ALbo-Fun.Net [ Gjithqka Shqip ]


 
| PortaliForumiTeknologjiaMuzikaRegjistrohuKërkoIdentifikohu
aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa» » Regjistrohuni dhe behu pjesë e forumit tonë duke Klikuar KETU [mos harroni regjistrimi eshte falas dhe ju merr 30sec kohe ] « «                                                              
Share | 
 

 Valdrin Sahiti sjell fuqinë femërore në 55 veshje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
TOnny.
Administrator
Administrator


Gjinia Gjinia: Male
Scorpio

Ditelindja Ditelindja: 13/11/1993

Numri i postimeve: 6510
Piket: 11063
Reputacioni: 16
Mosha: 19
Vendndodhja: Prishtina

MesazhTitulli: Valdrin Sahiti sjell fuqinë femërore në 55 veshje   Sat Jan 22, 2011 11:51 am



Një fustan i bardhë, përplot glamur, i cili ishte “fajtor” për zënie të shpeshta në thua të modeles në pistë, ka qenë produkti i parë që është servuar në prezantimin e koleksionit vjeshtë-dimër 2010-2011 të kreatorit Valdrin Sahiti.

“Gjigant”, është emri që ai i ka vënë ai spektaklit që ka sjellë nëpërmjet veshjeve. Mbi pesëdhjetë kreacione të dizajnuara gjatë pesë muajve të fundit, janë pasqyruar në sfilatën e tij që u mbajt të martën mbrëma në “Comfort Center”.
Parakalimi i disa modeleve të veshura me fustane të bardha, u la vend “eksperimenteve” të llojllojshme që kreatori kishte përzgjedhur të bënte me ngjyrën e zezë, e cila dominoi gjatë gjithë mbrëmjes.
E bardha, e zeza dhe ngjyra hiri, kombinuar me materiale vizëlluese, ishin të vetmet ngjyra që i kishin shërbyer Sahitit për të realizuar koleksionin e ri.
Por puna deri në finalizim të spektaklit të modës, për Sahitin nuk kishte qenë shumë e lehtë. Menjëherë pasi pranoi urimet e atyre që përcollën sfilatën, Sahiti ka folur për punën e tij.
Ka qenë në punë e gjatë dhe e lodhshme, por mendoj se nuk më ka ikur asgjë”, ka thënë Sahiti, teksa është fokusuar më shumë te kreacionet.
Pjesa më e madhe e kreacioneve kanë qenë të zeza dhe kjo ngjyrë e ka karakterizuar sfilitën, pasi unë mendoj se e zeza është mbretërore dhe po ashtu është ngjyrë që preferohet për vitin 2010 -2011”, ka shtuar ai.
Kolegia e Sahitit, disenjatorja Xheraldina Pufja, e cila ka qenë e pranishme në spektaklin “Gjigant”, u ka dhënë notë pozitive kreacioneve, teksa ka kritikuar përzgjedhjen e muzikës.
Më vjen mirë që Valdrini arriti që me një ngjyrë të zezë që është shumë monotone të sjellë një kompozicion të fuqishëm”, ka thënë Pufja. “Por mendoj se muzika nuk e ka përcjellë energjinë që Valdrini e ka sjellë me këtë koleksion dhe kam përshtypjen se modelet kanë pasur probleme me këpucët”, ka shtuar ajo.
E pranishme në spektaklin e modës “Gjigant” ka qenë edhe sociologia Ulpiana Lama, e cila e ka vlerësuar pozitivisht kreacionin e Sahitit.
Më pëlqeu mënyra sesi ishin bërë kombinimet dhe si ai vuri në pah fuqinë e femrës. Materialet ishin bukur të kombinuara edhe pse ai kishte përdorur një minimum ngjyrash”, ka thënë Lama.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Valdrin Sahiti sjell fuqinë femërore në 55 veshje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 

 Similar topics

+
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ALbo-Fun.Net [ Gjithqka Shqip ] :: .:: | Kultura dhe Arti | ::.  :: Moda Dhe Estetika-
Kërce tek: