi e kishte kuptuar se ai duhej të shkonte në shtëpi, mirëpo muaji i agjërimit ishte në vigjilje, ndaj dhe kishte shprehur dëshirë të mësonte më shumë për këtë muaj dhe për rëndësinë e tij. Ai dëshironte të dinte se çfarë është kuptimi i këtij muaji. Muaji i Ramazanit për Davidin ishte shumë i veçantë, mirëpo nëna e tij nuk mendonte ashtu. Asaj nuk i interesonte xhamia. Davidit i kujtohej se edhe ai dikur nuk interesohej për xhaminë dhe çdo gjë tjetër që kishte të bënte me veprimtarinë fetare. Ajo kohë kishte qenë kur Davidi shoqërohej me një shoqëri të keqe, te cilët vidhnin para, bënin kontrabandë me drogë dhe rrihnin njerëzit e pafajshëm. Mirëpo e tërë ajo kishte ndodhur një vit me parë.
Si u pendua Davidi?
E gjithë kjo kishte ngjarë atëherë kur Davidi ishte duke ecur rrugës dhe një ditë prej ditësh kishte vrojtuar një njeri të moshuar, i cili ishte i verbër dhe po qëndronte ulur në trotuarin e rrugës. Davidi iu drejtua të verbrit me këto fjalë: “O njeri i vjetër, ma jep kuletën, ja do ta marr jetën!” Plaku në mënyrë të qetë futi dorën në xhepin e tij dhe nxori qesen e më pas ia dorëzoi Davidit. Davidi ishte gati për të ikur, kur ja i moshuari i verbër nxori disa fjalë nga goja: “Shpresoj se një ditë Allahu do t'ju bëjë të mundur të shihni.” Davidi duke qeshur tha: “Unë nuk di se kush është Allahu, mirëpo një gjë e di se Ai nuk ka mundësi t'ju kthejë të parin (shikimin)” dhe në mënyrë poshtëruese Davidi iu drejtua të moshuarit: "Jeni i verbër, i moshuar idiot dhe budalla!” Njeriu i vjetër ia ktheu: “Të them të drejtën unë nuk jam i verbër, ngase unë jam në gjendje ta shoh të mirën dhe të keqen. E shoh të vërtetën dhe dritën e Allahut. Ta shikosh atë (të vërtetën dhe dritën e Allahut) është shumë më me rëndësi sesa gjërat që ju shihni. Ju këtë nuk e dini, sepse jeni i shurdhër, qorr dhe vetëm mëshira e Allahut mund t’ju ruajë nga kjo.” Davidi filloi të ndihet paksa i shqetësuar. Ai nuk nguli këmbë dhe iku me vrap me kuletën që kishte grabitur nga plaku i verbër. Kur Davidi arriti në shtëpi, kontrolloi kuletën dhe ajo ishte plotësisht e zbrazët. U inatos aq shumës, saqë e gjuajti kuletën përtej dhome. Pasi hodhi kuletën, ajo goditi murin dhe nga qesja ra diçka në dysheme. Ishte një kartele biznesi dhe në të shkruante:
QENDRA ISLAME RRUGA E JUGUT 119 N.Y., NY 11250 Angli
Në anën e prapme të kartelës shkruante diçka tjetër, mirëpo ajo nuk i interesonte Davidit. Ai vendosi t'i bënte një vizitë Qendrës Islame, duke shpresuar që përmes kësaj vizite të gjente njeriun e vjetër. Atë natë, Davidi kishte dalë në metronë C, në rrugën jugore dhe kishte filluar të kërkonte Qendrën Islame, me shpresë se do ta gjente. Kishte qenë tepër vonë, kështu që në rrugë nuk gjendej askush. Ishte errësirë e tmerrshme. Më në fund, kur e gjeti vendin, ishte shume i habitur kur shikoi dritat e ndezura dhe brenda saj gjendeshin shumë njerëz. Ai bëri një shikim vjedhurazi dhe ishte shumë i mahnitur kur shikoi njerëzit tek po qëndronin në reshta të drejtë; te gjithë duke u falur në një drejtim. Aty nuk kishte fotografi, kryqe e as statuja, gjëra këto që Davidi i kishte hasur në disa kisha në televizion. Ai shikoi përqark që të grabiste diçka, mirëpo nuk kishte pasur asgjë për të vjedhur apo grabitur, përveç këpucëve të atyre që kishin ardhur për të falur namazin e jacisë. Davidi ishte kureshtar dhe tejet i mahnitur rreth asaj që kishte parë. Për t'u siguruar, u kthye një natë tjetër në Qendrën Islame dhe kuptoi se këta njerëz ishin muslimanë, të cilët besojnë Allahun e Madhërishëm. Davidi kujtoi plakun e verbër që fliste në lidhje me Allahun e Plotfuqishëm. Pasi arriti të bisedojë me muslimanët e qendrës, ata i treguan Davidit se Allahu është Krijues i Universit (gjithësisë) dhe jemi të obliguar që të falemi pesë herë në ditë, në mënyrë që t'i shprehim falënderim Atij. Davidi pyeti se përse qëndroni deri në orët e vona të natës? ta iu përgjigjen atij, duke thënë se, ky është Muaji i Ramazanit, muaji më me vlerë i vitit. Ata kryenin namazin e teravive, namaz ky që falet pas namazit te jacisë dhe vetëm në muajin e Ramazanit kryhet ky rit fetar. Nëse ata falen në Natën e Kadrit është më me vlerë sesa të falen një mijë muaj, bazuar në Kuranin Famëlartë. Muaji i Ramazanit është muaji i agjërimit, muaji që në të zbriti Kurani, pra është muaji i Shpalljes së Kuranit Famëlartë.
Davidi kishte filluar të mendonte rreth fesë islame. Pas disa ditësh, ai filloi të njëmendësojë se jeta që ai jetonte nuk do ta shpinte askund. Ai mendonte për nënën e tij, që gjithmonë ishte e brengosur. Ajo nuk e njihte fenë islame. Ai mendonte edhe për shokët e tij, që kishin krijuar bandën e tyre. Ata ose mund të jenë vrarë përfundimisht, e nëse kanë qenë me fat, jeta e tyre ka mbaruar në burgje. Davidi kujtoi fjalët e të moshuarit që tha: “Shpresoj se një ditë Allahu do t’jua bëjë të mundur të shihni.” Tashmë ai ka kuptuar se çfarë donte të thoshte plaku i verbër me ato fjalë. Davidi e kishte kuptuar se deri tani kishte qenë i verbër, mendonte vetëm për ditën e sotme dhe vetëm për veten e tij. Kurrë nuk ishte dashamirës për të tjerët dhe asnjëherë nuk përpiqej të donte dikë tjetër. Tashmë, ai ka filluar të shikojë “Dritën”, të shikojë Dritën e Mëshirës së Allahut. Në natën e fundit të Muajit të Ramazanit, Davidi përsëri vizitoi Qendrën Islame. Iu afrua imamit dhe e pyeti atë nëse do ta kishte mundur të hyjë në Islam. Imami iu përgjigj atij: “Fenë islame mund ta pranojë kushdo qoftë, kjo fe është për të gjithë.” Që te dy u kthyen nga xhemati, në xhaminë e vogël dhe Davidi shqiptoi dëshminë se: “Nuk meriton askush për t'u adhuruar përveç Allahut dhe se Muhamedi alejhi selam është i Dërguari i tij.” Davidi më pas iu drejtua tubimit fetar duke thënë se për herë të parë për Qendrën Islame jam informuar nga një njeri i verbër, i moshuar. E tëra që kuleta kishte ishte një kartelë biznesi. Në të nuk kishte para, nuk kishte karta krediti e as dokument identifikimi. E tërë kjo ngjarje kishte ndodhur një vit me parë. Tani, Davidi ka ndryshuar shumë. Ai ka filluar të mësojë me zell në një shkollë dhe ka braktisur shoqërinë e tij të keqe (bandën). Ai kohën e tij shpesh e kalon në Qendrën Islame, duke thelluar njohuritë e tij rreth Islamit. Ka bërë hulumtime dhe ka kërkuar poshtë e lartë për gjetjen e të moshuarit të verbër, mirëpo kurrë nuk e kishte takuar. Ai shpreson shumë që nëna dhe shokët e tij do të kishin pasur rastin të takonin atë njeri, kështu që edhe ata një ditë do të kishin “shikuar dritën dhe të vërtetën islame.”
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:18 pm | |
| Shoqëria e mirë
Thotë Pejgamberi a.s.: “ Shembulli i shokut të mirë dhe atij të keqë është si shembulli i bartësit të miskut (parfumit) dhe hekër punuesit. Nuk humb asgjë nga bartësi të miskut, vetëm se mundësh që të blesh prej tij misk ose të jep një erë të mirë
(duke ndejtur me të). Kurse hekër punuesi është ai i cili ka mundësi me ta djeg trupin tënd apo teshën tënde ose bëhet edhe shkakatar që me të ardhë era e keqe.” (Transmeton: Buhariu)
Me të vërtetë se shoqëria jote e keqe largohet nga ti, nëse ty të ndodhë ndonjë problem dhe kërkojnë me gjet një tjetër shokë. Dhe nëse ti nuk don me ra më ndonjë vepër të shëmtuar, atëherë ata janë ata të cilët mundohen me të zhytë në gjynah duke e zbukuruar atë. Thotë Allahu xh.sh.: “ Ne u patëm mundësuar atyre të kenë asi shokësh që ua hijeshojnë atë që e bënin në atë kohë (në Dunja) dhe atë që do t’u vijë më vonë dhe ashtu dënimi ndaj tyre u bë me vend, si ndaj popujve që ishin para tyre nga xhinët dhe njerëzit, se vërtet ata ishin të humbur.” (Fusilet: 25)
Unë dua të tregojë një trëgim nga një shokë i cili banon në lagjën time. Nuk ka qenë i cili është falë vetëm atëherë kur më ka parë mua dhe prej turpit që e kishte prej meje e jo nga frika e Allahut xh.sh. dhe kur ishte në shtëpin e tij ai është falë sa ka pasur deshirë ai me u falë. Jeta e tij ishte gjumë gjatë ditës dhe i zgjuar natën napër filma të ndytura dhe në për harame. Ka thënë Allahu xh.sh.: “ Jo, është e vërtetë se ai (njeriu) i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur.” (El-Alek:6-7)
Tregon shoku im:
“Një natë prej netëve duke qenë i zgjuar dhe duke e ndëgjuar këngëtarën e tij ma të dashur dhe që nuk e zinte gjumi pa ndëgjimin e saj, i mbylli sytë, pa prit ndëgjohet një zë i cili u dëgjojke në çdo vend dhe ai ishte zëri i ezanit. Ndërsa mua ezani në atë moment më dukeshte i gjatë tepër dhe më shkoi gjuha ime duke thënë: “ Nuk e ka kohën tani ky zë i pendëgjueshëm!” Mjerë për gjuhën time mos të më kishte shku ashtu, sepse kushtoi shtrenjtë për fjalët që i kisha thënë.” Vazhdonë duke treguar: “ Pastaj e ndëgjova vetëm një tingëllim të ulët, kursë unë nuk ia vura veshin dhe kështu që mua më kishte zënë gjumi duke më ikur edhe koha e sabahut, mirëpo Allahu më dëgjoj atë që thash dhe më pa se fjeta në kohë të namazit ndërsa për këtë Allahu i lartësuar thotë: “A kanë menduar që ne nuk i ndëgjojmë ata sekretët e tyre dhe atë që e flasin në feshetësinë e tyre? Si jo dhe të derguarit e tonë (Meleket) tek ata shkruajnë (atë çka veprojnë dhe thojnë).” Pasi që u zgjova nga gjumi, zbrita poshtë tek familja ime dhe i gjeta duke bisedu nërmes veti, mirëpo nuk ndëgjoshna asgjë!!! I thash atyre: Pse nuk e ngritni zërin e juaj? Unë nuk e dishna që çështja vetëm se është çaktuar në qiejë dhe un nuk kam ndëgjuar më asnjë zhurmë pas ezanit.”
Më ka ardhur mua pastaj me një letër (analizë) e cila e dëshmojke që e ka humbur aftësinë e ndëgjimit dhe se nuk ka shpresë për shërim perveç nëse don Allahu xh.sh. duke u bë shkak që prej një operacioni ta shërojë, mirëpo një operacion i tillë është afër 100 000 rijal (Monedhë Saudite)!.
Mi tregoi të gjitha vuajtjët që i kishte kalu gjatë dy vitëve me radhë, dhe thoshte: “ Tërë shoqëria ime më kan lanë. Ishmi të cilët së bashku i planifikojshmi udhëtime të ndryshme dhe si me kalu kohën kot, mirëpo më lanë tani të vetmuar në shtëpinë time. Jam ngushtuar shumë dhe jam mërzitur shumë gjatë kësaj kohe, e që nuk e din përveç Allahu xh.sh., derisa desha me mbytë veten time dhe kisha dëshirë që me pas lindur i shurdhuar prej në fillim, sesa të shurdhohesh pas një kohe, sepse më mirë për mua kishte me pas qen të kisha qen i lindur i till (i shurdhuar) sepse më së paku isha njoftuar me një shoqëri që me gjuhën e tyre shurdhmemecave isha kuptuar me shenja. Nga kjo e kuptova, që Allahu xh.sh. është i madhë dhe ai më ka dëgjuar në atë natë kur nuk më ka dëgjuar askush tjetër.”
Vëllau im dhe motra ime, kur ne e përmisojmë veten tonë? Ky person e ka humbur ndëgjimin e tij dhe nuk pat mundësi apo pat vështirësi të madhe më që të jetoj. Ka thënë Allahu xh.sh.: “Eshtë e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.” (El-Mearixh:19-21)
Andaj hulumto se çfarë shoqërie ke? Nëse janë që e respektojnë Allahun xh.sh. dhe largohën nga mëkatet, atëherë lumë për ty për shoqërinë e mirë që e ke. Mirëpo nëse e ke shoqërinë e cila të nxit të bësh mëkate duke i zbukuruar ato, atëherë mjerë për ty dhe për shoqërin e keqe që e ke, e cila të futë në xhehennem dhe e hidhëron Krijuesin tënd. Ka thënë Allahu xh.sh.: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Ez-Zukhruf:67)
Gjithashtu thotë Allahu xh.sh.: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar.”
(El-Furkan:27-29)
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:18 pm | |
| Ritakim me shejhun
Ishte dita e nëntëmbëdhjetë e marsit. Vërtet ishte freskuese aroma që vinte nga deti i gjelbër. Eh, po si reflektonte kjo ngjyrë në qiell! Atij, pra, i jepte shkëlqim, kurse unë arrita të nuhas nga trëndafilat që u hapën si rezultat i tërë këtij procesi. Uf, po ç'aromë gjallëruese që dhanë! Misk, keni nuhatur, vallë? Misk që t'i mbyll sytë, njëmend... Sidoqoftë, u takuam prapë me shejhun, ndërsa selami erdhi dhe u ul në mes nesh. Shejhut ia puthi dorën, kurse për mua u kërrus pak dhe më puthi në ballë. Uuu, po çfarë freskimi më dha?!!! Konsideroj se nuk e keni idenë, ndonëse do të dëshiroja ta fotografoja atë kënaqësi dhe t'jua jepja të mbështjellur në kadife. Pasiqë shejhu më dha një përgjigje bukur mirë të përpunuar, në lidhje me rrobet e zemrës sime, ai filloi të më tregojë edhe gjëra të cilat ia fusin zjarrin derës që i mbyll emocionet e shpirtit... I thashë shejhut: "O shejh, ju kam kopsht! Kopsht ju kam, a kupton?", ndërsa ai më buzëqeshi, saqë m'u duk se ma përbiu zemrën dhe më tha: "Dua të të mbjell për farë!" Kështu më tha, pasha Atë që m'i mundëson takimet me shejhun! Sikur të më tregonte ndokush se pse e dua atë aq shumë! Them, rrjedhimisht: aman, o Zot, duaje se e dua! E ndoshta unë nuk di të dashuroj si duhet, ama nuk di as si ta largoj atë nga zemra. Teprimi im mund të jetë ngushtim për shejhun, por bërësi i së mirës është më i mirë se vetë e mira, ka thënë mësuesi i të gjitha kohëve, alejhi salatu ue selam. Shejhu, pak më vonë, më tha: "Djaloshi im, dua që të vish kah vendndodhja ime dhe të bëhesh shkak për bereqet këtu, në dashtë Zoti!" Ndërkaq, duke ikur nga reagimi i kësaj e për t'u ndërfutur në një restaurim që mbase sjell dobi, unë gjithnjë po e pyes veten se përse shejhu po më barazon me veten, e ndonjëherë edhe po më vë në pozitë më të lartë se ai. Subhanallah! Dhëntë Zoti që kjo të jetë hajr, sidoqoftë! Ah, zem-zem! A mos tha ndokush se kjo është modesti? Sa për informim, shejhu është aq modest saqë as që lodhet aq shumë për ta shprehur modestinë! Prore po më thellon në enigma të ndryshme. Bah, kënaqësi kam dhe i lumtur po ndjehem, përndryshe. "Ani, shejh, ç'po më tregon ndonjë send tjetër?" – i thashë unë, duke u bashkëpajtuar në mënyrë të pazëshme me shejhun për të kaluar në një kaptinë tjetër të bisedës. Shejhu u kthye kah unë dhe më tha: "Të them të drejtën, është koha të kem dikë që...", – "Më ke mua, o shejh, apo jo?" bërtita unë, ama mu sikur të kisha qenë shok i Tarzanit. "Haha!", qeshi lehtë shejhu dhe më tha: "Sigurisht që ne i përkasim njëri-tjetrit, dhëntë Zoti, deri edhe pas vdekjes!"... Për fund të kësaj here, po ju them edhe diçka, o i nderuari i shpirtit tim dhe i dashuri i syve të mi: "Sot u takuam në këtë tavolinë pa kënde e pa shtylla, porse kur t'ju takoj për së gjalli, vërtet do t'ju kisha shtrënguar shumë. Për më tepër, nëse takohemi, ka gjasa që mos t'jua lëshoj dorën për gjatë e mund që edhe të shtangem i tëri. Së këndejmi, më prekni, ju lutem, dhe më thoni se nuk jam duke parë ëndërr. Pra, po e them tash sa jam me vetëdijë të plotë: Më shkundni për krahësh dhe më thoni se do të ishte e vërtetë ajo që do të ndodhte!
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:18 pm | |
| Recital per Muhamedin alejhi salatu ve selam
Sot u zgjova me dhimbjen e djeshme, dhe njerezve u fola me fjalet e neserme. Me thane se dashuria eshte semundje, u thash nuk dua te gjeje ilac per te. Kam mbet si nje ishull ne boten e liqejve, kam mbet shume larg teje ja rasulallah. Njeriu pa ty qenka asgje ne bote, njeriu me ty qenka e tere bota. Edhe mos i gjetsha dhimbjes emer, nuk dua te jem dikush tjeter, me mire nje dhimbje pa emer se nje emer pa dhimbje. A mund te mos takohet loti me syrin, a mund te mos e ndjej zemra afersin tende kur ti flet fjalet qe nuk mund te shkruhen sikur te gjithe lisat te behen lapsa dhe detet te behen ngjyre. Eja o kandil, eja ndricoje boten, eja se pa nurin tend dita dhe nata per syte e mi jane njesoje. Kam mbetur, kam mbetur si bora ne majen e malit, kam mbet shume larg teje ja rasulallah. Kur me shikojne nga jasht si fukara me njohin, se brenda, brenda salavatet nuk mi shohin. Eja o udhetari i rruges se drejte, largome nga zekumi me afro nga tuba, ne balten e dynjas shume, shume zemra u treten. Humbi njerezia vec njerezit mbeten, ti je gjithmone afer, une, une kam mbet larg kam mbet shume larg teje ja rasulallah. Nuk e dua erresiren, po futem ne shpellen tende, sa me shume qe vetmohem ne shpellen tende aq me pak po e ndjej vetmine. Sa me shume qe po hyje ne thellesine e shpelles aq me shume po e ndjej driten, e kur zemra e gjen driten e ndjene se erresira ka qene eksistence e rreme. Si do te ekzistonte erresira sikur te mos ishte drita, dhe si do ta gjenim driten po te mos ishte erresira. Nje trung, nje trung hurme njehere perjetoj epersine tende dhe kur ti u largove trungu lotoj. Po te mos afroheje perseri dynjaja, dynjaja do te lotonte ne lot, Trungu qahu, po jo Jo dhe zemrat e vdekura ne trupat e gjalle. Zemrat qe nuk qajne per ndarjen nuk mund te mallengjehen as per takimin, Kam mbet, kam mbet shume larg teje ja rasulallah.. Kam mbet si nje ishull ne boten e liqejve, Eja o kandil, eja, eja dhe ndricoje boten, E kush, kush do te na thonte sot La ilahe il-lallah po te mos ishte Muhamedun Rasulullah.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:21 pm | |
| Njeri nga Valindjet ne kohen e perandoris osmane(halifatit islam)njeher e kishte falur namazin e Sabahit ne fanel qe bin per te fjetur(pizhama)pastaj pasi e kishte falur namazin ishte penduar se si ishte dalur para Allahut Azevexhel.Dhe ishte nisur ne pun ne fanel te xhumit ,kur kishte arritur ne pun nenpunsit e ti ishin mbetur tehabitur.Dhe pas pak kohe e pyeten se a eshte mir,ai u pergjigj po ,pastaj e pyeten se perse ishte ardhur ne pun keshtu uth:Jam dalur para Allahut ne namazin e Sabahut ne ket gjendje po ashtu vendosa me dal edhe para njerzve ne kete gjendje.Allahu ju Falt. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:22 pm | |
| Njëri nga shokët e Muhammedit a.s. në shtratin e vdekjës i tha tri fjali të cilat të pranishmit rreth tij nuk i kuptuan...
Njëri nga shokët e Muhammedit a.s. në shtratin e vdekjës i tha tri fjali të cilat të pranishmit rreth tij nuk i kuptuan. Ai tha: Ah sikur të ishte e re, pastaj kthehej nga agonia e vdekjes dhe thoshte: Ah sikur të ishte më largë, prapë kthehet nga agonia e vdekjes dhe thotë: Ah sikur të ishte e plotë.
Më pas kaloi shpirti i tij tek Allahu xh.sh. Të pranishmit shkuan te Muhammedi a.s. dhe e pyetën atë për ato fjalë të cilat nuk i kuptuan. Ai tha: "Ai njeri një ditë duke ecur rrugës e në trupin e tij kishte rroba të vjetruara kur pran tij sheh një të varfër duke u dridhur nga të ftohtit, atëherë ai e zhveshi pallton e tij dhe ia dha atij të varfëri. Në agonin e vdekjes ai e pa një pallat të madh në Xhennet. Atij i thanë melekët ky është pallati yt. Ai pyeti me çfarë pune e kam fituar atë? Meleket i thanë se me pallton të cilën ia dhe atij të varfëri atë ditë. Atëherë ai tha se ajo ishte shumë e vjetër dhe se si do të ishte puna sikur të ishte e re?'' – "Ah sikur të ishte e re".
Pastai ky njëri një ditë duke shkuar për në Xhami kalon pranë një njeriu me të meta fizike i ulur në qosh të rrugës i cili dëshironte të shkonte për në Xhami. Atëherë ai e barti atë deri në Xhami. Në agoninë e vdekjës ai pa një pallat tjetër. Meleket i thanë atij ky është pallati ytë. Ai pyeti me çfarë pune e kam fituar këtë? Meleket i thanë atë ditë kur ti e barte atë njeriun deri në xhami. Ai tha: "Mirëpo xhamia ka qenë shumë afër. اfarë do bëhej sikur të ishte më larg?" dhe tha: "Ah sikur të ishte më larg".
Ky njeri duke ecur një ditë në rrugë, e me vete kishte një copë bukë, kaloi pranë një të urituri dhe i dha një pjesë prej bukës se tij. Ai në agonin e vdekjës pa një pallat tjetër të madh. Melekët i thanë atij se ky është pallati yt. Ai pyeti: "Me çfarë pune e kam fituar atë? Melekët i thane se me bukën të cilën ia dhe atij të urituri atë ditë. Ai me çudi tha se ajo ishte pjesë e vogël e bukës dhe jo e plotë dhe çfarë do bëhej sikur të ishte e plotë? Ah sikur të ishte e plotë |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:22 pm | |
| A ke trokitur derën?
1- Falu, para se ta falin ty namazin e xhenazes
Isha njeri që nuk falesha..të gjith më këshilluan…babai dhe vëllezërit e mi..mirëpo aspak nuk u përgjigjesha…
Cingëroi telefoni një ditë, e në telefon u paraqit një plak duke qajtur dhe duke thënë: Ahmedi? …po!... All-llahu të dhashtë sabër, e kemi gjetur Halidin të vdekur në shtrat…bërtita: Halidin?! Po ai ishte mbrëmë me mua…qau dhe tha: do t’ia falim namazin e xhenazës në xhaminë e madhe. E mbylla telefonin…dhe qava: Halidi! Si ka mundësi të vdes djaloshi i ri!
Hetova se vdekja tallet me pyetjen time.
Hyra në xhami duke qajtur…
Për herë të parë i fali dikujt namazin e xhenazes…e kërkova Halidin dhe e gjeta të mbështjellur me qefin…qëndronte para rreshtave dhe nuk lëvizte…bërtita nga kjo pamje…kurse njerëzit filluan të më shikojnë. E mbulova fytyrën dhe e ula kokën…tentova të duroj…më mori babi im afër dhe më pëshpëriti në vesh: falu para se ta falin ty namazin e xhenazes!!
Mu duk sikur të lëshonte zjar e jo fjalë…fillovë të dridhem…shikoja Halidin…po të ngriheshte nga vdekja…vallë çka do të shpresonte! Duhan? Mikeshë? Udhëtim? Muzikë? Paramendova vetveten në vendin e tij…mu kujua:
“(Përkujto) Ditën kur do të zbulohet kërciku (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden”. (el-Kalem: 42).
U nisëm për në varrezat…e zbritëm në varr…fillova të mendojë: nëse pyetet për veprat e tija? Çka do të përgjigjet: njëzet këngë! Gjashtëdhjet filma! Me mijëra cigare! Qava shumë…ska namaz që ndërmjetëson…as vepër qëe ndihmon…Nuk munda të lëviz nga vendi…shumë më priti babi im…e kash Halidin në varrin e tij, fillova të largohem, kurse ai dëgjon zhurmën e nalleve të mia…
2- Mendonte se lumturia qëndron në:
Shkuarjen pas vajzave…çdo ditë nga një kurban…shpesh udhëtonte jashtë vendit, edhe pse nuk ishte në marëdhënie pune, vjedhte dhe harxhonte pasurinë në lozjen dhe shfryrjen e tij…
Gjendja ime ishte e ngjajshme me gjendjen e tij, mirëpo unë, All-llahu është dëshmitar, isha më pak i keq se ai…një ditë më cingëroi në telefon dhe kërkoi prej meje ta shpiej në aeroport…hypi në veturën time, ishte i gëzuar dhe i tregonte biletat…i habitur nga veshmbathja dhe formë e frizurës, e pyeta: ku? Tha….
I thashë: All-llahu na ruajtë!!
Tha: po ta provoje nuk do të kishe durim që të jeshë larg sajë…
I thashë: udhëton vet!
Po, tha, që të veprojë çka të dua…
I thashë: harxhimet?
Tha: i kam rregulluar disi…heshtëm…kurse në kasetofon kisha një audio shirit “mbi pendimin” dhe e lëshova…bërtiti që ta ndali.
I thashë: u kryen bisedat tona, andaj lërëna të dëgjomë pak, e pastaj udhëto dhe vepro çka të duash…heshti…
Hoxha foli mbi pendimin dhe përmedni disa tregime të njerëzve që janë penduar…
U qetësua miku im dhe filloi të përsërisë: estagfirull-llah…filloi të ndikojë edhe ma shumë këshilla, kurse ai filloi të qajë dhe në fund i shkyu biletat e tha: më kthe në shtëpi…arritëm në shtëpi të ndikuar deri në palcë…zbriti duke thënë: esselamu alejkum…kurse zakonisht thoshte: baaaaj..
Pastaj udhëtoi për në Mekë, e pasiqë u kthye prej Mekës, u ba njeri i devotshëm, çdo herë e shihja duke u falur, duke bërë dhikër dhe vazhdimisht më këshillonte që të pendohem dhe të përqëndroj në fenë e All-llahut…
U sëmur vëllau i tij në një qytet tjetër, andaj shkoj atje…pas disa ditëve, ndodhi befasia! Mu lajmërua vëllu i tij dhe më tha: All-llahu të dhashtë durim për filanin…mbrëmë e fali namazin e akshamit dhe u mbështet në një shtyllë të xhamisë duke e përmendur All-llahun…e kur erdhëm ta falim namazin e jacisë e gjetëm të vdekur…
3- Burri i saj i kishte mbushur të dyzetat
Konsumator kronik i alkoolit, e rrihte gruan dhe fëmijët dhe i përzinte nga shtëpia…fqinjëve u dhimbeshin, andaj ndërhynin që tua hap derën e të futen brenda…tërë natën e kalonte i dehur…kurse gruaja tërë natën e kalonte në qarje dhe lutje…ishte njeri i keq…afër tyre banonte një djalosh i devotshëm, edhe një ditë erdhi në vizitë të këtij të dehurit. Doli në derë duke u lakuar, kur në derë pa një djalosh me mjekërr, fytyra i ndriçonte, bërtiti duke thënë: çka dëshiron? Tha: kam ardhur të të vizitojë!
I bërtiti duke i thënë: All-llahu të malkoftë, o qen… a është kjo kohë e vizitës! E pështyu në fytyrë…
Ky djaloshi e fshiu pështymën nga fytyra dhe tha: më fal, do të vijë në një kohë tjetër… vazhdoi jetën dajloshi në thirrje dhe përpjekje…pas një kohe sërish i erdhi në vizitë…kurse rezultati ishte i njejtë…
Gjersa një herë i erdhi, kurse ky doli i dehur dhe i tha: a nuk të kam përzërë…pse po insiston të vishë? Tha: të dua dhe dëshiroj të ulem me ty, i erdhi turp e tha: unë jam i dehur… tha: ska problem, ulem me ty edhe pse je i dehur…
Hyri djaloshi dhe filloi t’i flet për madhërinë e All-llahut, për xhennetin dhe xhehenemin…e përgëzoi se All-llahu i do pendimtarët…kurse njeriu gjatë tërë kohës e përmbante vetveten që mos të qajë…pastaj u përshëndet me te djaloshi dhe u largua…
Përsëri i erdhi dhe e gjeti të dehur, i foli sërish për xhennetin dhe mallëngjimin për te, e ia dhuroi një parfym të shtrenjtë dhe shkoi…
U mundua ta gjejë në xhami, mirëpo nuk erdhi…
Sërish u kthy te ai dhe e gjeti të dehur në dehje të rëndë…filloi ti flet, kurse njeriu filloi të qajë dhe thoshte: All-llahu kurrë nuk do të ma fal … unë jam kafshë… pijanec, All-llahu nuk do të më pranojë… i përzë vajzat e mia, e poshtërsoi gruan time, e turpërojë vetveten… filloi të dënesë.. e shfrytëzoi djaloshi këtë mundësi dhe i tha: unë jam duke shkuar në umre me disa hoxhallare, eja me ne…
Tha: unë jam pijanec!!
I tha: po pse mërzitesh…ata të duan sikurse unë…
Ia solli rrobat e ihramit nga vetura dhe i tha: laju dhe vesh rrobat e ihramit…i mori dhe shkoi që të lahet…kurse djaloshi kërkonte prej të nxitojë, me qëllim që mos të kthehet sërish në muhabetin e vjetër…
Doli me valigjen e tij, mirëpo nuk kishte haruar që në te të vëndonte edhe rakinë…
U nis vetura, brenda ishin djaloshi, pijaneci dhe dy burra të devotshëm…filluan të bisedojnë për pendimin…ky, njeriu nuk e dinte as fatihanë… ia mësuan fatihan…
Iu afruan Mekës natën… ndërkohë këtij njerit i vinte era raki nga goja… u ndalën që të pushojnë… kurse pijaneci tha: unë do ta vozis veturën e ju fleni!!
E refuzuan këtë kërkesë të tij me butësi… u ndalën dhe e përgaditën shtratin… ky i shikonte derisa flejtën… u zgjua rastësisht e i gjeti duke u falur…
Filloi të pyes vetveten: ngriten që të falin namaz e qajnë, kurse unë flej i dehur…
Thirri ezani i namazit të sabahut, e zgjuan edhe ate, u falën së bashku e pastaj ngrënën mëngjes… i shërbenin sikur të ishte udhëheqësi i tyre…e pastaj u nisën…
Filloi zemra ti zbutet dhe ta kaplon mallëngjimi për Qaben…hyrën në harem, e kaploi trema dhe filloi të ecë me hapa të shpejtë…u drejtua kah qabeja, qëndroi dhe filloi të qajë: o Zot, më mëshiro…nëse më refuzon Ti, te kush të strehohem!
Mos më kthe të dëshpëruar…
U frikuan për te…
Dridhej toka nga të qajturit e tij…
Kaluan pesë ditë në namaz dhe lutje…
Gjatë kthimit…e hapi valigjen dhe e hodhi alkoolin duke qajtur…
Kur arriti në shtëpi… qau gruaja dhe vajzat e tija….
Njeri, në të dyzetat sikurse të kishte lindur përsëri…
Përqëndroi në namaz…lëshoi mjekër, e cila ishte e thinjur…. Më vonë u ba muezin në xhaminë e afërt… duke lexuar Kur'an mes ezanit dhe ikametit e mësoi tërë Kur'anin përmendsh…
4- dr. Abdull-llahi thotë: më thirrën në një konferencë të medicinës në Amerikë…
Më shkoi ndërmend të vishem me rrobat e mia të rëndomta, veshmbathje arabe… arrita në Amerikë… hyra në sallën e konferencës, e pas një mjek arab dhe u ula pran tij…
Më tha: ndërroi rrobat, mos na poshtërso para të huajve…heshta…
Filloi konferenca…kaluan dy orë… hyri koha e namazit të drekës, kërkova leje, dola dhe shkova të fal namazin…
Pamja ime ua tërhiqte vëmendjen… pastaj hyri koha e namazit të iqindisë, u ngrita ta fali namazin, e afër meje hetova një njeri i cili falej afër meje dhe qante. Kur e kreva namazin, vërejta se ai që falej pas meje ishte ai që më dha vrejtje për rrobat e mia.
Duke i fshirë lotët tha: ky është namazi i parë qe katërdhjet vjet!!
U habita!
I thashë: kam ardhur në amerika para katërdhjet vjetëve, kam nënshtetsi amerikane, mirëpo asnjë rekat si ja kam bërë All-llahut, subhanehu ve teala. Kur të pash duke e falur drekën, mu kujtua Islami, të cilin e kisha haruar, e thash: nëse ky djalosh ngritet të falet sërish do të falem me te… All-llahu të shpërbleftë…
Kaluan tre ditë… kjo konferencë ishte për studime mjekësore… mirëpo shpresva që ndonjëri të flet për Islamin, mirëpo ishin të angazhuar…
Në koktelin e përfundimit më pyetën: pse nuk ke veshur rrobat e mjekut?
Iu falënderova për interesimin e tyre, e u thashë: këto janë rrobat tona dhe nuk jam në spital. Pastaj dëshirova të shfrytëzoj rastin që ti thërras në fe, mirëpo udhëheqësi i konferencës aludoi se koha më përfundoi, mirëpo mua mu kujtua që të vëndojë pikëpyetje dhe të ulem…
Thashë: një konferencë kushton me miliona për të studiuar atë që gjinde brenda trupit të njeriut, mirëpo ky trup, vallë pse është krijuar?!!
U buzëqesha dhe zbrita nga foltorja, udhëheqësi vërejti habinë e të pranishmëve dhe më dha shenjë që të vazhdoj… fillova të flas për Islamin, realitetin e jetës, qëllimin e krijimit, fundin e kësaj bote, e kur përfundova ligjeratën, u ngritën katër mjeke dhe publikuan dëshirën e tyre për të hyrë në Islam…
5- Më tha: kam udhëtuar atje për shërim
Sara ishte motër medicinale në laboratorinë e spitalit… të gjith e njihnin dhe e shihnin çveshjen e sajë dhe nuhatnin aromën e sajë… një ditë më pa në laboratori duke marur një dosje time, e mu buzëqesh… e ula kokën. Ajo më tha: mirësevjen, po çka paska filani? Heshta…përfundova punën në laborator dhe dola me keqardhje për çveshjen dhe guximin e sajë. Kuptova se këto janë hapat e shejtanit…
Më tha shejtani: jepja numrin e telefeonit tënd, e kur të thërret, këshilloje!!
Sa ide të mrekullueshme ke, o iblis!
Ta këshillojë disa minuta, që më vonë të bi me te në gropën e shejtanit…
Vëndosa tia dhurojë një libër të ndikueshëm… e në fillim të librit shkrova:
“Motra ime! Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka tërhjekur vërejtjen nga gratë e mbuluara e të çveshura, se ato nuk do të hynë në xhennet, e as që do të shijojnë aromën e xhennetit… gratë që veshin rroba tërhjekëse, vëndojnë shami joshëse, gruaja e parfymosur i ngjanë lavires, e cila e ofron trupin e sajë. Vallë do të humbish xhennetin për shkak të një marëdhënie të palejuar, me të cilën kënaqet tjetri?! Reziku është i madh, nuk kalon edhe aq lehtë”.
Shkova në spital…hyra në laboratori, mirëpo nuk e gjeta aty… pas disa çasteve u drejtua kah unë: mirësevjen, si je… i thashë: elhamdulilah, urdhëro dhe ia dhash librin… e lëkundi kokën në shenjë falënderimi, mori leje dhe shkoi…
I dëgjova disa që më panë duke thënë: All-llahu të shpërbleftë…
Pas një kohe shkova për të bërë analizat dhe u shtriva në shtratin e laboratorisë, ndërkohë me erdhi një teknik! U habita, ku është Sara!! Afër nesh kishte një perde që na ndante nga reparti i grave…. Sa u përmend emri im, e dëgjova duke thënë pas perdes: All-llahu të shpërbleftë, pastaj kaloi pran nesh, e mbuluar si duhet, nuk ishte e çveshur e as e parfymosur dhe vetëm me gratë punonte…
6- Për fund: a ke trokitur derën!!
Jetojmë në një kohë ku janë shtuar telashet, sprovat e syrit, dëgjimit, imoralit dhe pasurisë jo të pastër… sikurse të jetojmë në kohën për të cilën Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka thënë:
(( فإن وراءكم أيام الصبر ، الصبر فيهن كقبض على الجمر للعامل فيهن أجر خمسين منكم ))
“Pas juve do të ketë ditë të durimit, durimi në ato ditë është sikur të kapish gacën, ai që vepron shpërblehet sa pesëdhjet pre jush”. (sahih, “es-sahiha”, nr. 494).
Pra, ritet shpërblimi i besimtarit në kohën e fundit, sepse është jabanxhi në mesin e mëkatarëve, të cilët hanë kamatën, kurse ai kamatë nuk ha, dëgjojnë muzikë, kurse ky nuk dëgjon, shikojnë në harame, kurse ky nuk shikon, pinë alkool, kurse ky nuk pi…kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
(( بدأ الإسلام غريباً وسيعود غريباً كما بدأ فطوبى للغرباء ))
“Ka filluar Islami jabanxji dhe si i tillë do të kthehet, siç ka filluar, xhenneti qoftë për jabanxhiun”. (“es-Sahiha”, nr. 1273).
Dhe thotë:
((ما من عام إلا والذي بعده شر منه حتى تلقوا ربكم ))
“Secili vjet që vjen, viti që vjen pas tij është më i keq se ky, derisa ta takoni Zotin tuaj”. (Sahih, Tirmidhiu).
Poashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
(( يقول الله : " وعزتي لا أجمع على عبدي خوفين ولا أجمع له أمَنين إذا أمِنَني في الدنيا أخفته يوم القيامة وإذا خافني في الدنيا أمّنته يوم القيامة " ))
“All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
Pasha Krenarinë Time robit Tim nuk ia grumbullojë dy frika dhe dy qetësimë; nëse është i qetë prej Meje në dynja do ta frikësoj në ahiret, e nëse më frikohet në dynja, do ta qetësoj në ahiret”. (sahih, “sahihut-Tergibi”, nr.3376).
Ai që frikohet në dynja, që e madhëron All-llahun, subhanehu ve teala, ai do të jetë i qetë në ditën e Kijametit dhe do të gëzohet në ditën e takimit me All-llahun… kurse ai që ka bërë mëkate, brengë e tij kryesore ka qenë epshi i barkut dhe organit, ky njeri vazhdimisht do të frikohet dhe do të trishtohet në ahiret…andaj mbështetju All-llahut para se të mbyllet dera dhe të vjen llogaria… mos u mashtro me numrin e madh të atyreve që bijnë… e as me numrin e rrallë të atyreve që përqëndrojnë…sepse ti je në të vërtetën e qartë…
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:23 pm | |
| Tefiku dhe Motra e tij
Ishte një djalosh i quajtur Tefik. Përfundoi shkollën fillore dhe atë të mesmen dhe morri diplomën, ishte i gëzuar pa mas dhe syt e tij tregonin se ka shenja të suksesit të madh edhe më tutje. Niset duke vrapuar rrugës derisa arriti tek shtëpia e tij në fshat.
Hyri në shtëpi dhe u hodh në gjoksin e nënës së tij, e përqafoi në dy faqet, ballin dhe duart e saj dhe po i thot: të përgëzoj oj nëna ime të përgëzoj se kam arritur 99 pikë prej 100 në provimin përfundimtar. Nënës së tij nuk i’u ndaleshin lotët nga gëzimi,e përqafonte dhe e uronte për suksese edhe më tutje dhe i thot : ti sipas emrit ke arrit o Tefik. Tefiki i thot nënës së tij: oj nëna ime, më në fund mu realizua ëndrra ime dhe inshalla do të hyj në fakultetin e mjeksisë që të bëhem mjek dhe t’i shëroj të gjitha sëmundjet që gjithmonë të jesh në gjendje të shëndosh. Allahu të bekotë o biri im i thor nëna.
Tefiki banonte me nënën e tij,babain plak dhe motrën e tij të vetme e cila ishte vetëm një vit më e madhe se Tefiki. Filloi Tefiki t’i realizoj ëndrrat e tij. Paqaqiti dokumentet në fakultetin e mjeksisë në qytet shum larg nga fshati i tij, dhe u pranua në fakultet, pastaj u kthye në shtëpin ë e tij në fshat derisa t’i fillon ligjaratat.
Në mëngjesin e një dite me diellë erdhi koha që të ndahet nga familja e tij e vogël dhe e dashur. I bëri gati çantat e udhëtimit,rrobat e rrugës dhe gjërat tjera, dhe tek dera e shtëpisë së tij i dolën lotët e ndarjes së tij nga familja. E përqafoi babain, nënën dhe motrën e tij dhe shkoi. I’u premtoj se do ju thërras ç’do fund javë dhe do t’ju tregoj për studime por jo!! Filloi një udhëtim i vuajtjeve, i shqetësimeve, i telasheve.
Erdhi Tefiki në qytet dhe banonte me një prej konvikteve afër fakultetit të tyre. Të gjithë studentat që banonin aty ishin të fakultetit të mjeksisë,për këtë Tefiki nuk pati ndonjë problem në shoqërin e tij,por gjeti shum mangësi tek ta në namazet obligative. Ka pas raste kur kan ndejt deri në orët e vona me ta dhe jan munduar sipas mundësive që të largohen ai vend dhe kan kryer namazet me xhemat në një xhami afër konviktit të tyre.
Filloi Tefiki studimet, dhe puna i shkonte mirë, filloi të mirrte nota të mira e të larta dhe korrte sukses të madh, dhe gjithnjë mendonte për familjen e tij.
Një ditë erdhi një student të banonte në dhom afër Tefikit dhe ishte prej atyre që ndëgjonin muzikë shum. U mundua Tefiki që ta këeshillonte shum herë, por ai refuzoi të merrte këshilla prej tij.
Një ditë prej ditësh trokiti dera e dhomës së Tefikit, e hapi derën Tefiki dhe ja ! në derë buzëqeshte Vaili dhe i tha: dua që të vijsh sonte tek unë që të pim qaj, do të më vijnë edhe disa shokë dhe kam qejf shum që edhe ti me qenë aty. Iu përgjigj ftesës Tefiki. U mblodhën të gjithë shoqëria e Vailit luanin, bërtisnin, qeshnin, dhe Tefiki kërkoi leje që të shkonte se koha ishte vonë dhe donte që të pushonte,thanë se do të takohemi në vikend të dalim e të shetisim sëbashku. Dolën në fundjavë,pinin cigare e gjëra tjera, tregonin tregime të ndryshme. Tefiki refuzoi të shoqërohet me ta. Njëri prej atyre djemve që ishin aty, i’a bëri me sy tjetrit dhe than se tash ky djalë do të përgatis qaj të shijshëm që do ta mbani mend gjithmonë, u qeshën të gjithë. Pas pak erdhi ky djal i marrë me atë qaj që përmbanin substance narkotike. Pitën të gjithë, pas pak filloi të të ndryshohet gjendja e tyre. Filluan të bërtasin e të qeshinin me zë të lartë, disa filluan të bien për tokë, e disa të tjerve të ndiejnë kokëdhimbje prej këtyre kokrrave të cilat i vuri ky djal i prishur në qaj. Shkoi edhe kjo natë. U kthyen të gjithë nëpër dhomat e tyre.
Në mëngjes kur zgjohet Teëfiki ndien dhimbje koke,dhimbje edhe në duart e tij. Troket derën e Vailit dhe i thot: të lutem Vail të lutem më ndihmo të shkoi deri te mjeku se koka do me mu da prej dhimbjes. Vaili i tha: mos u frikëso, kam ilaqin për ty. E futi në dhomën e tij dhe shum shpejt i’a përgatiti qajin e keq me kokrra,dhe pas disa minutave Tefiki gjeti rehati. U çudit nga kjo dhe i tha: çka është kjo? Çka ke bërë? Buzëqeshi me buzëqeshje të zbehur dhe tha: ky është qaj i çuditshëm.
Dita ditës dhe ja!!! Tefiki ra në grackën e tyre dh era në drogë e shishe. Filloi t’i ndryshohet pas këtyre kokrrave të marra, fytyra filloi t’i nxihet,pasuria t’i humb e gjëra të flliqura t’i ngjiten. Nëna e tij e vetme,babai i tij i dobët me shëndet, motra e tij e ndershme, jo jo !! mos pyetni më për teëfikin se ai ka konsumuar këto të këqija. Kaluan disa ditë dhe Tefiki të shoqërohet me ta derisa ra edhe në zina(prostuticion).
Ç’do javë grabitnin vajzat muslimane VE LA HAVLE VE LA KUVETE IL-LA BIL-LAH . Kaluan shtatë muaj të plotë dhe gjendja e Teëkit ishte kështu. U përjashtua nga fakulteti përshkak të mungesave të shumta,ngelja nëpër provime shum herë. E harroj familjen e tij gjatë këtyre shtatë muajve, u bë i humbur në këtë qytet duke ndjekur epshet e tij.
Ja Allah!! E harroj fshatin e tij të bukur, e harroj xhamin e vjetër të fshatit, e harroj shtëpin e tij të vogël e modeste, e harroj shoqërinë e tij të vegjëlisë.e harroj shkollën e tij të mesme dhe shokët e tij me edukat islame, i harroj momentet e kënaqësisë të cilat i kishte derisa erdhi dita e dhimbjeve dhe frikës. Erdh në vendin ku tuboheshin dhe vepronin punë të shëmtuara.
E takoi njëri prej shokëve dhe i tha i hidhëruar: përse u vonove o tefik!! Heshti Tefiki, pastaj e pyeti: çfarë ke, e kemi grabitur një vajzë të bukur, kemi përfunduar punën me të që të gjithë,tash radhën e ke ti, ajo është në dhomën e fundit. Eci me hapa të shkatrruara derisa arriti deri tek dera e dhomës. E hapi derën e hyri e mbylli derën me çelës. U kthye kah ajo dhe filloi t’i dridhet zemra. Kjo vajzë ishte ulur në një skaj të dhomës, e kishte vendos kokën ndërmjet dy gjunjëve të saj dhe po qante. Shkoi Tefiki tek ajo dhe filloi ta tërhiqte atë diqka e mirë tek ajo. U ulë tek ajo dhe po i thot: Hajde e dashura ime, ia ngriti kokën e saj dhe filloi të bërtiste me zë të lartë: JO!! JO!!! Motra ime, motra ime si erdhe ti këtu, lotët i dilnin pa ndërprerë para saj dhe tha: oo i mjeri unë për ty. Filloi motra t’i fliste: o Tefik na lae neve,na harrove neve,e harrove gjoksin e nënës që të përqfonte ç’doherë kur ishe i sëmurë, i harrove prindërit të cilët i lajmërojshe për mësimet, e harrove shtëpinë e vogël,i harrove momentet e bukura në shtëpinë tonë. Babai ka vdek para pesë muajve, nëna është shumë edobët dhe e sëmurë,kam mbetur vetëm ditën e natën,nuk më ndihmonte askush. I tubova do para dhe erdha në qytet që të pyes pëet ty në fakultet. Më treguan se ti je përjashtuar nga fakulteti para shtatë muajve, u mërzita dhe u lodha shumë, pastaj fillova të kërkoj në ç’do vend. Pyesja për ty nëpëtë fakultete e konvikte të ndryshme derisa një ditë hypa me një taksi dhe rash në duar të krimileve, e humba nderin tim dhe marrën time dhe ja!!! Edhe t’i don që të më shkatrrosh pjesën e mbetur të jetës sime!!! O e mjera unë për vëllaun tim! O e mjera unë për vëllaun tim! Bërtiti Tefiki me zë të lartë: Jo Jo, më fal moitra ime e dashur më fal,merre zemrën time edhe coptoje, pastaj motra e tij thot : O Zot, unë erdha të shiqoj për vëllaun tim se si shkon me mësime dhe u bëra kështu.
Allahu na ruajt prej shoqërisë së keqe, o të mjerët vrapojnë pas dunjas dhe epsheve dhe e shet shoqërin e jetës së tij për shkak të epsheve të tij. Çfarë na qenka kjo shoqri pra?!!!! Çfarë vëllazërie është kjo ?!!!! o vëllezër dhe motra të nderuar-a ç’do miqësi dhe shoqëri që nuk është për Allah, por gjithmon në ndarje u kundërshtime, në ditën e Gjykimit ndryshohet kjo vëllazëri(dashuri vëllzërore) në armiqësi, në ditën e Gjykimit të kthehen këto gjëra në hidhërim. Ndëgjo se ç’ka thot Allahu [subhanehu ve teala] në librin e Tij fisnik :
الْأَخِلَّاء يَوْمَئِذٍبَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ {67} يَا عِبَادِ لَا خَوْفٌ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ وَلَا أَنتُمْ تَحْزَنُونَ {68}
Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.(Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!” (Zuhruf 67-68)
Nuk mbetë dhe nuk jetë më askush përgjihmonë përveq vëllazëria e të sinqertëve dhe besimtarëve, e atyre që janë shoqëruar për hirë të Allahut [subhanehu ve teala]
Oj rini e nderuar, ç’ka pot ë tërheq në shoqërin që nuk fal namazin? ç’ka pot ë tërheq prej shokut i cili nuk e ruan shikimin e tij nga haramet? ç’ka pot ë tërheq në shokun i cili gjuha e tij vetëm shan e mallkon, dhe ç’do fjalë që e nxjerrë nga goja e tij është e keqe, ç’ka të duhet ai shok i cili tërë ditën kërkon vetëm epshin e tij? A mendon se ai do të rri më ty një kohë të gjatë? Jo !! gabohesh, nëse ndonjëri hyn në burg, shoqëria e tij nuk e vizitojnë bile as nuk ju intereson për ty, nëse ndonjërit i ndodh ndonjë sprovë (bela) asnjëri nuk mundohet me i ndihmu, por pasha Allahun [subhanehu ve teala] i ndihmojnë vetëm kur kan interesin e tyre.
Prandaj rini e nderuar, hapi syt mir dhe shiqo se me kënd po shoqërohesh, se çfarë shoqërie ke afër vetës. Allahu na raujt nga ky lloj i shoqërisë |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:23 pm | |
| Një tregim shumë i prekshëm
Më ka treguar një prej vëllezërve i cili është ndalur njëherë tek shenjat e Semaforit, dhe tha: Kam ndëgjuar një zë të muzikes me një zë shumë të lartë deri sa me ka mërzitur mua dhe njerzit të cilët ishin rreth tij, jam kthyer djathtas dhe majtas dhe kam kërkuar nga vendi se ku po ndëgjohet ky zë , kur qe ishte një një njeri me vetur afër meje dhe I kishte hapur te gjitha dritaret e vetures.
Dhe e kishte ndezur radion me zë të lartë dhe tu rrenqethke trupi prej muzikes , veturat tjera për rreth tij të gjithë u drejtuan nga ai dhe u quditen nga zëri I lartë I muzikes .
Thotë: Shtypa sirenen e vetures disa herë që të kthehet ai nga unë, kështu qe ti tregoj atij që ta ndal zërin e radios apo ta fike atë, ose të lëshoj diqka më të mir si.psh. Kuran , mirëpo njeri nuk u kthye nga unë asnjëherë prej ramjes së tepërt nga sirena e vetures sime. Eca pak para me vetyren time ne mënyr që tia bëj me dor , kur i ktheva nga ai për ta shikuar e pash se ai ishte një djal i ri me mjekërr të gjatë thotë: Jam habitur, njeri me këtë pamje, njëri i cili i ka lëshuar mjekrrën e tij ndëgjon muzik ?!! Megjithëatë edhe nëse don të ndegjon si ndegjon me këtë zë aq të lartë dhe si nuk kthehet nga njërzit asnjëherë ?!!.
Thotë e kam shtypur sirenen disa her prap nuk u kthye nga une derisa u dhezë shenja e gjelbërt , filloj te ec dhe une ecja pas tij, në menyrë që ta ndali atë dhe ta këshilloj që ta përmend All-llahun xh.sh, dhe për ti treguar që kjo është e ndaluar, dhe këtë vepër të cilën e ke bërë para njerezëve më këtë menyr vëtem se e rrit gjynahin sepse kjo është një lloj prej llojeve të gjynaheve që bahen hapatzi kjo , mirëpo njeriu nuk është kthye nga unë asnjëherë, deri sa është ndalur me veturen e tij tek një dyqani. ha: e kam ndalur veturen time mbrapa tij, dhe zbriti njeriu dhe po ecej ka dyqani, dhe rrobat e tij I kishte pasur të shkurta mbi zoge te këmbës, njeriu nuk ishte i cili i lëshon pantollat nen zog të këmbës jam habitur me këtë njeri ?! hyri ne dyqan dhe thash vetë me vete: do te del tash me shteg të cigares !!
Tha: dhe kur dul në doren e tij kishte pasur një reviste islame, dhe thash:`` S’ka ndryshim dhe ska force përveq se me All-llahun’’ si është gjendja e këtij njeriu kështu, tha: E ka hape derën pastaj është lëshuar muzika menjëherë, dhe thash:Pasha All-llahun skam më saber , kam zbritur nga vetura ime dhe jam kthye nga ai dhe kam bërtitur me një zë të lartë por ai nuk u kthy nga une, dhe e kam kape deren e vetures se tij para se ta mbylle ai, pastaj thash: O vëlla si nuk po i frigohesh All-llahut xh.sh. që e ke mbajtë muziken të lëshuar gjatë këti udhëtimi, dhe ke lishuar me me zë shumë të lartë! O vella nëse don te dëgjon muzik dëgjo vetëm, mos i obligo njerzit te dëgjojn me ty ? Ke friken All-llahut xh.sh. thotë: dhe njeriu me shikonte mua dhe quditej prej bërtitmes sime , pastaj e uli koken pastaj e ngriti dhe me shikonte mua , tha : Kur me ka shiku ne bërtitmen më ka bërë me shenjë nga unë me gishtin në veshët dhe gojen e tij edhe me bëri me shenjë unë JO,JO. Kuptova se njeriu nuk dëgjon dhe nuk fol. Është i shurdhër dhe memec, tha: gati sa fillova të qaj dhe e ula koken ,dhe ja ndala me butësi muziken në veturen e tij,tha: dhe njeriu me bëri me shenjë me duarët e tij duke me thënë qka po dëshiron? Pse je ti i merzitur? Pastaj mori fletoren dhe nxorri nje fletë prej saj dhe me dha fletën edhe lapsin dhe më bëri me shenjë me duarët e tij: shkruaj qka dëshiron, dhe i shkruaja ati: O ti vella nderuar ke lëshuar muziken me zë shumë, shumë, shumë, te lartë, ke qene pak me herët të semaforet dhe veturat të cilat ishin rreth teje u kthyen nga ti, edhe kjo më bëri që të të ndjeki ty dhe të këshilloj për atë qka veprove, tha: kur e mori letren dhe e lexoj ate e uli koken pak dhe u mërzit, pastaj shkruajti ndër fjalët e mija dhe tha : All-llahu të shpërbleftë me të mira për këshillen tënde, mirëpo dije o vëllau im sepse unë jam njeri i shurdhër dhe memec, nuk dëgjoj dhe nuk flas dhe kjo është vetura e vëllaut tim dhe pasha All-llahun e Madhëruar unë nuk e kam ditur në te vërtet që muzika ka qenë e lëshuar përpos që kur me ke lajmëruar ti për këtë, All-llahu të shpërbleftë. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:23 pm | |
| I mjeri ti, o Dinaar
Dinaari kishte një nënë të devotshme e cila vazhdimisht e këshillonte që të pendohet për pabindshmërin e tij, për jetën me mëkate, por sado që përpiqej ajo, sidoqoftë fjalët e saja nuk kishin ndikim pozitivë në atë.
Pastaj një ditë, derisa po kalonte pran një varri, ai u ndalë për ta ngritur një ashtëAi u shokua duke e parë se si u shkapërderdhë dhe u shndërrua në pluhur në dorën e tij. Pamja e atij ashti bëri një ndikim të përkryer në Dinaarin. Ai filloi të mendoje për jetën e tij dhe për mëkatet e më hershme, dhe pastaj bërtiti, “I mjeri ti, o Dinar, ti do të përfundosh si ky ashtë i shkapërderdhur, dhe trupi yt do të shndërrohet në pluhur.” Pastaj të gjitha mëkatet e tija i vërshuan para syve të tij, dhe mori vendim të fortë për tu penduar. Duke e drejtuar shikimin e tij kah qielli, ai tha, “Zoti im, tani unë të kthehem me plotë nënshtrueshmëri, pra më prano mua dhe ke mëshirë në mua.” Në një zemër dhe mendje plotësisht të ndryshuar, Dinari shkoi te nëna e tij dhe i tha, “Nënë, çka bënë zotëria kur një rob i tij i zënë ik prej tij?” Ajo tha, “(që ta dënojë at) zotëria e furnizon me rroba të rëndomta dhe ushqim me kualitet të ulët; dhe ia lidhë duart dhe këmbët e tija në mënyrë që mos të provojë të ikë përsëri.”
Dinari tha, “Pra unë e dua një rrobë të mbaruar prej leshit të vrazhdë dhe elb me kualitet të ulët, dhe dy pranga. Nënë, vepro me mua ashtu siç veprohet me robin e ikur. Ndoshta Zoti, kur të më sheh të përulur dhe të nënçmuar, do të ketë mëshirë në mua.” Duke e parë vendosmërinë e fortë të tij në kërkesat e tija, ajo iu përgjigj kërkesës së tij.
Në fillim të çdo nate, Dinaari, do të fillonte të qante dhe të rënkon pa kontroll. Dhe ai vazhdonte që t’ia përsëris vetes fjalët, “I mjeri ti, o Dinaar, a ke fuqi ti bësh ballë zjarrit të Xhehnemit? Sa i pakujdesshëm ke qenë që ta jetosh një jetë që të ka bërë ty që ta meritosh hidhërimin e të Gjithëfuqishmit!” Dhe ai vazhdonte në këtë gjendje deri në mëngjes.
Duke u rrotulluar i zbehur dhe i venitur, trupi i dinarit ngadalë humbte. Duke mos bërë ballë që ta sheh atë në këtë gjendje, nëna e tij i tha, “Biri im, ke lehtësi ndaj vetes tënde.” Ai u përgjigj, “Nëna ime, më lejo të qëndroj i lidhur për një kohë, se ndoshta do ta arrijë rehatin e përhershme më vonë. Se nesër, unë do të presë kohë të gjatë para Zotit tim të Madhërishëm, dhe nuk e di se a do të më urdhëroi Ai që të shkojë tek vendet e hijeve të bukura apo tek vendet shumë të tmerrshme.”
Ajo i tha, “Biri im, së paku pusho pak.” Ai tha, “Nuk është pushimi prezent apo rehatia të cilën jam duke e kërkuar. Nënë, po më duket sikurse po të shohë ty dhe njerëzit tjerë që nesër do të drejtoheni drejtë Xhenetit, derisa mua po më drejtojnë drejtë zjarrit të Xhehnemit së bashku me banorët e tij.” Pastaj ajo e la atë, dhe ai iu kthye të qajturit, adhurimit, dhe leximit të kuranit. Një natë derisa ishte duke e lexuar Kuranin, ai u ndesh me një ajet:
Pasha Zotin tënd (o Muhamed), ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi. Për atë se ç’vepruan. [el-Hixhr : 92-93]
Pasi që ai u zhytë në domethënien dhe nënkuptimin e këtyre ajeteve, ai qau me aq fuqi sa që e humbi vetëdijen. Nëna e tij u ngut tek ai, dhe u përpoq shumë që ta sjell në vete atë, por ai nuk përgjigjej. Ajo mendoj se ai kishte vdekur. Duke shikuar në fytyrën e djalit të saj, ajo tha, “O i dashuri im, oj lumturia e zemrës sime, ku do të takohemi përsëri?” Në realitet, Dinaarit ende i kishte mbetur pak jetë , dhe duke i dëgjuar fjalët e nënës së tij, ai iu përgjigj me një zë të dobët, “Nëna ime, nëse nuk më gjen në vendin e gjerë të Ditës së Gjykimit, atëherë pyete Malikun kujdestarin e zjarrit të Xhehnemit për mua.” Pastaj e lëshojë një zë të pa artikuluar dhe vdiq.
Pasi që ajo e lau xhenazen e ti, nëna e Dinaarit e përgatiti atë për varrim. Ajo pastaj doli jashtë dhe lajmëroj, “O njerëz, ejani në faljen e xhenazes së atij që ishte mbytur prej (frikës) të zjarrit të Xhehnemit.” Njerëzit filluan të vijnë prej të gjitha drejtimeve. Është thënë se gjatë asaj epoke, s’kishte pas ndonjë tubim më të madh dhe nuk ishin derdhur lot aq shumë sikurse në atë ditë.
Në të njëjtën natë që ai u varrose, njëri prej shokëve të Dinaarit e pa atë në ëndërr, në një petk të gjelbër. Dinari po shëtiste nëpër Xhenet, duke recituar:
Pasha Zotin tënd (o Muhamed), ata të gjithë do t’i marrim në përgjegjësi. Për atë se ç’vepruan.
Gjatë ëndrrës, shoku i tij e dëgjojë duke thënë, “Pasha Fuqinë dhe Madhërin e Tij, Ai më pyeti mua (për veprat e mija). Duke pas mëshirë në mua, Ai më fali dhe mi fali (mëkatet e mija) Kujdes! Përcjellja këtë lajmë nënës time.”
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:24 pm | |
| Gjykatësi i fshatit
Ishte bërë zakonë tek banorët e këti fshati që të mblidhen në një vendë pas çdo namazi të xhumasë,nëse i kanë bërë njëri tjetrit padrejtësi, ka gjykuar në mes tyre një njeri që e kanë quajtur -Gjykatësi i fshatitë
Ka kaluar një kohë e gjatë dhe nuk u ankua askush prej askujtë tek ky gjykatës, secili prej banorëve të fshatit e dinte se çka i takonë atij e çka nuk i takonë prej obligimeve. Ata kanë vazhduar në këtë gjendje, derisa kishte ardhur një banorë prej një fshati tjetër në fshatin e tyre, e pastaj u shumuan ankesat kundër këtij banori të ri. Ndërsa ky banorë që kishte ardhur nga një fshat tjetër nuk e dinte shkakun se për çfarë ishin larguar njerëzit nga ai.
Një ditë prej ditësh u kthye gjykatësi në fshatin e tij, ndërsa i gjeti banorët e fshatit të hidhëruar ndajë këtij njeriu të huaj, ata kërkua që të mblidhen këtë herë e të gjykojë në mes tyre para namazit të xhumasë edhe pse e kishin bërë zakon të mblidhen çdo herë pas namazit të xhumasë.
Gjykatësi u pajtua me kërkesën e tyre, dhe erdhi njeriu i huaj ( që kishte ardhur nga fshati tjetër ).U mblodhën banorët e fshatit,ndërsa më së shumti ankesat ishin kundër këtij njeriu të huaj, e gjykatësi tha në veten e tij:Mos ky njeri paska mbytur dikë të pafajshëm, apo i ka vjedhur dikujtë pasurin e tij,apo e ka sulmuar dikë në nderin e tij. Porse sido që të jetë,nuk mundem të sjellë gjykim përderisa të i ndëgjoj të dy palët në konflikt se çka janë ankesat e tyre.
U ngrit njeriu i parë që ankohej nga ai e tha: O ti gjykatës, vërtetë ky kojshi nuk e di hakun që e ka ndajë mua !
U çuditë ky njeri i huaj ngase atij nuk i kujtohej se e ka sulmuar atë apo se ia ka marrur pasurinë !
Tha gjykatësi: Çka ka bërë ?
Tha njeriu që ankohej: Kam kërkuar nga ai që të më ndihmoj të barti thesin me miell, e ai më shikoi me habi, dhe hyri në shtëpinë e tij.
Tha gjykatësi: Kjo është e para, çka ka tjetër?
Tha ai: Kam kërkuar nga ai që të më jep borxhë prej pasurisë e ai e ka refuzuar këtë.
Tha gjykatësi: A ka ndonjë gjë tjetër ? Përmendi të gjitha ankesat që i ke ndajë tij.
Tha njeriu që ankohej: Kamë qenë i sëmurë një javë,e nuk ka ardhurë të më vizitojë,pastaj ka kryer me sukses shkollën biri imë e ai nuk ka ardhur të më bashkangjitet në këtë gëzim, më ka vdekur prindi imë e ai nuk ka ardhur të më ngushllojë në shtëpin time,e as nuk ka dalur me ne në varrim.
Tha gjykatësi: A ke edhe ndonjë gjë tjetër?
Tha: Nuk kamë më ndonjë gjë tjetër që të themë.
Tha gjykatësi: Allahu të shpërbleftë me të mira,se vërtetetë akuzimi i njerzëve për atë që nuk e kanë punuar sjellë hidhërimin e Allahut teala.U kthye gjykatësi kah njeriu i huaj dhe tha:A eshte e vërtetë ajo qka tha kojshiu ytë ?
Tha njeriu i huaj: Po ashtu është o ju gjykatës, mirëpo unë nuk e kamë sulmuar atë,dhe nuk e kamë rrahur atë, as nuk kamë hyrë në shtëpinë e tij pa lejen e tij,e as nuk kamë marrë diçka nga pemët e kopshtit të tij,e as që kamë kërkuar nga ai borxhë e që t'ia vonoj atë,e si po më thotë ai se unë nuk e di hakun e tij ?
Tha gjykatësi: Të gjithë atë që përmende ti është e mirë, mirëpo nuk mjafon vetëm të mos e shqetësoshë atë,e ta llogaritësh vetëm këtë mirësjellje ndajë tij,por ndodhë që ai ka nevojë për ndihmën tënde apo pasurinë,e nëse ke mundësi materiale për ta ndihmuar atë,e kështu ta largosh nga ai varfërinë,a je i kënaqur me këtë??Ai i huaji tha:Po gjithsesi.
Pastaj i tha gjykatësi njeriut tjetër që të flasë e ta ndëgjon ankesën e tij, kur u ngritë një njeri i moshuar , dhe tha ai:O ti gjykatës, ky njeri i huaj më shqetëson mua natën dhe ditën, vetëm se mu ka ngushtuar jeta prej tij,dhe më janë bërë kundërshtarët më të mdhenjë mua ,fëmitë e mi, thuaj se ka përfunduar gjithë lumturia në shtëpin time.
U çuditë njeriu i huaj, nga ajo që tha ky i moshuar, nga se ai thuajse nuk e ka parë atë vetëm se një herë në javë, dhe se ai nuk përmendi se ky iu kishte përzier në qështjet e jetës së tij,e as nuk ju ka folur fëmijve të tij. E shikoi gjykatësi njeriun e huaj e i tha : A është kjo e vërtetë ?
Tha ai: O ti gjykatës unë nuk di ndonjë gjë prej tyre që tha ky njeri, a ka ai argumente për këto ?!
I tha gjykatësi të moshuarit: A ke argument për këtë që thua ?
Tha i moshuari: Po o ti gjykatës,vërtetë ky njeri po ma ndalon diellin dhe erën.
Tha gjykatësi: Sjelli argumentet tuaja.
Tha i moshuari: Kush është sunduesi i diellit dhe i erës?
Tha gjykatësi: Allahu , Zoti i botërave, krijuesi i çdo gjëje.
Tha i moshuari: E si pra mi ndalon ato dyja ky njeri ?!
Tha gjykatësi: Si pra ?
Tha i moshuari:Ai e ka ngritur ndërtesën e tij e pastaj muret e tij edhe më të larta pa kërkuar leje nga unë. E me këtë ai e ka ndalur dritën e diellit prej shtëpisë sime ,dhe e ka ndalur nga unë erën e pastër.
Tha gjykatësi: Qka pastaj o ti njeri i moshuar?
Tha i moshuari dhe iu mbushën sytë me lotë:Ai më shqetëson, dhe më bënë që të ndihem i varfër dhe i nevojshëm për të kërkuar.
Tha gjykatësi: E si kjo?
Tha i moshuari:Ai përgaditë ushqim, dhe pjekë mish, e pastaj shpërndahet era e ushqimit prej shtëpisë së tij deri tek shtëpia e jonë,e kjo na bënë neve që te lakmojmë për të ngrënë si ushqimi i atij,e fëmijët e mi kërkojnë ushqim sikur ushqimi i ti,kurse ne në duart tona dhe mundësitë kemi vetëm ushqime shumë te thjeshta.
Ndërsa ky kojshiu ynë nuk kujton se edhe ne jemi njerëz sikur se ai, nuk mendon çoftë edhe një herë të na dërgon edhe neve ndonjë gjë prej asaj që ka përgaditur për vehtën e tij, pas këtyre fjalëve filloi mërzia në fytyrën e gjykatësit, dhe u mërzitën edhe të pranishmit, e pastaj u marrua ky njeriu i huaj prej fjalëve të moshuaritë.
Shikuan të pranishmit në fytyren e të huajit, e ai ishte skuqur nga marrja që e kishte kapluar, e pastaj shikuan në fytyrën e të moshuarit , vetëmse e kishin mbuluar lotët,pastaj u kthye gjykatësi kah njeriu i huajë dhe e pyeti atë: A është e vërtetë ajo qka tha kojshiu ytë ? U përgjigjë i huaji me një zë të ulët tha :Po, vërtetë unë kërkoj falje prej Allahut për atë që kam vepruar.
Tha gjykatësi;Vërtetë për kojshin tëndë ke obligime të shumta të cilat i ka sqaruar sheriati. Dhe ka qenë Pejgamberi ynë alejhi selam që na ka porositur gjithmonë për kojshinë,e si pra ti nuk kujdesesh për këto obligime? |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:24 pm | |
| Rendesia e kohes Tregim i mire dhe interesant ... Për ata që kan logjikë dhe dine të mendojnë,
Një ditë prej ditëve u ktheva nga puna dhe në shtëpi gjeta djalin tim të voglin të sëmurë.Pas tërë asaj lodhje që isha lodhur në punë gjatë tërë ditës por lodhja për të ishte për mua pushim dhe vendosa ta dërgoj te mjeku për mjekim.
Në spital gjeta shumë njerëz duke pritur në rradhë për mjekim, ca të rinjë e ca të moshuar, ca gra e ca burra. Secili ishte i lodhur nga pritja e gjatë.Unë vendosa ta marrë një numër dhe të pres rradhën për me hy te mjeku. E mora numrin dhe u ula.Shikoj njerëzit secili mendonde ndonjë gjë apo bisedonte me ndonjë që ishte afër tij,disa me sy të mbyllur të mërzitur nga pritja e gjatë.
Mbizotëron heshtja !! Vetëm kur infermierja thërret ndonjë numër dhe përsësi heshtje, në fytyrën e të ftuarit shihet gëzimi që i erdhi rradha për me hy te mjeku. Mbi tavolinë shikoja disa broshura dhe aty ktu ndonjë revistë apo gazette ditore. Të gjithë u lodhëm nga pritja kaloi një orë dhe unë po pres rradhën. Në mesin e atyre që ishin duke pritur ishte edhe një djalosh i ri që në dorë mbante një Kur’an të vogël dhe lexonte në heshtje, i mora lakmi punës sëtij .Sa mire ky djalosh dinë ta shfrytëzoj kohën . Në ato momente filloi të thërras ezani për namaz të Akshamit, shkuam me falë namazin e Akshamit në faltoren e spitalit dhe u përpiqa t’i afrohem atij djaloshit afër…..
Pas namazit e përshëndeta dhe i tregova se puna jote (leximi i Kur’anit) më habiti se sa mire e shfrytëzon kohën, kurse unë e humba më shumë se një orë duke ndenjur kot në pritje të mjekut.
Biseda e tij më së shumti ishte rreth kohës të cilën e humbasim pa e vërejtur fare, na kalojnë ditë e netë të jetës tone pa e ndier dhe pa i shfrytëzuar me punë të mira. Më tregoi se ai kishte filluar që para një viti pasi që kishte takuar një shokë të ti dha ai e kishte këshilluar që ta mbajë një Kur’an të vogël me veti gjithmonë për ta shfrytëzuar kohën sa here që ii pet mundësia për lexim. Më tregoi se ai lexon Kur’an më shumë në këso raste sikur se ky i pritjes e të cilat nuk janë të pakta se sa lexonë në xhami apo shtëpi. Po ashtu më tha se leximi i Kur’anit në këto raste dhe kohëra ta lehtëson dhembjen dhe nuk e ndien kalimin e shpejt të kohës, e most ë flasim për shpërblimin e madh që e ka tek Allahu xh.sh. Vazhdoi bisedën duke më thënë se na kaluam më shumë se një orë e gjysmë deri tani duke pritur, a thua kur do të kishim gjetur këtë kohë 1.30min për lexim të Kur’anit. Ne jemi tani në kohën e pritjes pram ë shumë se një orë e gjysmë.Sa orë neve na kalojnë kështu gjatë jetës tone duke pritur dhe nuk i llogarisim fare, sa ditë, sa muaj e sa vite na kalojnë pa i shfrytëzuar, pa lexim të Kur’anit. U largova nga ai duke e qortuar vehten se si nuk paskam ditur me shfrytëzu kohën e lirë ..Koha nuk është në dorën time, jo ajo është në dorën e Allahut. Ai një ditë do të ma ndërprej jetën time , si ti përgjegjem Atij për kohën që e kam kaluar kotë? !
