Problemet e muskujve, kockave, dhe kyeeve trajtohen nga mjeket reumatologe, neurologe, dhe ortoped
Artriti psoriatik
A. Njohuri te pergjithshme
1. Psoriaza njihet me mire si semundje e lekures e cila karakterizohet
nga infiltrimi limfocitar i lekures, trashja e shtreses skuamoze te
epidermes, akantoza, etj.
2. 10% e atyre qe kane psoriaze preken nga artriti psoriatik.
3. Artriti psoriatik eshte nje nag artropatite seronegative.
B. Shenjat dhe simptomat
1. Artrit i kyeeve interfalangeale distale.
2. Prekje e thonjve: siperfaqja e thonjve nuk eshte e lemuar por ka gropeza, vijezime, etj.
C. Trajtimi
1. Trajtimi i psoriazes behet me pomada me bloze, rreze ultraviolet, etj.
2. Per artriti psoriatik mund te perdoren edhe kriperat e arit, penicilamina, etj.
Artriti reumatoid
A. Njohuri te pergjithshme
1. Artriti reumatoid eshte nje nga semundjet inflamatore te ashtuquajtura 'semundje te indit lidhor'.
2. Artriti reumatoid eshte semundje kronike qe shoqerohet me inflamacion
te membranave sinoviale dhe formim te te ashtuquajturit 'pannus'.
3. Shkaku i artritit reumatoid nuk dihet.
4. Prek femrat 3 here me shpesh se meshkujt. Mosha e prekur zakonisht esht 20-40 vjee.
5. Shpesh pacientet kane antigjenin HLA-DR4.
B. Shenjat dhe simptomat
1. Artriti reumatoid eshte simetrik, prek gjunjet, kembet, kyeet metakarpofalangeale dhe interfalangeale proksimale.
2. Simptomat jane me te forta ne mengjes (ky tipar eshte i perbashket me
artritet e tjera inflamatore). Tipikisht, pacientja ose pacienti e ka
te veshtire te lahet, te vishet, dhe te krihet ne mengjes.
3. Shoqerohet edhe me serozit (dmth efuzione pleurale, perikardit), anemi, xhunga nen lekure.
4. Kur semundja perparon, ajo shkakton shformime karakteristike te
gjymtyreve: gishterinjte e duarve zhvendosen lateralisht per nga ulna,
gishterinjte pesojne kontrakture, etj. Perparimi shoqerohet dhe me
shkaterrim te kercit te kyeeve dhe me ankiloze te kockave.
C. Diagnoza
1. Faktori reumatoid:
a. eshte nje antitrup i klases IgM i drejtuar ndaj Fc te IgG.
b. eshte i pranishem ne 70%-80% te te prekurve.
c. Mund te shfaqet me vonese.
d. Nuk eshte specifik per artritin reumatoid. Rreth 5-10% e pacienteve
geriatrike kane faktor reumatoid pa pasur artrit reumatoid.
2. Sedimenti eshte i rritur ne me shume se 90% te rasteve te artritit reumatoid, por nuk eshte specifik per kete semundje.
3. Ne 30-60% te rasteve me artrit reumatoid mund te jene te pranishem
antitrupat ANA. Ne me pak se 5% te te prekurve nga artriti reumatoid
mund te jene te pranishem antitrupat anti-Ro dhe anti-La.
4. Kur semundja eshte e perparuar, ne grafi shihen erozione te kyeeve, ngushtim i hapesires midis kockave, etj.
4. Diagnoza vendoset klinikisht.
D. Trajtimi
1. Moslevizja e kyeeve gjate perkeqesimeve te semundjes pakeson
inflamacionin e kyeeve. Ushtrimi fizik eshte i nevojshem por nuk duhet
te behet nese shkakton dhembje brenda 1 ore pas fillimit.
2. E ngrohta ose e ftohta ndihmon duke pakesuar dhimbjen.
3. Antiinflamatoret josteroide jane barnat kryesore. Pacientja ose
pacienti shpesh duhet te provoje disa antiinflamatore te ndryshem derisa
te gjeje nje qe jep efekt te pranueshem.
4. Barna te tjera qe mund te perdoren jane kortikosteroidet,
metotreksati, leflunomidi, hidroksiklorokina, penicilamina, dhe kriperat
e arit.
5. Prek moshat mbi 40 vjee.
6. Ilaei me i ri quhet etanercept (remicade), dhe eshte antitrup monoklonal i drejtuar ndaj TNF-alfa.
D. Prognoza
1. 50-75% e pacienteve me diagnozen e artritit reumatoid "sherohen"
brenda dy vjetesh. Keta paciente zakonisht nuk kane faktor reumatoid,
dhe kane funksion te mire te kyeeve.
2. Pacienteve qe vijojne te kene simptomat e artritit reumatoid edhe pas
2 vjeteve, u shkurtohet jeta mesatarisht me 10-15 vjet. Ky grup
zakonisht ka faktor reumatoid, mbi 30 kyee te prekura, funksion jo te
mire te kyeeve, dhe simptoma ekstraartikulare. Keta paciente duhen
trajtuar ne menyere me agresive.
Lupusi eritematoz sistemik
A. Njohuri te pergjithshme
1. Lupusi eritematoz sistemik eshte nje nga semundjet inflamatore te ashtuquajtura 'semundje te indit lidhor'.
2. Lupusi eritematoz sistemik eshte semundje kronike qe karakterizohet
nga prania e antitrupave te drejtuar ndaj berthamave qelizore. Lupusi
eritematoz sistemik prek edo pjese te trupit.
3. Procesi patologjik i lupusit eritematoz sistemik eshte hipersensitiviteti imun tip III.
4. Shkaku i lupusit eritematoz sistemik nuk dihet.
5. Prek femrat 9 here me shpesh se meshkujt. Tipikisht pacientja eshte vajze ose grua e re.
B. Lupuset e tjera
1. Fjala 'lupus' do te thote 'kafshim i lekures'.
2. Pervee lupusit eritematoz sistemik, egzistojne edhe disa semundje te tjera emri i te cilave permban fjalen 'lupus'.
a. Lupus pernio: ky eshte emri qe i jepet sarkoidozes te lekures.
b. Lupusi eritematoz kronik diskoid: njihet edhe thjesht si 'lupusi
eritematoz diskoid'. eshte proces patologjik i lekures (josistemik) qe
karakterizohet nga prania e nje pllake eritematoze hiperkeratotike me
teleangiektazi. Ndryshe nga lupusi eritematoz sistemik, lupusi
eritematoz diskoid mund te perfundoje me vraje (cikatrice) te pjeses te
lekures te prekur. Nganjehere lupusi eritematoz sistemik zhvillohet pas
lupusit eritematoz diskoid.
c. Lupusi eritematoz i shkaktuar nga barnat: proces krejt i ngjashem me
lupusin eritematoz sistemik por qe 'sherohet' pas nderprerjes te barit
shkaktar. Nder barnat qe mund te shkaktojne pamje klinike te lupusit
eritematoz sistemik jane prokainamidi, hidralazina, izoniazidi,
dilantina, sulfonamidet, etj.
C. Shenjat dhe simptomat
1. Temperature.
2. Prekje e lekures dhe e membranave mukoze:
a. Eriteme e lekures: tipikisht eritema ka pamjen e 'flutures' ne fytyre.
b. Fotosensitivitet.
c. Ulcera aftoze ne goje dhe nazofaring.
d. Serozit: (i) pleurit, dhe (ii) perikardit.
3. Poliartrit qe prek duart, kyeet e duarve, gjunjet.
4. Sistemi nervor:
a. Psikoze.
b. Ndryshime te personalitetit.
c. Perpelitje epileptike.
5. Prekje e veshkave qe mund te paraqitet si sindrom nefrotik ose
nefritik. Nefriti i lupusit eshte pasoje e formimit te komplekseve DNA +
antitrupa anti-DNA ne veshka. Histologjikisht, prekja e veshkave nga
lupusi eshte 6 llojesh:
a. Pamje histologjike normale.
b. Glomerulonefrit mezangial.
c. Glomerulonefrit proliferativ fokal.
d. Glomerulonefrit proliferativ difuz.
e. Glomerulonefrit membranoz.
f. Skleroze globale.
6. erregullime hematologjike:
a. Anemi hemolitike, trombocitopeni, leukopeni.
b. Hiperkoagulizem dhe tromboze.
c. Splenomegali.
&. Endokardit Libman Sacks.
D. Analizat laboratorike
1. ANA (antitrupat antiberthamore - angl. antinuclear antibodies) jane sensitive (98%) por nuk jane specifike.
2. Antitrupat anti-ds-DNA jane shume specifike (99%).
3. Antitrupat anti-Smith anti-Sm jane specifike por nuk jane sensitive.
4. Antitrupat anti-Ro jane pozitive ne 50% te rasteve te lupusit ANA-negativ.
5. Antitrupat antiribozomale P, antihistone, dhe antineuronale
shoqerohen me rrezik te rritur per erregullime neurologjike (cerebrit i
lupusit).
6. Antitrupat antihistone jane karakteristike e lupusit te shkaktuar nga barnat (shih me siper).
7. Antitrupat antifosfolipide shkaktojne:
a. Pozitivitet te testit RPR ose VDRL per sifilisin.
b. Rritje te kohes te tromboplastines te pjesshme (PTT). Antitrupat
antifosfolipide qe shkaktojne rritje te PTT-se njihen edhe si antitrupa
antikoagulante te lupusit (angl. lupus anticoagulant). Porse megjithese
emrin e kane 'antikoagulante', keta antitrupa ne fakt shkaktojne
tromboze.
8. Rritje e sedimentit.
E. Trajtimi
1. Antiinflamatore josteroide, hidroksiklorokine, prednizon, ciklofosfamid. Zgjedhja e barnave varet nga aktiviteti i semundjes.
F. Prognoza
1. Prognoza varet shume nga shkalla e prekjes te veshkave.
_______________________

