Zbulimi qe energjia e elektroneve ishte kuantike coi e zhvillimin e
modeleve teorike qe shpjegonin si sillet elektroni ne atom, duke
shpresuar te gjenin sesi leviz elektroni, vendndodhja e tij, ndryshimet
energjitike qe lidhen me clirimin e fotoneve te drites. Por asnje nga
ligjet fizike qe lidhej me levizjen e objekteve te medha nuk mund te
hspjegonte levizjen e elektronit. Ne 1913 Niels Bohr (1885-1962),
fizikant danez, propozoi nje model teorik mbi atomin e hidrogjenit. Ai
zgjodhi hidrogjenin sepse atomi i tij eshte me i thjeshti (ka vetem nje
elektron rreth berthames) edhe sepse spektri i tij eshte me i thjeshti,
me shume pak rreshta. Ne modeli e tij Bori imagjinoi qe elektroni
levizte rreth berthames duke pershkuar rruge fikse, ose orbita, ashtu si
nje planet leviz rreth diellit. Modeli i tij tregonte edhe madhesine e
orbitave dhe energjine qe duhet te kishte elektroni i nje orbite te
caktuar. Ekuacioni i Borit mbi energjine e elektronit perfshinte disa
konstante fizike, si masa e elektronit, ngarkesa e tij, kontstantja e
Plankut. Perfshinte gjithashtu dhe nje numer te plote (n) qe Bori e
quajti numer kuantik. Secila nga orbitat mund te identifikohej ne baze
te vleres se n-se. Duke kombinuar te gjitha konstantet ekuacioni i Borit
eshte:
E = − k / n2
Ku E eshte energjia e elektronit dhe k-ja eshte nje konstante e kombinuar (vlera e saj eshte 2,18 x 10-18).
_______________________