Sa njerëzve iu kalon koha kotë , nuk mendojnë aspak se një ditë do tju ndalet ora e jetës së tyre. Unë që nga sot pendohem tek Allahu dhe i lutem Atij që të më falë mëkatet e mia të prindërve të mij dhe të mbarë muslimanëve dhe muslimaneve. Amin. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:25 pm | |
| Seid ibn El-Harith Transmeton Ebu Hasen Alij ibn El Hudrij Es-Sulemij në librin e tij “El-Xhihad” me zinxhir nga Refia ibn Abdullah thotë: më ka thënë Hisham ibn Jahja Elkenanij do të tregoj një ngjarje të cilën e kam parë me sytë e mi dhe kam qenë dëshmitar dhe më ka bërë dobi ndoshta do të bënë edhe ty dobi sikurse mua i thash më trego o Ebu Velid (Hisham). Tha: Kemi luftuar në tokën e romakëve dhe me ne ishte Emiri i muslimanëve Mesleme ibn AbdulMelik dhe kjo ka qenë luftë të cilën me lejen e All-llahut e kemi qliruar vendin quajtur “Et-Tawane”. Ishim një grup prej Basrës dhe Xhezires në një vend të vetëm dhe kemi qenë duke shërbyer në roje dhe pregatitjen e ushqimit, ka qenë me ne një djalosh i quajtur Seid bin El-Harith i cili agjëronte ditën dhe falte namaz natën, ne jemi kujdesur për të, që t’ia lehtësojmë rendin e tij mirëpo e refuzonte këtë vetëm se të jetë i angazhuar në të gjitha qështjet kështu që mos ti ik asgjë prej adhurimeve pa bërë . Nuk e kam parë ditën e as natën vetëm se duke bërë adhurim, nëse ska qenë koha e namazit apo ishim duke udhëtuar nuk pushonte nga përmendja e All-llahut dhe duke lexuar Kur’an . Thotë: Hishami më ra mua dhe atij natën ndërrimi i rojës ndërsa e kishim rrethuar një prej Kalave të romakëve gjë e cila na ishte rënduar qështja e saj, tha atë natë e vërejta se Seidi kishte durim shumë të madhë në kryerjen e adhurimeve gjë me të cilën më preku në zemër dhe u habita me forcën e trupit të tij dhe e kuptova se All-llahu i jep mirësi kujt të dojë prej robërve të Tij, ndërsa të dy ishim të lodhur nga ajo që kishim kaluar në mbrëmje, i thashë: All-llahu të mëshiroftë vërtet trupi yt ka të drejtë të pushoj dhe syri yt të flej dhe e din se i dërguari i All-llahut sal-Allahu alejhi we sel-lem ka thënë: kryeni prej adhurimeve sa të keni mundësi (transmeton Buhariu), dhe i përmenda atij hadithe të ngjajshme, më tha mua o vëlla këto janë vetëm disa frymarje të numruara dhe jetë e cila do të përfundoj dhe ditë të cilat shpejtë kalojnë ndërsa unë jam një njeri i cili çdo moment e presë vdekjen më bëri të qajë përgjigja e tij dhe e luta All-llahun që ta forcojë dhe ta ndihmojë pastaj i thashë flej pusho pak se nuk e din se ç’bëhët me armikun, nëse ndodhë diqka të jesh i gatshëm, tha: fjeti në qoshë të tendës dhe shokët tanë u ndanë, disa ishin në sulm e disa duke pritur ndërsa unë qëndrova në vendin tim duke shikuar për këmbsorët që të ju ndihmoj dhe t’ju pregatiti ushqimin. Derisa unë isha në këtë gjendje kur po e ndëgjoj një zë në shator nuk besova se e dija se në shatorë është vetëm Seidi duke fjetur pastaj mendova se ndoshta ndokush ka hyr nga ana tjetër nga se kam parë, shpejtova hyra mirëpo nuk ishte askush përveq Seidit i cili ishte ishte duke folur në gjumë dhe duke qeshur e ndëgjova atë sikurse ishte duke folur me ndokënd dhe i mësova prej fjalëve atë që shpesh i kujtojë, pastaj e zgjati dorën e tij të djathtë sikurse duke prekur diqka pastaj e kthej atë me butësi duke buzëqeshur dhe tha: në këtë natë, në moment u zgjua prej gjumit i frikësuar, e shtërngova në gjoksin tim ndërsa ai shikonte majtas e djathtas deri sa u qetësua pastaj filloi ta falënderoj All-llahun dhe të thërras tekbire . I thashë: o vëlla ç’është qështja jote? më tha: hajr o Ebu Velid (Hisham) i thashë unë kam ndëgjuar prej teje duke folur në gjumë, me trego ç’ke parë , tha: më falë o Ebu Velid mirëpo nuk mundem, fillova ti tregoj për hakkun e shoqëris dhe i thashë më trego All-llahu të mëshiroftë ndoshta kam dobi prej kësaj . Më tha: në kohën kur kamë fjetë pashë në ëndërr se ndodhi kijameti dhe dolën njerëzit prej varreve duke qëndruar në vendet e tyre, duke pritur vendimin e All-llahut, deri sa isha në këtë gjendje më erdhen dy burra nuk kamë parë kurrë pamje më të bukur dhe të përsosur, më dhanë selam ua ktheva selamin, më thanë: o Seid të përgëzojmë se të janë falur mëkatet është shpërblyer mundi yt, të janë pranuar veprat, të janë pranuar lutjet dhe të është shpejtuar përgëzimi në jetën tënde, eja me ne të shohësh çka ka pregatitur All-llahu subhanehu we teala për ty prej mirësive. Tha: vazhdova me ta deri sa më larguan prej vendëtubimit kur në të djathtën tonë duke na pritur një kali i cili nuk ju ngjajke kuajve tonë, ishte i shpejtë sikurse vetëtima, kur hipum ecte sikurse shpejtësia e erës derisa përfunduam te një pallat i madh nuk mund ta përthokonte syri fillimin e tij e as mbarimin e as lartësinë e tij, dukej sikur të ishte ngjyrosur me ari të pastër ndriqonte sikurse diamantë ,kur iu afruam derës u hapë pa e hapur ne, hymë brenda ku nuk mundë ta përshkruaj askush pamjen e tij e as nuk mund ta paramendojë, ndërsa brenda në pallat kishte shërbëtorë dhe shërbëtore të shumtë sikurse numri i yjeve, ishin sikurse ka thënë All-llahu subhane we teala: “Sikurse të ishin margaritarë të ruajtur.” (Et-Tur: 24). Kur na panë filluan të flasin fjalë të bukura me zëra të ndryshëm dhe të gjitha thoshin ky është miku i All-llahut ka ardhur miku i All-llahut mirë se vjenë o miku i All-llahut . Vazhduam deri sa përfunduam me një tubim me shtretër prej arit, të zbukuruar me xhevahir, të rrethuar me karrige prej arit, në secilin shtrat nga një hyri nuk mundë ta përshkruaj bukurin e tyre asnjë prej krijesave të All-llahut dhe në mes të tyre ishte një më e lartë se to në gjatësin dhe bukurinë e saj, më thanë dy burrat të cilët ishin me mua: kjo është shtëpia yte dhe këto janë familja e yte dhe këtu është vendbanimi yt te Zoti dhe në knaqësinë e tij të përhershme. Shkuan ata dy ndërsa mu afrua njëra nga hyrit duke më buzëqeshur dhe duke më përgzuar sikurse ai i cili mungon në familje pastaj kthehet, më ulën në shtratin e mesëm afër hyrisë e cila ishte në të, më thanë: kjo është gruaja yte dhe ke tjera pos kësaj, na është zgjatë pritja yte (të kemi pritë kohë të gjatë). Më fliste dhe i flisja, i thashë ku jamë unë? Tha në Xhennetu El-Me’va , thashë kush je ti? tha: unë jamë gruaja yte e përhershme, thashë: po ku janë të tjerat? tha: në Pallatin tjetër, thashë: sonte do të qëndroj me ty e nesër do të shkojë te tjetra dhe e zgjata dorën për ta prekur mirëpo ma kthej me butësi dhe më tha sa i përket sonte jo, ti do të kthehesh në dunja, thashë nuk dua të kthehem në dunja, më tha: patjetër, do të qëndrosh tri ditë ndërsa në natën e tretë do të bësh iftarë te ne, thashë: dua këtë natë, tha kjo qështje është e caktuar qysh më herët, pastaj u ngrita prej atij vendi dhe e pashë vetën të zgjuar . Tha Hishami: i thashë  vëlla falënderoje All-llahun i cili ti ka zbuluar shpërblimet e veprave qysh në këtë dunja. Më tha mua o Ebu Velid (Hisham) a më ka parë tjetër kush pos teje ? thashë jo, tha të lusë për hirë të All-llahut mos ti tregosh askujt përderisa jam gjallë, i thashë nuk do të tregoj inshaAll-llah . Tha qka kan bërë shokët tanë, thashë: disa janë në sulmë e disa duke ju shërbyer, u ngrit u pastrua dhe u parfumos me parfumin më të bukur i mori armët e tij dhe u nis drejt fushëbetejës, ishte agjërueshëm, nuk u ndal duke luftuar deri sa arriti nata pastaj u kthye bashkë me shokët tjerë. Thanë :O Ebu Velid vërtetë qka ka bërë ky djalosh nuk kemi mund të bëjmë asnjë prej nesh, vërtetë na ka nxitë për shehidllëk, hynte ndër shigjetat e armikut mirëpo asnjë nuk e godite, thashë në vetën time: sikur të kishi ditur atë që dijë unë për të, do të kishit bërë gara në atë që bëri ai, tha: bëri iftarë me diqka prej ushqimit pastaj natën u ngritë për tu falur, ndërsa ditën u zgjua agjërueshëm, veproi sikurse herën e parë pastaj u kthye në fund të ditës, flitëshin shokët e tij sikurse për herën e parë, deri sa u bë dita e tretë ndërsa kishin kaluar dy netë . Thotë Hishami: dola me të dhe thashë: patjetër më duhet të shikoj se qdo bëhet me të, nuk hynte në ndonjë kurthë të armikut apo grup të tyre vetëm se e shkatrronte, ndërsa unë e shikojsha prej së largu nuk mundesha të afrohem, deri sa u afrua dielli ka perëndimi ndërsa Seidi po luftonte me tërë mundin e tij, kur një armik i cili ishte mbi murin e Kalasë e kishte marrë në shënjestër me shigjeten e tij e goditi në fytë dhe ra për tokë. Thirra shokët shpejtuan dhe e larguan ndërsa ai ende merrte frymë, e sollën duke e bartur kur e pashë thashë: lumë për ty ku do të bësh iftarë sonte, ah sikur të isha me ty, tha: e lëvizi buzën e poshtme dhe ma bëri me sy duke buzqeshur duke më kujtuar fjalët që mos të flasë deri sa të është gjallë, pastaj tha: falënderimi i takon All-llahut i cili e përmbushi premtimin e tij pasha All-llahun nuk ka fol më asnjë fjalë pastaj ndërroj jetë All-llahu e mëshiroftë . Thotë Hishami: kamë thirrë me zërin më të lartë: O robër të All-llahut sikurse kjo le të veprojnë vepruesit, dëgjoni se qka do të ju lajmëroj nga vëllau juaj, u afruan njerzit dhe u tregova ngjarjen ndërsa Seidi ishte i shtrirë para nesh, nuk kam parë asnjëherë duke qajtë më shumë se në atë moment pastaj filluan të thërrasin tekbire aq shumë saqë edhe ushtria romake u friksua prej tekbireve tona dhe filluan njerëzit ta lajmrojnë njëri-tjetrin deri sa u shpërnda lajmi në gjithë ushtrinë erdhë për ti a falë namzin dhe arriti emiri i muslmanve Mesleme AbdulMelik, u afrua ndërsa e vendosum Seidin për t’ia falur namazin, thamë: le t’ia falë Emiri namazin, tha: jo, por ia falë shoku i tij i cili e diti ngjarjen e tij . Thotë Hishami : ia fala namazin dhe e varrosëm me një vend ku i fshehëm gjurmët e varrit, ndërsa njerzit vazhduan ta përkujtojnë ngjarjen e tij, duke e nxitë njëri-tjetrin për shehidllëk pastaj herët në mëngjes u nisëm drjetë Kalasë me nijjete të reja me zemra të përmalluara për ta takuar All-llahun subahnehu we teala . Nuk ka kaluar paraditja vetëm se e kemi qliruar atë vendë me lejën e All-llahut. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:26 pm | |
| Ky është një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu
Ky është një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, në ditën e parë të martesës së saj.
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjitha botërave, paqja, mëshira dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij të fundit (Muhamedin a.s), mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit.
Si t'ua bësh të tjerëve do të kthehet ty:
Ky është një tregim i një motre muslimane të cilën e ka sprovuar Allahu, xhele shanuhu, në ditën e parë të martesës së saj, por për ata që bëjnë durim Allahu ka thënë:"... Për durimtarët ka shpërblim pa masë." (Zumer: 10)
Martesa e tyre ishte një martesë e thjeshtë islame. Kur erdhi koha të dy bashkëshortët hynë në dhomë. Gruaja u ngrit dhe e solli ushqimin pranë burrit të saj dhe ata u bashkuan në sofër pranë ushqimit. Papritmas dikush trokiti në derë, ndërsa burri i hidhëruar tha: kush është që vjen në këtë orë? U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri u hidhërua edhe më shumë: ky na e trazon qetësinë tonë në natën e parë të dhëndërisë! Doli te ai dhe e goditi fort duke e larguar atë në mënyrë shumë të poshtër. Lypësi u largua nga dera e shtëpisë tij i përulur e uria ia rëndonte shpirtin, trupin dhe nderin e tij.
Burri pastaj u kthye tek nusja e tij i neveritur nga ky person i cili ia ndërpreu kënaqësinë dhe bisedën me gruan e tij, mirëpo papritmas atë e goditi diç e ngjashme me prekje nga xhinët dhe iu ngushtua toka me gjithë gjerësinë që e ka. Ai doli nga shtëpia duke bërtitur dhe duke e lënë gruan e tij në natën e nusërisë, të cilën e goditi një trishtim kur e pa burrin e saj në atë gjendje, mirëpo kjo ishte dëshira e Allahut të Madhëruar.
Kjo motër muslimane qëndroi në këtë gjendje pesëmbëdhjetë vite (pa u martuar) duke duruar dhe shpresuar shpërblimin tek Allahu i Madhëruar. Dhe, pas pesëmbëdhjetë viteve të kësaj ndodhie asaj iu prezantua një musliman për martesë me të cilin pranoi të martohej. Në natën e parë të martesës së saj, ajo u ul me burrin e saj pranë sofrës së ushqimit që të darkonin por papritmas ata dëgjuan se dikush e trokiti derën. Burri i tha gruas së tij që ta hap derën. U ngrit gruaja për ta hapur derën, u ndal pranë derës dhe pyeti: kush është në derë? Një zë pas derës u përgjigj: jam lypës, kërkoj pak ushqim. Gruaja u kthye te burri i saj dhe i tregoi se kush ishte dhe çfarë donte. Burri e ngriti ushqimin me duart e tij dhe i tha: merre këtë dhe ofroja atij le të hajë deri sa të ngopet, e çka të mbetet prej ushqimit e hamë ne.
Ajo e mori ushqimin dhe ia ofroi lypësit por shpejt u kthye duke qarë. Burri i saj e pyeti: ç'ke? pse qan? çka ndodhi? të ofendoi? të injoroi? A të rëndoi diçka? Jo - iu përgjigj ajo kurse lotët i rridhnin nga sytë? E pse qan atëherë? – e pyeti përsëri burri. Ajo u përgjigj: ky njeri pranë derës tënde dhe që han nga ushqimi yt ka qenë burri im para pesëmbëdhjetë viteve. Në natën e parë të martesës, e trokiti derën një njeri dhe kërkoi ushqim por burri im doli dhe e largoi atë nga dera duke e goditur. Pastaj, u kthye tek unë i neveritur por atij iu ngushtua gjoksi e pastaj më duket se është çmendur apo është sëmurë nga xhinët. Ai doli nga shtëpia dhe nuk dinte se kah shkonte dhe prej atij çasti nuk e kam parë më deri sot. Kurse tani ai kërkon lëmoshë nga njerëzit ...
Papritmas burri i saj shpërtheu duke qarë. Ajo e pyeti: pse qan? Ai u përgjigj: a e din se kush ka qenë ai njeri të cilin e ka goditur burri juaj? Kush? – pyeti ajo. Ai u përgjigj duke qarë: unë jam ai.
I Lartësuar qoftë i Fuqishmi Hakmarrës, i Cili u hakmerr për robin e Tij të varfër e të gjorë i cili erdhi me kokë të përulur për të lypur prej njerëzve, kurse dhembja ia rëndonte zemrën e tij prej urisë, dhe ky njeri ia shtoi dhimbjen edhe më shumë duke e larguar në mënyrë mizore prej derës së tij, kurse zemra ime donte të copëtohej për shkak të nënçmimit dhe përbuzjes që e kishte goditur, mirëpo Allahu i Madhëruar nuk e donë padrejtësinë, dhe e zbriti dënimin e Tij mbi atë që e nënçmoi njeriun dhe i bëri padrejtësi, dhe e shpërbleu robin i cili bëri durim. Kaluan ditë dhe Allahu e furnizoi me të mirat e Tij, dhe e dërgoi dënimin mbi atë njeri i cili bëri padrejtësi, dhe ia mori mendjen e ia humbi pasurinë, e ai u bë një lypës i gjorë.
Dhe, i Lartësuar qoftë Allahu i Cili e furnizoi robëreshën e ndershme besimtare e cila bëri durim në sprovën e Allahut pesëmbëdhjetë vite dhe ia zëvendësoi burrin e saj me më të mirë.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:26 pm | |
| Dijetari sunij i mund shijat me një pyetje të vetme
Përktheu: Xhabir SHEME Kjo histori nga ndodhur në kohën e mbretit Shah në Iran. Shahu ftoi dijetarët sunij dhe dijetarët shija në mënyrë që të shihte kundërshtimin ndërmjet tyre (sunive dhe shijave). Dijetarët e shijave erdhën që të gjithë, kurse prej dijetarëve sunij nuk erdhi vetëm se njëri dhe ky pas një vonese të gjatë. Ai (dijetari sunij) hyri tek ata (shijat) ndërsa po i mbante këpucët e tij nënsqetull. Dijetarët shija e vështruan atë dhe thanë: - Përse u fute tek Shahu duke i mbajtur këpucët (në sqetull)?!!! - Kam dëgjuar se shijat në kohën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin që i grabisnin këpucët, - ua ktheu ai atyre. - Në kohën e të Dërguarit nuk ka pasur shija, - thanë ata. - Atëherë mbaroi diskutimi (ndërmjet meje dhe jush). Nga erdhët ju me këtë fenë tuaj (nëse nuk keni ekzistuar në kohën e të Dërguarit, alejhis selam)? |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:27 pm | |
| selam alejkum.shejtani qe ja ndriqon rrugen per ne xhami.Nje person zgjohet heret nga gjumi per te falur namazin e sa bahut per nexhami.Ivesh teshat merr abdes dhe niset per ne xhami,ne mes te rruges per ne xhami rrezohet dhe i ndot teshat,kthehet ne shtepi prap merr abdes dhe i nderron teshat dhe niset per ne xhami per te falur namazin e sabuhut per te dyten her prap rrezohet ne te njejtin vend,prap kthehet merr abdes dhe i nderon teshat dhe niset per ne xhami,ne te njejtin vend takon nje person qe poi bente drit me fener ne dor e pyet kush je ti? te kam par i thot qe dy her qe rrezohesh ketu e per ket tani te ndriqoj rruge per ne xhami....Ja ndriqon rrugen deri te dera e xhamis dhe para se te hyn i thot njeriu qe esht rrezuar hyn qe te falemi...Por ky refuzon kategorikisht me gjith ai ja perserit disa her hyr te falemi por or ai spranon te hyj te fal namaz .Njeriu e pyet pse nuk hyn qe te falesh?Ai thot Une jam shejtani un te kam rrezuar heren e par qe te kthehesh ne shtepi e te mos faleshne xhami, por ti u ktheve ne shtepi morre abdes ndrrove rrobat qe te shkojsh prap ne gjami te falesh namazin .ALLAHU ti fali te gjitha mekatet e kur te rrezova heren e dyt dhe ti prap morre abdes dhe ndrrove rrobat eu nise per ne gjami per te fal namzin ALLAHU jav fali familjes tende mekatet,e ne heren e tret u friksova qe nese te rrezoj ALLAHU do tua fal mekatet ter fshatit. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:27 pm | |
| Salihu, i biri i Imam Ahmedit (r.a) tregon:
-Një njeri e pa babain tim me një shishe me bojë në njërën dorë dhe penën në tjetrën, e i tha: Ebu Abdull-llah, ti ke arritur këtë gradë, je imam i muslimanëve? Iu përgjigj: -"Në këtë gjendje do të mbetem deri në varr!..." Burimet e informatave dhe mjetet e shtimit të dijes janë të shumta, mirëpo më i miri dhe baza është libri, i cili është miku dhe shoqëruesi më i mirë dhe është më i liri, nëse krahasohet me mjetet e tjera. Sa bukur e përshkruan Ahmed Sheukiu librin duke thënë:
Ndërrova librin me miqtë, Mirëpo nuk gjeta besnik si libri, askënd... Mik, te i cili është e barabartë çdo gjë e qortove ose nuk e qortove, Është ai, i cili nuk i gjen të metë mikut të vet! Çdo herë që e vjetroj, më ripërtërinë, Më zbukuron me rroba të vlerës dhe dijes. Mik, për të cilin asnjëherë nuk kam dyshuar. E vetmja dashuri e cila nuk më ka kushtuar qortim, Nëse ndonjë natë harrohem në shfletim, Ai vazhdon heshtjen dhe mirësinë. Nëse më sheh duke folur ose mërzitem, I mbledh tregimet përnjëherë. Librat, kur t`i shikosh me kritikë, I gjen sikurse miqtë, të vërtetë dhe gënjeshtarë. I zgjedh ato sikurse mikun. Zgjedh nga miqtë dhe librat bërthamën! Miku i mirë kërkon që të jesh i devotshëm, Kurse libri i mirë kërkon që të jesh i qëlluar! |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:27 pm | |
| Dashurija ndaj Nenes;
Tregon Ebu Hamza, që shoqëronte Ebu Hurejren, kur ky erdhi në shtëpinë e tij, foli me zë të lartë dhe me një ton që nuk shprehte përpos se dashuri, mirënjohje, mallëngjim dhe kënaqësi. Me këtë ton hareje i dha selam nënës së tij, duke thënë: “O nëna ime, të mëshiroftë All-llahu, që më edukove dhe u kujdese për mua kur isha i vogël.” Ndërsa ajo, nëna, ia ktheu: O biri im, All-llahu të shpërbleftë me mirësitë, dhe qoftë i kënaqur me ty, ashtu siç jam e kënaqur unë që më respektove në pleqëri.” (Buhariu & Muslimi).
Nga kjo histori dhe nga kjo përshëndetje, kuptojmë qartë se me të vërtetë vetëm diçka është më e bukura dhe më e mira në botë: e ajo është nëna. Nëna bën çdo gjë për fëmijët e saj, ndërkohë që, sado të përpiqet një fëmijë, nuk arrin të bëjë atë çka bën një nënë për të.
S’ka dyshim që edukimi i fëmijëve bëhet në mënyrë graduale, kalon nëpër disa etapa, ashtu siç është shfaqja e hënës, vlera dhe shkëlqimi më i epërm i të cilës bëhen të dukshme në kohën dhe momentin e duhur; duke qenë edukuesja e fëmijëve, nëna është një shkollë e përkryer, ajo përgatit brezat e ardhmërisë. Nisur nga kjo, mund të pohojmë me të drejtë dhe me gojën plot se nëna është më shumë se dielli, uji e ajri, më shumë se tri këto komponentë bazë për të jetuar, pasi, po nuk pate edukatë, nuk ke as ndriçim në sy, zemër dhe mendje. Po nuk pate moral të mirë, nuk ke ajër të pastër dhe, oksigjeni është i pamjaftueshëm për ty. Po nuk pate dije të dobishme, je i etur dhe vuan për një pikë ujë, e uji është burimi i jetës. E, nëna e mirë i jep të gjitha këto.
Andaj, edhe sikur të kemi mundësi t’i sillemi rreth e rrotull botës, me dëshirën për ta takuar njeriun që sakrifikon më shumë dhe me kënaqësi e ndërgjegje për ne, s’do të mund të gjejmë njeriun më ideal pos nënës, sepse ajo është i vetmi njeri që na fal dashuri pa pasur kurrfarë interesi përpos së jetës sonë të lumtur dhe me mbroth.
Një përqafim, një përkëdhelje, madje, edhe një puthje e saj, jep forcë dhe kënaqësi. Jep energji dhe bën që të harrosh brengat, mërzitë, vuajtjet po edhe dhembjet që ke.
Do ta kuptosh prindin kur të bëhesh vet prind
Edhe pse shumë prindër i dëgjon duke thënë këtë fjali që tashmë ka përftuar ngjyresa thuajse sa proverbiale, po aq edhe retorike, sipas të cilave vetëm ata që janë prindër e kuptojnë më së shumti ndjenjën e prindërve dhe se ata janë syresh që përkujdesen më së shumti për prindërit, është vështirë të gjesh ose, nëse gjen, janë shumë shumë të pakët ata që e dëshmojnë këtë që thonë e që kërkon prindi. Arsyeja pse? Sepse kanë zënë vendin e nënës ose të prindërve grua / burri dhe fëmijët.
Lidhur me këtë realitet, kemi një sërë shembujsh dëshmues, duke u nisur nga azilet e pleqve, që janë të stërmbushur, pastaj shtëpitë e mbetura vetëm me pleq fillikat, ngase fëmijët jetojnë jashtë vendit, apo të ndarë prej tyre, për arsye e shkaqe të ndryshme, që kanë të bëjnë me kënaqësitë e kësaj bote dhe janë ferr për botën tjetër, nëse mbesin të tilla.
Nuk është plotësim i kërkesave dhe obligimeve prindërore vetëm një lutje drejtuar All-llahut, nëse e bëjnë këtë me sinqeritet dhe bindje të plotë, ose një përshëndetje në mëngjes dhe në mbrëmje, apo një vizitë njëherë në javë, muaj ose vit, sepse nëna kërkon më shumë dhe ka nevojë t’i ketë fëmijët pranë, edhe nëse i janë bërë ata gjyshër. Nëse duam të shfletojmë dhe të dimë rreth përgjegjësive ndaj prindërve, do të hasim në një urti që thotë; “Babai i dhuron fëmijës një vresht, por ai s’i dhuron atij as një eshkë”.
Kjo na lë të kuptojmë se prindi për fëmijën jep çdo gjë, e fëmija për prindin asgjë ose shumë pak, madje fare pak. Kjo sepse në trurin e tij ka të koduara vetëm sinjalet grua-burrë dhe fëmijë e këto nuk e lejojnë të mendojë rreth prindërve të tij.
Për ta kaluar temën më shumë rreth klimës së sotme që po mbizotëron tek ne, si dhe për të thënë se përgjegjësia ndaj prindërve më shumë u takon djemve sesa vajzave, deri me rastin e martesës së tyre, porse kjo s’do të thotë assesi se vajzat duhet të mendojnë se janë liruara plotësisht prej lutjeve, vizitave, respektit, butësisë, madje, edhe kujdesit, aq sa kanë mundësi. Në lidhje me këtë, po cekim një urti tjetër që thotë:
“Sado e mirë te jetë gruaja, ajo kurrë nuk do të arrijë ndikimin që pati nëna në jetën tënde, në formimin e personalitetit tënd, dhe në orientimin e sjelljes tënde.”
-Sot kupton pa vështirësi, mëson, dëgjon, sheh që nënat janë harruar, dhe shpesh dëgjon fjalët me të cilat shprehin dhembjet dhe mërzitë për shkak se nuk gëzojnë respekt, dashuri e afri nga fëmijët e tyre.
- Sot shumë shpesh takon çifte me fëmijët e tyre në parqe, ekskursione apo në ndonjë vend tjetër ku ata zgjedhin për ta kaluar ditën ose fundjavën për të pushuar dhe për t’u qetësuar nga ditët e lodhshme të punës, ndërsa rrallë ose fare e takon një familje të tillë që shoqërohet edhe nga gjyshërit.
- Jo rrallë dëgjon për zgjedhje të dhuratave speciale për gruan, asnjëherë ose shumë rrallë dëgjon për zgjedhjen e një dhurate speciale për nënën.
- Nëse nëna rënkon nga ndonjë sëmundje, mundohet që ta fshehë sa më shumë atë, sepse i dhimbet i biri, nuk do që ta shqetësojë, kurse ky bir e viziton një herë dhe vetëm gjatë ditës, e asnjëherë nuk del që ta shohë natën, aq më pak që t’i rrijë tërë natën mbi kokë.
- Nëse nëna ushqehet edhe me një kafshatë buke të thatë dhe, nëse ka shije, ajo këtë më me dëshirë ia jep fëmijës së saj, fëmijët jo vetëm që nuk e bëjnë këtë, po as nuk mendojnë të paktën që ta kishin këtë dëshirë që e ka nëna.
- Nëse djali i saj del në ndonjë udhëtim ose vonohet pak, nëna kurrë nuk rehatohet, as gjumin nuk e bën të rehatshëm, nga frika dhe mërzia për të, se mos po e gjen ndonjë gjë e ligë, kurse djali i saj nuk e çel telefonin të flasë me të dhe t’i tregojë sesi është, por e lë të mjaftohet me telefonatën që i përcjell nusja p.sh.
- Nëna, edhe nëse hidhërohet nga i biri, edhe nëse këtë hidhërim e shpreh në fqinjësinë e saj, prapë pendohet për këtë që ka thënë dhe përsëri të njëjtat mirësi i dëshiron të birit. Përveç kësaj, ajo i flet e para dhe njëkohësisht i ofron dashuri amnore. A thua vallë, gruaja e bën këtë, apo burri duhet të përpiqet që ta marrë me të mirë gruan?!
- Kur nëna të duhet aq shumë, siç e thotë ajo pjesë e njerëzve që cituam më lart, të tingëllon e pabesueshme kur dëgjon për çdo ditë ankesat e grave: “…nëna jote kështu po bën, kështu po thotë, s’po mundem ta duroj etj.”, ku të gjitha këto ankesa në të shumtën e rasteve janë cinike, urrejtje, si shkak i asaj pse nëna është pjesë në atë familje.
- Nëna, edhe nëse ndahet nga fëmijët për shkaqe të ndryshme, qoftë divorci, ose vdekje e burrit apo diçka tjetër, ajo kurrë si harron fëmijët e saj, përkundrazi, bën përpjekje vazhdimisht që t’i takojë, sepse zemrën e ka të lidhur ngushtë me ta. E nëse ka fëmijë të tjerë, ajo me të gjitha format dhe përpjekjet fut dashuri mes tyre si dhe largon urrejtje për njëri-tjetrin. Kurse gruaja, nëse ndahet, ajo harron dashurinë dhe e urren me tërë qenien e saj, e nëse ka fëmijë dhe i ka me vete, mbjell gjithnjë urrejtje për babanë e tyre, ndoshta edhe me pa të drejtë, vetëm dhe vetëm që fëmijët ta urrejnë.
Duke mos sjellë shembuj të tjerë, dhe duke mos dashur që të jetë i gjatë ky diskutim, gruaja ka vend meritor tek burri, ne e pranojmë se nuk jemi aspak kundër idesë dhe të drejtës së gruas për të zënë vendin që meriton te burri, për aq sa ia ka dhënë All-llahu, por, assesi nuk themi se gruaja duhet të ketë vend më meritor sesa nëna, sepse, nëse e themi këtë, na sfidon Kur’ani dhe hadithi i Muhammedit, alejhis-selam. Andaj, lidhur me këtë, kemi citatet kur’anore që flasin qartë dhe bindshëm:
“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".(el-Israë, 23 dhe 24).
“Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur të jepet llogaria.” (Ibrahim, 41)
“Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.” (Lukman, 14 dhe 15)
Ndërsa nga kopshti i haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, do të shkoqisim vetëm disa prej tyre që flasin për temën në fjalë.
Abdullahu thotë: E pyeta të Dërguarin, alejhis-salatu ves-selam, se cila është puna më e dashur tek All-llahu, ai më tha: “Namazi në kohën e tij, pastaj respekti ndaj prindërve, pastaj xhihadi në rrugën e All-llahut”.(Buhariu).
Asimi transmeton nga gjyshi i tij që thotë: Thashë “O i dërguar i All-llahut, kush meriton më së shumti respektin? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, i thashë: po pastaj? Tha: “babai yt, pastaj të afërmit e tjerë sipas radhës.” (Buhariu)
Ibën Abasi thotë: Erdh një burrë te i Dërguari alejhis-selam, dhe i tha: Unë shkova të fejohem me një grua, dhe ajo refuzoi, dhe kur shkoi një tjetër ajo pranoi, dhe nga xhelozia shkova e vrava atë. A ka për mua tevbe? I Dërguari alejhis-selam i tha: “A e ke nënën gjallë?” I tha: Jo. Pastaj i tha: “Atëherë pendohu tek All-llahu, dhe përpiqu që të bësh sa më shumë vepra të mira.”
Dhe Ibën Abbasi e pyet: Përse e pyete nëse e kishte nënën gjallë? Përgjigjet: “Unë nuk di ndonjë punë tjetër që të afron më shumë tek All-llahu sesa respekti ndaj nënës.” (Buhariu)
Urtësia e ajeteve kur’anore dhe haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, flasin mjaft dhe shumë më tepër sesa ne, të fundit, andaj po themi një lutje që All-llahu të na e bëj pranverë të zemrës Kur’anin famëmadh dhe Sunnetin e Muhammedit, alejhis-selam, sepse vetëm atëherë do të dimë të dallojmë gjërat ashtu siç duhet dhe siç jemi urdhëruar nga All-llahu dhe i Dërguari i Tij.
|
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:28 pm | |
| Një histori dashurie.
Kjo është historia e dashurisë midis Zejneb bint Muhamed dhe Ebu El As ibn Rebia Zejnebja është vajza e Profetit as. dhe Ebu El As ibn Rebia, është nipi i Hadixhes. Ai ishe një ndër më të nderuarit e Kurejshëve dhe Profeti as e donte shumë. Një ditë, para se t’i vinte shpallja, Ebu El As shkoi te Profeti as. dhe i kërkoi dorën e vajzës së tij. Profeti iu përgjigj: “Më lër të konsultohem me të”.Ai shkoi tek Zejnebja dhe i tha:”Ebu al As do të martohet me ty, a e pranon ti atë si bashkshort?” Ajo u skuq nga turpi dhe buzëqeshi. Kështu Zejnebja u martua me Ebu El Asin, e midis tyre nisi një histori e bukur dashurie. Ata lindën dy fëmijë; Ali dhe Umama. Një problem i madh lindi kur Profetit as. i zbriti shpallja, kjo ndodhi ndërsa Ebu El As nuk ishte në Mekë. Kur u kthye ai e gjeti gruan e tij myslimane. Sapo u kthye, e shoqja i tha: „Kam lajme të mira për ty“. Ai u ngrit dhe eci disa hapa larg saj. Zejnebja, e gëzuar, e ndoqi nga pas dhe i tha: “Babai im është bërë profet dhe unë jam bërë myslimane”. Ai ia ktheu, “Pse s’ma the më parë këtë gjë?”. Në këtë mënyrë zuri fill një ndarje midis tyre: një ndarje e karakterit fetar. Ajo iu hakërrye, “Kurrë nuk do ta përgënjeshtroja tim atë dhe mesazhin e tij, ai s’është gënjeshtar. Ai është “ i ndershmi, besniku”. Unë nuk jam e vetmja besimtare, nëna dhe motra ime u bënë muslimane, kushëriri im Ali ibn Ebi talib, kushëriri yt Othman ibn Afan dhe miku yt Ebu Bekr u bënë myslimanë”. Ai iu drejtua me fjalët: “Mirë, unë nuk dua që njerëzit të thonë ‘ai braktisi prindërit dhe farefisin e tij për t’i plotësuar dëshirën gruas së tij’. Unë nuk po e akuzoj babanë tënd për asgjë”. Kështu që ti duhet të më falësh dhe të më kuptosh mua“.. Ajo iu përgjigj: “E kush do të të falte dhe të të kuptonte ty në mos unë? Unë do të vazhdoj të qëndroj përkrah teje, të të ndihmoj derisa ti të arrish te vërtetën.“. Ajo e mbajti fjalën për 20 vjet. Ebu el As mbeti në mosbesim, ndërkohë që ndodhi emigrimi, ne Medine Zejnebja shkoi te profeti dhe i kërkoi leje që të qëndronte me të shoqin. Profeti i tha: “Rri me burrin tënd dhe me fëmijët e tu!” Krahasojeni këtë më gratë që refuzojnë të udhëtojnë me burrat e tyre për në vendin e punës apo preferojnë të qëndrojnë më nënat e tyre. Kështu që Zejnebja qëndroi në Mekë deri në betejën e Bedrit. Ebu El As ishte në anën e Kurejshëve, kundër muslimanëve, në këtë përballje. Për Zejneben kjo do të thoshte që burri i saj do të luftonte kundër babait të saj, gjë së cilës ajo i frikësohej gjithherë. Ajo qante ndërsa lutej: “O Allah! Kam frikë se një ditë fëmijët e mi do të gdhihen jetimë ose unë do të gdhihem pa babain tim të dashur.” Beteja u zhvillua dhe përfundoi me ngadhënjimin e muslimanëve. Ebu El As u kap rob dhe lajmi arriti në Mekë. Zejnebja pyeti: “Çfarë i ndodhi tim eti?” Të kthyerit nga lufta i thanë:“Muslimanët fituan”. Ajo e falenderoi Zotin për këtë. Më pas pyeti: “Po me burrin tim çfarë ndodhi?” Ata i thanë: “ E kapën rob.” Ajo tha:“Unë do të dërgoj një plaçkë për shpagim dhe do ta liroj.” Ajo nuk kishte ndonjë pasuri të madhe, kështu që mori gjerdanin e së ëmës dhe ia dërgoi Profetit as. përmes kunatit të saj. Ndërsa Profeti p.q.m.t. po qëndronte ulur dhe po merrte shpagimet për robërit e luftës, pa gjerdanin e Hadixhes. E kapi me dorë dhe pyeti: “Për kë është kjo plaçkë?” I thanë: “Për Ebu Al Asin.” Atij i rrodhën lotët dhe tha: “Ky është gjerdani i Hadixhes(gruas se profetit).” Për një çast heshti dhe më pas shtoi: “O njerëz, ky është dhëndrri im, a mund ta liroj? A pranoni që këtë gjerdan t’ia kthejmë vajzës sime?” Të gjithë njëzëri i thanë: “Po, o i dërguari i Zotit!” Profeti as ia dha gjerdanin Ebu El Asit dhe e prositit t’i thoshte Zejnebes që të mos ia jepte kujt atë dhuratë të Hadixhes. Pastaj i kërkoi Ebu El Asit që të flisnin veçmas. E mori mënjanë dhe i tha: “Allahu më ka urdhëruar që muslimanja dhe jomuslimani nuk mund të jetojnë nën një kurorë. A mund të ma sjellësh vajzën time në Medinë?” Ebu El Asi u pajtua me Profetin . Zejnebja qëndroi në portat e Mekës, në pritje të kthimit të të shoqit. Kur më në fund arriti, ai i tha: “Do të largohem.” Ku do të shkosh? - e pyeti ajo. ‘Nuk do të largohëm unë, por je ti ajo që do të largohesh për te yt atë, ne duhet të ndahemi sepse ti je muslimane. - Iu përgjigj Ebu El Asi. Ajo iu lut atij që të bëhej musliman dhe të shkonte bashkë më të por ai nuk pranoi. Atëherë Zejnebja mori djalin dhe vajzën dhe udhëtoi për në Medine. Ajo refuzoi të martohej me tejtërkënd për 6 vjet me rradhë, me shpresë se Ebu El Asi do të kthehej një ditë”.
Gjashtë vjet më pas, Ebu El As po udhëtonte me një karvan nga Meka në Siri. Gjatë udhëtimit ai u zu rob nga disa shokë të Profetit p.q.m.t. Ai u iku dhe kërkoi të strehohej në shtëpinë e Zejnebes. Ai trokiti në derën e saj pak para Sabahut. Ajo hapi derën dhe e pyeti: “A mos je bërë musliman?” Jo - pëshpëriti ai - erdha si i arratisur. Ajo e luti përsëri ish- bashkëshortin e saj të bëhej musliman por sërish ai nuk pranoi. Mos u shqetëso - i tha ajo, mirëse erdhe o ish bashkeshorti im dhe babai i Aliut dhe Umames! Pasi Profeti,fali sabahun me xhemat, dëgjoi një zë nga prapa xhamisë: “Unë e kam liruar Ebu El As ibn Rebian” Zejnebja i kishte siguruar atij lirinë. Profeti pyeti të tjerët se mos dëgjuan një zë edhe ata siç dëgjoi ai, dhe ata ia miratuan. Zejnebja më tej tha: “Ai është ish burri dhe babai i fëmijëve të mi, e unë e kam liruar atë.” Profeti p.q.m.t. u ngrit në këmbë dhe foli: “O njerëz! Unë dëshmoj se ky njeri ka qenë një dhëndërr shumë i mirë, kurrë nuk e ka thyer premtimin dhe nuk ka genjyer asnjëherë. Nëse ju pranoni, unë do t’ia kthej paratë e tij dhe do ta lë të lirë. Nëse ju nuk e pranoni këtë, atëherë kjo ju takon ju ta vendosni dhe unë nuk do të dal mbi ju për këtë çështje.” Shoket e tij u pajtuan me propozimin e Profetit as.Profeti iu kthye Zejnebes dhe i tha; “Ne e liruam atë që ti e lirove, o Zejnebe!” me tutje i tha: “Sillu mirë me të, ai ka qene i dashur me ty dhe babai i fëmijëve të tu, por qëndro larg tij sepse ai nuk e ka të lejuar të martohet me ty.” Ajo ju përgjigj: “ Patjetër o i Dërguari i Zotit, do të veproj siç më porosite.” Ajo shkoi tek Ebu el Asi dhe i tha: O Ebu el As! A nuk të ka marrë malli për ne? A nuk do të bëhësh musliman dhe të qëndrosh me ne”? Por ai refuzoi. Më pas Ebu el As u kthye në Meke bashkë më pasurinë e tij. Sapo hyri në Mekë, thirri me zë të lartë: “O njerëz, ja ku e keni pasurinë tuaj, a mos u mungon gjë?” Të gjithë i thanë: “Jo o Ebu el As, asgjë nuk ka humbur, faleminderit!” Në atë çast ai dëshmoi se kishte pranuar Islamin. U kthye në Medine dhe kërkoi Profetin as. e i tregoi për futjen e tij në Islam. “A do të më lejosh mua të kthehem tek Zejnebja? - iu drejtua pastaj. I dërguari buzëqeshi , e mori për dore dhe shkuan bashkë tek shtëpia e Zejnebes. Trokitën dhe dera u hap. Profeti i tha të bijës: “O Zejnebe! Ebu El As erdhi tek unë dhe më pyeti nëse mund të kthehet te ti.” Tamam si 20 vjet më parë, ajo u skuq nga turpi dhe buzëqeshi. Dhe si për të qenë gjëja me e dhimbshme e jetës së tyre, një vit pas kësaj ndodhie, Zejnebja ndërroi jetë. Ebu El As qau me aq ngashërim sa të gjithë e panë Profetin as. duke i dhënë kurajë dhe duke e qetësuar. Ai ndërroi jetë një vit pas saj. O Zot kerkojme dashurine tende, dashurine e te gjithe atyre qe kerkojne dashurine tende, dhe dashurine per cdo pune qe na afron drejt dashurise |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:28 pm | |
| Shpresën e gjeti vetëm me Kur'an.
Te libri i Allahut, muslimani gjenë shume gjera për të cilat ai ndoshta i ka konsideruar si te humbura për jetën e tij. Gjene shpresën, forcën, trimërinë, vullnetin për jetë dhe guximin për ti bërë ballë gjithçkaje që mund ta godasë në këtë botë. Ky libër është ndihmësi më i mirë dhe shoqëruesi i cili kurrë nuk të lë vetëm. Kur njeriu gjendet përballë nje situate ne te cilen nuk di si të veprojë, ai pandërprerë kerkon rrugëdalje për tu bërë ballë kushteve të rënda të jetës. Ummu Ahmedi është një nënë 55 vjeçare e cila arriti që për 13 vjet ta mesojë Kur'anin përmendësh. Ajo, si shumë gra tjera, nuk dinte shkrim-lexim. Ne fillim hasi ne vështirësi të medha ngase nuk I dinte rregullat e drejta të leximit, por pasi u regjistrua ne nje qendër për mësimin e Kur'anit, ajo me ndihmën e Allahut, arriti t'i mësojë edhe rregullat e leximit edhe Kur'anin përmendësh Duke treguar për përvojën e saj të bukur, ajo shprehet: "Burri im ishte student dhe gjatë kohës kur studionte e goditi një sëmundje muskujsh pasojat e se cilës ishin shumë të rënda, ai u paralizua dhe u bë i palëvizshëm. Ai u pajtua me caktimn e Allahut dhe kurrë s'u ankua për atë që e kishte goditur, por përkundrazi ai vazhdoi të merrej me studimin e Sheriatit Islam dhe me shkencat e tjera kur'anore." Sëmundja e tij dita-ditës bëhej me e rëndë dhe arriti deri ne atë shkallë saqë nuk kishte mundësi që edhe Kur'anin ta mbante me duart e tija. Jo vetëm kaq, por edhe fletët e Kur'anit nuk kishte mundësi t'i shfletojë pa ndihmën time sepse edhe gishtat e duarve i kishte të paralizuar kështuqë unë ia mbaja Kur'anin ndërsa ai lexonte dhe kur e mbaronte leximin e nje faqeje, unë ia ktheja faqen tjetër. Kur e degjoja burrin tim se sa bukur e lexonte Kur'anin, unë emocionohesha tejmase dhe vazhdimisht me lot në sy thosha në vete: "Ah sikur edhe unë një ditë të arrijë ta lexoj Kur'anin!" Ne ketë gjendje vazhdova nëj kohë të gjatë dhe tërë këtë kohë kujdesesha për burrin dhe për edukimin e fëmijëve të mi derisa një ditë erdhi caktimi i Allahut dhe burri im vdiq. Pas vdekjes se burrit tim vendosa të vazhdoja rrugën e tij të ndritshme, kështuqë afër nesh u hap një qendër për mësimin e Kur'anit dhe unë isha gruaja e parë që u rregjistrova në të. Për këtë çështje i lajmërova shoqet e mia, por nga ato nuk gjeta kurrfarë përkrahje përveç nënçmimit dhe talljes. Ato duke përbuzur për hapin që kisha bërë më thonin: "Grua plakë që është afër të gjashtëdhjetave është bërë nxënëse!?" Por unë nuk ua vara veshin fjalëve të tyre dhe përkundrazi deshira dhe vullneti m'u shtua ende më tepër, keshtuqë atyre në fund të bisedës u thashë: "Unë shkoj në medresenë e Kur'anit." Ummu Ahmedi vazhdon tregimin e saj: Ne fillim kisha shume pengesa ne nxënien e rregullave te leximit dhe me të mbajturit mend, sepse nuk është edhe fort lehtë që në moshën 55 vjecare të mesosh përmendësh sepse kjo moshë është tepër e vonshme dhe ndikon ne kujtesën e njeriut. Duke i pikuar lotët nga fytyra e nënës të shumëvujatur dalin edhe këto pëshpëritje: "Vdekja e burrit ma rëndoi jetën edhe më tepër sepse edukimi i fëmijeve pa burrin është një angazhim i dyfisht për mua". Vuajtjet e mia nuk përfunduan ketu sepse mua ne familje më ndodhi edhe nje tragjedi tjetër: Vellai im pati një aksident të rëndë rrugor dhe si pasojë e kësaj fatkeqësie i vdiq gruaja e tij dhe unë u detyrova të kujdesem edhe për edukimin e fëmijeve të tij. Lodhja dhe obligimet ishin shume të rënda, por dashuria dhe mbështetja ime në Allahun xh.sh. ishte shume e madhe. Tek All-llahu dhe Libri i Tij ishte strehimi, mbështetja dhe shpresa ime. Periudha e mësimit te Kur'anit nuk ishte edhe aq e shkurtër, 13 vite me rradhë qëndrova dhe u bëra ballë të gjitha pengesave. Ne qëndren e mësimit u shoqërova me gra shume te devotshme. Shoqërimi me ato besimtare kishte qenë shume i nevojshëm, jo vetëm për mua por për të gjitha gratë që e humbin kohën duke përgojuar dhe duke qëndruar përpara ekranit. Kur më kaplon ndonjë shqetësim shpirtëror, ndonje hall tjetër apo kur ndjej ndonjë cytje të shejtanit të mallkuar, marr abdes, falem dhe e kaloj tërë kohën duke lexuar Kur'an. Per gratë që mesonin në atë qendër, Ummu Ahmedi tregon: Kisha nje fqinje 70 vjeçare e cila kishte kaluar nëpër vuajtjet të cilat unë i kisha shijuar pas saj. Por kjo grua ishte "nxënësja " me e dalluar e qendrës për nga aktiviteti dhe shkathtësia. Si çdo grua tjetër ajo me shëmbylltyrën e saj ishtë burim nga i cili ne i ushqenim shpresat tona. Ndërsa një grua tjëtër 80 vjecare e cial shquhet për nga vendosshmeria nuk kam se si t'ua përshkruaj. Ajo kishte probleme të rënda shëndetsore por Kur'ani ishte ai që e ushqente pandërprerë shpirtin e saj shume të lodhur. Mësueset e qendrës ishin tëpër durimtare, sidomos për të na i mësuar rregullat e leximit. Ato janë munduar dhe janë lodhur tejmase. Inshaall-llah na e bëjnë hallall. Durimi i tyre nuk kishte kufij. Ato na ndihmonin që ëndërrat tona të bëheshin realitet. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:29 pm | |
| Rrefimi i nje Hoxhe nga Kuvajti....
Ishim në një udhëtim për Dave në Jordani. Një ditë prej ditëve, falem namazin e xhumasë në një nga xhamiat e qytetit Zarka. Në këtë udhëtim ishin me ne edhe disa nxënësa dhe një dijetarë nga Kuvajti. Derisa ishim ulur në xhami dhe njerëzit ishin shpërnda, papritmas disa njerëz po hyjnë në xhami në formë jonormale dhe të trishtuar dhe duke thirrur: Ku është hoxha... ku është hoxha ? Erdhën tek hoxha, i cili ishte prej Kuvajti dhe i than: Hoxhë i nderuar, kemi një xhenaze, është djali i ri, vdiq sot në mëngjes në një aksident rrugor, e ne kur e hapem varrin e tij dhe e vendosem djalin në varr, papritmas na doli një gjarpër i madh aty, dhe ne ende nuk e kemi varrosur atë djalë, nuk dimë si t’ia bëjmë! Rrefyesi i kësaj ngjarje thotë: U ngritëm sëbashku me hoxhën dhe shkuam deri tek varri, shikuam në varr dhe pamë gjarprin e madhe, i cili u rrotullonte në varrë, kokën e kishte brenda kurse bishtin jashta, sytë i kishte spikatur dhe i shikonte njerëzit. Hoxha tha: leni ketë varr, hapeni një varr tjetër! Thotë treguesi i ndodhisë: Shkuam dhe hapem një varr tjetër, që largësia e varrit që e hapëm nga ai i të parit i kishte diku 100 metra. Filluam ta hapnim varrin tjetër, kur u afruam se përfunduari nga çelja prapë u shfaq po i njëjti gjarpër. Hoxha tha: shikoni varrin e parë! Shkuam tek varri i parë, kur përsëri gjarpri doli nga toka në varrin e parë. Në fund hoxha tha: Edhe nëse do të hapim varr të tretë dhe te katërt përsëri do të del ky gjarpër. Nuk na mbet tjetër përveç të përpjekemi që ta nxjerrim jashtë nga varri. I sollën disa vegla që ta nxjerrnin dhe me ndihmen e Allahut arritëm që ta nxjerrim jashtë varrit. Pasiqë e nxorrën gjarprin, ai filloj të qëndrojë në buzë të varrit. Të gjithë njerëzit e shikonin atë, i kaploj frika kurse disave ju binte të fikët, që disa u desh të ndërhyje ndihma e parë për t'i shoqëruar deri në spital. Erdhi policia dhe rrethoi vendin dhe ndaloi që dikush t'i afrohet varrit përveç dijetarëve dhe të afrimëve të vdekurit. Atëherë kur u soll xhenazja dhe e futën në varr, papritmas gjarpri që qëndronte buzë varrit lëvizi me një lëvizje aq të shpejte saqë çoi pluhur të madh, dhe u fut në varrin e djaloshit, ndërsa ata të cilët ishin ne varr duke e varrosur dolën nga frika e madhe. Gjarpëri filloi ta rrotullojë dhe ta shtrëngojë trupin e të vdekurit. Filloj nga këmbët e tija derisa arriti tek koka. E shtërngonte aq shumë sa edhe eshtrat ia thyente. Thotë rrefyesi i kësaj ngjarje: Nuk mbeti asnjë njeri që nuk e dëgjoi zërin e eshtrave duke u thyer. Kur u qetësua situata dhe pluhuri filloi te bie, u afruam tek varri që të vështrojmë, pamë se djaloshin e kishte rrethuar gjarpëri, e ne nuk kishim mundesi të ndërmarrim diçka. Hoxha tha: Mbulojeni varrin! Pastaj shkuam tek prindi i tij dhe e pyetem për jetën e djalit të tij. Babai i tij tha: Djali im ishte djalë i mirë, i edukuar me moral të lartë, i dëgjueshëm por e kishte një të metë: “Nuk ishte prej atyre qe falin Namazin”. Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga përfundimi keq.
Vëlla i dashur dhe motër e nderuar : Kjo ngjarje duhet të jetë mësim për ata të cilët nuk e falin namazin dhe një stimulues që të pendohen e ti drejtohen Allahut, nga kjo vepër e keqe, para se të kaplojë dora e ashpër e melekut të vdekjes, e para se të thuash: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin, Ose të mos thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!, Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!" [ez-Zumer:56-58] Ndërsa përgjigja për ty do të jetë: “Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan.” [ez-Zumer: 59] |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:29 pm | |
| Mendjemprehtësia e Imam Ebu Hanifës
Transmetohet që një grup harixhist me shpata të valvitura erdhën te imam Ebu Hanifeja përderisa ishte ulur në xhami dhe duke iu kërcënuar i thanë: "O Ebu Hanife, do t'i shtrojmë dy pyetje, nëse përgjigjesh, shpëton, nëse nuk përgjigjesh, do të mbysim!" Ebu Hanife u tha: "Pyetni lirisht!" Pastaj njëri prej tyre tha: "Njerëzit bartin dy xhenaze për t'i varrosur. Njëri i vdekur është burrë i cili ka konsumuar alkool dhe ka vdekur në gjendje të dehur, ndërsa i vdekuri tjetër është grua e cila ka mbetur shtatëzënë në marrëdhënie prostitucioni dhe ka vdekur para se të pendohet. A janë këta besimtarë?" Pas kësaj, Ebu Hanife i pyeti ata: "A kanë qenë jehudi?" "Jo", u përgjigjën. "A kanë qenë të krishterë?" "Jo". "A kanë qenë zjarrputistë?" "Jo". "Çfarë feje kanë qenë?", pyet Ebu Hanifeja. "Kanë qenë myslimanë", u përgjigjën harixhitë. "Pra, vetë e dhatë përgjigjen", u tha Ebu Hanifeja . . . Harixhitë më pastaj pyetën: "A janë këta në Xhennet apo në Xhehennem?" Imam Ebu Hanife u tha: "Do t'u përgjigjem me fjalët e Ibrahimit a.s.: "E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron." (Ibrahim, 36) - dhe me fjalët e Isait a.s.: "Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i gjithëfuqishmi, i urti." (El - Maide, 118) Pas këesaj përgjigjje, harixhitë u larguan kokëulur nga xhamia. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:29 pm | |
| PËRGJIGJJA E NJERIUT TË DEVOTSHËM
Transmetohet që Ibrahim ibn Edh'hemi takoi një jehudi i cili kishte një qen me vete. Kur jehudiu e pa Ibrahimin, deshi ta nënçmojë dhe përulë, dhe i tha: "Ibrahim, ti je njeri i mençur dhe i urtë, andaj më thua a është më i pastër bishti i qenit tim apo mjekrra yte?" Ibrahim ibn Edh'hemi në këtë u përgjigj i qetë: "Nëse kjo mjekërr e imja është në Xhehennem, dije që bishti i qenit tënd është më i pastër se mjekrra ime, por nëse kjo mjekrra ime është në Xhennet, atëherë dije është më e pastër se bishti i qenit tënd." I mahnitur me devotshmërinë e Ibrahimit, sinqeritetin, maturinë dhe urtësinë, me të cilën nuk arriti ta provokojë, jehudiu nga zemra e shqiptoi shehadetin dhe e pranoi Islamin. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:30 pm | |
| DY ORGANET MË TË MIRA DHE MË TË KËQIJA
Transmetohet që Lukmani i urtë ka qenë shërbëtor te një i pasur. Një ditë, zotëriu i tij e urdhëroi ta therrë një dele dhe t'ia sjellë dy organet më të mira. Lukmani pasi e therri delen, ia dërgoi zotëriut të tij gjuhën dhe zemrën. Pas një kohe përsëri e urdhëroi ta therrë një dele dhe tani t'ia sjellë dy organet më të këqija, dhe Lukmani përsëri solli gjuhën dhe zemrën. I çuditur me sjelljen e tij, zotëriu i tha: "Unë të urdhërova që të më sjellësh dy organet më të mira, e ti më solle gjuhën dhe zemrën, pastaj të urdhërova që të më sjellës dy organet më të këqija, e ti përsëri më solle gjuhën dhe zemrën - ku është fshehtësia e sjelljes tënde në këtë mënyrë?" Lukmani u përgjigj: "Vërtetë nuk ka gjë më të bukur se gjuha dhe zemra kur janë të pastërta, dhe asgjë më të keqe se këto kur janë të prishura." |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:30 pm | |
| MOS SHIKO Ç'BËJNË SYTË, POR DUART
Një njeri një ditë në frymë të madhe gjuante harabela, dhe për shkak të frymës së ashpër, i hyri pluhuri në sy dhe filloi të lotojë pandërprerë. Por edhe pas kësaj, vazhdoi të gjuajë, dhe sa herë që kapte një harabel, ia shkurtonte krahët dhe e vendoste në çantë. E vërejtën dy harabela nga degët e afërta dhe njëri i tha tjetrit: "A po e sheh këtë gjuetar, unë mendoj se nuk na mendon të keqen kurrsesi. Shikoje sa i ndjeshëm është, vazhdimin qan dhe loton." Harabeli tjetër i tha: "Mos shiko ç'bëjnë sytë e tij, por shiko ç'bëjnë duart e tij." |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:31 pm | |
| Tregimi per nje derhem
Transmetohet që një grua erdhi te një dijetar i mençur, i cili gjithmonë fliste të vërtetën dhe jepte zgjidhje (fetva) të drejta, duke iu ankuar se i është bërë padrejtësi gjatë ndarjes së pasurisë nga vëllau i saj i vdekur. Në realitet pas tij kishin mbetur 600 dërhem dhe gjatë ndarjes asaj ia kishin dhënë vetëm një dërhem. Dijetari mendoi pak dhe i tha: "Ndoshta vëllau yt ka pasur nënën, gruan, dy vajza dhe dymbëdhjetë vëllezër." Gruaja e çuditur e vërtetoi këtë. Dijetari pastaj vazhdoi: "Një dërhem është haku yt dhe nuk të takon asgjë më tepër, pra nuk t'u ka bërë padrejtësi. Gruas së tij i takon 1/8, d.m.th. 75 dërhem, dy vajzave të tij u takon 2/3, d.m.th. 400 dërhem, nënës së tij i takon 1/6, d.m.th. 100 dërhem. 25 dërhem tjerë janë ndarë vëllezërve nga 2 dërhem që bëjnë 24 dërhem, ndërsa ti ke marrë 1 dërhem, që bëjnë 25 dërhem. Në tërësi kanë qenë 600 dërhem, andaj ndaj teje nuk është bërë padrejtësi." Pas këtij shpjegimi të saktë, gruaja u largua dhe e kënaqur shkoi në shtëpi. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:31 pm | |
| Takimi i Shejtanit me Jahjanë a.s.
Erdhi njëherë Iblisi te Jahjai a.s. dhe i tha: "Dëshiroj që të këshilloj!" Jahja a.s. i tha: "Gënjen, ti nuk dëshiron të më këshillosh mua, por më trego për njerëzit?!" Iblisi tha: "Ne njerëzit i ndajmë ne tre grupe. - Grupi i parë është më i rëndi për ne, ne mundohemi që t'i shmangim nga rruga e vërtetë, por pas kësaj ata pendohen dhe ne na shkon mundi huq. Përsëri përpiqemi nga fillimi, por ata përsëri pendohen dhe ne nuk kemi sukses. Me këtë kategori vazhdimisht mundohemi. - Grupi i dytë i njerëzve për ne janë si topi në duart e fëmijëve, i kapim kur të duam, i lëshojmë kur të duam. Këta na janë të bindur tërësisht. - Të tretët janë si ti, të pagabueshëm, këtyre s'mund tu bëjmë asgjë". Jahjai a.s. e pyeti: "A ke mundur ndonjëherë të më mashtrosh?" Iblisi tha: "Njëherë! Të ofruan ushqim, e unë ta bëra aq të shijshëm sa që ti ke ngrënë më tepër se duhet, dhe atë natë nuk je zgjuar për namaz të natës". Jahjai, a.s. tha: "Mirë, kurrë më nuk do ta teproj me ushqim". Iblisi tha: "Edhe unë kurrë më nuk do ta këshilloj njeriun". |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:32 pm | |
| Djaloshi qe kerkoni keshille nga Ebu Derda r.a
Tregohet se një djalë erdhi te Ebu Derdai r.a. dhe kërkoi këshillë, e ky iu përgjigj:
"Djali im, përmende All-llahun në mirëqenie, Ai do të përkujtoj kur je në fatkeqësi!
Djali im, bëhu dijetar (alim) ose nxënës (muteal-lim)ose dëgjues i mirë, e mos u bëj i katërt se do të shkatërrohesh!
Djali im, mesxhidi yt le të bëhet shtëpia jote, sepse kam dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s. duke thënë: "Mesxhidi është shtëpia e secilit njeri të vetëdijshëm dhe të pastër".
Djali im, ai i cili e bën shtëpinë mesxhid , All-llahu ia ka siguruar mëshirën e Tij dhe ia siguron kalimin nëpër urën e Siratit.
Një prej shkatërrimit të këtij ummeti është se ka të tillë që dëgjojnë ligjëratën (dersin) të shtunën, të dielën veç fillojnë të mbajnë vazë, ndërsa të hënën bëhen të ashtuquajtur dijetar!"
Shpëtimi është në vetëdijen e lartë dhe në vetëkontroll, siç thotë verseti kur'anor: "Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet". (En Nur, 37)
Secili kërkon lumturinë dhe kënaqësinë, por njerëzit dallojnë për mënyrën se si e arrijnë këtë. Dikush mendon se lumturia është në pasuri, dikush nëpërmes epsheve, dikush në gjëra të kota, dikush në alkool ose drogë, dikush në pushtet dhe nam, dikush në pozitë dhe privilegje, dikush në femra, dikush në rroba luksoze, etj.
Mirëpo sikur lumturia të ishte në pasuri, Karuni do të ishte njeriu më i lumtur në botë, sikur lumturia të ishte në pushtet dhe dominim dhe privilegje, Faraoni dhe Hamani do të ishin më të lumturit në botë.
Sikur lumturia të ishte në nam dhe rroba luksoze, "yjet" e njohur botëror nuk do të vdisnin në mjerimin më të madh.
Lumturia e vërtetë dhe kënaqësia është në bindje ndaj Zotit dhe ruajtja nga mëkatet. Ky është shkas i suksesit të përhershëm: "Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues". (Ali Imran, 185)
I Lartësuari gjithashtu thotë: "Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre". (En Nahl, 97)
Njëri prej robërve të All-llahut ka thënë: 'Të mjerët banorët e dynjasë! E lëshuan këtë botë e nuk e shijuan gjënë më të ëmbël në te?' - Dikush e pyeti: "E cila është gjëja më e ëmbël në dynja?" Robi i All-llahut u përgjigj: 'Njohja e All-llahut!'
Njëherë tre thirrës në islam, kaluan pranë një populli i cili adhuronte zjarrin, dhe i ftuan që ta adhurojnë vetëm All-llahun dhe vetëm Atij t'i luten, mirëpo populli nuk pranuan. Kur dëgjuan për këta, ushtria e këtij populli i prangosi dhe i solli para mbretit të tyre. Kur i dëgjoi mbreti, thirri prijësit e tij fetar që të bëjnë dialog më këta.
Kleriku i tyre u tha thirrësve islam që do t'ju bëjë disa pyetje, ndërsa këta thanë:
"Nëse përgjigjemi në pyetje, a do ta pranosh Islamin?!" Kleriku tha që pranon dhe filloi me pyetjet:
Çfarë është ajo që Zoti nuk e njeh? Çfarë kërkon Zoti prej robërve të Tij? Çfarë Zoti nuk ka në thesaret e Tij? Çfarë ka njeriu e që Zoti nuk e ka? Çfarë Zoti ia ka ndaluar Vehtes?
Në këtë njëri prej thirrësve në islam filloi të përgjigjej në pyetjet:
- Atë që Zoti nuk e njeh, është shirku (politeizmi); "...Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre,..." (Er Rr'ad, 33) Pra, Ai nuk njeh ortak në pushtet!
- Atë që Zoti kërkon prej robërve të Tij është huaja: "Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All--llahu është shumë mirënjohës, i butë". (Et Tegabun, 17)
- Atë që Zoti nuk ka në thesaret e Tij është varfëria, sepse thesaret e Tij janë gjithnjë përplot dhe jep sa të dojë dhe kujt të do;
- Atë që njeriu e ka e Zoti nuk ka, janë gruaja dhe fëmijët;
- Atë që Zoti vetit ia ndaloi është zullumi (padrejtësia)!;
Kur dëgjoi këto përgjigje kleriku filloi me qarë dhe tha: "Kjo është vërtetë fe e vërtetë! Si ta pranoj?
Thuaj: La ilahe ilallah Muhammedun resulullah!
Kleriku me sy të përlotur e tha shehadetin e pas tij të gjithë e përsëritën këtë. |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:33 pm | |
| ("Kjo është një grua me nijet të pastër, por...) "Faqe të ndritura nga jeta e besimtareve të kaluara"
Tregon e thotë Asmaiu, dijetari i njohur: Po ecja një ditë në shkretëtirë me disa shokë, kur pashë një grua të vetmuar me kafshën e saj.
Iu afrova dhe e pyeta: O robëreshë e Zotit, çfarë kërkon këtu?
Ma ktheu: "Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte".[1]
Asmaiu tha me vete: Paska humbur rrugën, prandaj iu drejtua sërish: Më duket se paske humbur nga njerëzit e tu?
Ajo tha: "E Sulejmanit Ne ia mësuam atë (përgjigjen e saktë), po secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dije".[2]
Pastaj e pyeta: Prej nga je?
Ajo u përgjigj: "Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar".[3]
Nga këtu mësova se ishte nga Kudsi dhe i thashë: Përse nuk flet?
Ajo tha: "Nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm (melekët regjistrues)".[4] Disa nga shokët e mi thanë: Medoemos që kjo duhet të jetë prej havarixhve. Ndërsa ajo ua ktheu: "Mos iu qas asaj për të cilën nuk kë njohuri, pse të dëgjuarit, të pamët dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi".[5]
Rruga jonë vazhdoi, kur papritur para syve tanë filluan të shfaqeshin majat e shtëpive e çadrave, e gruaja na u drejtua: "Vuri edhe shenja të tjera (për orientim ditën), ndërsa (natën) ata orientohen me anën e yjeve".[6]
Thotë (Asmaiu): Nuk e kuptova qëllimin e saj, prandaj iu drejtova: Çfarë po thoje?
Ajo vazhdoi: "Dhe atypari kaloi një grumbull udhëtarësh, dhe dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kovën e vet (në bunar) dhe tha: "Myzhde! Qe një djalosh!"".[7]
Atëherë i thashë: Kë të kërkoj e kë të thërras?
Ajo tha: "O Jahja, merre librin me shumë kujdes",[8] "O Zekeria, Ne po të përgëzojmë ty me një djalë",[9] "O Davud: Ne të kemi bërë sundimtar në tokë".[10]
Thotë Asmaiu: E bëra këtë dhe para meje erdhën tre djem si tri lule të bukura. Kur na panë ata i thanë njëri- tjetrit: Nëna jonë pasha Zotin e Qabes. E kishim humbur që tri ditë! Ndërsa ajo iu drejtua atyre: "Falënderuar qoftë All-llahu që largoi prej nesh brengat; vërtet, Zoti ynë është që falë shumë dhe është bamirës",[11] pastaj i bëri me shenjë njërit prej djemve të saj dhe i tha: "Dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju sjellë atë juve".[12]
Thashë: I urdhëroi që t'na nderojnë. Dhe ashtu ndodhi, ata erdhën me ushqime e ëmbëlsira. I thashë: Nuk kemi nevojë për ta, por iu drejtova djemve: Kush është kjo grua? Thanë: Kjo grua është nëna jonë, e cila ka dyzet vite që flet vetëm me Kur'an nga frika e gënjeshtrës.
U afrova pranë saj dhe i thashë: Më jep një këshillë! Ajo m'u drejtua: "Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)".[13]
Pas kësaj u përshëndeta me ta dhe u largova.[14]
Sqarim në lidhje me këtë ndodhi:
Ibni Akili, dijetari i njohur i gjuhës arabe thotë: "Nuk lejohet që të zëvendësohen fjalët e zakonshme me ajete kur'anore, sepse kështu ato përdoren jashtë qëllimit të tyre".
Ndërsa Ibnul Xheuzi ka thënë: "Kjo është një grua me nijet të pastër, por nga padituria e saj nuk e ka mësuar se ky veprim është i ndaluar; sepse ka përdorur Kur'anin jashtë qëllimit për të cilin është zbritur". |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:33 pm | |
| Koprracia e të birit ndaj nënës se tij
Sa para duhen për ta gëzuar nënën?
Tregimin në vazhdim e tregon dijetari, Alij bin Abdil Halik El-Kurenij në njëren prej ligjeratave të tij, tregim të cilin ia kishte rrëfyer një shitës i argjendarisë, i cili thotë: Në këto ditët e fundit, të muajit të ramazanit, më erdhi një çift me nënen dhe të birin e tij. Nëna e tij ishte një grua modeste dhe në duart e saja mbante të birin e djalit, gjegjësisht, nipin e saj, u ndal me nipin e saj në një qoshe të dyqanit, pas pak erdhi gruaja e këtij burri, respektivisht reja e plakës dhe bleu ari me vlerë prej afro 20.000 Rijal (rreth 3800 Euro). - Kanë mbetur edhe 100 Rijal (19 Euro) pa u paguar, iu drejtova burrit të saj (tregon shitësi). - Për çfarë arsye, pyeti djali? - Për unazën që e mori nëna yte, ia ktheva. - Nuk ka dukat për të vjetrat, u përgjigj i biri. Ia nxori nënës unazën nga gishti dhe e hodhi mbi tavolinë. Nuk i mbeti nënës gjë tjetër, veç se të gëlltis mllefin e saj. E mori nipin pran duarve të saja dhe hyri në veturën e të birit. Kur reja e saj shikoi se çfarë ndodhi, e qortoi burrin e vet, duke i thënë: Përse veprove në atë mënyrë, nëna jote tashmë do te braktis shtëpinë, kush do të bart fëmijën tanë më pas? E ndali veturën, shkoi për të marr unazën dhe atë ia solli nënës se tij. Nëna e tij, iu drejtua me këto fjalë pikëlluese: "Betohem në Allahun se për sa të jam gjallë, kurrnjëherë nuk do te vë dukat mbi duart e mia… nuk deshta më shumë së këtë unazë, dëshira ime ishte që edhe unë t'i gëzohem ditës se bajramit, sikurse njerëzit e tjerë… mirëpo ti ma vrave dhe e mbyte këtë gëzim që pata në vetën time. Allahu të falt biri im!" |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:33 pm | |
| AI qalonte ne njeren kembe megjithate kjo nuk e pengoi te dal ne luft . kater femijet e tij e luten qe te mos dale ne luft per shkaka te moshes dhe qalimit .femijet kembengulen qe ai te mos dal dhe nga kjo AMR inb xhemuh shkoi te PERJGAMMBERI a s dhe iu ankua se kerkon te ale por femmijet nuk e lejonin.PERGAMMBERI a s i tha PO TI qalon O AMR AMRI iu pergjigje KAMM qejf te hyj ne XHENNET me kemmben qe qaloj o i DERUAR i ALLAHUT . PERJGAMMBERI as buzqeshidhe iu drejtua femijeve te LEREI.NDOSHTA ZOTI E BENN te vdese se deshmor . KESHT DOLI amr INB xhemuh TE MARR PJESE DHE AI NE LUFTEN .ME TE arritur ne UHUD.fryn nje er e fresket .KUR ndjen freskin e eres .AMRI thot AH moj ere e XHENNETIT me pas ai kthehet duke shikuar nga qyteti i MEDINES dhe thot o zot MOS ME KTHE ME NE QYTET . me FILLIMIN E LUFTES AI VAZHDON TE LUFTOIJE DERISA VRITET . PAS betejes pejgamberi AS THOT. UNE shoh AMRI ibn XHEMUHIN TANI DUKE HYR NE xhennetME KEMMB QE QALONTE zoti IA RELIZOI ATE QER DESHI |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:34 pm | |
| Një herë Ahmed ibn Ebil-Hauari hyri tek Ebu Sulejman Ed-Darani dhe e gjeti duke qarë. Ahmedi i tha: “Çfarë të bëri të qash?” Ebu Sulejmani ia ktheu: “E si të mos qaj?! Sikur t’i shihje namazfalësit e natës, duke u falur në mihrabët e tyre e lotët e syve nëpër faqet e tyre u kanë rrjedhur ndër këmbë, ndërsa i Madhërishmi që ndodhet shumë pranë thërret: “Xhebrail! Unë e kam në kujdes të veçantë atë që shijon kënaqësinë e fjalëve të Mia dhe gjen çlodhje e rehati te bashkëbisedimi me Mua. Përse o Xhebrail, nuk thërret tek ata: “Ç’është ky shqetësim që shoh tek ju? A mos vallë keni dëgjuar që i dashuri të dënojë të dashurin e tij?” Si mund të ndodhë kjo që Unë i strehova disa njerëz dhe gjatë natës i gjeta të ngritur duke m’u lutur Mua. Pasha krenarinë Time, kur të vinë para meje, shpërblimi për ta është që Unë ta zbuloj për ta mbulesën nga Fytyra Ime dhe të më shikojnë kur i shoh.” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:34 pm | |
| Mensur bin Amari tregon: “Kam dëgjuar një njeri shumë adhurues, i cili falej natën e i drejtohej Allahut me këto fjalë: “Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Tënde, me gjynahun tim nuk kam pasur për qëllim të të kundërshtoj Ty, e as t’i ekspozohem dënimit Tënd, as nuk jam i paditur dhe injorant në shembujt që ke dhënë, as nuk dëshiroj dënimin Tënd, as nuk nënvlerësoj shikimin Tënd, porse vetja ime më mashtroi e ndihmuar nga shoqëria ime, më mashtroi fakti që Ti mbulon dhe na fsheh mëkatin, prandaj të kundërshtova me injorancë dhe pa turp harxhova mund në këtë gjë. Po tani, O Zoti im! Kush më shpëton prej dënimit Tënd? Me kë të lidhem nëse ti e shkëput lidhjen Tënde me mua? Oh mjerë për mua kur të qëndroj nesër para Teje, kur atyre që janë të lehtësuar nga pesha e mëkateve t’u thuhet “Kaloni!” Ndërsa atyre që janë të rënduar me gjynahe t’u thuhet: “Bini poshtë.” Oh për mua…! A do të jem me ata që do të kalojnë apo me ata që bien, O Zoti im! Mjerë për mua! Sa më shumë zgjaten ditët e mia, aq më shumë shtohen gjynahet. Mjerë për mua, sa më shumë shtohet mosha ime, aq më shumë shtohen fajet e mia! Për çfarë të pendohem më parë, cilin gjynah apo faj të lë? Ah, rinia ime si ke kaluar…” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:35 pm | |
| ezid Err-Rrishkani qante shumë Kur hynte në banesën e tij qante, kur dilte qante, kur hynte në xhami qante, kur vëllezërit i uleshin pranë qante. Një herë i biri e pyeti: “Pse qan? Pasha Allahun, sikur zjarri të ishte krijuar vetëm për ty, nuk do të mund të shtoje më shumë se kaq.” Jezidi qau dhe tha: “Të pastë nëna, o biri im, a nuk është krijuar zjarri për mua dhe vëllezërit e mi prej njerëzve dhe xhinëve? A nuk e ke lexuar o bir ajetin: “O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi…” A nuk e ke lexuar ajetin: “Juve të dy grumbujve do t’u derdhet flakë zjarri dhe plumb i shkrirë, e ju nuk mund të mbroheni.” A nuk e ke lexuar?... “E kur të qahet qielli…” derisa të arrish tek thënia e Allahut: “Ja, ky është xhehenemi, të cilin kriminelët e mohonin. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet zjarrit dhe ujit të vluar deri në kulminacion.” Pastaj u ngrit duke bërtitur e duke u sjellë nëpër shtëpi derisa i ra të fikët. E ëma pastaj i tha: “O biri im,pse e çove deri aty babanë tënd?” Tha: “Pasha Allahun, desha vetëm t’ia lehtësoja, e jo t’ia shtoj derisa të vrasë veten.” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:36 pm | |
| Ebil-Xheled ka thënë: “Allahu i ka shpallur Musait a.s.: “Nëse më përmend Mua, më përmend kur gjymtyrët e tua të jenë të rrënqethura, nëse më lutesh Mua, gjuhën tënde lidhe me zemrën, nëse çohesh të falesh për Mua, qëndro i përulur e i përgjëruar, fajëso vetveten se ajo meriton më shumë se gjithçka tjetër të fajësohet, më thirr atëherë kur zemrën ta kesh që të dridhet nga frika Ime, kur gjuha të ketë folur vetëm drejt. Çështjen tënde parashtroja Allahut të Lartësuar, përgjërohu me lutje para Tij, bëje zemrën të ndjejë se nuk mund të arrijë prej riskut dhe mirësisë asgjë më shumë sesa i kam caktuar Unë, çfarëdo lloj shkaku të përdorje në qiej e në tokë, nuk mund të të godasë e keqja më shumë sesa kam lejuar Unë, edhe sikur të mblidhej për këtë gjë kush është në qiej e në tokë. Ajo që të ka goditur (nga vështirësitë e sprovat) nuk ka pasur se si të mos ndodhte dhe çfarë nuk të ka goditur nuk ka pasur kurrsesi mundësi të të godasë. Dije se ai që është duke mbijetuar mbi një dru në dallgët e detit nuk është më i nevojshëm për Allahun dhe Mëshirën e Tij sesa ai që është në shtëpi midis familjes dhe pasurisë së tij. Sepse edhe shkaqet e jetës së të dytit janë në Dorën e Allahut ashtu siç janë edhe shkaqet e mbijetesës së atij që është duke u mbytur. Nëse këto i ke plotësuar në zemrën tënde, atëherë mbështetju Allahut siç i mbështetet ai që nuk di rrugë shpëtimi për veten e vet përveç Allahut të Lartësuar.” |
|  | | TOnny. Administrator


Gjinia:  
Ditelindja: 13/11/1993
Numri i postimeve: 6510 Piket: 11063 Reputacioni: 16 Mosha: 19 Vendndodhja: Prishtina
 | Titulli: Re: Tregime / Ngjarje të ndryshme. Sun Feb 06, 2011 12:36 pm | |
| Muadh Ibn Xhebeli
Muadh ibn Xhebeli, kur i ish afruar çasti i vdekjes, herë e humbte vetëdijen e herë vinte në vete. Në një çast, kur i erdhi vetëdija, tha: “Merr o Zot, atë çka do të marrësh prej meje! Pasha Krenarinë Tënde, Ti e din se unë të dua.” Pastaj tha: “Shkoni shihni, a ka dalë dielli?” Dikush i tha: “Po.” Muadhi vazhdoi: “O Allah! Të lutem më mbro nga ajo natë, mëngjesi i së cilës të çon në zjarr! Mirëseardhje për vdekjen, vizitorin e dashur që vjen pas kësaj kohe të gjatë në çast nevoje e varfërie. O Allah! Ti e din që unë nuk e kam dashur qëndrimin në këtë botë për mbjelljen e pemëve, e as për rrjedhjen e lumenjve në kopshte. Por e kam dashur për etjen e agjërimit në mesditën e nxehtë, për namazin e netëve të ftohta të dimrit dhe për uljen në gjunjë përpara dijetarëve në mexhliset e dijes.” Harith ibn Amireh qau. Muadhi i tha: “Pse qan?” Tha: “Për Zotin nuk qaj për ndonjë lidhje farefisnore të ngushtë midis meje dhe teje, e as për ndonjë interes dynjaje se s’do e përfitoja më prej teje. Porse unë prej teje merrja dije për të cilën kam frikë se do të ndërpritet.” Muadhi i tha: “Mos qaj, me të vërtetë atij që e do sinqerisht dijen, Allahu ia dhuron siç ia dhuroi Ibrahimit, mikut të Tij të ngushtë, kur në atë kohë s’kishte as dije e as besim.” |
|  | | | | Tregime / Ngjarje të ndryshme. | |
|
Similar topics |  |
|
Similar topics |  |
| |
| Faqja 1 e 3 | Shko tek faqja : 1, 2, 3  |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |